Studio Ligjore "TROCI"

Studio Ligjore "TROCI" Studio drejtohet nga Avokat Bujar M.TROCI & Noter Krenar B.TROCI

14/07/2025

Ideja është mbreteresha e botës shpirtërore, ashtu si dielli është mbreti i botës shqisore.

Platoni, "Filozofia e të drejtës ideale", në librin "E drejta dhe shteti", autori F. J. Stahl.

12/03/2024

"Të ndryshosh ide rreth natyrës njerëzore është punë e vështirë, por të ndryshosh ide negativisht për veten tënde është edhe më e vështirë."

"Për t'u mësuar studentëve çfarëdolloj psikologjie që ata nuk e kanë njohur më parë, duhet t'i befasoni."

"Ka më shumë gjasa që të mësosh diçka kur vetë sjellja tënde të befason se sa duke dëgjuar fakte befasuese mbi njerëzit në përgjithësi."

Daniel Kahneman, teza: "A mund të mësohet psikologjia", në "Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë"

30/05/2023

Çdo qenie e gjallë mundet sipas natyrës së saj, dhe rrjedhimisht të jetë aktive në mënyra të ndryshme, gjë që nuk mund ta bëjë koncepti, ligji.........................Nuk është kontradiktë e arsyes të përdorësh shtrëngimin në sferën e së drejtës, edhe pse detyrat juridike të jenë dashur edhe nga morali............Nuk duhet të shihet se si ligji moral që komandon në mënyrë absolute dhe prandaj shtrihet përmbi të gjithë, të mund të deduktohet një ligj që lejon.....(cit. fj. fj.)

Fihte në qendrimin e tij kundër Kant -it

29/05/2023

"E mira nuk është një koncept origjinar, i gjetur që më parë nga mendimi, por rezulton përmes një deduksioni vetëm nga ligji logjik."

Immanuel Kant

28/04/2023

Pasi njerëzit e bashkuar së toku ndërtojnë shtetin vetëm për ruajtjen ekzistenciale dhe për të qenë të lumtur, është absolutisht i padrejtë çfarëdo konstitucioni politik që nuk është i drejtuar për këtë qëllim.

Aristoteli, cituar në “E drejta dhe shteti”, autori Friedrich Julius Stahl.

11/04/2023

"Platoni dëshiron po ashtu që shteti i tij të paraqesë një harmoni më sublime se ajo e natyrës, madje një harmoni supreme. Por shteti nuk mund të jetë i tillë, nëse nuk ekziston në të njejtën kohë si sundim i lirisë, kështu që bukuria e strukturës së tij nuk ekziston thjeshtë si natyra, por pothuaj çdo moment krijohet përsëri nga vullneti real i individëve, të shtyrë dhe të frymëzuar nga ajo. Prandaj nuk u jepet qytetarëve as e drejtë, as zgjedhje të asnjë mënyre; secilit i është caktuar një detyrë, në të cilën ai duhet të qëndrojë, edhe pse nuk mundet. Nuk ka asnjë garanci personi, por vetëm veti personale që ai posedon, edhe kundër vullnetit të tij; në mënyrë që ajo që është e garantuar, është vetëm shëmbullësia ose ideali, të cilit i përshtaten dhe i shërbejnë dobishmërisht vetitë e personit. Vetëm pak vetë duhet të marrin pjesë në njohjen e idealit që përfaqësojnë, të veprës së madhe që prodhohet tek shteti."

E drejta dhe shteti, "Filozofia e të drejtës ideale tek Platoni", autori F. J. Stahl.

29/03/2023

Vendimi Këshillit të Lartë Gjyqësornr. 147, datë 29.3.2023 "Për përcaktimin e kategorive të gjykatave", publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 53 datë 29.03.2023;

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 147/a, pika 1, shkronjat“d”dhe “ë”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, në nenet 61, 89 dhe 97, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në ligjin nr. 98/2016, “Për pushtetin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Komisionit të planifikimit strategjik, administrimit dhe buxhetit,VENDOSI:

1. Përcaktimin e kategorive të gjykatave si më poshtë:

I. Kategoria e parë (e lartë):
a)Gjykata e Lartë;
b)Gjykata e Apeli të Juridiksionit të Përgjith-shëm;
c)Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
d)Gjykata e Apelit Administrativ;
e)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
f)Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
g)Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;

II. Kategoria e dytë (e mesme):

a)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
b)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
c)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
d)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
e)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
f)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
g)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
h)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
i)Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë;

III. Kategoria tretë (e ulët):

a)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;
b)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
c)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
d)Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSORKRYETARE
Naureda Llagami

Me ne fund nje vendim drejtesie!Gjykata Kushtetuese e R.Sh. vendos: Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të v...
11/12/2022

Me ne fund nje vendim drejtesie!
Gjykata Kushtetuese e R.Sh. vendos: Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor; dhe urdheron: Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

https://www.gjk.gov.al/web/NJOFTIM_P_R_SHTYP_2337_1-1.php?fbclid=IwAR0MvqA4YISOU0IKKBpYbSV0VMvHLCmvZ4NV_CTYVcK4fyOyk0Itq0WDU-M

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “ Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shq....

Address

Durrës
2000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore "TROCI" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Studio Ligjore "TROCI":

Share