02/04/2024
PROBLEM ME VJETËRSINË TUAJ NË PUNË?
Sot shumë individë, të cilët kanë plotësuar kushtet ligjore për t'u trajtuar me pension, fatkeqësisht përballen me probleme apo pengesa nga më të ndryshmet, të cilat u komunikohen nga punonjësit përgjegjës të Sigurimeve Shoqërore.
Problematika të tilla nga më të shpeshtat, me të cilat këta individë hasin kanë të bëjnë me:
🔴Mosshenimi në regjistrat themeltar të punonjësve të ditëve të tyre të punës.
🔴Ditët e tyre në punë janë të shënuara në këta regjistra,por rezultojnë të rëna vizë.
🔴Gjeneralitetet e tyre që kanë të bëjnë me emrin, atësinë, mbiemrin apo datëlindjen janë të shënuara gabim.
🔴Dokumentet e tyre të vërtetimit të vjetërsisë në punë kanë humbur apo janë djegur.
🔴Në dokumentet që vërtetojnë vjetërsinë e tyre në punë është shenuar data e fillimit të punës,por u mungon data e largimit dhe anasjelltas.
Kështuqë,të gjitha këto problematika që i listuam më lart,bëhen pengesë për administratën e sigurimeve shoqërore që të mos procedojnë me caktimin e pensionit për këto kategori individësh.
Zyra jonë ligjore me avokat PLATIN ÇOKAJ, i specializuar në këtë fushë ju ofron asistencën e duhur ligjore për zgjidhjen e problemit tuaj,prandaj mos hezitoni të na 📲shkruani dhe të rezervoni takim me avokatin.
⚖️Avokat Platin Çokaj⚖️
📍Avokat pranë Gjykates Administrative të Shkallës së Parë Tiranë