Av.Elona Shaqiraj Mone

Av.Elona Shaqiraj Mone Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Av.Elona Shaqiraj Mone, Divorce & Family Lawyer, Vlorë.

Elona Shaqiraj Mone
perbri Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore

Duke u udhehequr nga e drejta zyra jone ofron sherbime ne ceshtjet penale, civile,familjare, administrative.

Vendimet e Gjykates se Larte ne kendveshtrimin tim jane nje vlere e rritur per cdo profesionist te se drejtes.VENDIMI I ...
16/11/2024

Vendimet e Gjykates se Larte ne kendveshtrimin tim jane nje vlere e rritur per cdo profesionist te se drejtes.

VENDIMI I KAGJL si me siper edhe njehere na udheheq drejt parimit te drejtesise edhe pse me rezerve do te duhej te ishte pranuar edhe pavlefshmeria absolute e akteve Administrative pervec dhenies se demshperblimit per 12 paga mujore.

🇦🇱

Per aplikime te sherbimeve ligjore kontaktoni ne DM ose ne 0674936922!AvokateElona Mone (Shaqiraj)Prane ish-Universiteti...
28/10/2024

Per aplikime te sherbimeve ligjore kontaktoni ne DM ose ne 0674936922!

Avokate
Elona Mone (Shaqiraj)
Prane ish-Universitetit "Pavaresia" - Vlore

attorney aplikim vertetim court lawsuit

Cfare mund te mesosh ne nje Studio Ligjore fokusi i se ciles eshte pergatitja e nje dosje per proces gjyqesor dhe Perfaq...
08/10/2024

Cfare mund te mesosh ne nje Studio Ligjore fokusi i se ciles eshte pergatitja e nje dosje per proces gjyqesor dhe Perfaqesimi ne Gjykate dhe jo vetem....

1-Njihesh nga ana praktike me te gjithe procesin nepermjet te cilit kalon nje problem Ligjor per te gjetur zgjidhje duke degjuar konsulencat fillestare me klientin dhe ato ne vazhdim. Ne kete menyre perball dijet teorike me praktiken, e domosdoshme kjo per te kuptuar cfare je duke studiuar apo per cfare tashme je diplomuar duke te ndihmuar te jesh analitike ne perzgjedhjen e ligjit te duhur per ceshtjen konkrete.

2.Tashme ligjet jane te prekshme qekurse dokumentacioni Ligjor ne baze dhe per zbatim te te cilit do te vijoj trajtimi ceshtjes eshte elementi thelbesor qe te Ben te kuptosh cfare eshte realisht nje ceshtje.

3.Aplikimi per dokumentacion ligjor ne varesi te ceshtjes te jep informacionin e nevojshem teknik dhe njohurite e duhura per te kuptuar vijimesine e ceshtjes si nje element me rendesi per nje dosje te plote perpara gjykimit drejtuar trupes gjyqesore.

4. Analizimi i elementeve shkak-pasoje te japin dijen e nevojshme per te zgjidhur rastin duke te Bere aset ne qe kane nevoje per zgjidhje prej avokatit.

5.Baza ligjore, vendimet e gjykates se Larte e jo vetem do te formesojne per te paraqitur arsyetimet e tua ne kerkese apo padi.

6. Arkivimi i materialeve qe formojne nje praktike te sakte per tu perdorur ne proces gjyqesor eshte nje veprim qe I reziston cdo procedure, kohe dhe objekti.

7.Mbajtja e raporteve te drejta me klientin, ne kushtet e mirebesimit dhe pergatitjes shume te mire profesionale do te coje ne nje Nivel me te larte vetdijeje dhe avantazhi ne sipermarrjen tende.

Keto dhe shume te tjera me kane bere qe ta dua dhe ti perkushtohem punes time cdo here edhe pse me Sfida edhe pse me ndryshim te hartes gjyqesore edhe pse me duhet ti shpjegoj disa here klienteve te mi, edhe pse me duhet te pres per seancat gjyqesore apo per Praktikat administrative.

Nese ndihesh I/e frymezuar nga ky postim dhe ishte pikerisht ky status qe ty te duhej te ftoj te behesh pjese e Studios sime si Praktikante, asistent, internship, pune te pjesshme apo kursant qe ka nevoje te marr njohuri

⚖️ Nje jave te mbare te gjitheve ⚖️ ❤️⚖️
07/10/2024

⚖️ Nje jave te mbare te gjitheve ⚖️
❤️⚖️

Rast suksesi me fitore nga Gjykata e Larte!Faleminderit dhe mirenjohese Gjykates se Larte qe edhe ne si avokate na shper...
26/09/2024

Rast suksesi me fitore nga Gjykata e Larte!
Faleminderit dhe mirenjohese Gjykates se Larte qe edhe ne si avokate na shperblen punen e drejte e te palodhur.

Ceshtja ben fjale per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar te procesit me objekt zgjidhje martese dhe rregullimit te pasojave ligjore te saj.
Neni 6 i Konventës ka parashikuar se: “Për fëmijët emigrantë dhe fëmijët të cilët, për shkak të problemeve të ndodhura në vendin e tyre, janë zhvendosur në një shtet tjetër, autoritetet e Shtetit Kontraktues në territorin e të cilit ndodhen këta fëmijë si rezultat i zhvendosjes së tyre, kanë juridiksionin e parashikuar në nenin 5 paragrafi 1; 2. Dispozitat e paragrafit të mësipërm zbatohen gjithashtu për fëmijët, banesa e përhershme e të cilëve nuk mund të përcaktohet.”

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë rezulton të ketë identifikuar objektin e kërkimit dhe nëse ky objekt kërkimi përshihet në fushën e zbatimit të Konventës së Hagës, e cila ka përcaktuar se interesi më i lartë i fëmijës mund të gjykohet më mirë nga gjykata e vendit ku fëmija ka banesën e përhershme.

Sa më lart, gjykata e shkallës së parë ka vepruar duke e bazuar në përcaktimet e nenit 37 të Kodit të Procedurës Civile, pasi ka identifikuar Konventën e Hagës si të zbatueshme në çështjen konkrete, duke analizuar se çështja konkrete përfshihet në fushën e zbatimit të kësaj konvente. Në rastin konkret marrëveshja ndërkombëtare (Konventa e Hagës) gjen zbatim për çështjen objekt shqyrtimi, me qëllim analizimin e venqendrimit të fëmijës së mitur.

 Ndërsa sa i përket ligjit nr.10428/2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” në nenin 1 pg.2, përcaktohet se: "Elementi i huaj", për qëllime të zbatimit të këtij ligji, nënkupton çdo rrethanë juridike që lidhet me subjektin, përmbajtjen ose objektin e një marrëdhënieje juridiko-civile dhe që bëhet shkak për lidhjen e kësaj marrëdhënieje me një sistem ligjor të caktuar.
Nga kjo dispozitë konstatohet se elementi i huaj për çështjen konkrete i referohet vëndqëndrimin të fëmijës në shtetin Italian. Ky element ka relevancë për të përjashtuar juridiksionin e gjykatës shqiptare në gjykimin e çështjeve me objekt “Zgjidhje martes

Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster i eshte dashur te vendos Moskompetencen Lendore per nje ceshtje te bazuar ne ne...
24/09/2024

Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster i eshte dashur te vendos Moskompetencen Lendore per nje ceshtje te bazuar ne nenin 388 te K.Pr.Civile "Vertetim i faktit juridik" duke arsyetuar se kjo ceshtje eshte e nje natyre administrative qekurse ceshtja objekt shqyrtimi lidhet me vertetimin e ndjekjes se klases se 8 nga kerkuesi prane Shkolles X dhe duke vazhduar arsyetimin se akti per te cilin kerkohet te vertetohet fakti juridik eshte detyrim i administrates shteterore.

Rezulton se Gjykata Administrative Lushnje ka derguar ceshtjen per mosmarreveshje kompetencash me te drejte Gjykates se Larte dhe nga ku kjo e fundit (si dhe ne raste te tjera analoge) ka vendosur edhe njehere te rregulloj kompetencen duke ja drejtuar ceshtjen objekt shqyrtimi Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster pasi perseri me te drejte Gjykata e Larte arsyeton:

1.     Praktika e Gjykatës së Lartë tashmë është e konsoliduar në këtë drejtim. Në rastin kur pala paditëse kërkon të vërtetojë gjyqësisht një fakt për të cilën nuk disponon dokumentacionin përkatës, jemi përpara rastit të vërtetimit të faktit juridik, sepse akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër. Pra, në rastin konkret akti nuk ekziston, pra dokumenti që vërteton marrëdhënien e punës nuk ekziston dhe nuk përmban asnjë të dhënë pranë palës së paditur dhe as nuk ekziston në ndonjë institucion tjetër. Pra, nuk është organi publik që në zbatim të funksioneve të caktuara me ligj nuk ka vepruar, por fakti se ky akt nuk ekziston dhe i padituri nuk ka se çfarë akti të lëshojë apo të njohë një të drejtë (shih vendimin nr. 31003-01094-00-2020, nr. akti datë 14.12.2020 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Rezulton se kostua ne kohe paralel me koston e zgjidhjes se problemit bie mbi qytetarin qe me te drejte pret te marr nje zgjidhje brenda afateve sa me te arsyeshme nga nje gjykate profesionale gjithashtu.

Thirrje Gjykatave te Shkalles se Pare te njihen thellesisht me ate cfare Gjykata e Larte ben thirrje gjithashtu: "Praktika e Gjykates se Larte eshte tashme e konsoliduar ne kete drejtim".

Neni 399/1 i K.Pr.Civile percakton se:

Objekti
(Shtua

⚖️Nje sezon te ri te mbare per te gjithe profesionistet e ligjit dhe te se  drejtes! Angazhimi juaj profesional te jete ...
02/09/2024

⚖️Nje sezon te ri te mbare per te gjithe profesionistet e ligjit dhe te se drejtes! Angazhimi juaj profesional te jete sa me i mbare dhe plot suksese ! ⚖️

💥Ulet qira e apartamentit ne 300 €/muaj💥
21/11/2023

💥Ulet qira e apartamentit ne 300 €/muaj💥

20/11/2023
🇦🇱Kushtetuta e Republikes se Shqiperise u adoptua me date 12.09.1998 nepermjet referendumit."Sipas Kushtetutes Shqiperia...
20/11/2023

🇦🇱Kushtetuta e Republikes se Shqiperise u adoptua me date 12.09.1998 nepermjet referendumit.

"Sipas Kushtetutes Shqiperia eshte Republike Parlamentare,shtet unitar i pandashem."

🇦🇱Kushtetuta eshte Akti Normativ me i larte ne te gjithe teritorin e Republikes se Shqiperise sipas nenit 116 te saj dhe me te drejte cdo ligj i miratuar ne Parlament duhet te jete ne perputhje me Kushtetuten.





🇦🇱

Address

Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 08:30 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Av.Elona Shaqiraj Mone posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share