03/06/2013
Pershendetje miq!
Do doja te ndaja me ju nje informacion te rendesishem, per mundesi strehimi!
Te gjithe ato cifte, te cilet nuk kane mundesi financiare per te pasur nje shtepi, ky informacion mund te jete nje zgjidhje:
Ne mbeshtetje te ligjit Nr. 9232 date 13.05.2004 "per programet sociale per strehimin e banoreve te zonave urbane"
Po ju parashtroj me poshte kriteret mbi te cilat ne varesi te statusit tuaj, mund te perfitoni nga kjo mundesi.
Përcaktimi i familjeve, qe përfitojnë nga programet sociale te strehimit, jane ato familje/individ te cilet:
a) nuk kane ne pronësi një banese;
b) zotërojnë sipërfaqe banimi nen normat e strehimit te përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjese këto familje;
c) kane mbetur te pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore.
Kriteret e përzgjedhjes se përfituesve jane si me poshte:
Trajtohen me përparësi individët ose familjet te cilat kane këto specifika:
a) familjet, te cilat vërtetojnë se nuk kane përfituar nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore";
b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;
c) familjet njeprinderore, qe kane ne ngarkim fëmijë;
ç) te moshuar qe kane mbushur moshën e pensionit dhe qe nuk përzgjidhen për t'u strehuar ne institucionet publike te perkujdesit shoqëror;
d) individët me aftësi te kufizuar, te cilët gëzojnë statusin e te verbrit te grupit te pare, te invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, te invalidit te punës dhe te invalidit te Luftës Nacionalçlirimtare;
dh) familjet me shume fëmijë;
e) çiftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjeç;
ë) familjet qe kane ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;
f) individët me statusin e jetimit qe nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshën 30 vjeç.
Keshilli i Ministrave me vendimin Nr 53. date 28.01.2005 percakton se dokumentacioni i nevojshem per kete aplikim eshte si me poshte:
a) certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare;
b) vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
c) vërtetimin e të ardhurave neto të familjes;
ç) dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
d) dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë antarët e vetëpunësuar të familjes;
dh) vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
e) vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
ë) vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;
f) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;
g) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;
gj) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
h) dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.
Pasi keni plotesuar dokumentat e nevojshme, ato regjistrohen ne njesite bashkiake perkatese, nga ku merret nr i protokollit, dhe me pas ato depozitohen ne bashki.
Per cdo paqartesi ju lutem mos hezitoni...
Ps: Mos harroni Like&Share kete faqe ;-)
Miqesisht Kleventi!