Av. Alfons Pecaj

Directions Website

Av. Alfons Pecaj Jemi studio ligjore me qendër në Shkodēr dhe Tiranë.
-
Ne ofrojmë përfaqësim dhe këshillim (penale dhe civile).

Të specializuar në heqjen e ndalesave në Zonën Schengen garantojmë përkushtim dhe profesionalizëm. Ofrojmë këshillim ligjor, përfaqësim para gjykatave, këshillim ligjor në të Drejtën Ndërkombëtare si dhe praktika të verifikimin dhe heqjes së ekspulseve.

🔴⚪️ Ekspuls i rinovuar, i hequr me sukses nga Zvicra, i vlefshëm edhe për Zonën Schengen! 💪🇨🇭🇨🇭 Një tjetër rezultat pozi...
21/10/2026

🔴⚪️ Ekspuls i rinovuar, i hequr me sukses nga Zvicra, i vlefshëm edhe për Zonën Schengen! 💪🇨🇭

🇨🇭 Një tjetër rezultat pozitiv për heqjen e masave të ekspulsit në Zvicër dhe rishikimin e vendimeve të autoriteteve zvicerane! ✅
—
🇨🇭 Klienti ynë ishte subjekt i një mase ekspulsi, e cila ishte rinovuar nga autoritetet zvicerane.

🟢 Falë ndërhyrjes sonë ligjore dhe kërkesës së paraqitur pranë Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), arritëm të sigurojmë shfuqizimin e vendimit të largimit nga territori zvicera.
📂 Me eksperienca pozitive në shtetet që aplikojnë SIS – Sistemin e Informacionit Schengen 🇪🇺, aplikojmë për:
✅ Heqjen e ekspulsit para afatit.
✅ Heqjen ose shkurtimin e ndalimeve të hyrjes.
📅 Verifikimin e afateve të ndalimit.
🇦🇱🇪🇺 Fshirjen e sinjalizimeve nga SIS dhe regjistrat policorë, kur plotësohen kushtet ligjore.

🇪🇺 Nëse jeni subjekt i një mase ekspulsi apo ndalimi hyrjeje të vendosur nga Zvicra ose nga shtete të tjera të Zonës Schengen, na kontaktoni për të verifikuar mundësinë e heqjes së masës, edhe përpara përfundimit të afatit të saj! 😉

🤝 Ne do ta dëgjojmë me vëmendje çështjen tuaj dhe do të angazhohemi maksimalisht për të gjetur zgjidhjen e duhur ligjore. 🦾
☎️ 069 616 616 2
📧 [email protected]
🌎 www.pecajandpartners.com

📍 Na gjeni në Shkodër pranë Bashkisë si dhe në Tiranë.

avokatshqiperi Zvicër Schengen SIS PecajAndPartnerS

🔵⚪️🔴Ekspuls i hequr 10 muaj para afatit nga Franca 💪 🇫🇷 🇫🇷 Heqje e ndalimit të rihyrjes 1 vjeçar në France dhe Zonën Sch...
18/10/2026

🔵⚪️🔴Ekspuls i hequr 10 muaj para afatit nga Franca 💪 🇫🇷
🇫🇷 Heqje e ndalimit të rihyrjes 1 vjeçar në France dhe Zonën Schengen ✅
—
🇫🇷 Klienti kishte marrë një ndalesë 1 vjeçare të vlefshme deri më 06/08/2027. 🟢Falë ndërhyrjes sonë arritëm të bëjmë të mundur heqjen e ndalimit të hyrjes në France dhe Zonën Schengen 10 muaj (dy muaj pasi ekspulsi kishte hyrë në fuqi) para afatit✅

📂 Me eksperienca pozitive në të gjitha shtetet që aplikojnë SIS - Sistemin e Informacionit Schengen🇪🇺 aplikojmë për:
-heqje ekspulsi para afatit✅
-verifikimin e afateve 📅
-fshirjen e emrit nga sistemet Policore 🇦🇱 🇪🇺
-
🇪🇺 Nëse jeni subjekt i një alarmi të dhënë nga Franca apo shtete të tjera të Zonës Schengen na kontaktoni për të verifikuar dhe aplikuar për fshirjen e alarmit nga sistemi…edhe para afatit 😉
—
🤝 Ne do dëgjojmë me vëmendje çështjen tuaj dhe do impenjohemi maksimalisht për ta zgjidhur atë. 🦾
—
☎️ 069 616 616 2.
📧 [email protected]
🌎 www.pecajandpartners.com
—
📍 Na gjeni në Tiranë pranë Prokurorisë dhe Shkodër pranë Bashkisë. 🇦🇱

Për një avokat, pak gjëra janë më interesante sesa momenti kur një dëshmitar nis të kundërshtojë vetveten. 😂Dëshmia e rr...
17/10/2026

Për një avokat, pak gjëra janë më interesante sesa momenti kur një dëshmitar nis të kundërshtojë vetveten. 😂

Dëshmia e rreme para gjykatës nuk është thjesht një përpjekje për të fshehur të vërtetën, por mund të përbëjë edhe vepër penale.

Dhe ndonjëherë, për ta zbuluar një gënjeshtër, nuk nevojiten shumë pyetje. Mjafton pyetja e duhur, në momentin e duhur.

Sepse gënjeshtra mund të mësohet përmendësh por jo gjithmonë u reziston pyetjeve.

DrejtaPenale

Avokatët i zgjedhin fjalët me kujdes. Edhe kur nuk janë aspak dakord me ty. 😄⚖️Nga «Varet» te «E shënova», ja një përkth...
16/10/2026

Avokatët i zgjedhin fjalët me kujdes. Edhe kur nuk janë aspak dakord me ty. 😄⚖️

Nga «Varet» te «E shënova», ja një përkthim i vogël i shprehjeve që dëgjoni prej nesh.

Cila të duket më e njohur? Dhe kush ta ka thënë «Me respekt…» pak para se të të kundërshtonte çdo fjalë?

Të jesh avokat do të thotë të përballesh çdo ditë me përgjegjësi, afate, pritshmëri dhe probleme që shpesh nuk përfundoj...
14/10/2026

Të jesh avokat do të thotë të përballesh çdo ditë me përgjegjësi, afate, pritshmëri dhe probleme që shpesh nuk përfundojnë me mbylljen e orarit të punës.

Por sa ndikon kjo ngarkesë në mirëqenien e vetë avokatëve?

Një studim i vitit 2026, i realizuar nga Union Internationale des Avocats (UIA), organizatë ndërkombëtare ku kam kënaqësinë të jem anëtar, sjell disa të dhëna që meritojnë vëmendje.

Nga 222 avokatë të anketuar në gjashtë rajone të botës, 57% raportojnë ankth të vazhdueshëm të lidhur me punën, 88% kontrollojnë komunikimet profesionale çdo ditë, përfshirë fundjavat, ndërsa 40% kanë menduar, qoftë edhe herë pas here, të largohen nga profesioni për arsye që lidhen me mirëqenien.

Ajo që më tërhoqi veçanërisht vëmendjen është se, pavarësisht këtyre vështirësive, avokatët vazhdojnë të gjejnë kuptim dhe përmbushje në profesionin e tyre.

Problemi, pra, nuk është domosdoshmërisht mungesa e pasionit për avokatinë, por ngarkesa që shoqëron ushtrimin e saj.

Këto gjetje na kujtojnë se kujdesi për mirëqenien e avokatëve nuk është një çështje dytësore. Ai lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e punës, përgjegjësinë profesionale dhe aftësinë për t'u shërbyer qytetarëve.

Sepse, në përpjekjen e përditshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të tjerëve, nuk duhet të harrojmë edhe veten.

Av. Alfons Pecaj

Burimi: UIA – State of Wellbeing in the Legal Profession, 2026.

📚 Kjo punë i ngjan detyrave të shtëpisë. Sa më shumë përfundon, aq më shumë të shtohen!Dallimi është se tani detyrat nuk...
13/10/2026

📚 Kjo punë i ngjan detyrave të shtëpisë. Sa më shumë përfundon, aq më shumë të shtohen!
Dallimi është se tani detyrat nuk t’i jep mësuesi, por klientët, gjykatat dhe afatet që nuk presin.
13.10.2017 – 13.10.2026
9 vite në profesion dhe lista e detyrave vazhdon të zgjatet!

⚖️ Ne përpiqemi t’i bëjmë të thjeshta edhe çështjet më komplekse ligjore.Pas çdo çështjeje qëndrojnë fakte, prova, proce...
10/10/2026

⚖️ Ne përpiqemi t’i bëjmë të thjeshta edhe çështjet më komplekse ligjore.

Pas çdo çështjeje qëndrojnë fakte, prova, procedura dhe dispozita ligjore që kërkojnë analizë të kujdesshme.

Detyra jonë është ta shndërrojmë këtë kompleksitet në qartësi, duke i shpjeguar klientit të drejtat, mundësitë dhe rrugët ligjore që mund të ndiqen.

Sepse një mbrojtje e mirë ligjore fillon me kuptimin e qartë të problemit.

Në fakultet mëson ligjin. Në praktikë mëson sa shumë kërkon ky profesion përtej tij. ⚖️Dosje, afate, përgjegjësi dhe tel...
08/10/2026

Në fakultet mëson ligjin. Në praktikë mëson sa shumë kërkon ky profesion përtej tij. ⚖️

Dosje, afate, përgjegjësi dhe telefonata që nuk pyesin sa është ora.

5 dallime mes studimeve për drejtësi dhe punës së përditshme që rrallë t’i shpjegon dikush në auditor.

🤔 “Varet” është ndoshta përgjigjja më tipike e një avokati. Dhe po, shpesh është edhe përgjigjja që bezdis më shumë klie...
04/10/2026

🤔 “Varet” është ndoshta përgjigjja më tipike e një avokati. Dhe po, shpesh është edhe përgjigjja që bezdis më shumë klientët, miqtë dhe familjarët.

Por arsyeja është e thjeshtë: në ligj, përgjigjja e saktë rrallë varet vetëm nga pyetja. Varet nga faktet. Varet nga provat. Varet nga mënyra si është dokumentuar ngjarja. Varet nga afatet. Varet nga procedura. Varet nga ligji që zbatohet. Varet nga praktika gjyqësore. Dhe, në fund, mund të varet edhe nga mënyra se si gjykata i vlerëson të gjitha këto.

“Do ta fitoj gjyqin?”
Varet.

“A mund të më arrestojnë?”
Varet.

“A mund të hiqet ndalimi i hyrjes?”
Varet.

“A kam të drejtë?”
Edhe kjo… varet.

Një avokat që thotë “varet” nuk po i shmanget domosdoshmërisht përgjigjes. Shpesh po refuzon të japë një përgjigje absolute për një situatë që absolute nuk është.

Sepse ndonjëherë përgjigjja më profesionale nuk është ajo që tingëllon më e sigurt.

Është ajo që është juridikisht më e saktë.

Dhe për fat të keq për miqtë tanë… po, edhe pyetja “vetëm shkurt, po apo jo?” mund të marrë përsëri të njëjtën përgjigje:

VARET.

🤖 IA nuk po e zëvendëson mendimin juridik. Po ndryshon mënyrën si e përdorim atë.Sfida për avokatët e rinj nuk është thj...
03/10/2026

🤖 IA nuk po e zëvendëson mendimin juridik. Po ndryshon mënyrën si e përdorim atë.

Sfida për avokatët e rinj nuk është thjesht të mësojnë të përdorin IA-në, por të dinë kur ta përdorin, si ta vënë në provë dhe, mbi të gjitha, kur të mos i besojnë.

Teknologjia mund ta përshpejtojë punën. Gjykimi juridik mbetet i avokatit.

Address

Rruga Besnik Sykja, Pallati Idromeno, Hyrja 2, Kati I II-të
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:30
Tuesday 08:30 - 17:30
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:00 - 17:30
Saturday 09:00 - 15:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Av. Alfons Pecaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share