03/10/2019
Një ditë një burrë e çon të atin në një restorant të shtrenjtë. Babai ishte i vjetër në moshë e për këtë arsye edhe pak i dobët fizikisht. Kështu teksa hante ushqim, të moshuarit i binin thërrimet në pantallona e kemishë. Por djali i tij ruajti qetësinë edhe pse vuri re se shume klientë aty e shihnin me neveri këtë situatë të krijuar.
Pasi mbaruan ushqimin të dy, at e bir, shkuan në tualet dhe pa sikletin më të vogël burri e ndihmoi babain e tij të pastrohej e të rregullonte pamjen e tij. Kur ata dolën nga banjo më të pastër se kurrë, në restorant çuditërisht mbretëroi një heshtje e thellë. Shumëkush u acarua nga mënyra e të ngrënit dhe pyesnin veten si mund të bënin figurë kaq qesharake njerëzit në një restorant të shtrenjtë. Dhe pëshpëritjet e qeshjet tallëse vijonin.
Erdhi koha për t’u larguar dhe kur burri duke shoqëruar të atin iu drejtuan arkës për të paguar faturën, dikush nga salla u ngrit dhe e pyeti djalin e plakut:
-”A nuk mendon se ke lënë diçka këtu?”
I biri i plakut iu pergjigj:
-"Jo nuk kam lënë asgjë”.
Personi tjetër i moshur që ishte ngritur i tha:
-"Po mor bir, ti ke lënë këtu diçka, një mësim per çdo fëmijë dhe një shpresë për çdo prind!”
Në atë moment restoranti ngriu dhe shumica e klienteve u ndjenë të turpëruar, e mbanin kokën poshtë që u tallen dhe gjykuan plakun dhe djalin për atë sjellje.
Një gjë duhet të kuptojmë; një nga nderimet më të mëdha që ekzistojnë në këtë botë është që të jemi në gjendje të kujdesemi për të moshuarit që dikur u kujdesën për ne. Miresjellja për prindërit tanë është kryesore sepse ata sakrifikuan jetën, kohën dhe paratë e tyre për ne. Ata meritojnë respektin maksimal, gjithmonë!