26/05/2026
VIZA E VIZITORIT NË UK: Çfarë shikon realisht Home Office 👀🇬🇧
Kur vlerësohet një aplikim për Vizë Vizitori në Mbretërinë e Bashkuar, vendimi merret mbi bazën e “balancës së probabiliteteve”, që do të thotë se ECO (Entry Clearance Officer) duhet të bindet se aplikanti ka më shumë gjasa të jetë një vizitor i vërtetë sesa jo.
Kjo nënkupton që barra e provës është kryesisht mbi aplikantin dhe përfaqësuesin e tij.
Dy nga faktorët kryesorë që ECO-t vlerësojnë janë:
💰 Gjendja financiare
Si shembull, në rast punësimi, te ardhurat dhe kursimet mujore të aplikantit, pas zbritjes së shpenzimeve mujore, duhet të jenë të mjaftueshme për të mbuluar kostot e mundshme të udhëtimit në UK.
Kështu, nëse një aplikant kursen rreth £300 në muaj pas shpenzimeve, por planifikon të shpenzojë më shumë se dyfishin e kësaj shume për një udhëtim të shkurtër 5-ditor në UK, ECO mund të vërë në dyshim nëse kjo është financiarisht e besueshme.
Si mund të shpenzojë dikush shumëfishin e kursimeve mujore për një vizitë kaq të shkurtër pa një shpjegim të arsyeshëm?
🔁 Udhëtimet në UK
Vizitat e shpeshta ose të zgjatura në UK mund të krijojnë shqetësime për “rezidencë de facto”.
Nuk ekziston një rregull strikt për kohëzgjatjen e udhëtimit brenda vlefshmërisë së vizës, megjithatë, nëse historia e udhëtimeve tregon se aplikanti po jeton praktikisht në UK përmes vizitave të përsëritura, refuzimi është i mundshëm.
Për shembull, nëse një aplikant është i punësuar me kohë të plotë në vendin e tij, por kalon 2 muaj, 4 muaj apo edhe 6 muaj rregullisht në UK, ECO mund të vërë në dyshim se si është e mundur kjo. Në këto raste mund të kërkohen prova të besueshme për të shpjeguar mungesat nga puna, ruajtjen e punësimit dhe nëse jeta kryesore e aplikantit është realisht jashtë UK.
📌Një aplikim i suksesshëm nuk është vetëm dokumentacion, por një narrativë logjike dhe e besueshme e mbështetur me prova.
Ndaj, është gjithmonë më mirë të konsultoheni me një profesionist: Law Lane Solicitors.
Burimi i informacionit:
Caseworker Guidance on Visitor Visas – www.gov.uk