16/05/2025
(1). Kundër veprimeve të përmbaruesit gjyqësor dhe kundër refuzimit të tij për të kryer një veprim, palët mund të bëjnë ankim në gjykatën që ekzekuton vendimin brenda 5 ditëve nga dita e kryerjes së veprimit apo refuzimit, kur palët kanë qenë të pranishme në kryerjen e veprimit ose kanë qenë thirrur edhe në raste të tjera nga dita që i është njoftuar ose ka marrë dijeni për veprimin ose refuzimin.
•(2) Kundër veprimeve të përsonave, përmbaruesit gjyqësorë, që ushtrojnë veprimtari publike të shërbimit përmbarimor gjyqësor të organizuar mbi baza private, pala debitore mund të paraqesë ankim në gjykatën, kur ekzekutohet tituli ekzekutiv, brenda 5 ditëve nga data e kryerjes së veprimit.
(3)Ankimet kundër veprimeve ose refuzimit të përmbaruesit gjyqësor shqyrtohen nga i njëjti gjyqtar i vetëm gjatë gjithë fazës së ekzekutimit tëdetyrueshëm të titullit ekzekutiv kur veprimet ose refuzimi i përmbaruesitgjyqësor lidhet me të njëjtin titull ekzekutiv, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
(4) Ankimi shqyrtohet brenda 20 ditëve nga gjykata e vendit të ekzekutimit, e cila kur e sheh të nevojshme mund të thërrasë palët dhe përmbaruesin gjyqësor.
(5) Ankimi kundër veprimeve ose refuzimit të përmbaruesit gjyqësor nukpezullon ekzekutimin, përveç kur gjykata vendos ndryshe. Kur titulli ekzekutivështë një akt për dhënien e kredive bankare ose akt për dhënien e kredive ngainstitucionet financiare jobankare dhe gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit, masa e pezullimit konsiderohet e rënë nga fuqia me kalimin e 20 ditëve nga momenti i dhënies së vendimit të pezullimit.