Studio Ligjore Jura

Studio Ligjore Jura "Studio Ligjore Jura" drejtohet nga Av. Dorilda Dhrami dhe Stiljan Koçllari.

U mbyll me sukses një tjetër ekuivalentim diplome!! Suksese A.D!- Ekuivalentimi i diplomës nga autoritetet gjermane i of...
23/11/2022

U mbyll me sukses një tjetër ekuivalentim diplome!! Suksese A.D!

- Ekuivalentimi i diplomës nga autoritetet gjermane i ofron kujdo më shumë mundësi për të gjetur një punë në profesion në Gjermani!

Pse markat tregtare®️™️ duhen regjistruar?🔘Në vitin 2009 firma e njohur e modës "Gucci" hapi një çështje gjyqësore kundë...
08/10/2022

Pse markat tregtare®️™️ duhen regjistruar?

🔘Në vitin 2009 firma e njohur e modës "Gucci" hapi një çështje gjyqësore kundër firmës së modës "Guess", për shkelje të pesë markave të saj tregtare, duke përfshirë përdorimin e logove të ngjashme nga ana e "Guess"-it, përdorimin e ngjyrave të njëjta të dizenjove të "Gucci"-t, përdorimin e logos së përsëritur GG, shiritit jeshil dhe të kuq që përdorej në çanta e "Gucci"-t.
🔘"Gucci" e fitoj gjyqin duke e detyruar "Guess"-in ti paguante 4.7 m $ dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të markave të saj tregtare.
Gjykata gjithashtu vendosi ndalimin e përdorimit të dizenjove të "Guess"-it, të cilat ngjanin me ato të "Gucci"-t.
🔘Nëse "Gucci" nuk do i kishte regjistruar markat e saj tregtare duke siguruar kështu mbrojtjen e tyre, ajo nuk do të kishte të drejtë të padiste firmën "Guess" në gjykatë e për rrjedhojë nuk do ti mbronte dot markat e saj tregtare dhe as do të merrte dëmshpërblim për shkeljen e markave të saj tregtare!

19/08/2022

Nga statistikat e fundit nga Gjykatata e Rretheve është përllogaritur që rreth 11,000 çifte kanë kërkuar zgjidhjen e martesës ligjore. Duke bërë një llogari për ditë, mund të themi rreth 30 çifte që kanë lidhur martesë ligjore, vendosin t'i japin fund familjes së tyre.

Në këto llogari nuk futen çiftet që krijohen rishtaz pa lidhur martesë ligjore.

Nga këto vëzhgime, kuptohet paqëndrueshmëria e familjeve të reja që krijohen nga raporte të shpejta dhe pamundësia ekonomike që familjet të mbijetojnë.
Duhet të forcohen më tepër marrëdhëniet familjare që të krijohen ura lidhëse në familje, për të mos përfunduar në zgjidhje martesash!

09/08/2022

29/07/2022

🟢Prej mëse një jave Republika Federale Gjermane ka vendosur heqjen e kufizimeve të udhëtimit për shtetasit shqiptarë rez...
02/07/2021

🟢Prej mëse një jave Republika Federale Gjermane ka vendosur heqjen e kufizimeve të udhëtimit për shtetasit shqiptarë rezident në Shqipëri.

Të gjithë ata që do të udhëtojnë me ✈️, mjafton të:

⭕️ Bëjnë testin e COVID-19: "PCR" (72 orë përpara se të nisen) ose "Testin e antitrupave" (48 orë para nisjes), nëse s"janë vaksinuar.

⭕️ Të paraqisin vërtetimin e bërjes së vaksinës "Pfizer", "Moderna", "Astrazeneca", "Janssen" (të cilat njihen nga Gjermania), në gjuhën angleze ose gjermane. Duhet të jenë bërë te dyja dozat e vaksinës (për ato vaksina që kanë dy doza) dhe doza e dytë duhet të jetë bërë të paktën 14 ditë para udhëtimit.

🟢Për ata që nuk udhëtojnë me avion janë lehtësuar procedurat, nuk kërkohet testi i Covid, regjistrimi i udhëtimit tek autoritetet gjermane dhe kryerja e karatinës.

10/04/2021

Rubrika "Informative"

Fillojnë aplikimet në Universitetet Gjermane për semestrin e dimrit 2021/2022!!!

Për këdo që është i interesuar të studiojë në një Universitet gjerman për semestrin e dimrit 2021/2022, aplikimet fillojnë së shpejti!!!
Për semestrin e dimrit 2021/2022, aplikimet për marrjen e një vendi në universitet fillojnë më dt. 15.04.2021 dhe mbarojnë më dt. 15.07.2021 në orën 24.00. Ky afat vlen për aplikimet për degë me numër të kufizuar.
Kurse aplikimet për degët pa numër të kufizuar mund të dërgohen nga dt. 15.05.2021 deri në dt. 15.09. 2021.
Për semestrin e verës 2022 aplikimet për të gjitha degët, duhet të jenë dërguar në universitet brenda orës 24.00 të dt. 15.01.2022.

*Këto afate aplikohen nga shumica e universiteteve gjermane por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndryshime, në varësi të universitetit ku aplikohet.

09/04/2021

Rubrika "Informative"

Shtyhet afati i vlefshmërisë së "Pasaportave" dhe i "Kartave të identitetit".

Me anë të Aktit Normativ nr. 13 dt. 31.03.2021 dhe Aktit nr. 11 dt. 25.03.2021, Këshilli i Ministrave ka vendosur:

- Zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportave dhe të kartave të identitetit që përfundojnë deri më dt. 25.04.2021, deri më dt. 30.04.2021.

25/03/2021

Rubrika "Informative"

Rregullat e reja për udhëtimin drejt Gjermanisë.

Shqipëria prej pak javësh është klasifikuar nga Republika Federale e Gjermanisë si shtet me incidencë të lartë (nr. të lartë infektimesh).
Për këtë arsye kanë hyrë në fuqi disa rregulla të reja për të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Cilat janë këto rregulla?

1. Përpara se të udhëtoni drejt Gjermanisë duhet të kryeni testin për Covid 19 dhe ai duhet të rezultojë negativ. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë përpara se të udhëtoni. Gjithashtu ai duhet të jetë i printuar në gjuhën angleze ose gjermane.
2. Së dyti duhet të regjistroheni në adresën : www.einreiseanmeldung.de dhe ta printoni dokumentin pasi ai duhet të paraqitet para autoriteteve gjermane në aeroport.
3. Së treti, kur të mbërrini në Gjermani duhet ti nënshtroheni një karantinimin 10- ditor.

Digitale Einreiseanmeldung

Address

Rruga E Kavajes
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355675508110

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Jura posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category