Doda Law Firm

Doda Law Firm Shërbime ligjore për çeshtje penale, civile, administrative,familjare dhe konsulence juridike.

24/09/2025

E drejta si koncept ka shumë dimensione dhe vetëm një qëllim. Ky i fundit është që e vërteta të dalë në dritë dhe cdonjëri të përfitoi atë që meriton objektivisht. E drejta është një udhëtarë i përjetshëm i cili vazhdimisht rend drejtë të vërtetës dhe vetëm aty ulet dhe pushon....

14/09/2025

Përshëndetje . Të gjith të interesuarit që kërkojnë konsulentë juridike për cdo degë të të drejtës janë të mirëpritur në studion tonë ligjore. Ky shërbim bëhet falas dhe në cdo kohë.
Mbrojtja apo përfaqësimi në prokurori apo në gjykatë në cdo shkallë të gjykimit bëhet me ndershmëri profesionale .Jeni të mirëpritur.

22/08/2025

Sot në studion tonë ligjore u paraqet një vajzë e martuar dhe me dy fëmijë, të cilën bashkëshorti i sajë e kishte paditur në gjykat për të zgjidhur martesën ligjore. Cdo i martuar në vlerësimin tim pavarësisht rrethanave parimisht duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme dhe të mundimshme që të mos e zgjidh martesën, përjashtuar rastet kur martesa i ka humbur funksionet dhe qëllimin e saj. Gremina e ngritur mes dy të rinjve për të jetuar në cift duhet konsideruar nga ty ata, si vajza dhe djali si një vazhdimësi e përjetshme. Kjo do të thotë që ata duhet të ecin bashkë në jetë dhe ti përballonin bashkë vështirësitë duke sakrifikuar më shumë burri në cdo drejtim, kjo për shkak të brishtësis që ka gruaja. Vetëm kështu ecën martesa, vetëm kështu rritim dhe edukojmë fëmijë të aftë të përballoin jetën. Në rastin konkret më erdhi shumë keq kur lexova kërkesë padinë dhe bashkëshorti paraqiste si shkak kryesor për zgjidhjen e martesës faktin që bashkëshortja e tij kurohej për depresion të një shkalle të ulët. Kjo tregon se në momentin e parë që njëri bashkëshort kaprobleme me shëndetin tjetëri i kundërpërgjigjet me zgjidhje martese. Kjo tregon se shoqëria jonë po kalon proble të vështira. Instrumenti ligjor i zgjedhur si varkë shpëtimi në rastin konkret është jo i ndershëm dhe bie ndesh me parimet morale të shoqërisë......

09/08/2025

E drejta në kuptimin juridik nuk është vetëm korpusi ligjor që miraton kuvendi i Shqipërisë, kjo është njëra anë e medaljes. Implementimi i ligjeve në praktikë që nga qytetari i thjeshtë e deri tek organet më të larta të shtetit është pjesa më e dukshme dhe më e rëndësishme e të drejtës së një vendi. Ligjet bashkohore dhe aplikimi i tij në praktikë me korrektësi janë dy anët e rendit ligjorë në një vend.

01/08/2025

Përshëndetje gjith bashkatdhetarëve të mi kudo që ndodhen. U sjell në kujtesë faktin edhe pse pushimet vjetore kanë filluar për institucionet e drejtësisë, gjykatë apo prokurori ne si studjo ligjore jemi në punë cdo ditë apo orë që u nevojitet ndihmesa jonë ndaj mos hezitoni të na telefononi. Bashkatdhetarët tanë që jetonin jashtë territorit të Shqipërisë që kanë ardhur për pushime por që kanë probleme ose paqartësi me ligjin ne u japim konsulentë juridike për cdo shqetësim që lidhet me pronën apo cështje të tjera të karakterit penal. Gjejë rastin tu urojë pushime të mbara.

01/07/2025

Përshëndetje. Studja jonë ligjore ka bërë progres në punën e sajë të përditshme duke arritur rezultate të shkëlqyera. Në arritjet më të dukshme janë jo vetëm mbyllja me sukses e shumë proceseve gjyqësore civile dhe penale në Gjykatën e shkallës së parë dhe atë të apelit por edhe në Gjykatën e Lartë. Dërgimi i disa cështjeve në Gj.E.Dr.Nj është një hap tjetër cilësorë në punën tonë. Stafi jonë përbëhet nga avokat të diplomuar shkëlqyeshëm dhe punuar si gjyqtarë e prokurorë për dekada dhe profesorë në universitetin shtetërorë të Tiranë dhe Shkollën e Magjistraturës. Të nderuar qytetarë tek ne do gjeni zgjidhje ligjore të problemit apo konfliktit tuaj që bëhet pengesë për mbarëvajtjen e jetës,ekonomisë dhe të drejtave të tjera. JENI TË MIRËPRITUR

02/01/2025

Përshëndetje të gjith shqiptarëve.
Viti i ri sapo ka filluar, ndaj trokisni pa hezitim në derën tonë të të drejtës. Tek ne do ndjeni, mikpritjen vëllazërore,kurajën për të ecur përpara në jetë pavarësisht të shkuarës dhe zgjidhjen e plotë ligjore të problemit.
Ne jemi pranë jush me ju dhe për ju, ndaj zgjodhën fushën e të drejtës si profesion në jetë
Jeni të mirëpritur të udhëtojmë së bashku për të zgjidhur cdo konflikt gjyqësor.
JENI TË MIRPRITUR
Gëzuar!

22/12/2024

Konsulencë ligjore dhe përfaqësimin për cështje penale,civile,administrative etje.

20/12/2024

Përshëndetje miq!
Fundvitiështë analizë bilancesh dhe rezultati më i rëndësishëm është shëndeti. Kujdesi për jetën është në themel të piramidës.

17/12/2024

E vërteta nuk del nga vendimi i një gjykate,ajo ekziston e formësuar plotësisht pa u vënë në lëvizje organet e drejtësisë. Mënyra, metodologjia që avokati ia paraqet cështjen trupit gjykues loz një rol të jashtëzakonshëm në zgjidhjen profesionale dhe brenda një afati të arsyeshëm të cështjes nga organet e drejtësisë. Ky rezultat në një proces gjyqësor të bëhet i prekshëm në realitet kërkon:avokat të aftë profesionalisht e objektiv dhe një gjykatës të ndershëm profesionalisht që kupton mjaftueshëm vlerësimin juridik të situatës që i është paraqitur për gjykim. Duke njohur mjaftueshëm këto dy profesione profesionalizmi është arma që duhet domosdoshmërisht që duhet ta posedojë avokati,ndershmëria për të dhënë drejtësi e gjyqtarit për ta zgjidhur cështjen me paanësi dhe objektivitet. Metoda ndëshkimore që është aplikuar në Shqipëri që fillesat i ka me vendosjen e diktaturës në vendin tonë dhe që fatkeqësisht vazhdon të aplikohet e ka cuar të drejtën ligjore në një rrugë të pa ndershme, hakmarrëse dhe aspak të vërtetë.

15/12/2024

Përshëndetje miq !
Festat e fundvitit po afrohen, ndaj urojë që cdo problem ligjor ti përkasi të shkuarës.
Për cdo person studja jonë i ofron asistencë juridike dhe mbrojtje ligjore në cdo shkallë të gjykimit në Shqipëri deri në GjEDNj.
Ne u orojm edhe asistencë teknike për të ndjekur rrugë administrative për të komunikuar verbalisht apo aplikuar për të marrë në rrugë zyrtare dokumenta në institucione të ndryshme. Kalofshi mirë.

23/08/2024

Përshëndetje miq. Urojë që pushimet verore ti keni kaluar sa më mirë me prindër, vëllezër e motra dhe miq e dashamirës. Me forca të reja në punë pas pushimeve dhe fat e mbarësi. Urojë të mos keni shqetësime të karakterit ligjor por nëse ndodh kështu jeni të mirëpritur në ambjentet e studjos ligjore Doda Law Firm në adresën Tiranë, rruga "Qemal Stafa", pazari i ri Pallati i Mulletve, kati i parë, zyra 15. Kalofshi mirë dhe mirutakofshim.

Address

Rruga Qemal Stafa, Pallati Mulleteve, Kati 1, Zyra 15
Tirana
1057

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00
Sunday 08:00 - 20:00

Telephone

+355699958289

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Doda Law Firm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Doda Law Firm:

Share