Hasa Avocats Albania

Hasa Avocats Albania Legal immigration services in Canada— Shërbime konsulence për emigrim në Kanada

NGA STUDENT NË REZIDENT TË PËRHERSHËM DHE MË PAS NË SHTETAS KANADEZShumë njerëz pyesin:"Nëse studioj në Kanada, çfarë nd...
24/08/2026

NGA STUDENT NË REZIDENT TË PËRHERSHËM DHE MË PAS NË SHTETAS KANADEZ

Shumë njerëz pyesin:
"Nëse studioj në Kanada, çfarë ndodh pasi mbaroj shkollën?"
Përgjigjja është se gjithçka varet nga zgjedhjet që bëni që në ditën e parë.

HAPI 1
Zgjedhja e një programi studimi që njihet nga autoritetet kanadeze dhe që mund të krijojë mundësi për emigracion në të ardhmen.

HAPI 2
Përfundimi i studimeve.

Studentët që plotësojnë kushtet duke zgjedhur programin e duhur të shkollës dhe shkollën e duhur mund të përfitojnë lejen e punës pas diplomimit (Post-Graduation Work Permit). Programet që zgjasin dy vjet apo më shumë hapin dyert për një leje pune pas studimeve tre vjeçare, edhe nëse nuk janë të nivelit “Master”. Gjithashtu, koha e lejes së punës pas studimeve mund të kufizohet nga data e skadencës së pasaportës së aplikuesit apo nga skadimi i të dhënave biometrike.

HAPI 3
Fitimi i eksperiencës së punës në Kanada pas studimeve.

Në shumë raste, një vit eksperiencë pune kanadeze mund të hapë rrugën drejt programeve të rezidencës së përhershme.

HAPI 4
Aplikimi për rezidencën e përhershme.

Kjo mund të bëhet përmes programeve federale ose provinciale, në varësi të profilit të aplikuesit dhe kërkesave të Kanadasë në momentin e aplikimit.

HAPI 5
Nënshtetësia kanadeze.

Pas plotësimit të kushteve ligjore të qëndrimit në Kanada, rezidenti i përhershëm që ka studiuar ose ka punuar në Kanada për dy vjet ose më shumë mund të aplikojë për pasaportën kanadeze pas dy vitesh të tjera.

Suksesi për të emigruar në Kanada fillon ditën kur ndërtohet plani i mirëfilltë për të emigruar në Kanada, kur zgjidhet programi i studimit, si dhe kohëzgjatja e tij, dhe vazhdon duke respektuar angazhimin e marrë ndaj shtetit Kanadez për ta kompletuar nismën kundrejt së cilës jeni pranuar në territorin Kanadez.

Një zgjedhje apo hap i gabuar fatkeqësisht mund të mbyllë dyert e emigracionit dhe të hedhë poshtë një sakrificë shumë vjeçare në kohë dhe me kosto të larta.

Një zgjedhje e zgjuar mund të shndërrojë një diplomë në një jetë të re në Kanada.

📌 Prandaj studimet në Kanada nuk duhen parë vetëm si arsimim, por si një projekt afatgjatë për karrierën, familjen dhe të ardhmen.
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.

Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

👨‍👩‍👧‍👦 A MUND TA MARR FAMILJEN ME VETE NËSE SHKOJ PËR STUDIME NË KANADA?Para datës 21 janar 2025, bashkëshortët e të gj...
20/08/2026

👨‍👩‍👧‍👦 A MUND TA MARR FAMILJEN ME VETE NËSE SHKOJ PËR STUDIME NË KANADA?

Para datës 21 janar 2025, bashkëshortët e të gjithë studentëve/studenteve mund të merrnin një leje pune të hapur e cila i lejonte të punonin për pothuajse çdo punëdhënës në Kanada.

Pas datës 21 janar 2025, Kanadaja i kufizoi të drejtat e bashkëshortëve që mund të marrin leje pune duke lejuar vetëm ata studentë që:
✅ ndjekin një program masteri me kohëzgjatje prej 16 muajsh ose më shumë;
✅ ndjekin një program doktorature;
✅ marrin pjesë në një program të pranueshëm, ose
✅ ndjekin një nga programet e mëposhtme të diplomave profesionale në një universitet:

• Doctor of Dental Surgery (DDS, DMD) – Doktor i Kirurgjisë Dentare;
• Bachelor of Laë ose Juris Doctor (LLB, JD, BCL) – Bachelor i Drejtësisë / Juris Doctor;
• Doctor of Medicine (MD) – Doktor i Mjekësisë;
• Doctor of Optometry (OD) – Doktor i Optometrisë;
• Pharmacy (PharmD, BS, BSc, BPharm) – Farmaci;
• Doctor of Veterinary Medicine (DVM) – Doktor i Mjekësisë Veterinare;
• Bachelor of Science in Nursing (BScN, BSN) – Bachelor i Shkencave në Infermieri;
• Bachelor of Nursing Science (BNSc) – Bachelor i Shkencave të Infermierisë;
• Bachelor of Nursing (BN) – Bachelor i Infermierisë;
• Bachelor of Education (BEd) – Bachelor i Edukimit;
• Bachelor of Engineering (BEng, BE, BASc) – Bachelor i Inxhinierisë.

Kjo është një nga arsyet pse programi i studimeve konsiderohet një nga rrugët më tërheqëse për emigrim në Kanada.

Nëse aplikuesi kryesor merr lejen e studimit:
✅ Bashkëshorti ose bashkëshortja mund të aplikojë për leje pune të hapur nëqoftëse kushtet e mësipërme plotësohen. Kjo do të thotë se mund të punojë për punëdhënës të ndryshëm në Kanada.
✅ Fëmijët mund të shoqërojnë prindërit.
✅ Fëmijët deri në moshën 16 vjeç kanë të drejtë të ndjekin shkollën në Kanada pa pasur nevojë për leje studimi të veçantë, dhe kosto e shkollës është njësoj si për kanadezët.

Për shumë familje kjo krijon një mundësi të jashtëzakonshme:
📌 Njëri bashkëshort studion dhe mund të punojë me kohë të pjesshme.
📌 Bashkëshorti tjetër punon me kohë të plotë për të mbuluar shpenzimet e familjes.
📌 Fëmijët integrohen në sistemin arsimor kanadez.
📌 E gjithë familja ndërton eksperiencë jetese në Kanada.

Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet se çdo rast vlerësohet individualisht.

Autoritetet analizojnë:
• Dokumentacionin familjar.
• Kapacitetet financiare.
• Historinë e aplikuesit.
• Qëllimin e studimeve.

Planifikimi i duhur që në fillim mund të bëjë ndryshimin mes një aplikimi të zakonshëm dhe një strategjie të suksesshme familjare emigracioni që mund të cojë neë marrjen e rezidencës së përhershme.

📍 Studimet nuk janë vetëm një mundësi për studentin. Në shumë raste ato mund të hapin dyert për të gjithë familjen.

Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

SA KUSHTON REALISHT TË STUDIOSH NË KANADA?Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që marrim nga familjet shqiptare.Le t...
29/07/2026

SA KUSHTON REALISHT TË STUDIOSH NË KANADA?
Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që marrim nga familjet shqiptare.
Le të shohim një përllogaritje të përgjithshme.
📚 TARIFAT E STUDIMIT
Për studentët ndërkombëtarë, kostot janë më të larta se për studentët kanadezë sepse nuk subvencionohen nga shteti.
Programet profesionale dhe teknike mund të fillojnë mesatarisht nga:
✔️ 16 000 deri ne 25 000 dollarë kanadezë për program.
Shumë prej këtyre programeve zgjasin rreth 18 muaj ne Quebec ose 2 vjet jashte Quebec-ut dhe mund të krijojnë mundësi për rezidencë të përhershme.
🏠 SHPENZIMET E JETESËS
Rregullat e emigracionit kërkojnë që studenti të disponojë afërsisht (për aplikimet nga 1 shtator 2025 e më tej):
✔️ 23 000 dollarë në vit për jetesë nëse nuk ka persona të tjerë në ngarkesë. Nëse keni persona të tjerë ne ngarkesë, si pershembull nje femije, kësaj shume duhet ti shtohen afërsisht 6 mijë dollarë kanadezë për person shtesë. Këto shuma janë pak më të larta për provincen e Kebekut edhe pse mbeten të përafërta.
Këto përfshijnë:
• Qiranë
• Ushqimin
• Transportin
• Shpenzime të tjera të përditshme
Ligjet e imigracionit kerkojnë prova për ti treguar se keni fondet e mjaftueshme për të perballuar vitin e parë të studimeve, si dhe një plan financiar për të përballuar vitet në vazhdim. Dokumentat suportuese mund të përfshijnë, ndër të tjera, të dhënat e katër muajve të një llogarie bankare me fonde të mjaftueshme në Kanada apo jashtë saj, prova pagese të vitit të parë të studimeve dhe të vendit të strehimit, etj.
💼 A MUND TË PUNOJNË STUDENTËT?
Po.
Studentët ndërkombëtarë kanë të drejtë të punojnë gjatë studimeve me kohe te pjeseshme (20 ore ne jave).
Kjo u jep mundësi të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të kostove por jo mjaftueshem per tu bazuar per te mbuluar shpenzimet ne Kanada. Por, gjatë periudhës verore mund të punojnë me orar të plotë dhe të krijojnë kursime për vitin akademik.
Zakonisht, ne rastet Shqiptare me te ardhura modeste, burri ose gruaja qe shoqerojne me leje pune te hapur bashkshorten ose bashkshortin student punojne me kohe te plote ose dy pune per te mbuluar shpenzimet e familjes.
📈 SHUMË E SHOHIN SI SHPENZIM. NË FAKT ËSHTË INVESTIM.
Në Amerikën e Veriut, arsimi konsiderohet investim afatgjatë.
Qëllimi është që diploma të shndërrohet në mundësi punësimi, të ardhura më të larta dhe një të ardhme më të sigurt qe mundeson integrimin ne Kanada.
Prandaj pyetja nuk është vetëm "Sa kushton?".
Pyetja e vërtetë është:
Çfarë mundësish krijon kjo diplomë pas përfundimit të studimeve?
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

GABIMET QË SHKAKTOJNË REFUZIMIN E VIZËS SË STUDIMIT NË KANADAShumë aplikues mendojnë se mjafton të marrin një letër pran...
23/07/2026

GABIMET QË SHKAKTOJNË REFUZIMIN E VIZËS SË STUDIMIT NË KANADA
Shumë aplikues mendojnë se mjafton të marrin një letër pranimi nga një universitet ose kolegj kanadez për të fituar automatikisht vizën e studimit.
Në realitet, kjo është vetëm një pjesë e procesit.
Ja disa nga arsyet kryesore që mund të çojnë në refuzim:
🔴 Programi i studimit te zgjedhur ne Kanada nuk ka lidhje me formimin e mëparshëm.
Nëse një person ka studiuar Ekonomi dhe papritur aplikon për Juridik pa asnjë lidhje profesionale ose akademike, autoritetet mund të dyshojnë për qëllimin e vërtetë të aplikimit.
🔴 Mungesa e një plani të qartë për të ardhmen profesionale pas studimeve.
Aplikuesi duhet të shpjegojë pse po zgjedh atë program, atë institucion dhe pse pikërisht Kanadanë, dhe se si ku investim ne studime do te jete i vlefshem per zhvillim profesional.
🔴 Mungesa e lidhjeve me vendin e origjinës.
Familja, puna, karriera dhe stabiliteti ekonomik në Shqipëri janë faktorë që analizohen. Ju kujtojmë se aplikuesi duhet të bindë agjentin e qeverisë Kanadeze se do të kthehet në vendin e tij pas përfundimit të studimeve.
🔴 Status i paqartë emigracioni në një vend të tretë.
Një person që jeton pa dokumenta në një vend tjetër mund të përballet me vështirësi shtesë gjatë vlerësimit të aplikimit. Neqoftese aplikanti per leje studimi nuk ka respektuar ligjet e imigracionit ne shtetin ku ndodhet, agjenti i imigracionit mund te arrij ne perfundimin se aplikanti nuk do respektoj ligjet e imigracionit Kanadez dhe te refuzoj aplikimin.
🔴 Mungesa e kapaciteteve financiare.
Duhet të provohet se studenti ka mundësi të mbulojë tarifat e studimit dhe shpenzimet e jetesës ne Kanada. Megjithese ligjet e imigracionit Kanadez kerkojne te ardhurat e vitit te pare te studimeve, mungesa e fondeve per vitet ne vazhdim mund te rezultoj ne refuzimin e aplikimit per mungese fondesh.
🔴 Program shumë i shkurtër studimi.
Jo çdo program studimesh krijon mundësi për rezidencë të përhershme në të ardhmen. Shkurtesia e programit te studimeve ose fusha e studimeve mund te ndikoj negativisht ne marrjen e rezidences se perhershme Kanadeze pas studimeve.
🔴Mos respektimi i rregullave të lejes së studimit. Studentët të cilët vijnë në Kanada me leje studimi dhe nuk regjistrohen në shkollë apo e ndërpresin, dëmtojnë seriozisht mundësitë e tyre drejt rezidencës së përhershme në të ardhmen.
Një aplikim i suksesshëm është ai ku e kaluara, e tashmja dhe planet për të ardhmen krijojnë një histori logjike dhe bindëse.
Gjithashtu, autoritetet nuk shikojnë striktësisht dokumentat e prezentuara me aplikimin. Ata analizojnë historinë tuaj personale, profesionale dhe akademike.
Ndaj përgatitja e dosjes është po aq e rëndësishme sa edhe pranimi në universitet. Planifikimi afatgjat per marrjen e rezidences se perhershme ne Kanada fillon me aplikimin e lejes se sdumit.
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

🎓STUDIMET NË KANADA: RRUGA MË E SIGURT DREJT REZIDENCËS SË PËRHERSHME?Shumë shqiptarë mendojnë se emigrimi në Kanada ësh...
17/07/2026

🎓STUDIMET NË KANADA: RRUGA MË E SIGURT DREJT REZIDENCËS SË PËRHERSHME?
Shumë shqiptarë mendojnë se emigrimi në Kanada është një proces i vështirë dhe i pasigurt. Por ekziston një rrugë ligjore që konsiderohet ndër më të favorizuarat dhe me perspektivën më të mirë afatgjatë: LEJA E STUDIMIT.
Pse kaq shumë persona zgjedhin këtë rrugë?
✅ Integrimi në tregun e punës kanadez në nivel profesional është i mundshëm dhe më i sigurtë
✅ Perfeksionizmi i anglishtes ose frëngjishtes është i garantuar
✅ Koha e shqyrtimit të aplikimit mund të jetë relativisht e shkurtër në krahasim me lejet e punës.
✅ Kanadaja ka krijuar programe të posaçme për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vend pas përfundimit të studimeve.
✅ Shumë provinca dhe programet federale favorizojnë ata që kanë studiuar dhe punuar në Kanada për të marrë rezidencën e përhershme.
✅ Aplikanti nuk varet nga një punëdhënës kanadez për të ndërtuar të ardhmen në Kanada.
Por, ka një element shumë të rëndësishëm që shpesh neglizhohet.
Për të marrë lejen e studimit, aplikanti duhet të bindë autoritetet e emigracionit se qëllimi kryesor është STUDIMI dhe se aplikanti do të respektojë statusin e rezidentit të përkohshëm.
Kjo do të thotë se në dosje analizohen:
📌 Historia e udhëtimeve jashtë vendit.
📌 Statusi aktual në vendin ku jeton aplikanti.
📌 Situata familjare.
📌 Gjendja e punësimit ne 10 vitet e fundit
📌 Gjendja e punësimit ne pergjithesi ne vendin nga vjen aplikanti, pra Shqiperia ne kete rast.
📌 Mundësia financiare për të përballuar studimet dhe shpenzimet në Kanada.
📌 Lidhja mes studimeve të mëparshme dhe programit që dëshiron të ndjekë në Kanada.
📌 Arsyeja pse është zgjedhur pikërisht Kanadaja per te studiuar.
Një gabim që shohim shpesh është zgjedhja e një programi studimi që nuk ka lidhje me eksperiencën akademike ose profesionale të aplikantit.
Për shembull, nëse dikush ka studiuar Financë, ka punuar në sektorin bankar dhe aplikon për një program Master në të njëjtën fushë, dosja bëhet shumë më bindëse.
Një gabim tjetër është kur aplikanti zgjedh, zakonisht në padituri, një program studimesh që nuk të garanton 3 vjet leje pune pas studimeve, apo mundësisë për të aplikuar për rezidencën e përhershme pas studimeve. Pra një investim i humbur për ata që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kanada.
Studimet në Kanada nuk janë thjesht një diplomë. Kur planifikohen siç duhet, ato mund të shndërrohen në një strategji afatgjatë për rezidencë të përhershme dhe më pas nënshtetësi kanadeze.
📩 Nëse po mendoni të studioni në Kanada, hapi i parë nuk është aplikimi, por zgjedhja e programit të duhur dhe ndërtimi i një dosjeje të fortë për aprovim.
Postime te tjera do vijojnë me detaje të rendesishme për lejet e studimit në Kanada. Qëndroni me ne.
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

01/07/2026
Me mbi 36 vite eksperiencë në fushën e emigracionit kanadez, Hasa Avocats/Attorneys përfaqëson vazhdimësinë e një tradit...
29/06/2026

Me mbi 36 vite eksperiencë në fushën e emigracionit kanadez, Hasa Avocats/Attorneys përfaqëson vazhdimësinë e një tradite ligjore të nisur në Montréal në vitin 1989. Duke u mbështetur në një ekspertizë të gjerë ndërkombëtare, firma angazhohet t’u ofrojë edhe qytetarëve shqiptarë asistencë profesionale dhe të besueshme në rrugëtimin e tyre drejt një të ardhmeje te perkohshme ose te perhershme në Kanada.
Si firma e parë ligjore kanadeze e drejtuar nga një avokat shqiptaro-kanadez, Gjergji Hasa, i liçensuar në dy provinca të Kanadasë, Hasa Avocats ofron një shërbim të plotë, profesional dhe transparent për emigrimin drejt Kanadasë në gjuhën angleze, frënge dhe shqipe.
Që prej vitit 2015, nën leadershipin e nje Shqiptari, Hasa Avocats ka asistuar qindra aplikantë që e kanë parë Kanadanë si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen.
Por, kush janë 16 profesionistët që përfaqësojnë Hasa Avocats në Montreal, Toronto, Otava dhe Tiranë?
Gjergji Hasa, është partneri drejtues i Hasa Avocats, me përvojë të gjerë në drejtësinë penale, të emigracionit, refugjatëve, familjes dhe ndërmjetësimit, duke përfaqësuar klientë në nivelet më të larta gjyqësore në Kanada duke përfshirë edhe Gjykatë e Lart të Kanadasë. Para se të hynte në praktikën private në vitin 2015, ai punoi në institucione prestigjioze si Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe organizata të njohura të të drejtave të njeriut dhe refugjatëve. I diplomuar në të dyja juridiksionet më të njohura ne botë atë të “Common Law” dhe “Civil Law” në Universitetin McGill, ai është gjithashtu ligjërues i rregullt në fushën juridike dhe anëtar aktiv i disa organizatave profesionale në Kanada.
Noel Dedja, Jurist i formuar në Kanada që prej moshës 11 vjeç, është zhvendosur tashmë në Tiranë dhe menaxhon degën e emigracionit të Hasa Avocats, duke punuar gjithashtu vazhdimisht me dosjet e emigracionit në zyrën e Montrealit, si lejet e punes, viza turistike, leje studimi, aplikimet per bashkim familjar, aplikimet per nënshtetësi Kanadeze, etj.
Adlea Kodra, Inxhiniere me diplomë Master Shkencor nga universiteti i Tiranës dhe me gjashtë vjet përvojë në fushën e emigracionit pranë Hasa Avocats. Aktualisht ushtron detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të zyrës. Puna e saj ndërthur administrimin ligjor, përgjegjshmërinë financiare dhe mbështetjen në fushën e emigracionit, me qëllim sigurimin e funksionimit efikas dhe në përputhje me kërkesat ligjore të firmës. Roli i saj është funksionimi efikas i firmës dhe gjithashtu t’u ofrojë klientëve mbështetje të qartë, të besueshme dhe të vazhdueshme gjatë gjithë procesit të tyre të emigracionit dhe integrimit në Kanada.
Lawrence David ka kryer studimet universitatre në universitetin McGill dhe me pas master ne universitetin prestigjoz Harvard në SHBA. Ai jep mësim në fushat e drejtësisë penale, administrative dhe kushtetuese ne Universitetin e Otavës dhe në të njëjtën kohë punon me kohë të plotë te Hasa Avocats ne dosje komplekse. Lawrence ka një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe politikave publike në nivel federal, duke mbajtur pozicione në Zyrën e Këshillit Privat të Kanadasë, në Senatin e Kanadasë, në Dhomën e Komunave dhe në Ministrinë e Drejtësisë së Kanadasë. Ai gjithashtu ka ushtruar detyrën e ndihmësit ligjor (law clerk) pranë Gjykatës të Lart të Kanadasë për të nderuarën gjykatëse Rosalie Abella (2015–2016).
Marie-Pierre Blais Ménard diplomuar nga universiteti i Montrealit ushtron profesionin në fushën e emigracionit sebashku me av. Gjergji Hasa që prej vitit 2019 me fokus të veçantë në dosjet komplekse te imigracionit si ato per arsye humanitare dhe të refugjatëve. Ajo ka përfaqësuar me sukses klientët para Bordit të Emigracionit dhe Refugjatëve të Kanadasë, si dhe para Gjykatës Federale të Kanadasë. Ndër vite është dalluar për përkushtimin ndaj klientëve dhe profesionalizmit të saj.
Said Le Ber-Assiani është gjithashtu i diplomuar nga universiteti i Montrealit i specializuar kryesisht në drejtësinë e emigracionit, dhe punon me av. Gjergji Hasa prej plot tetë vitesh. Ai ka përvojë të gjerë në çështjet gjyqësore para Bordit të Emigracionit dhe Refugjatëve të Kanadasë dhe Gjykatës Federale, dhe imigracionin ekonomik ne Kebek.
Ivan Skafar, është anëtar i Dhomës së Avokatëve të Quebec-ut që nga viti 2017 dhe ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në drejtësi në Universitetin e Montrealit. Përpara se t’i bashkohej Hasa Avocats ne vitin 2021, ai fitoi përvojë ndërkombëtare në institucione juridike dhe organizata të të drejtave të njeriut, përfshirë Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Avocats Sans Frontières. Ai përfaqëson klientë para Gjykatës Federale dhe Bordit të Emigracionit dhe Refugjatëve të Kanadasë, me fokus në emigracionin humanitar dhe ekonomik, dhe flet anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.
Adèle Delarue është avokatja më e re e zyrës pasi kreu stazhin te Hasa Avocats ne 2023 dhe u bë anëtare e Dhomës së Avokatëve të Montrealit në vitin 2024. E diplomuar në drejtësi nga Universiteti i Montrealit, ajo është e specializuar në çështjet e emigracionit, duke përfshirë papranueshmërinë në Kanada, kërkesat për mbrojtje të drejtave të njeriut, dhe procedurat para Gjykatës Federale, qëndrimin e përkohshëm dhe aplikimet humanitare. E frymëzuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, ajo ofron përfaqësim ligjor të kujdesshëm dhe empatik për klientët e saj.
Lena Wong është anëtare e Kolegjit te konsulentëve të imigracionit Kanadez prej zyrës ne Toronto sëbashkur me këshilluesin strategjik, Alban Avdulaj. Lena punon me avokatët e lartpërmëndur ne dosjet e imigracionit ekonomik duke përfshirë aplikimet për rezidencat e përhershme, lejet e punes, lejet e studimit, rregullimin e statusit te rregult të imigracionit, dhe dosje te tjera komplekse të imigracionit.
Marine Cournier është drejtuesja e departamentit penal dhe kriminal me 12 vjet eksperiencë në këtë fushë të drejtësis. Ajo ka një Master në drejtësi ndërkombëtare nga Universiteti i Montrealit dhe diplomë juridike nga Universiteti Toulouse 1 Capitole, Francë. Ajo ushtron profesionin e avokates pranë Hasa Avocats prej vitit 2020, duke përfaqësuar klientë para gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit në provincën e Kebekut. E angazhuar aktivisht në komunitetin juridik, ajo ka mbajtur poste drejtuese në organizata profesionale dhe në vitin 2020 u nderua me titullin “Gouverneur de la Relève” nga Fondacioni i Dhomës së Avokatëve të Quebec-ut.
Jessica Humbert është avokate e diplomuar në drejtësi nga Universiteti i Montrealit dhe specializohet kryesisht në drejtësinë penale dhe kriminalet, duke mbrojtur të drejtat themelore të klientëve të saj në bazë te Kushtetutës Kanadeze dhe Kodit Kriminal të Kanadasë. Gjatë studimeve ajo u angazhua në organizatën National Model United Nations, ku zhvilloi interes të veçantë për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë. Ajo njihet për qasjen strategjike, përkushtimin dhe mbrojtjen e palodhur të klientëve, duke punuar gjithashtu në çështje emigracioni dhe familjare kur imigracioni dhe e drejta penale ndërthuren.
Isabelle Geoffroy ushtron të drejtën e familjes dhe divorcit prej vitit 1982 ne Kebek dhe u bë pjesë e Hasa Avocats në vitin 2025 ku dëshiron të mbylli karrierën e saj pasi të trajnoj me njohurit e saja gjeneratën e re të avokatëve qe pasionohen rreth kësaj fushe.
Nizar Amrani, Yana Dineva dhe Kiana Hamidizadeh, kompletojne ekipin e Hasa Avocats duke marrë përsipër barrën administrative të zyrës. Z. Amrani studion paralelisht në degën e drejtësisë dhe aspiron të behet avokat në fushën e emigracionit. Të tre sigurohen që lidhja midis dosjeve të klientëve dhe avokatëve të bëhet në mënyrën më te mirë të mundshme.

Nisja e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kri...
22/06/2026

Nisja e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe krijon mundësi më të mëdha për mijëra shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë, punojnë, vizitojnë familjarët apo të ndërtojnë jetën e tyre në Kanada.
Ndërsa Kanadaja bëhet më e afërt se kurrë, proceset e emigracionit vazhdojnë të kërkojnë përgatitje të kujdesshme dhe këshillim profesional. Një aplikim i përgatitur saktë mund të bëjë diferencën mes suksesit dhe refuzimit.
Për më shumë se 36 vjet, Hasa Avocats ka ndihmuar klientë nga Shqipëria dhe vende të tjera në çështje të emigracionit kanadez, duke ofruar asistencë për leje pune, leje studimi, bashkim familjar, viza vizitori, Rezidencë të Përhershme (PR) dhe shtetësi kanadeze.
Nga konsultimi i parë në Tiranë deri në realizimin e objektivit tuaj në Kanada, ju do të udhëhiqeni nga një ekip profesionistësh ligjorë me përvojë dhe reputacion të konsoliduar.
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

Kanadaja në 5 vendet e para në botë për arsimin e lartë. Çfarë tregojnë statistikat e fundit të pranimit në universitete...
19/06/2026

Kanadaja në 5 vendet e para në botë për arsimin e lartë. Çfarë tregojnë statistikat e fundit të pranimit në universitete

Sistemi arsimor kanadez vazhdon të renditet ndër më të mirët në botë, duke konfirmuar reputacionin e tij si një destinacion elitar për studimet e larta. Sipas analizës së publikuar nga MeasuresHE për vitin 2026, Kanadaja renditet e pesta në botë për kërkimin shkencor dhe arsimin e lartë me 87.8 pikë, duke u pozicionuar menjëherë pas Mbretërisë së Bashkuar, Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Suedisë. Institucionet kanadeze morën vlerësimin maksimal për integritetin akademik dhe rezultate shumë të larta për reputacionin ndërkombëtar, çka dëshmon besueshmërinë dhe cilësinë e diplomave të fituara në këtë vend.
Një nga karakteristikat më të forta të arsimit kanadez është niveli i lartë i kërkimit shkencor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Kanadaja rezultoi më e fortë se SHBA-ja në fusha si kërkimi shkencor, integrimi ndërkombëtar dhe standardet etike në akademi. Gjithashtu, shtatë universitete kanadeze janë renditur mes 200 universiteteve më të mira në botë, duke u ofruar studentëve mundësinë të studiojnë në institucione me reputacion global, laboratorë modernë dhe programe të avancuara akademike. Përveç arsimit të lartë, Kanadaja shquhet edhe për cilësinë e sistemit të saj parauniversitar.
Megjithatë, të ndjekësh studimet e larta në Kanada po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Të dhënat më të fundit për pranimet e studentëve të huaj në Kanada tregojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aplikimeve të miratuara krahasuar me periudhat e mëparshme. Në prill 2026 janë regjistruar vetëm 4,940 studentë të rinj ndërkombëtarë, një nivel shumë më i ulët se ai i viteve të kaluara.
Kjo tregon se autoritetet kanadeze po zbatojnë kritere më të rrepta për shqyrtimin e aplikimeve dhe po i kushtojnë vëmendje më të madhe dokumentacionit, qëllimit të studimeve dhe aftësisë financiare të aplikantëve. Në këtë situatë, studentët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes të shtuar përpara se të nisin procesin e aplikimit.
Konsultimi me një konsulent ligjor ose ekspert të licencuar të emigracionit mund të ndihmojë në shmangien e gabimeve që shpesh çojnë në refuzim. Shumë aplikime refuzohen për shkak të dokumenteve të paplota, deklarimeve të pasakta, mungesës së provave financiare ose pamundësisë për të bindur autoritetet se studenti do të largohet nga Kanadaja pas përfundimit të studimeve megjithëse mundësia për të aplikuar për rezidencën e përhershme ekziston gjithmonë.
Një profesionist i specializuar mund të analizojë dosjen e aplikantit, të identifikojë dobësitë e mundshme dhe të sigurojë që çdo dokument të përgatitet sipas kërkesave aktuale të qeverisë kanadeze.
Për studentët shqiptarë, një refuzim nuk përkthehet vetëm në humbje kohe dhe parash, por mund të ndikojë edhe në aplikimet e ardhshme për vizë. Për këtë arsye, përgatitja profesionale e dosjes është bërë më e rëndësishme se kurrë.
Në një periudhë kur Kanadaja po kufizon numrin e studentëve ndërkombëtarë dhe po rrit kontrollin mbi aplikimet, marrja e këshillimit ligjor para aplikimit mund të rrisë ndjeshëm shanset për sukses dhe të shmangë problemet që mund të pengojnë realizimin e planeve akademike dhe profesionale të studentëve.
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

A jeni të pranueshëm në Kanada nëse keni kryer një vepër penale ose keni një dosje kriminale në Shqipëri apo në ndonjë s...
14/06/2026

A jeni të pranueshëm në Kanada nëse keni kryer një vepër penale ose keni një dosje kriminale në Shqipëri apo në ndonjë shtet tjetër?

Përgjigjja është komplekse dhe kërkon domosdoshmërisht një analizë të detajuar të çdo rasti individual. Pasojat mund të ndryshojnë nga rasti në rast, duke filluar nga konsiderimi si person i rehabilituar ose i falur, deri te shpallja e papranueshmërisë së përhershme për të hyrë aponqëndruar në Kanada.

Prandaj, është e rëndësishme që çdo situatë të vlerësohet në bazë të natyrës së veprës penale, kohës së kaluar që nga kryerja e saj, dënimit të marrë dhe faktorëve të tjerë relevantë sipas legjislacionit kanadez të emigracionit.

Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.

Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

Address

Rruga Myslym Shyri
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hasa Avocats Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hasa Avocats Albania:

Shortcuts

Share