Studio Legale Zoto

Studio Legale Zoto Kjo studio e ka selinë e saj ne qytetin e Vlorës si dhe ushtron aktivitetin e saj ne te gjithë territorin e Shqiperise.
(1)

Avokat; Vlore; Shqiperi; Ligjor; Perkthyes Ligjor; Studio Ligjore; Studio Legale Zoto; Ceshtje Penale, Ceshtje Familjare, Ceshtje Administrative, Ceshtje civile, Divorce, Emigrim.

Ndryshojnë rregullat e ndërtimit në Shqipëri: Çfarë duhet të dinë investitorët, zhvilluesit dhe blerësit?Sektori i ndërt...
04/06/2026

Ndryshojnë rregullat e ndërtimit në Shqipëri: Çfarë duhet të dinë investitorët, zhvilluesit dhe blerësit?

Sektori i ndërtimit në Shqipëri po hyn në një fazë të re. Me ndryshimet e fundit të miratuara në VKM nr. 408/2015 “Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Territorit”, janë vendosur procedura të reja që prekin drejtpërdrejt zhvilluesit, investitorët, institucionet publike dhe tregun e pasurive të paluajtshme.

Ndryshimet synojnë të thjeshtojnë disa procese administrative, të rrisin kontrollin mbi projektet në zhvillim dhe të sjellin më shumë qartësi për lejet, njësitë e ndërtimit dhe fazat e zbatimit të projekteve.

Më poshtë janë disa nga ndryshimet më të rëndësishme që sjell rregullorja e re:



Më Shumë Punime Mund të Kryhen Pa Leje

Lista e punimeve që nuk kërkojnë leje nga autoritetet kompetente është zgjeruar. Tashmë përfshihen edhe shpimet e përkohshme për studime gjeodezike, për sa kohë ato kryhen për një periudhë deri në dy javë. Ky ndryshim synon të lehtësojë fazat paraprake të studimit dhe projektimit.



KKTU Merr Një Rol Më të Fuqishëm

Një nga ndryshimet më domethënëse lidhet me zgjerimin e kompetencave të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU). Institucioni do të ketë më shumë autoritet në lidhje me ndryshimet e projekteve gjatë ndërtimit, rishikimin e kushteve të zhvillimit, miratimin e lejeve të përkohshme dhe dhënien e servituteve të kalimit në prona shtetërore apo publike.

Gjithashtu, KKTU mund të kërkojë përfshirjen e funksioneve publike në projekte të caktuara, si shkolla, kopshte, qendra shëndetësore apo infrastrukturë të nevojshme për komunitetin.

Një tjetër risi me interes për zhvilluesit është se, për të gjitha projektet që janë në kompetencë të KKTU-së dhe që kanë marrë një vendimmarrje për leje ndërtimi, subjektet zhvilluese mund të kërkojnë nga sekretariati teknik miratim me shkrim për rrethimin e pronës ose pronave objekt zhvillimi me struktura të lehta dhe të çmontueshme. Ky ndryshim krijon më shumë fleksibilitet në menaxhimin dhe sigurimin e kantierit që në fazat e hershme të zbatimit të projektit.



Lehtësohen Procedurat për Investimet Publike

Për projektet publike është thjeshtuar dokumentacioni që duhet të paraqitet gjatë procesit të aplikimit. Kjo vlen veçanërisht për rastet kur pronat nuk kanë përfunduar ende regjistrimin fillestar, duke synuar përshpejtimin e investimeve publike dhe projekteve infrastrukturore.



Kufizime të Reja për Ndryshimin e Zhvilluesit

Rregullorja përcakton se ndryshimi i subjektit zhvillues nuk mund të bëhet në çdo fazë të projektit. Ai lejohet vetëm pasi të jenë përfunduar themelet e objektit, ose e ashtuquajtura kuota 0.

Po ashtu, si ndryshim i subjektit konsiderohet edhe shtimi i një përfituesi të ri në projekt, duke e bërë procesin më të kontrolluar dhe transparent.



Ndryshojnë Kushtet për Lejet e Ndërtimit

Një risi tjetër është heqja e kërkesës që ekzistenca e infrastrukturës të jetë kusht paraprak për dhënien e lejes së ndërtimit.

Ndërkohë, për zhvillimet që janë në kompetencë të KKTU-së, bëhet e mundur lëshimi i disa lejeve ndërtimi apo infrastrukture brenda të njëjtit projekt, duke krijuar më shumë fleksibilitet në zbatimin e investimeve të mëdha.



Më Pak Procedura për Ndryshimet e Vogla Gjatë Ndërtimit

Sekretariati i KKTU-së, nëpërmjet AZHT-së, mund të miratojë ndryshime deri në 2% të sipërfaqes ndërtimore pa qenë e nevojshme që çështja të kalojë në mbledhjen e KKTU-së, për sa kohë nuk preket fasada e objektit.

Kjo pritet të shkurtojë kohën e procedurave dhe të reduktojë burokracitë për ndryshime të karakterit teknik.



Evidentimi i Njësive Bëhet Thelbësor

Një nga ndryshimet me ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e pasurive të paluajtshme lidhet me evidentimin e detajuar të njësive.

Projektet do të duhet të tregojnë qartë apartamentet, njësitë tregtare, zyrat dhe çdo hapësirë tjetër funksionale. Nëse gjatë ndërtimit ndryshohet ndarja e këtyre njësive, pa prekur strukturën e objektit, ndryshimet duhet të njoftohen dhe të regjistrohen në ASHK dhe në Dhomën Kombëtare të Noterisë.



Shtohet Certifikata e Karabinasë

Për herë të parë parashikohet mundësia e lëshimit të certifikatës së karabinasë pas përfundimit të kësaj faze të ndërtimit.

Ky mekanizëm krijon një dokumentacion shtesë që formalizon një nga etapat më të rëndësishme të realizimit të objektit dhe mund të sjellë më shumë siguri për investitorët dhe blerësit.



Kontrollet në Terren Bëhen Më të Strukturuara

Rregullorja përcakton qartë fazat në të cilat duhet të kryhen kontrollet dhe verifikimet gjatë procesit të ndërtimit.

Këto faza përfshijnë piketimin, themelet, karabinanë, instalimet si dhe fasadat e sistemimet e jashtme. Bashkitë kanë tashmë detyrimin për të kryer verifikime fizike në terren për secilën nga këto etapa.



Zgjidhje për Lejet e Vjetra të Papërfunduara

Për projektet që kanë mbetur të papërfunduara për më shumë se pesë vite krijohet një procedurë e posaçme për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit.

Në rast se zhvilluesit nuk aplikojnë për zgjatjen e afatit sipas procedurave të reja, mund të aktivizohen mekanizmat e parashikuar nga legjislacioni në fuqi, përfshirë edhe procedurat e konfiskimit.



Më Shumë Projekte Kalojnë në Kompetencën e KKTU-së

Objektet turistike, industriale dhe kulturore do të trajtohen nga KKTU pavarësisht sipërfaqes apo vendndodhjes së tyre.

Ky ndryshim mund të ndikojë veçanërisht në mënyrën e zhvillimit të projekteve strategjike dhe investimeve me rëndësi kombëtare.



Çfarë Ndodh me Distancat Mes Ndërtesave?

Distancat minimale mes ndërtesave nuk kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të mbeten ato që parashikon rregullorja.

Megjithatë, është hequr një dispozitë e rëndësishme që përcaktonte se, kur nuk kishte marrëveshje mes palëve, zbatoheshin automatikisht distancat standarde të rregullores.

Me ndryshimin e ri, autoritetet nuk janë më të detyruara t'i referohen automatikisht këtyre distancave në çdo rast. Në vend të kësaj, ato mund të marrin në konsideratë planifikimin urbanistik të zonës, kushtet e zhvillimit dhe karakteristikat specifike të projektit.

Në praktikë, kjo do të thotë se dy projekte të ngjashme mund të mos trajtohen domosdoshmërisht njësoj, pasi vendimmarrja do të varet më shumë nga rregullat dhe planet që zbatohen në zonën konkrete ku po zhvillohet projekti.



Në përfundim ndryshimet e reja në Rregulloren për Zhvillimin e Territorit përfaqësojnë një nga paketat më të rëndësishme të reformimit të procedurave të ndërtimit në vitet e fundit. Ato prekin pothuajse çdo fazë të një projekti, nga studimet paraprake dhe dhënia e lejes, deri te kontrolli i punimeve, evidentimi i njësive dhe përfundimi i objektit.

Për investitorët, zhvilluesit dhe blerësit e pasurive të paluajtshme, njohja e këtyre rregullave të reja do të jetë thelbësore për të kuptuar më mirë mënyrën se si do të zhvillohet tregu i ndërtimit në Shqipëri në vitet e ardhshme.

Ne ishim dje. Sot duhet të jemi edhe më shumë. Sot, në orën 18:00, nuk mblidhemi vetëm për Zvërnecin. Nuk mblidhemi vetë...
01/06/2026

Ne ishim dje. Sot duhet të jemi edhe më shumë. Sot, në orën 18:00, nuk mblidhemi vetëm për Zvërnecin. Nuk mblidhemi vetëm për Nartë Pishë-Poron. Nuk mblidhemi vetëm për një gardh, një rrugë apo një projekt.

Mblidhemi për dinjitetin tonë.

Kemi besim te Gen Z. Kemi besim te Millennials. Kemi besim te Gjenerata X. Kemi besim edhe te brezat që po vijnë pas nesh. Ashtu siç shumë prej nesh u ngritën dikur kundër armëve kimike dhe treguan se qytetarët mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë, edhe sot besojmë se ky vend mund të zgjohet.

Prandaj hajdeni të gjithë.

Të rinj e të moshuar. Studentë e profesorë. Punëtorë, artistë, sipërmarrës, biologë, urbanistë, prindër, fëmijë, të gjitha gjinitë I duam në shesh. Shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Nëse peticioni online arriti të mbledhë mbi 34,000 firma, atëherë ne kemi besim të plotë se sot mund të jemi madje mbi një milion qytetarë në shesh. Vishni flamurin që mbani më pranë zemrës. Sillni zërin tuaj, dinjitetin tuaj, shpresën tuaj.

Sot nuk ka rëndësi nga vini. Ka rëndësi ku qëndroni.

Ne jemi për Zonat e Mbrojtura.
Do të jemi për Zvërnecin.
Do të jemi për Pishë-Poron- Nartën.
Do të jemi për Rjollin.
Do të jemi për Divjakë-Karavastanë.
Do të jemi për Vjosën.
Do të jemi për Lurën.
Do të jemi për çdo ekosistem natyror, nga veriu deri te Parku Kombëtar i Butrintit.

Por nuk do të jemi kurrë për projekte që shkelin ligjin, procedurat, transparencën dhe interesin publik.

Nuk vijmë për logo partish.
Nuk vijmë për logo organizatash.
Nuk vijmë për slogane projektesh.
Nuk vijmë për protagonizëm.
Nuk vijmë për financime.

Vijmë për një gjë shumë më të madhe.
Për të drejtën e qytetarëve për t'u dëgjuar.
Për mbrojtjen e natyrës.
Për mbrojtjen e të drejtave themelore.
Për transparencën.
Për drejtësinë.
Për të ardhmen.

Sot mund të jetë një nga ato ditë kur njerëzit e zakonshëm i kujtojnë pushtetit se Shqipëria nuk është pronë private e askujt. Sepse kauzat e mëdha nuk fitohen nga një grusht njerëzish. Fitohen kur qytetarët vendosin të mos qëndrojnë më spektatorë.

Ne besojmë te ju.
Ne besojmë te ky vend.

Dhe nëse sot ngrihemi së bashku, e nesërmja do të na e shpërblejë të gjithëve. Prandaj ejani. Me të gjitha ngjyrat, idetë, profesionet dhe historitë tuaja.

Kundër dhunës.
Pro dinjitetit.
Pro natyrës.
Pro të vërtetës.
Pro Shqipërisë.

Sheshi Skënderbej.
Ora 18:00.
Shihemi aty.

Drejtësia e vonuar dhe e mohuar! ⚖️🛑Sapo jemi njoftuar zyrtarisht nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) për mbylljen...
29/05/2026

Drejtësia e vonuar dhe e mohuar! ⚖️🛑

Sapo jemi njoftuar zyrtarisht nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) për mbylljen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Elona Alvora, në lidhje me shkeljet flagrante në procedimin penal nr. 707/2020.

Ndonëse ankimi ynë është bërë që në fund të vitit 2021, u deshën vite të tëra që ILD të dilte me një vendim që, për ne, është iracional dhe i papranueshëm. Edhe pse vetë ILD pranon se prokurorja ka tejkaluar afatet e caktuara nga gjykata për hetimet , skandalozisht zgjedhin ta quajnë këtë "vonesë të arsyeshme" duke argumentuar se kinse mungojnë provat për të vërtetuar shkeljen. Kjo nuk është drejtësi, kjo është amnisti e pastër për magjistratët me këto lloj palo vendimesh!

Por beteja jonë nuk mbaron këtu! ✊

Sot, ky proces abuziv është ankimuar zyrtarisht në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Ky është organi kompetent nga i cili presim të vendosë drejtësinë e munguar dhe të shqyrtojë me seriozitet shkeljet e kësaj magjistrateje.

Jemi të vendosur t'i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund! Nëse edhe KLP zgjedh të "tallet" me qytetarët duke mbyllur sytë siç bëri ILD, ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë përballjen në çdo instancë më të lartë, brenda dhe jashtë vendit. Drejtësia nuk mund të mbahet peng!

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikën e emigracionit, duke kërk...
23/05/2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikën e emigracionit, duke kërkuar që personat që aplikojnë për kartë jeshile të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të aplikimit.

Sipas rregullit të ri të publikuar të premten nga autoritetet amerikane të emigracionit, aplikantët për qëndrim të përhershëm ligjor do të duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës për të përfunduar procedurat dhe për të aplikuar për vizën përkatëse.

Vendimi pritet të prekë qindra mijëra emigrantë të ligjshëm që jetojnë dhe punojnë aktualisht në SHBA, pasi shumë prej tyre mund të detyrohen të lënë familjet, punët dhe komunitetet e tyre për muaj apo edhe vite, derisa procesi të përfundojë. Procesi për marrjen e kartës jeshile konsiderohet tashmë një nga më të gjatët dhe më të ndërlikuarit në sistemin amerikan të emigracionit.

Shërbimet Amerikane të Shtetësisë dhe Imigracionit deklaruan se do të ketë përjashtime vetëm në “rrethana të jashtëzakonshme”. Sipas zyrtarëve amerikanë, masa synon të ulë rastet kur aplikantët qëndrojnë ilegalisht në SHBA pasi u refuzohet leja e qëndrimit.

Të dhënat e Departamentit të Sigurisë Kombëtare tregojnë se rreth 1.4 milion persona morën statusin e qëndrimit të përhershëm ligjor gjatë vitit fiskal 2024.

Rregulli i ri ka shkaktuar reagime të forta politike dhe kritika nga avokatët e emigracionit dhe ligjvënësit demokratë. Kritikët argumentojnë se politika do të ndajë familje, do të dëmtojë ekonominë amerikane dhe do ta bëjë SHBA-në më pak tërheqëse për profesionistët e huaj, studiuesit dhe specialistët e teknologjisë.

Administrata Trump ka vendosur emigracionin në qendër të politikave të saj që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, duke ndërmarrë masa për kufizimin e emigracionit të paligjshëm dhe duke ashpërsuar gjithashtu disa forma të emigracionit ligjor.

Ndër masat e marra muajt e fundit përfshihen kufizime mbi azilin, reduktimi i programeve të mbrojtjes së përkohshme dhe rishikimi i vizave të punës dhe studentëve. Rregulli i ri për kartat jeshile pritet të përballet me sfida ligjore në gjykata në ditët në vijim.

😍Lajm i mirë për aplikantët e vizave angleze! Tashmë, Mbretëria e Bashkuar ka kaluar në sistemin E‑Viza, pa pulla në pas...
18/04/2026

😍Lajm i mirë për aplikantët e vizave angleze!

Tashmë, Mbretëria e Bashkuar ka kaluar në sistemin E‑Viza, pa pulla në pasaportë.
Procesi është më i shpejtë, më i sigurt dhe plotësisht elektronik.
Ne kujdesemi për çdo hap të procedurës, që ju të udhëtoni pa stres drejt Anglisë.😍
3 KLIENTET TANE ME APROVIMIN E - VIZAVE 2 VJECARE DHE NJE VIZE 6 MUJORE!

E‑Viza për Angli? Po, është realitet!

Zgjidhni ekspertizën që ju çon drejt destinacionit tuaj!
AV. ILIR ZOTO
CEL:0693820555

Krishti u Ngjall!  Sot le të hapim zemrat për dritën, faljen dhe dashurinë.  Uroj që bekimet e Pashkëve t’ju shoqërojnë ...
12/04/2026

Krishti u Ngjall!
Sot le të hapim zemrat për dritën, faljen dhe dashurinë.
Uroj që bekimet e Pashkëve t’ju shoqërojnë në çdo hap, duke ju sjellë qetësi shpirtërore dhe gëzim të pastër.
Qoftë kjo ditë një kujtesë se shpresa ringjallet sa herë që e kërkojmë me zemër. 🌸🙏

11/04/2026
📍 PRANË ZYRËS TONË NË VLORË✅ GJENI SHERBIM 100% TË SAKTË✅ GJITHË PROCESI APLIKIMIT PERFUNDON TEK ZYRA JONË📌 DETAJE PËR P...
10/04/2026

📍 PRANË ZYRËS TONË NË VLORË
✅ GJENI SHERBIM 100% TË SAKTË
✅ GJITHË PROCESI APLIKIMIT PERFUNDON TEK ZYRA JONË
📌 DETAJE PËR PROCESIN E VIZËS:

Kontaktoni zyrën tonë në Vlorë
Ne plotësojmë DS-160 dhe përgatisim të gjithë dokumentacionin
Ne caktojmë takimin dhe menaxhojmë pagesën
Ju paraqiteni vetëm në Ambasadë për intervistë
Ambasada ju jep konfirmimin e aprovim it ose jo

📌 DOKUMENTE TË NEVOJSHME PËR VIZË:

Pasaportë e vlefshme (të paktën 6 muaj validitet)
Dy foto pasaporte sipas standardeve amerikane
Dokumente që vërtetojnë lidhjen me Shqipërinë (punë, pronë, familje)
Të dhëna financiare (llogari bankare, pagë, etj.)
Itinerar udhëtimi ose arsye e vizitës (nëse ka)

📢 Njoftim Viza Angleze!Një tjetër sukses nga zyra jonë!Një familje ka përfunduar me sukses aplikimin për vizat Angleze:D...
09/04/2026

📢 Njoftim Viza Angleze!

Një tjetër sukses nga zyra jonë!
Një familje ka përfunduar me sukses aplikimin për vizat Angleze:

Dy viza 2-vjeçare

Një vizë 6-mujore

✅ Procesi është kryer i plotë pranë nesh.
👥 Personat do të paraqiten vetëm për shenjat e gishtave dhe foto.
📄 Çdo gjë tjetër është përfunduar me kujdes nga Zyra jone .

✨ Ne kujdesemi që aplikimi juaj të jetë i saktë, i shpejtë dhe pa stres.
Mbarë dhe suksese në hapat e ardhshëm!

🔔 Përditësim i rëndësishëm për Llotarinë Amerikane (DV-2026)!Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti i Shtetit Amerika...
25/02/2026

🔔 Përditësim i rëndësishëm për Llotarinë Amerikane (DV-2026)!

Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për vitin fiskal 2026 janë zgjedhur rreth 129,516 aplikantë potencialë në të gjithë botën, duke përfshirë 1,590 nga Shqipëria.

Këto çështje do të përpunohen nga Qendra Konsullore e Kentakit (KCC), e cila merret me Diversity Visa, bazuar në numrat e rastit dhe disponueshmërinë e vizave sipas Buletinit mujor të Vizave.

Për muajin prill, numri i çështjeve që do të procesohen për Evropën do të shkojë nga 11,000 në 20,000.

Jo të gjithë fituesit do të marrin vizë – vetëm deri në 55,000 viza janë të disponueshme globalisht, prandaj veproni shpejt nëse jeni zgjedhur! Nëse keni nevojë për ndihmë në plotësimin e formave DS-260, përgatitjen e dokumenteve ose përfaqësim ligjor, Studio Legale Zoto është këtu për ju.
Kontaktoni ne për konsultë falas! 🇺🇸🇦🇱

Address

Boulevard Ismail Qemali P. 538
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Friday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Legale Zoto posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category