Zyre Avokatie Albunesa

Zyre Avokatie Albunesa Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyre Avokatie Albunesa, Lawyer & Law Firm, Shkoder, Shkodër.

Zyre Avokatie Albunesa | Dr. Uarda Albunesa (Gjekaj) +355697036255

Fushat e Specializimit: E drejta e Autorit; E drejta Tatimore; E Shoqerive Tregtare; Bankare; Administrative; Civile; Pune; Familjare; Te drejtat e Njeriut; Ekspertize te Pushtetit Vendor

18/04/2025

Ligji 20/20 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” erdhi si një zgjidhje e domosdoshme në zgjidhje te katrahurës që prodhoi Ligji 7501. Ka përsëri punë për të bërë, pasi aktualisht Ligji 20/20 ka mbetur pezull….Këmisha me arrna e trupi me barna nuk mbahen. Le t’ia kthejme tokën bujqësore pronarëve sa më shpejt! Av. Uarda Albunesa

14/04/2025

Në rolin tim të preferuar, atë të avokates! Kur e ngrita kete padi ne gjykate ne vitin 2022 dukej si një kërkesë “qiqra në hell” themi në Shkodër. E dija që padia qëndronte. Shoqeria shpeshhere faturohet gabimisht sepse nuk ka nje vetëdije qytetare per te kerkuar shfuqizimin e akteve, vendimeve, rregulloreve apo urdherave të gabuar. Qofshin bekú njërëzit e së drejtës që nuk janë vetem njohës te ligjeve por besnik të drejtësisë. “Nuk kemi nevojë për pompë elektrike për tu furnizuar me ujë në banesa dhe pallate në Shkodër. Sistemi Teknik I ujesjellit mundeson furnizimin me ujë 24/7 me rrjedhje të lirë deri në lartësinë ekuivalente me katin e 10 te nje apartmenti”.

Sonte do vij si juriste tek ju, me nje trajtim te nje parimi kushtetues.👇👇“Injoranca ndaj ligjit nuk na perjashton nga p...
11/12/2024

Sonte do vij si juriste tek ju, me nje trajtim te nje parimi kushtetues.👇👇

“Injoranca ndaj ligjit nuk na perjashton nga përgjegjesia”

Fuqia prapavepruese e ligjit:

Neni 29 I Kushtetutes
1. Askush nuk mund të akuzohet ose të deklarohet fajtor për një vepër penale, e cila nuk konsiderohej e tillë me ligj në kohën e kryerjes së saj, me përjashtim të veprave, të cilat në kohën e kryerjes së tyre, përbënin krime lufte ose krime kundër njerëzimit sipas së drejtës ndërkombëtare.
2. Nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ka qenë parashikuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës penale.
3. Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese

Dispozite kalimtare e Kodit te Procedures Civile:
-Çështjet civile, që janë në gjykim ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji në gjykatën e shkallës së parë, në gjykatën e apelit ose në Gjykatën e Lartë, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi në kohën e paraqitjes së kërkesëpadisë.
-Çështjet civile që janë në gjykim në gjykatën e shkallës së parë dhe në gjykatën e apelit, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të gjykohen sipas ligjit të kohës së paraqitjes së kërkesë-padisë.


Kodi Procedures Administrative neni 105:
Efektet prapavepruese

Aktet administrative kanë fuqi prapavepruese në rastet e mëposhtme:
a) kur akti nxirret në zbatim të një vendimi gjyqësor, i cili, nga ana e tij, ka deklaruar të pavlefshëm një akt administrativ;
b) kur vetë ligji i jep aktit fuqi prapavepruese;
c) organi kompetent mund t‟i japë fuqi prapavepruese aktit kur kjo lejohet nga ligji dhe është në favor të palëve të interesuara dhe nuk dëmton të drejtat e një pale të tretë.


Rastet kur nje ligj apo akt administrativ ka fuqi prapavepruese duhet te jene te parashikuara ne kushtetute/ligj ose me vendim gjykate.
Kjo ka nje arsye: nje kerkese- ankese- padi duhet te trajtohet me ligjin qe ka qene ne fuqi ne momentin e hartimit dhe dorëzimit te saj; pasi individi/ subjekti i se drejtes, investohet per nje kerkese te tille referuar kushteve/kritereve te parashikuara ne ate moment ne ligj/aktin adminstrativ.
Ligji perpara se te jete detyrues eshte nje norme shoqerore, qe ka qellim ruajtjen e parimit te barazise, efektivitetetit, diskriminimit, paanesise, proporcionalitetit si dhe garantimin e te drejtave kushtetuese, siç eshte edhe e drejta e atij qe kerkon/ankon/padit, te marre nje pergjigje/vendim te arsyetuar brenda nje afati te arsyeshem ligjor.

E thjeshtezova per te treguar se nje organ publik nuk mund ti thote nje subjekti te se drejtes se i eshte parashkruar kerkese/ankesa pasi organi nuk e ka marre ne shqyrtim ate.
Organi publik ka detyrimin ta trajtoje kerkesen/ankesen brenda nje afati te arsyeshem, duke dal me nje vendim te arsyetuar ne ligj.
S’ka vendim pa arsyetim dhe pa cilesim te bazes ligjore. Do quhet vendim i paligjshem!

E ndjeva te nevojshme ta bëj kete analizë, pasi vërej qe gjithkush flet ne emer te ligjit, me fjalët e veta.
“Njerezit me horizont te ngushte e konsiderojne ligjin siç shpjegohet me fjale”- thoshte Giambattista Vico

Andrra t’bukra👋

Uarda Albunesa

10/11/2023

PËR ADMINISTRIMIN E BASHKËPRONËSISË NË NDËRTESAT E BANIMIT
Shumë prej nesh jetojnë në pallate dhe një pjesë tjetër në banesa private. Për ne që jetojmë në pallate është e zakonshme përdorimi I ashensorit, I një pompe të përbashkët që na furnizon me ujë, I tarracës së pallatit dhe shkallëve të hyrjeve.
Ajo që shoh që nuk respektohet është kultura e mirëmbajtjes së ambjenteve të përbashkëta, të cilat janë secila prej atyre që listova një paragraf më lart.
Sa herë diskutohet kjo temë bashkëpronarët (pra banoret e pallateve etj) kanë shumë pakënaqësi. Në mënyrë të dhunshme shfaqen para syve, kate pallatesh të papastruara, mure të palyera prej vitesh, banore që u bëjnë bisht pagesave sa herë ka një defekt ashensori ose p***a e ujit, tuba peleti të nxjerra me dhunë në muret e ballkoneve e të zgjatura deri te dhoma e gjumit e komshisë lart për shkak se pallatet janë ndërtuar pa oxhak dhe janë kolauduar në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Shkurt, një KAOS I pafund mbytës…..
QË PREJ VITIT 2009 NE KEMI NË FUQI LIGJIN NR.10 112, DATË 9.4.2009 “PËR ADMINISTRIMIN E BASHKËPRONËSISË NË NDËRTESAT E BANIMIT”.
KEMI NJË RREGULLORE TË MIRATUAR NË ZBATIM TË KËTIJ LIGJI DHE VKM PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME.
QË PREJ 2009 KU LIGJ NUK ËSHTË VËNË NË JETË ASNJËHERË.

Mbaj mend në fund te vitit 2017 dola në ballkon për të mbledhur rrobat. Pashë një tym të madh që hynte në ballkon dhe tek dritarja e gjumit. Për momentin mendova se kishte marrë flakë ndonjë pjesë e pallatit dhe menjëherë zgjata kokën për të parë cfarë kishte ndodhur.
Përpara syve të mi zgjatej një tub hekuri 1 m jashtë ballkonit të komshies time poshtë, e cila për kollajllek kishte blerë stufë me pelet dhe sa ta linte tymin në ballkonin e saj kishte vendos të ma sillte tymin në dhomën e gjumit. SKANDAL mendova.
U përpoqa ta takoja, ti kërkoja që ta hiqte tubin, por cdo gja ishte e kotë. U detyrova të bëja ankesë në bashki, sic e parashikon Ligji nr 10112, dt 9.4.2009.
Ku të ankohesha????? Ku????Bashkia ishte me dyer të mbyllura për qytetarin.
Pasi më sorollatën nga njëra zyrë në tjetrën pa zgjidhje, më përcollën më një shprehje që nuk kam për ta harruar kurrë! –“Shko të ta zgjidhi kryeministri yt, ti nuk je e jona”!
Si përfundim, tubin ia hoqa falë profesionit tim si avokate, se si qytetare e thjeshtë e keqja do e mundte të mirën.
E ndava këtë episod të shëmtuar, e bindur që ju që e lexoni keni episode të tjera po aq të shëmtuara përsa I përket administrimit të bashkëpronësisë.
Doja t’iua konkretizoja me rastin tim, për të kuptuar se sa dëme sjell moszbatimi I këtij ligji. Nuk duhet anashkaluar se konfliktet mes banorëve për këto shkaqe mund të cojnë në situata me karakter penal. Larg qoftë!
Në takimet gjatë konsultimeve publike në muajin Tetor u shtrua si problem mungesa e zbatimit të këtij ligji nga drejtuesit paraardhës të Bashkisë. Shqetësim shumë i vërtete!
Kam propozuar që të mundësohet sa më shpejt vënia në zbatim e Ligjit 10112 “Për administrimin e bashkëpronësisë”, me qëllim mirëmbajtjen e ambjenteve të përbashkëta si një detyrim ligjor, duke rritur standartin qytetar me qëllimin për të qenë pasardhës të denjë të atyre që na dhuruan Statutet e Shkodrës që në vitet 1300.
Puna vazhdon….
Këmisha me arrna e trupi me barna nuk mbahen!
Fundjavë të mbarë miq!

Statutet e ShkodrësEkziston një e mirë e vetme: Dija! Ektiston një e keqe e vetme: Injoranca! (Sokrati)Unё jam vajzё Shk...
07/11/2023

Statutet e Shkodrës

Ekziston një e mirë e vetme: Dija! Ektiston një e keqe e vetme: Injoranca! (Sokrati)

Unё jam vajzё Shkodre; pjestare e njё brezi qё u rrit me tregime mbi madhёshtinё e Shkodrёs dikur....- „Ah si ka kenё Shkodra, se keni pas fatin ju me e jetu atё kohё“! Kёtё shprehje e kam dёgjuar gjithe jetёn time sa herё asht fol pёr Shkodrёn.

Ndjeja aq inat qё kisha lindur nё shekullin e gabuar nё Shkodёr.
Por sot e shoh nё njё kёndvёshtrim tjetёr ekzistencёn time nё kёtё shekull tё Shkodrёs sё harruar, Sfida mё e madhe? Me i kthy Nderin, njё qyteti plot hijeshi nё dije, art dhe kulturё. Njё qyteti qё mё ban me u dashuru me tё nё çdo gёrme tё sajen.

Shkodra ёshtё Grua dhe kёtё se luan topi, ndaj si gruaja gruas I premtoj besnikёri, pёrjetёsisht!

Kёto ditё mё ra nё dorё libri Statutet e Shkodrёs. Si anёtare e Kёshillit bashkiak Shkodёr kam ndarё nga statutet disa nene qё flasin per rolin dhe detyrёn e kёshilltarit bashkiak, per fyerjen dhe shpifjen dhe per statusin e qytetarit qё ne vitet 1300 nё Shkodёr. Çfarё emocioni dhe dёshire me e pas patjetёr kёtё libёr nё bibliotekёn time.
I did it! 👇👇👇

"Statutet e Shkodrёs janё njё peshtaf brenda sё cilit gjen qytetёrimin e zhvilluar mesjetar tё Shqipёrisё sё Epёrme, njё dritare e hapur kanat mё kanat nё jetёn qё gёlon tё njё bashkёsie qytetare"-thoshte Lucia Nadin.

Statutet e Shkodrёs datojnё rreth viteve 1300 dhe janё dёshmi e njё jete qytetare qё nuk kishte asnjё ndryshim me ato tё vendeve nё Europёn mesjetare.
Evropa ka pёrjetuar ekzistencёn e tё drejtёs pozitive dhe zakonore. Tё dyja kёto forma kanё ndikuar dukshёm njёra tjetrёn, sic ёshtё ndikimi I Kanunit tё Lekё Dukagjinit nё tё drejtёn pozitive.
Nё fakt nё Europёn mesjetare, statutet e komunave qytetare mёshirojnё formёn mё tё pёrpunuar tё ligjshmёrisё. Statutet ishin produkt I njё shoqёrie tё organizuar nё formёn mё tё lartё, e cila vetёqeverisej nga ligjet dhe nga institucionet e veta, tё zgjedhura nё mёnyrё demokratike nga asambleja e qytetarёve tё lirё.

Mbi lirinё e tё huajve pёr tё ardhur e pёr tё qёndruar nё qytetin tonё
Kreu 1
Nёse ndokush do tё dёshironte tё vendosej nё qytetin tonё, ai duhet ti shёrbejё vetёm

Inkurajoni çështjet gjyqësore. Binde fqinjin tënd të bëjë kompromis. Si paqebërës avokati ka një mundësi superiore për t...
03/10/2023

Inkurajoni çështjet gjyqësore. Binde fqinjin tënd të bëjë kompromis. Si paqebërës avokati ka një mundësi superiore për të qenë njeri i mirë. (Abraham Lincoln)

Un morto che cammina (nje I vdekur që ecën)Sot dua t’ia dedikoj shkrimin dy njerëzve të së drejtës.Giovanni Falcone. Një...
02/10/2023

Un morto che cammina (nje I vdekur që ecën)

Sot dua t’ia dedikoj shkrimin dy njerëzve të së drejtës.
Giovanni Falcone. Një njeri I vetëm përballë një organizate kriminale thoshte: - “Si mund të mos flitet për shtetin kur flitet për mafian”?
Kush flet dhe ecën me kokën lart vdes vetëm njëherë (Falcone).
Paolo Borsellino thoshte: -“Është bukur të vdesësh për atë çfarë beson; kush ka frikë vdes çdo ditë, kush nuk ka frikë vdes njëherë të vetme”!
Me 23 Maj te vitit 1992 u vra nga një atentat mafioz I Cosa Nostres Giovanni Falcone, në atë që u quajt masakra Capaci.
Me 19 korrik 1992 u vra në një atentat mafioz edhe Paolo Borsellino, miku më I ngushtë I Falcones, po nga Cosa Nostra.
Ata u lindën të dy në Palermo, Sicili dhe u rritën në të njëjtën lagje. Fati deshi që po të dy të ndiqnin studimet për Drejtësi. Duke ndjekur zhvillimin galopant të mafias në tokën e tyre në Sicili, të dy magjistratë të shkëlqyer vendosën të ktheheshin në Palermo, për të luftuar mafian siciliane.
Falcone dhe Borsellino u bënë të famshëm me gjyqin “Maxi Trial”, me 475 të pandehur dhe 360 të dënuar. Falë dëshmive të të penduarit Buschetta, Falcone arriti atë që askush më parë nuk e kishte arritur në Sicili në luftën kundër mafias.
Kur Giovanni Falkone dhe Paolo Borselino i kërkuan të penduarit të parë të madh të mafias Tommaso Buscetta, që ti tregonte se ç'ishte mafia, ai fillimisht iu përgjigj se ky term, ishte thjeshtë një trillim letrar. Por kur pa këmbënguljen e tyre, ai iu drejtua:
Për postin e Prokurorit të Republikës ka tri kandidatura:
I pari, është një person që është shumë i përgatitur profesionalisht dhe ka një mbështetje të gjerë politike.
Ai nuk bëhet.
I dyti, është shumë i aftë profesionalisht, por nuk ka mbështetje politike.
As ai nuk zgjidhet.
I treti, jo vetëm që është i paaftë profesionalisht, por nuk ka asnjë mbështetje politike.
Ai zgjidhet. Kjo është mafia, - përfundoi Buscetta.

Tommasoo Buscetta ishte ai që I dha fundin Bosit më të egër të mafias siciliane “Salvatore Riina”, I cili lindi dhe u rrit në një familje shumë të varfër fshatare.

Është shumë domethënesë pjesa e filmit “Il Capo dei Capi” ku Salvatore Bontate diskuton me një nga krerët e familjeve të klanit: -“Ne kemi lekët por ata kanë Urinë…..” (duke iu referuar Corleonezëve, Toto Riines)

Vdekja e Falcones dhe Borsellinos ishin urdhëra direkt të Cosa Nostres.
Falcone dhe Borsellino e dinin se ishin “Un morto che cammina” dhe po prapë nuk u ndalen për asnjë moment, sepse ishin të vetëdijshëm se të jesh Magjistrat është Mision, jo thjesht një profesion.
Pas vdekjes së Falcones, Borsellino e dinte se I kishte të numëruara ditët, ndaj punonte pa u ndalur për të mbledhur prova për vrasjen e Falcones aq sa në një moment I thotë kolegëve: -“Sot nuk do dal nga zyra, nuk kam shumë kohë në dispozicion! Nuk do lejoj që ikja e Giovannit të shkojë për kot”!

Ishte viti 1992, kur këta Magjistratë u rrëmbyen nga kjo jetë sepse kishin një Mision, Drejtësinë…..
Do thoni ju: - E cfare vlejti lufta e tyre? Mafia vazhdon! I rroftë Misioni. Kujt I vlejti????

Qëndresa e Falcones dhe Borsellinos vlejti, se nder shume arsye te tjera, arriti te me frymëzoi mua dhe shumë si unë që të zgjidhnim Misionin e Drejtësisë, sepse mes së Drejtës dhe të ligjshmes ka një diferencë të madhe, por këtë do e trajtoj njëherë tjetër.

Falcone dhe |Borsellino u vranë për shkak të detyrës; por në fund të fundit secili frymor është “Un morto che Cammina”!

Sic thoshte Sokrati: -“Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm edhe hyjnorë”.
Faleminderit Falcone. Faleminderit Borsellino!
U prehshi në paqe. Historia nuk do ju harrojë kurrë!

U deshen 3 muaj pune dhe nerva nga Ana ime qe klientja ime A.A te çlirohej nga “kthetrat” e institucioneve financiare jo...
21/07/2023

U deshen 3 muaj pune dhe nerva nga Ana ime qe klientja ime A.A te çlirohej nga “kthetrat” e institucioneve financiare jo bankare, qe i joshin njerezit me kredi lehtesuese dhe I mbajne peng me vite deri Sa t’iu marrin edhe qindarken e fundit!
Te bejne presion me bllokim shtepie për 30.000 te reja te papaguara si kest I fundit.
Ju lutem, për çdo kredi qe merrni ne keto institucione jo bankare merrni nje avokat perpara se te firmosni marreveshjen; Do ju kurseje mund , kohe dhe leke!
Jam e kenaqur qe klientes time arrita ti rikthej qetesine e humbur prej 6 vitesh. Ajo u drejtua tek une ne prill te ketij viti. Për nje moment, mendova se nuk do e zgjidhja dot; Por Kur tentojne te me bejne presion, ne fakt me japin motiv për te luftuar për ligjin, me ligjin.
Avokati, miku I mirë ne dite te veshtire! 😉

Na ishte njeherë Mbreti i Anglisë, duke shëtitur në mbretërinë e vet ishullore. Diku pranë një pylli të dendur dhe liqen...
14/06/2023

Na ishte njeherë Mbreti i Anglisë, duke shëtitur në mbretërinë e vet ishullore. Diku pranë një pylli të dendur dhe liqeni të mrekullueshëm, sheh një çiflig, i cili i pëlqeu shumë sapo e pa nga larg. Ndalon karrocën mbretërore, me të cilën po udhëtonte dhe porosit shoqëruesit e vet: – “Shkoni te fshatari pronar i këtij çifligu dhe kërkojani që të ma shesë pronën e tij”.

Zbresin shoqëruesit, takojnë fshatarin dhe i shprehin kërkesën për t’ia blerë çifligun, pa i thënë se për atë pronë interesohej vetë Mbreti. Fshatari thjeshtë dhe drejtpërdrejtë përgjigjet: - “Ju faleminderit zotërinj, por unë nuk kam pronë për të sh*tur!”

Kthehen shoqëruesit te Mbreti dhe i përcjellin refuzimin e fshatarit për të sh*tur pronën e tij. “Mirë, – thotë Mbreti, – shkoni përsëri dhe i thoni se për pronën e tij interesohet ta blejë vetë Mbreti i Anglisë, kështu që ta vendosë çmimin e pronës së vet aq sa do të dojë ai, d.m.th., i ofrojmë një çmim blerjeje mbi kushtet e tregut”.

Shoqëruesit shkojnë përsëri të fshatari, i bëjnë ofertën e re, dhe marrin përgjigjen refuzuese: -“Ju faleminderit zotërinj, nuk kam pronë për të sh*tur me asnjë lloj çmimi as për Mbretin e Anglisë”.

Kthehen shoqëruesit te Mbreti dhe i përcjellin refuzimin e fshatarit për të sh*tur pronën e tij.

“Mirë, – thotë Mbreti i inatosur nga refuzimi i përsëritur i fshatarit – shkoni përsëri dhe i thoni që do të bënte mirë që të pranonte ofertën e dytë ose do ia sekuestroj pronën. Shoqëruesit shkojnë për herë të tretë te fshatari dhe i përcjellin kërcënimin për ta sh*tur me të mirë pronën, se në të kundërt ai do ta humbiste fare atë…

Pa u menduar dy herë, fshatari dha këtë përgjigje që ka zënë vend në shekujt që pasuan për ligjërimin dhe shenjtërimin e pronës private kudo në botën e qytetëruar: -“Do ta sekuestrojë?! E punë e madhe, do ta çoj çështjen në Gjykatë”…

Historia thotë se mbasi mori këtë përgjigje nga fshatari, Mbreti hoqi dorë nga ambicia për ta zotëruar me çdo çmim çifligun në fjalë sepse do të ishte një çështje gjyqësore e humbur duke thënë: - “Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kuptova se sundoj një vend ku qytetarët besojnë më shumë te drejtësia sesa te Mbreti”.

E fillova me “Na ishte njwherw” mendimin, pwr tw theksuar se duhet tw jetw pwrherw, pasi Prona është institucioni ekonomik më I rëndësishëm për secilën shoqëri dhe prona private është institucioni I çdo shoqërie të lirë.

Historia e pronës në Shqipëri është plagë kombëtare. Sot në 2023 konflikti I pronës private është akoma I hapur. Vendi ynë vjen nga një historik dhune mbi pronën private dhe si të mos mjaftonte periudha e sistemit monist, sistemi pasardhës prodhoi ligjin 7501 për pronën private, ligj I cili njëzëri pranohet se është një dështim total, I prodhuar qëllimisht. Pas vijuam me legalizimet ku me fjalë të trasha ligjëruam pushtuesin e pronës private/publike.

Tani dua të ndalem pak te ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Pas shumë ankesave tw klientwve tw mi, të banorëve të Qarkut Shkodër, dua të them dy fjalë për ngërçin e krijuar për kalimin e titujve të pronësisë për tokat bujqësore në këtë zonë.

Ḉfare thotë ligji 20/2020?

Neni 12

Në bazë të nenit 12 përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore, subjektet që kanë plotësuar këto kushte:
a) Janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë rregulluar marrëdhëniet juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit 1991 e në vazhdim.
b) Subjekte përfituese janë edhe punonjësit e ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, personat që nuk kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenë banorë të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre apo që nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish-kooperative apo ish- ndërmarrjeje bujqësore tjetër.
c. “Përfitues janë edhe ata që deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesë pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për t`u pajisur me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore, pavarësisht nëse janë pajisur ose jo me aktin e marrjes së tokës në përdorim,
ç. janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.”

Ne 2020 iu bë thirrje kategorive të listuara ne nenin 12, te bënin kërkesë pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për t`u pajisur me AMTP, sipas procedurës të parashikuar në ligj dhe vendimit nr 1182, dt 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të lëshimit të akteve të kalimit në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore dhe modelit të aktit individual të kalimit të pronësisë të tokës bujqësore”.

Sot pas 3 vitesh nga aplikimi, banorët e qarkut Shkodër, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për tokën e tyre bujqësore. Prej disa vitesh kësaj kategorie I është mohuar e drejta e përfitimit nga skema e financimit për nbeshtetjen e bizneseve bujqësore të AZHBR. Sikur të mos mjaftonte cënimi I të drejtës së marrjës së pronësisë, kjo kategori nuk ka fuqi ekonomike të zhvillojë projektin e vet bujqësor në tokën e vet bujqësore; për pasojë nuk hap as niptin e fermerit, duke sjellë një kolaps në zinxhirin social por sidomos ekonomik.

Kam dëgjuar sëfundmi për krijimin e një Task Force për:

a) identifikimin e problematikave në lidhje me zbatueshmërinë e legjislacionit në fuqi për tokat bujqësore në përdorim, pa titull pronësie;
b) hartimin e planit të veprimit për trajtimin dhe zgjidhjen e problematikës;
c) koordinimin ndërmjet institucioneve qendrore, vendore, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe përdoruesve faktikë të tokës bujqësore, në funksion të zgjidhjes përfundimtare të problematikave.

Duke besuar se Task Forca do I japi drejtim bllokimit të zbatimit të ligjit 20/2020 dua të theksoj se ka ardhur koha ta çojme pronën tek pronari, pasi prona është e lidhur direkt me shpirtin e njeriut.

Nëse historia na mëson dicka është se prona private është e lidhur ngushtë me qytetërimin. Le të hedhim themele qytetërimi, është koha!

Av. Uarda Albunesa Gjekaj

Ne seancen e sotme kerkova vertetimin e mandatit te kryetarit te Bashkise Shkoder.Sot me dt 6.6.2023 Gjykata e Shkodrës ...
06/06/2023

Ne seancen e sotme kerkova vertetimin e mandatit te kryetarit te Bashkise Shkoder.
Sot me dt 6.6.2023 Gjykata e Shkodrës e pranoi kerkesen tone dhe vërtetoi mandatin e kryetarit te Bashkise Shkodër, z. Benet Beci!
Suksese Benetit!

Avokati, miku I mirë në ditë të veshtire; Por kujdes kë zgjidhni avokat😉

E drejta e votës-“Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe...
18/04/2023

E drejta e votës
-“Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe djegin kurrizin, atëherë do të detyrohen të shtrihen të flenë mbi flluskat e tyre”. (Abraham Lincoln)

Liritë dhe të drejtat politike
Neni 45.1 (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë)
“Ḉdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet”.
Neni 45.4
“ Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”.
Ky është përkufizimi I votës, parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Jo më kot Kushtetuta e lidh të drejtën e fitimit për të votuar ose për tu votuar me arritjen e moshës madhore. Mosha 18 vjeçare konsiderohet mosha e pjekurisë së një individi, një moshë kur ai është në gjëndje të kuptojë rëndësinë e zgjedhjes vetjake, përgjegjesitë e zgjedhjes së tij, të cilat lidhen me të tashmen dhe me të ardhmen.
Sot, çdo shtetas shqiptar, burre apo grua qoftë, e gëzon me ligj të drejtën e votës. Por a ka qenë gjithnjë kështu në Shqipëri dhe në botë?
Të dhënat historike na tregojnë se në demokracinë e re athinase, shpesh të cituar si vendlindja e demokracisë, vetëm burrat janë lejuar të votojnë. Gratë ishin të përjashtuara nga votimi në Greqinë e lashtë dhe Romën republikane, si dhe në ato pak demokraci që ishin shfaqur në Evropë deri në fund të shekullit të 18-të.
Lëvizja e të drejtës së votës ishte një lëvizje e gjerë, duke përfshirë gra dhe burra me një gamë të gjerë të pikëpamjeve. Në aspektin e diversitetit, arritja më e madhe e lëvizjes së të drejtës së votës për gratë në shekullin e njëzetë ishte baza e klasave jashtëzakonisht e gjerë. Si lëvizje të fuqishme historia botërore kujton ato veçanërisht në Britani; të aktivistëve të së drejtës së votimit për gratë, të cilët kërkonin të krijojnë ndryshime kushtetuese, dhe aktivistëve të së drejtës së votimit për gratë të udhëhequr nga aktivistja politike angleze Emmeline Pankhurst, e cila në vitin 1903 formoj lëvizjen më luftarake Bashkimin politik dhe shoqëror të grave. Pankhurst nuk do të kënaqej me asgjë, por me veprim në çështjen e të drejtën e votës së grave, me "vepra, jo fjalë" siç ishte edhe motoja e organizatës.
Shteti në të cilin gratë kanë fituar të drejtë vote për herë të parë në botë është Zelanda e Re. Në 1893 gratë në Zelandën e Re kanë votuar për herë të parë. Ndërsa në 1920 në Shqipëri për herë të parë femrat fituan të drejtën e votës, vendim ky i marrë nga qeveria e asaj kohe e cila mori shkak nga Shtetet e Bashkuara të cilat po atë vit vendosën që gratë të votonin.

U desh sakrificë nga një grup grash dhe njërezish në botë që ne gratë e shekullit 21 të gëzojmë të drejtën e votës, ndaj dua të ndaj me bindje se të votosh nuk është thjeshtë një e drejtë kushtetuese, por një detyrim qytetar ligjor që kemi ndaj vetes, ndaj fëmijëve tanë, ndaj qytetit dhe shtetit ku zhvillojmë përditshmërinë tonë.

Po, për cfarë votojmë ne në zgjedhjet lokale?

Në zgjedhjet lokale ne votojmë drejtuesin e bashkisë së qytetit tonë, të cilit me anë të votës ne I delegojmë një sërë të drejtash, me qëllim që drejtuesi I bashkisë të na dali garant për ofrimin sa më të mirë të mundshëm të shërbimeve lokale. E thënë ndryshe, në gjuhën ligjore kjo njihet si “Kontrata Sociale” mes qytetarit dhe shtetit, ku I pari I delegon të drejta të dytit dhe I dyti merr përsipër përgjegjësinë për të mbrojtur dhe mirëadministruar të drejtat e deleguara nga qytetari.

Për cfarë shërbimesh votojmë ne në zgjedhjet lokale?

-Pastrimi I qytetit

-Cilësia e ajrit të qytetit

- Furnizimi me ujë të pijshëm dhe Cilesia e ujit të pijshëm

-Ndërtimi I rrampave në cdo pallat, banesë, institucion public/privat, trotuare, spitale, shkolla, kinema, teatër etj për njërëzit me aftësi të kufizuar dhe nënat me fëmijë

-Lirimi I hapesirave publike, I trotuareve

-Krijimi I sa më shumë hapesirave të gjelbërta

-Krijimi I hapësirave sportive pa pagesë në qytet

-Ofrimi I transportit publik urban për qytetarët dhe vecanërisht shtresat e margjinalizuara

- Menaxhimi I mbetjeve me efikasitet

-Administrimi I pallateve sipas ligjit “Për administrimin e ambjenteve të përbashkëta”

-Infrastruktura rrugore lokale

-Mirëmbajtja e fasadave të jashtme të pallateve etj etj etj

Nëse juve ju ofrohet sot secila prej shërbimeve të listuara më lart, mos dil nga shtëpia me 14 Maj për të votuar.

Por nëse edhe ti Shkodrën e shikon me sytë e mi atëherë të lutem mos e shpërdoro të drejtën tënde për të votuar sepse, “Ata që nuk lëvizin nuk I shikojnë zinxhirët e tyre.”

​Av. Uarda (Albunesa) Gjekaj

Address

Shkoder
Shkodër
4001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyre Avokatie Albunesa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Zyre Avokatie Albunesa:

Share