17/06/2026
KËRKOHET AVOKAT I BRENDËSHËM (FULL TIME) – Çështje Penale & White Collar Crime
Halimi Ahmetaj Law & Tax, një nga zyrat ligjore më të renditura në Shqipëri (Chambers Europe 2026), po zgjeron praktikën penale dhe po kërkon një Avokat të Brendshëm me përvojë të theksuar në çështje penale, me fokus të veçantë në krime ekonomike (White Collar Crime).
Përgjegjësitë kryesore:
Hartimi i strategjive, parashtresave dhe akteve ligjore në çështje penale komplekse, korrupsion dhe hetime ekonomike.
Përfaqësim para prokurorive të zakonshme dhe të posaçme, para gjykatave me juridiksion të përgjithshëm dhe të posacëm.
Këshillim strategjik për klientë individualë dhe korporata në procedime penale.
Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë me profil të lartë.
Kërkesat:
Diplomë të avancuar në Drejtësi (preferohet LLM jashtë vendit në Criminal Law, White Collar Crime, Financial Crime ose Compliance).
Licencë avoaktie në Shqipëri.
Minimum 4–6 vjet përvojë në çështje penale, preferohet me fokus në SPAK ose zyra ndërkombëtare.
Anglisht rrjedhshëm (C1/C2) dhe aftësi të shkëlqyera shkrimi ligjor.
Çfarë ofrojmë:
Pozicion full-time në ambient profesional elitar në qendër të Tiranës.
Paketë konkurruese dhe mundësi zhvillimi me ekspozim ndërkombëtar.
Mentorim direkt dhe pjesëmarrje në çështje me impakt të lartë.
Të interesuarit të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
CV (shqip & anglisht)
Letër motivimi (1 faqe)
Mostër pune ligjore
me subjekt: “Aplikim – Avokat Penale & White Collar [Emri]”.
Afati: 30 qershor 2026
Email: [email protected]
Aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe shqyrtohen menjëherë.
Leading the future!
Corporate, Banks, Oil, Energy, Technology
Since 2001
Founder: Mr. Eduard Halimi