Avokat Eduart Rexho

Avokat Eduart Rexho Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Avokat Eduart Rexho, Lawyer & Law Firm, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, Vlorë.

⚖️ Çështje Civile & Pronësie.
⚖️ Çështje Penale & Administrative.
⚖️ Zgjidhje Martese & Pjesëtim pasurie.
⚖️ Marrëdhënie Pune & Shpërblim dëmi.
☎️ +355 69 28 66 258
🏛️ Avokat~Avvocato~Attorney

08/05/2026
18/01/2026

Pas rreth 6 vitesh nga miratimi i Ligjit Nr.20/2020 “ Për Përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në R.Sh” , është miratuar së fundi, akt nënligjor që kishte lënë pezullur rastet e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim.
Konkretisht është miratuar VKM “Për përcaktimin e procedurave të hollësishme për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe miratimin e modelit të aktit të kalimit në pronësi”, që i referohet :

1) Rasteve për ndërtimet e ngritura me leje pas dt.10.08.1991.
2) Trojeve të paprivatizuara të ndërtesave të privatizuara nga shtetasit me ligjin nr. 7512, datë
10.8.1991,“Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive
private të pavarur dhe privatizimit” , të shfuqizuar;
3) Trojeve të paprivatizuara të ndërtesave të sh*tura nga ndërmarrjet shtetërore, përpara hyrjes në
fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës
së lirë, të veprimtarive private të pavarur dhe privatizimit”, të shfuqizuar;
3)Trojeve të paprivatizuara, mbi të cilat janë ngritur ndërtesa, në bazë të lejeve të ndërtimit të
lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, si dhe trojet e
objekteve apo ndërtesave ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore, sh*tja e të cilave është
realizuar nga ish-kooperativat bujqësore apo organet e qeverisjes vendore.

Pra sot, është ASHK Drejtoria Vendore e vendit ku gjendet ndërtesa/trualli, organi kompetent administrativ, që kryen gjithë procedurën administrative dhe në përfundim bën kalimin e pronësisë së truallit në përdorim.

Zyra ofron përfaqësim ligjor, asistencë dhe konsulencë në Marrëveshje dhe Kontrata Sipërmarrjeje për Ndërtim, gjatë gjit...
26/10/2025

Zyra ofron përfaqësim ligjor, asistencë dhe konsulencë në Marrëveshje dhe Kontrata Sipërmarrjeje për Ndërtim, gjatë gjithë procesit të negocimit dhe hartimit të kontratave të sipërmarrjes për ndërtim, si për pronarin e truallit, ashtu edhe për sipërmarrësin/ndërtuesin deri në fazën përfundimtare.

Shërbimi përfshin :

🔹 Këshillim dhe analizë paraprake të mundësive ligjore dhe ekonomike të bashkëpunimit;
🔹 Draftim, rishikim profesional dhe negocim të kontratave të sipërmarrjes, bashkëpunimit apo zhvillimit.
🔹 Hartim të klauzolave mbrojtëse për interesat e klientit, duke parandaluar konfliktet dhe vonesat;
🔹 Përcaktim të qartë të detyrimeve, garancive, penaliteteve dhe afateve, për mbrojtjen e interesave të klientit ;
🔹 Ndjekje ligjore të procesit deri në zbatimin përfundimtar të kontratës dhe regjistrimin e të drejtave të pronësisë.

Qëllimi është sigurimi i një marrëdhënieje të drejtë kontraktore, të ekuilibruar dhe të mbrojtur ligjërisht, duke garantuar që interesi i klientit të ruhet në çdo fazë të projektit të ndërtimit.

Av. Eduart Rexho

✅  Rappresentanza in Tribunale in tutti i gradi di giudizio & Consulenza Legale.✅  Legal  Representation in Court  & Leg...
24/07/2025

✅ Rappresentanza in Tribunale in tutti i gradi di giudizio & Consulenza Legale.

✅ Legal Representation in Court & Legal consultation.

✅ Përfaqësim Ligjor në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe Konsulencë Ligjore.

Shërbimet që ofron Zyra e Avokat në Vlorë Eduart Rexho : ▶️ Përfaqësim gjyqësor në Çështjet Civile, e Drejtë Pronësie, k...
16/01/2025

Shërbimet që ofron Zyra e Avokat në Vlorë Eduart Rexho :

▶️ Përfaqësim gjyqësor në Çështjet Civile, e Drejtë Pronësie, kthim sendi, anulim/ndryshim i Vendimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, anulim/ndryshim i Vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, përmbushje detyrimesh kontraktore, shpërblim dëmi kontraktor dhe jashtëkontraktor, pavlefshmëri titulli ekzekutiv, kundërshtim veprimesh përmbarimore, shuarje dorëzanie, kthim shume, begatim pa shkak, pavlefshmëri veprimi juridik, kërkim i pasurisë trashëgimore.

▶️ Përfaqësim gjyqësor në Çështjet e Marrëdhënieve të Punës, mbrojtje dinjitoze e interesave të klientëve nga largimet e pa ligjshme, pa shkaqe të arsyeshme dhe pa shkaqe të justifikuara nga vendi i punës, ankim administrativ kundër masave disiplinore.

▶️ Përfaqësim në çështjet e vjetërsisë në punë për efekt pensioni.

▶️ Përfaqësim në të gjitha Çështjet Administrative, pavlefshmëri absolute e aktit administrativ, shfuqizim akti administrativ, revokim, anulim, detyrim për kryerjen e veprimit administrativ ose kundërshtim veprimi administrativ, ankim administrativ, shpërblim dëmi të shkaktuar nga organet e administratës shtetërore, kundërshtim Vendimi i ATP dhe ish KKKP për vlerën financiare, kundërshtim shpërblimi financiar.

▶️ Përfaqësim në Çështjet Familjare, zgjidhje martese(divorc), pjestim pasurie bashkëshortore, kërkesë për heqje ose ndryshim të përgjegjësisë prindërore, detyrimi për ushqim, kërkim kujdestarie, vërtetim ose kundërshtim të njohjes së amësisë dhe atësisë.
Kërkesë për dhënie autorizimi gjyqësor për daljen jashtë shtetit të fëmijëve të mitur, në mungesë të firmës së njërit prind.

▶️ Përfaqësim dinjitoz dhe profesional në Çështjet Penale si :
- Mbrojtje e të drejtave të personit të ndaluar e të arrestuar të dyshuar për kryerjen e një vepre penale deri në caktimin e masë së sigurimit duke përshirë edhe të miturit në procesin penal.
- Ndihmë juridike gjatë hetimeve paraprake deri në dërgimin e çështjes në gjykim.
- Ndihmë juridike dhe mbrojtje profesionale e të drejtave proceduriale dhe interesave ligjorë të të pandehurit në Seancë Paraprake si dhe Seancë Gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.
- Shërbime juridike, këshillime dhe përgatitje e kërkesave ankimore, apel, rekurs, kërkesë për rishikim, shuarje, revokim ose ndryshim të masës së sigurimit penal, kërkesë për lirim me kusht.

▶️ Njohje e Vendimi Civil ose Penal të huaj përpara Gjykatës së Apelit.

▶️ Asistencë në procedurën e shpalljes së martesës si përfaqësues me prokurë.

▶️ Përfaqësim në procedurën e ndryshimit të emrit/mbiemrit, korrigjim emri/mbiemri, si dhe korrigjim të të dhënave të tjera të gjendjes civile.

▶️ Përfaqësim administrativ pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës,(Hipoteka) si dhe pranë çdo insitucioni të administratës publike.

Av.Eduart Rexho

Gëzuar 2025 nga Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë 🎉🥂
20/12/2024

Gëzuar 2025 nga Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë 🎉🥂

Address

Gjykata E Rrethit Gjyqesor Vlore
Vlorë
9402

Opening Hours

Monday 09:00 - 14:00
18:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 14:00
18:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 14:00
18:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 14:00
18:00 - 20:00
Friday 09:00 - 18:30
Saturday 10:00 - 12:30

Telephone

+355692866258

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokat Eduart Rexho posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share