Shehu & Partners - Law Firm

Directions Website Contact the practice

Shehu & Partners - Law Firm Shehu & Partners është firmë konsulence ligjore dhe financiare me fokus individët dhe kompanitë

“Shehu & Partners” u themelua nga Avokati Isuf Shehu dhe prej krijimit ka punuar me përkushtim për të pajisur klientët e saj, qofshin ato biznese apo individë, me zgjidhjen e duhur. Shërbimet të “Shehu & Partners” janë përditësuar me praktikat më të mira të menaxhimit për të siguruar nje shërbim optimal. Firma drejtohet nga një ekip profesional dhe i motivuar avokatësh dhe ekspertësh të fushave të ndryshme te cilët gëzojnë një përvojë të gjerë dhe të pasur pune, ndërsa realizojnë një sinergji perfekte, bazuar te përpjekja e përbashkët për t’ju përgjigjur nevojave të çdo klienti. Firma ka përmbushur qëllimin e saj, falë qasjes së saj për zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative; strukturimit në ekipe me madhësi optimale që ofrojnë shërbime kosto-efektive dhe me cilesi të lartë, dhe mëndësisë për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata me klientët. Ekspertët dhe Avokatët disponojnë expertizë te lartë dhe profesionalizëm, dhe kanë si prioritet zgjidhjen efektive dhe të qëndrueshme të cdo situate. Ata kanë shërbyer ne kompanitë më të mëdha shqiptare dhe ndërkombëtare gjatë periudhës domethënëse të rritjes së tyre në Shqipëri. Kjo e bën përvojën e tyre një aset të çmuar dhe një garanci ndaj çdo pritshmërie nga ana e klientëve. Shehu & Partners ka marrëdhenje partneriteti dhe bashkëpunon me një serë kompanish shërbimesh, të cilat operojnë në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar duke garantuar një mbulim të plotë të të gjitha fushave të biznesit dhe të sipermarrjes. Por mbi të gjitha, Shehu & Partners mbetet një firmë ligjore dhe avokatie tejet fleksibel në shumë aspekte, pikërisht falë synimit për t’ju përgjigjur çdo lloj kërkese apo nevoje për shërbime ligjore në nivele të përballueshme duke e bërë atë një dritare të çmuar të ligjit për te gjithë subjektet e interesuar.

Një vendim gjyqësor nuk duhet të përcaktojë atë që ende nuk është gjykuar.Përdorimi i vendimeve penale të formës së prer...
11/10/2026

Një vendim gjyqësor nuk duhet të përcaktojë atë që ende nuk është gjykuar.

Përdorimi i vendimeve penale të formës së prerë në proceset ndaj bashkëtëpandehurve të gjykuar veçmas ngre çështje thelbësore për prezumimin e pafajësisë, kontradiktoritetin dhe vlerësimin e pavarur të provave.

Efikasiteti procedural nuk mund të vijë në kurriz të së drejtës së çdo të pandehuri për t’u gjykuar mbi provat e shqyrtuara në procesin e tij.

Për këtë arsye, argumentoj se pika 7 e nenit 193 të Kodit të Procedurës Penale duhet të shfuqizohet.

Gjykata duhet të gjykojë provat, jo të mbështetet te përfundimet e një gjykimi tjetër.

Lexoni analizën e plotë në Gazeta TemA:
https://www.gazetatema.net/blogu-tema/kur-nje-vendim-percakton-edhe-ate-qe-ende-nuk-eshte-gjykuar-i591639

Nga Isuf Shehu – AvokatPse pika 7 e nenit 193 të Kodit të Procedurës Penale duhet shfuqizuarNjë proces penal nuk është i drejtë vetëm sepse i pandehuri lejohet të kundërshtojë një përfundim të gatshëm

Çështja e paraburgimit dhe përgjegjësisë individuale nuk duhet lënë jashtë projektligjit.Një person nuk duhet të mbajë p...
08/10/2026

Çështja e paraburgimit dhe përgjegjësisë individuale nuk duhet lënë jashtë projektligjit.

Një person nuk duhet të mbajë pasoja procedurale për veprimet e një bashkëpandehuri, kur vetë nuk ka kontribuar në krijimin e asaj situate.

Kufizimi i lirisë duhet të mbështetet në arsye konkrete, individuale dhe të kontrollueshme. Në këtë kuadër, raporti ndërmjet neneve 263 dhe 265 të KPP-së meriton një rishikim të kujdesshëm, për të shmangur pasigurinë në zbatimin e afateve të paraburgimit.

Kjo është një çështje e rëndësishme për garancitë procedurale, lirinë personale dhe shtetin e së drejtës.



Pse amendimi i nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale nuk mund të lihet jashtë reformësNga Isuf Shehu - AvokatParaburgimi është heqje lirie para se dikush të jetë shpallur fajtor

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit proceduralKontrolli procedural duhet të mbështetet në një bazë të qartë ligjore, të ...
06/10/2026

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural

Kontrolli procedural duhet të mbështetet në një bazë të qartë ligjore, të justifikohet nga një nevojë konkrete dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit.

Këto tri kërkesa janë thelbësore sepse sigurojnë që ndërhyrja në privatësi të jetë e parashikueshme, e domosdoshme dhe e kufizuar vetëm në masën që kërkohet për qëllimin procedural.

Kur këta kufij nuk përcaktohen qartë, krijohet një problem serioz për garancitë procedurale dhe mbrojtjen e sferës private.

Ky është një nga aspektet kryesore të trajtuara në këtë shkrim, në kuadër të diskutimit mbi projektligjin.

Më poshtë mund të lexoni artikullin e plotë



Pse ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale duhet të parashikojnë një ankim kundër kontrollit, edhe kur nuk sekuestrohet asgjëNga Isuf Shehu - AvokatNë doktrinën procedurale italiane përdoret një term që në Shqipëri pothuajse nuk artikulohet: “kontrolli negativ” (perquisizione nega...

🌿🇦🇱 Zvërneci nuk është thjesht një debat për një investim.Është një debat për mënyrën se si duam të zhvillohet Shqipëria...
03/06/2026

🌿🇦🇱 Zvërneci nuk është thjesht një debat për një investim.

Është një debat për mënyrën se si duam të zhvillohet Shqipëria.

A kemi nevojë për investime? Po. ✅
A kemi nevojë për zhvillim ekonomik? Patjetër. ✅
Por po aq nevojë kemi për transparencë, siguri juridike dhe besim publik. ⚖️

Kur bëhet fjalë për pasuri natyrore dhe projekte me ndikim afatgjatë, pyetja nuk është vetëm sa do të investohet, por edhe:
🔹 Si merret vendimi?
🔹 Kush përfiton?
🔹 Si mbrohet interesi publik?
🔹 Çfarë trashëgimie u lëmë brezave që vijnë?

💬 Zhvillimi i qëndrueshëm nuk ndërtohet mbi dyshime, por mbi transparencë dhe dialog.

Nga Av

Kolegë,Pas 21 vitesh punë në këtë profesion, do të kandidoj për postin e Anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës s...
16/05/2026

Kolegë,
Pas 21 vitesh punë në këtë profesion, do të kandidoj për postin e Anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Anëtar të Komitetit Drejtues të Dhomës Vendore Tiranë.
Besoj te avokatia që mbron, përfaqëson dhe bashkon.
🗳️ 22 Maj 2026
📍 Piramida, “Kinemaja”, Tiranë
🕘 Ora 09:00 – 18:00
Së bashku për avokatinë, së bashku për kolegët!

Address

Rruga Jordan Misja
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:30
Tuesday 08:30 - 17:30
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:30 - 17:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shehu & Partners - Law Firm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Shehu & Partners - Law Firm:

Shortcuts

Sponsored

Share

Category