Legalitic Law Firm - Av. Artion Beqiraj

Legalitic Law Firm - Av. Artion Beqiraj We deal cases in commercial, civil, maritime, intellectual property, administrative and labor law.

KQZ përmbylli procesin e verifikimit të firmave dhe regjistroi Projektligjin 'Për financimin shtetëror të trajtimit shën...
02/07/2026

KQZ përmbylli procesin e verifikimit të firmave dhe regjistroi Projektligjin 'Për financimin shtetëror të trajtimit shëndetësor të fëmijëve, brenda ose jashtë vendit kur ai trajtim nuk ofrohet nga sistemi ynë publik shëndetësor'.

Falenderime të jashtëzakonshme të gjithë nënshkruesve plot 32,128 firma u dorëzuan në KQZ.

Falenderime po ashtu të mëdha për nis ëtarët dhe për grupet e mbledhjes së nënshkrimeve kudo nëpër Shqipëri dhe këdo që u bë pjesë e ndihmoi.

Vlerësim për efikasitetin e punës dhe korrektesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Faleminderit 🙏🙏

30/06/2026

📌 Njoftim mbi hapat e nismës ligjore për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve📝✅️

Dita Ndërkombëtare e Detarëve – Një hap përpara për të drejtën detare në Shqipëri 🇦🇱🇪🇺Në Ditën Ndërkombëtare të Detarëve...
27/06/2026

Dita Ndërkombëtare e Detarëve – Një hap përpara për të drejtën detare në Shqipëri 🇦🇱🇪🇺

Në Ditën Ndërkombëtare të Detarëve, u mblodhëm në bordin e "Adria Ferries" në një aktivitet të veçantë me pjesëmarrjen e Komisionit Evropian, institucioneve dhe aktorëve kryesorë të fushës.

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ishte kënaqësi e veçantë të ndaja fjalën përshëndetëse dhe të prezantoja misionin e Albanian Maritime Law Association.

AMLA po konsolidohet çdo ditë e më shumë si:
📍 Një pol i rëndësishëm në lëmin e të drejtës detare.
🗣️ Një zë më shumë për të gjithë profesionistët e sektorit.
🤝 Një urë afrimi dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare.

💬 AMLA një forum debati dhe zhvillimi për të ardhmen e legjislacionit detar.

Mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim të përbashkët drejt standardeve evropiane!

Detaria TeDrejtatDetare

🎯Dorezimi ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te 32.128 nenshkrime qytetaresh 📝 per nismen e projektligjit ne mbrojtje t...
22/06/2026

🎯Dorezimi ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te 32.128 nenshkrime qytetaresh 📝 per nismen e projektligjit ne mbrojtje te shendetit te femijeve🙏

➡️ Hapi i radhes: Dorezimi i draftit te ligjit, i cili percillet per ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise pas verifikimit dhe miratimit te formulareve nga KQZ.

Angazhimi i grupit te punes vazhdon✅

14/06/2026

Faleminderit qytetarëve që mbështetën nismën ligjore për shëndetin e fëmijëve👫 Për një kohë të shkurtër mblodhëm 3662 nënshkrime 📝
Ndjesë që për arsye llogjistike, infrastrukture, nuk arritëm të ishim më shumë prezent🙏
Faleminderit të gjithë personave vullnetmirë për ndihmesën në mbledhjen e firmave🙏
✅️Në vijim do përditësojmë për hapat...
🙏🙏🙏

09/06/2026

📢 Edhe 72 orë për nënshkrimet!

Nëse cdo ditë keni menduar se *nesër* do mbështesni me firmën tuaj nismën ligjore për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, ju njoftojmë:

📝Stenda është e hapur deri të enjten ora 09-12.00
📍Durrës, sheshi "Liria", në krah të bashkisë, godina tek OTP bank.

🙏Ju mirëpresim!

Vijoi edhe sot mbledhja e nënshkrimeve📝 për projektligjin që synon mbrojtjen e fëmijëve e familjes🙏
07/06/2026

Vijoi edhe sot mbledhja e nënshkrimeve📝 për projektligjin që synon mbrojtjen e fëmijëve e familjes🙏

📍 Në kujtesë të legjendës së detarisë shqiptare, Haxhi Ali Ulqinaku!​Së bashku shoqata "Ulqini-Durrës", z. Gzim Hadinaga...
30/05/2026

📍 Në kujtesë të legjendës së detarisë shqiptare, Haxhi Ali Ulqinaku!

​Së bashku shoqata "Ulqini-Durrës", z. Gzim Hadinaga nga CEKUM i Malit të Zi dhe miq arbneshë nga Zadari i Kroacisë, zhvilluan një aktivitet të veçantë kushtuar figurës legjendare të Haxhi Aliut.

⚓️​ Kush ishte kapiteni që i dha emrin shpellës detare më të madhe në Shqipëri (në Karaburun)?

​🌊 Mbrojtësi i brigjeve tona: I lindur në Ulqin (një nga qendrat më të fuqishme detare të kohës), Haxhi Aliu u shndërrua në "zotin" e Kanalit të Otrantos dhe Detit Jon mes shekujve XVI-XVII (1569–1620).

⚔️ Pirat apo Luftëtar?

Për fuqitë e mëdha të kohës si Venediku e Mbretëria e Napolit, ai ishte një kusar i frikshëm. Për popullsinë vendase, ai ishte mbrojtësi që godiste sulmet e huaja dhe siguronte tregtinë e lirë të shqiptarëve.

​Sot, emri i tij jeton jo vetëm në legjenda, por edhe në Shpellën e Karaburunit (e njohur si "Shpella e Piratëve"), si dëshmi e historisë sonë të fuqishme detare.

Address

Sheshi Liria, EGT Center, K. 9
Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Legalitic Law Firm - Av. Artion Beqiraj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Legalitic Law Firm - Av. Artion Beqiraj:

Shortcuts

Share