Studio Ligjore Kapinova

Studio Ligjore Kapinova Sherbime Ligjore & Avokatie

21/03/2026

Gëzuar Fiter Bajramin 🙏🏻

Vendim për praktikën gjyqësore“……i dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojë ulje dënimi. Në zbatim të nenit ...
11/07/2025

Vendim për praktikën gjyqësore

“……i dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojë ulje dënimi. Në zbatim të nenit 75, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i dënuari mund të përfitojë ulje dënimi vetëm kur është i dënuar me burgim si një nga llojet e dënimeve kryesore të parashikuara nga neni 29 i KP.

Ky qëndrim vjen nga interpretimi literal i terminologjisë “ulje dënimi” të përdorur nga ligjvënësi, ku vetëm dënimi me burgim, i cili jepet për një kohë të caktuar nga pesë ditë deri në 35 (tridhjetë e pesë) vjet sipas nenit 32 të KP, mund të ulet në masën e tij, konkretisht deri në 90 ditë ose 45 (dyzet e pesë ditë) për të dënuarit me vendim të formës së prerës, sipas parashikimeve të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020.
Dënimi me burgim të përjetshëm, si lloj i veçantë dënimi kryesor i parashikuar vetëm për krimet sipas nenit 31 të KP, nuk lidhet me kalimin e një afati të caktuar kohor dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet ulje nga vuajtja e tij për periudha të caktuara kohore.
Gjithashtu, ligjvënësi përcakton se ulja e dënimit bëhet deri 90 ditë ose 45 ditë “në çdo vit të kryerjes së dënimit”. Pra, përfitimi i uljes së dënimit lidhet me një lloj dënimi i cili “kryhet”, pra përfundon me ekzekutimin e tij dhe për çdo vit” të dënimit, pra, është dënim që llogaritet në kohë. Ky qëndrim vjen në përputhje dhe me interpretimin sistematik të parashikimeve të nenit 75, të ligjit nr. 81/2020 me parashikimet e nenit 30, të ligjit nr. 79/2020, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i titulluar “Lirimi i të burgosurve”, pika 1, në të cilin parashikohet se: “1. Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur: a) përfundon kryerjen e dënimit; b) i falet dënimi i mbetur; c) amnistohet vepra penale apo dënimi i mbetur; ç) lirohet me vendim gjykate”.
Në pikën 3 të nenit 30, të këtij ligji parashikohet se kur personi i dënuar lirohet, sipas parashikimeve të shkronjave “a”, “b” dhe “c” të këtij neni, procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal, ndërsa në rastet e tjera lirimi bëhet me urdhër ekzekutimi të prokurorit. I dënuari me burgim të përjetshëm, nuk mund të lirohet për rastin e parashikuar nga shkronja “a” e pikës 1, të nenit 30, pasi dënimi me burgim të përjetshëm nuk është një dënim që kryhet dhe që në përfundim të tij sjell si pasojë lirimin e të dënuarit.
Pra, dënimi me burgim të përjetshëm, si lloj dënimi i veçantë i parashikuar në KP, i palidhur me një afat të caktuar kohor kryerje, nuk është një dënim, i cili mund të ulet në masën e tij, përmes uljes së dënimit sipas parashikimeve të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020.
Në këto rrethana, gjykata vlerëson se në zbatim të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 dhe në interpretim sistematik të kësaj dispozite, me normat e tjera në fuqi, si parashtruar më lart, ligjvënësi nuk ka njohur të drejtën e të dënuarit me burgim të përjetshëm që të përfitojë ulje dënimi...".

🇺🇦 Presidentin e Ukrainës☠️ Rusia e kërkon gjallë a vdekur🇺🇸 SHBA i këshillon të largohet nga vendi dhe i ofron evakuuim...
26/02/2022

🇺🇦 Presidentin e Ukrainës

☠️ Rusia e kërkon gjallë a vdekur

🇺🇸 SHBA i këshillon të largohet nga vendi dhe i ofron evakuuim në vend të sigurtë.

💪 Volodymyr Zelensky përgjigjet:
Më duhen municione, jo taksi!

🙌 Respekt! 🇺🇦

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Kapinova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category