01/06/2026
Përmbledhje⬇️ Në 1 Tetor 2026 parashikohet të hyjë në fuqi propozimi ligjor për dëbimin e adoleshentëve ( Tonårsventilen).
➡️Qeveria suedeze sot në datën 1 Qershor 2026 prezantoi një propozim për një rregull të ri dhe të përhershëm në Ligjin për të Huajt, i cili njihet si "tonårsventilen" (një rregull lehtësues për të rinjtë).
Qëllimi është që të rinjtë e moshës 18 deri 21 vjeç, që kanë pasur ose kanë leje qëndrimi për shkak të lidhjes familjare (anknytning) me prindërit e tyre, të mund të qëndrojnë në Suedi, të përfundojnë shkollën e mesme (gymnasiet) dhe të kenë mundësi më të mira për të përmbushur kushtet për një leje qëndrimi të pavarur.
➡️Data e planifikuar e hyrjes në fuqi është më 1 tetor 2026.
➡️Rregulli kryesor aktual në Suedi është që, leja e qëndrimit duhet të kërkohet dhe të aprovohet përpara hyrjes në vend. ➡️Megjithatë, ky propozim i ri krijon përjashtime të rëndësishme (ventile) pikërisht për këtë grup njerëzish.
1. Për të rinjtë e moshës 18 deri 21 vjeç
Nëse ndodhen në Suedi me një vendim dëbimi (utvisningsbeslut) dhe vendimi ka marrë formë të prerë dmth, ka hyrë në fuqi (vunnit laga kraft) gjatë vitit 2025 ose 2026, ata nuk kanë nevojë të largohen nga vendi.
➡️Ata mund të aplikojnë për lejen e re sipas "tonårsventilen" direkt nga Suedia.
2. Cfarë ndodh në rastet kur të rinjtë janë larguar tashmë nga Suedia❓️
➡️Ata kanë përsëri të drejtë të aplikojnë për leje qëndrimi sipas këtij rregulli të ri, por duhet ta dorëzojnë aplikimin nga jashtë vendit (nga vendlindja ose shteti ku ndodhen).
3. Në rast se kanë një leje qëndrimi aktive❓️ ➡️Ata që mbushin 18 vjeç gjatë kohës që leja e tyre aktuale është në fuqi, do të mund të kërkojnë zgjatje të lejes përmes këtij rregulli të ri.
4. Çfarë ndosh me të rinjtë që kanë mbushur 21 vjeç❓️ (Rregulli mbrojtës)
Për t'i mbrojtur këtë kategori të rinjsh propozohet një përjashtim me rregull të veçantë.
➡️Nëse i riu ka zotëruar leje qëndrimi për shkak të lidhjes me prindërit si fëmijë (nën 18 vjeç) rregullisht në një moment gjatë tri viteve të fundit, ai mund të aplikojë për një leje tjetër qëndrimi (p.sh. për punë ose studime) pa pasur nevojë të largohet nga Suedia.
➡️Kjo vlen edhe nëse të rinjtë kanë një vendim dëbimi që ka marrë formë të prerë në vitin 2025 ose 2026.
5. Çfarë ndodh për personat mbi 21 vjeç me nevoja të veçanta ose varësi të jashtëzakonshme❓️
➡️Nëse personi është mbi 21 vjeç por ka një marrëdhënie të veçantë varësie me prindërit e tij (p.sh. për shkak të një aftësie të kufizuar/invaliditeti që ka lindur gjatë kohës që ishte në Suedi), atij mund t'i aprovohet leja e qëndrimit për aq kohë sa ekziston kjo varësi e veçantë.
➡️Personat e tjerë mbi 21 vjeç që janë larguar nga Suedia duhet të aplikojnë për leje të zakonshme pune ose studimi nga jashtë vendit.
❓️Si do të zbatohen rregullat në praktikë❓️
➡️Parashikohet që pezullimi i çështjeve do të hiqet gradualisht.
➡️Migationsverket ka pasur një pauzë për shumë nga këto çështje (megjithëse në praktikë ka qënë e kufizuar kjo pauzë ër shumë raste).
➡️Kur ligji të hyjë në fuqi (planifikuar më 1 tetor 2026), institucioni do të fillojë të shqyrtojë aplikimet sipas këtyre rregullave të reja dhe më lehtësuese.
➡️Arsyeja dhe vazhdimi i studimeve për të rinjtë, u mundësojnë të fitojnë kohë për të gjetur punë.
➡️Synimi i këtij rregulli është t'i japë të riut leje qëndrimi për të përfunduar shkollën e mesme.
➡️Gjatë kësaj kohe, ata fitojnë të drejtën dhe kohën e mjaftueshme për të gjetur një punë.
❓️Çfarë ndodh me ndryshimin e statusit (spårbyte) brenda Suedisë❓️
➡️Aktualisht po zhvillohet një hetim i shpejtë ligjor (snabbutredning) për të përcaktuar saktësisht se sa e lehtë do të jetë që një person me leje qëndrimi nga "tonårsventilen" të kalojë më vonë direkt në një leje pune, pa pasur nevojë të udhëtojë jashtë Suedisë.
Kujdes❗️ Ky është ende një propozim ligjor që pritet të hyjë në fuqi në vjeshtën e vitit 2026.
➡️Para kësaj date, Migrationsverket nuk mund të marrë vendime të bazuara në këto rregulla të reja.
➡️Konferenca e sotme (1 qershor 2026) konfirmon se qeveria po ecën përpara me këtë plan. Megjithatë, duke qenë se ligji hyn në fuqi më 1 tetor 2026, këshillohet që klientët ose personat që preken nga ky propozim duhet të jenë në kontakt me përfaqësuesit e tyre ligjorë për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm dhe për të monitoruar vendimet e dëbimit gjatë kësaj periudhe tranzitore.
Përgatitur nga zyra juridike A.Halili Justice Juristbyrå AB , Anila Halili EU avokate- juristw e specializuar në Suedi për çështjet e Migracionit dhe Europiane.
Diplomuar nga Universiteti Juridik i Uppsalës Suedi dhe Fakulteti i Drejtësisë në Greqi.
(+46) 72 933 99 21
[email protected]
https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/06/presstraff-for-att-presentera-nyheter-pa-migrationsomradet/