Elona Berki

Elona Berki Avokate ⚖️ E drejta ligjore, e thjeshtë për ty!
👩🏻‍🎓Ndermjetësuese e licensuar
👩🏻‍💻Konsulencë ligjore online

04/06/2026

🚨 NJË LAJM I RI PËR PENSIONISTËT QË VAZHDOJNË TË PUNOJNË!

Një projektligj i ri është depozituar në Kuvend dhe, nëse miratohet, mund të sjellë një lehtësi fiskale të rëndësishme për mijëra pensionistë në Shqipëri.

📌 Çfarë parashikon?

Që pensionistët që vazhdojnë të punojnë të përjashtohen nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore në degën e pensioneve për 4 vitet e para.

Po, e dëgjuat saktë!

Kjo do të thotë më pak detyrime dhe më shumë para që mbeten në xhepin e pensionistit.

⚠️ Por ka një detaj të rëndësishëm që duhet ta dini.

Edhe pse krijohet kjo lehtësi fiskale, periudha gjatë së cilës nuk do të paguhen kontributet nuk do të njihet për efekt pensioni.

Pra, këto vite nuk do të llogariten si vite kontributive për rritje apo rillogaritje të pensionit.

Madje, sipas projektligjit, edhe kur të rifillojë pagesa e kontributeve pas kësaj periudhe, 4 vitet e përjashtimit nuk do të njihen si vite pune për efekt pensioni.

⚖️ Aktualisht bëhet fjalë vetëm për një projektligj dhe jo për një ligj të miratuar, por është një nismë që pritet të ngjallë shumë debat dhe interes.

💬 A mendoni se pensionistët që punojnë duhet të përjashtohen nga pagesa e këtyre kontributeve?

👇 Shkruani mendimin tuaj në komente.

🇦🇱🌍

03/06/2026

⚠️ 100.000€ për një apartament që mund të mos ekzistojë ligjërisht?

Para se të paguash 100 mijë euro, bëji vetes vetëm një pyetje:
A është apartamenti yt brenda lejes së ndërtimit?

Në kontratat me disa kalime të njëpasnjëshme, kleringu
e kalimi të drejtash rreziku nuk është vetëm certifikata e pronësisë.

Rreziku është që pas disa vitesh dikush të trokasë
në derë dhe të pretendojë se transferimi është bërë n
dërkohë që ekzistonin detyrime të pashlyera.Rreziku
është të blesh një pronë që mbart probleme juridike,
financiare ose kontraktore të krijuara nga të tjerët.
Shumë blerës kontrollojnë:
✅ sipërfaqen
✅ çmimin
✅ planimetrinë
Por harrojnë të verifikojnë:
❓ A ekziston fizikisht apartamenti që po blej?
❓ A është ai i parashikuar në lejen e ndërtimit?
❓ A përputhet me projektin e miratuar?
❓ A kanë palët e mëparshme detyrime të pashlyera?
❓ A ka procese gjyqësore apo mosmarrëveshje të fshehura?
❓ A janë kompanitë e përfshira aktive dhe në gjendje të rregullt ligjore?
📌 Verifikoni lejen e ndërtimit.
📌 Verifikoni ekzistencën fizike të njësisë.
📌 Verifikoni statusin e kompanive të përfshira.
📌 Kërkoni garanci, afate dhe penalitete në kontratë.
📌 Mos paguani 100% të çmimit pa marrë dokumentacionin e plotë dhe certifikatën e pronësisë.

⚖️ Mos blini vetëm metra katrorë. Verifikoni të drejtat që po blini mbi to.

👇 Keni firmosur ndonjëherë një kontratë pa bërë verifikimet e duhura?
Shkruani “APARTAMENT” në komente dhe do t’ju
tregoj cilat janë dokumentet kryesore që duhet të verifikoni
para se të blini një apartament.

Avokate Elona Berki
Integritet • Drejtësi • Mbrojtje


🇦🇱🌍

02/06/2026

❌ Mund të humbasësh një çështje pa hyrë fare në gjyq

⚠️ “Mund ta humbasësh një të drejtë vetëm sepse prite shumë…”

“Në ligj ekziston një rregull shumë i fortë: nëse nuk vepron në kohë, e drejta jote mund të humbasë.”

⏳ Afatet e parashkrimit në Shqipëri

“Kodi Civil parashikon afate të ndryshme. Në shumë raste padia mund të bëhet deri në 10 vjet, por në raste të tjera vetëm 2 vjet ose edhe 6 muaj.”
Pra, Edhe nëse ke të drejtë

Edhe nëse ke të drejtë juridikisht, nëse afati i parashkrimit ka kaluar, gjykata mund ta rrëzojë padinë.”

✔️ Mos prit shumë

“Prandaj, kur lind një konflikt ligjor, këshillohu sa më shpejt me një avokat.”

⚖️ Avokate Elona Berki
Integritet • Drejtësi • Mbrojtje

Voice-over:

“Sepse në drejtësi, koha mund të vendosë gjithçka.”

Edhe ne te kundert nese ju therrasin ne gjyq kini kujdes ta kerkoni qe te MERRET PARASYSH PARASHKRIMI?

Pasi ky institut aktivizohet ⚖️ Vetëm me kërkesë te pales!
Gjykata:
❌ nuk e shqyrton vetë
✔️ vetëm nëse pala e interesuar e kërkon shprehimisht

📌 Nëse pala hesht → humbet mbrojtjen

Shumë njerëz humbasin çështje në gjykatë jo sepse nuk kanë të drejtë…
por sepse kanë pritur shumë gjatë, ose nuk e kërkojnë!

Ligji e quan këtë parashkrim i padisë.

A e dije këtë? 👇..

🇦🇱🌍

29/05/2026

❌ E ke shtëpinë me kontratë… por a e ke të regjistruar? Sepse pa regjistrim, problemi jot sapo ka filluar..

📌 Kodi Civil – Nenet 192–193

Jo çdo dokument mjafton.
Pasuria e paluajtshme duhet të regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

✅ Çfarë DUHET të regjistrohet në ASHK?

🏠 Kontratat e sh*tjes së pronës
🏠 Dhurimet dhe pjestimet e pronës
🏠 Hipotekat dhe të drejtat reale
🏠 Uzufrukti, servituti, përdorimi
🏠 Heqja dorë nga të drejtat pasurore
🏠 Vendimet e trashëgimisë
🏠 Vendimet e gjykatës për pronësinë
🏠 Sekuestrimet dhe sh*tjet në ankand

⚠️ Por kujdes:
Jo çdo vendim gjykate regjistrohet.

📌 “Vërtetimi gjyqësor i faktit të pronësisë”
NUK regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

🎯 Pra, të kesh një vendim…
nuk do të thotë automatikisht që prona figuron e regjistruar.

📌 Në praktikë, shumë persona mendojnë:
“Kam vendim gjykate, jam në rregull.”
Por pa regjistrimin e duhur, mund të përballesh me bllokime, konflikte apo pamundësi sh*tjeje.

🎯 Prona nuk mbrohet vetëm me letra…
mbrohet me regjistrim.

💬 A e ke kontrolluar ndonjëherë nëse prona jote është e regjistruar siç duhet? Shkruaj në komente ose na kontakto për çdo paqartësi.

✍️
Avokate Elona Berki
Integritet • Drejtësi • Mbrojtje

🇦🇱🌍

28/05/2026

❌ Bashkëpronësia: Të Mirat dhe të Metat!

Ke pronë në bashkëpronësi? Kujdes… mund të jetë bekim ose problem i madh juridik!

📌 Çfarë është bashkëpronësia?
Kur një pronë zotërohet nga 2 ose më shumë persona së bashku.

✅ TË MIRAT

* Mund të blihet më lehtë një pronë me ndarje kostosh
* Siguri familjare dhe investim i përbashkët
* Trashëgimia kalon më thjesht tek familjarët
* Mundësi për zhvillim ose ndërtim të përbashkët

❌ TË METAT

* Nuk mund ta shesësh gjithë pronën pa dakordësinë e të tjerëve
* Konfliktet familjare janë shumë të zakonshme
* Problemet me ndarjen fizike të pronës
* Bllokime në hipoteka, kredi apo legalizim
* Një bashkëpronar mund të pengojë çdo vendim

⚖️ Shumë procese gjyqësore në Shqipëri lidhen pikërisht me bashkëpronësinë.

📌 Para se të firmosni:
✔️ kontrolloni pjesët takuese
✔️ mënyrën e përdorimit
✔️ të drejtën e parablerjes
✔️ dokumentacionin e pronës

Po ti, do e blije një pronë në bashkëpronësi? Shkruaj mendimin tënd në koment!

🇦🇱🌍

27/05/2026

❌ Do blesh shtëpi me këste? Kujdes!” 🏠⚠️👇👇👇

Nëse do ta paguash shtëpinë me këste,
kujdes çfarë kontrate firmos!

📘 Ligji njeh dy mundësi:

1️⃣ Sh*tja me rezervë pronësie
Sipas nenit 746 të Kodit Civil,
sh*tësi mban pronësinë deri në pagesën e këstit të fundit.
Pra, ti e përdor pronën, por nuk bëhesh pronar derisa të shlyesh gjithçka.
Kjo formë mbron sh*tësin.
Dhe gjithsesi ti kontraten duuhet absolutisht ta refjostrosh ne hipotek
2️⃣ Hipoteka si garanci për blerësin
Sipas nenit 560 e vijues të Kodit Civil,
sh*tësi mund të vendosë hipotekë mbi pronën e vet,
në dobi të blerësit, për të garantuar
që prona do t’i kalojë sapo të përfundojnë pagesat.
Kjo formë mbron blerësin.

👉 Në praktikë, shumë sh*tës nuk pranojnë garanci hipotekore,
por ti ke të drejtë të kërkosh që kontrata të regjistrohet në hipotekë
dhe të përfshijë klauzolë penaliteti në rast shkeljeje.
Kujdes Regjistrimi i kontratës në hipotekë nuk bëhet automatikisht.
Ai bëhet vetëm nëse e kërkon blerësi ose palët bien dakord.

Por sapo regjistrohet, ajo kontratë bëhet garancia jote më e fortë ligjore.
Askush tjetër nuk mund ta shesë ose ngarkojë pronën pa u realizuar marrëveshja.”

Një verifikim ligjor para nënshkrimit
kushton shumë më pak se një proces gjyqësor më vonë.

📍 Firmos vetëm kontratë të sigurtë!
Avokate Elona Berki – Integritet • Drejtësi • Mbrojtje

👉 Shkruaj “KONTRATË” 👇👇 në komente nëse do analizë të kontratës para se të rrezikosh pronën tënde.

🇦🇱🌍

23/05/2026

❌⚠️ Shumë persona shkojnë për te ber nje kontrate pa dokumentet e duhura dhe humbasin kohë!

Ja ÇFARË DUHET TË KENI ME VETE PËR TË BËRË NJË AKT DHURIMI? ⚖️🏡

Nëse po mendoni të bëni një kontratë dhurimi për një pronë, sigurohuni të keni këto dokumente dhe kushte të rëndësishme👇

📌 1. Fragment + Hartë + Kartelë Pasurie
Dokumentet duhet të nxirren maksimalisht 5 ditë para lidhjes së kontratës, jo më vonë.

📌 2. Origjina e pronës
Duhet dokumenti që vërteton si është fituar prona.

📌 3. Nëse prona është krijuar gjatë martesës
Duhet firma dhe prezenca e të dy bashkëshortëve.

📌 4. Nëse prona ka disa bashkëpronarë
Dhe ju doni të dhuroni vetëm pjesën tuaj, NUK nevojitet firma apo prezenca e bashkëpronarëve të tjerë.

📌 5. Nëse dhuruesi është mbi 70 vjeç
Kërkohet raport mjekësor për gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për të vepruar.

⚠️ Kujdes:
Mungesa e dokumentacionit të saktë mund të sjellë vonesa ose probleme me vlefshmërinë e kontratës.

💬 Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni problem me dokumentet e pronës?
Shkruani në koment pyetjen tuaj 👇🏡⚖️

📌 A dini cilat dokumente duhen për një akt dhurimi?
📌 Apo mendoni se duhet firma e të gjithë bashkëpronarëve?

Lexoj komentet tuaja dhe do t’ju përgjigjem me këshilla praktike juridike.

⚖️ Avokate Elona Berki
Integritet • Drejtësi • Mbrojt

🇦🇱🌍

16/05/2026

❌ Dhurimi i Pronës: Çfarë duhet të dish para firmës?

Po mendon t’i kalosh dikujt një pronë me dhurim?
Ka disa pasoja ligjore që shumica i kuptojnë vetëm pasi firmosin.

🟢 Kontrata e dhurimit është mënyra kur një person i transferon pasurinë një tjetri pa kundërshpërblim.

🏠Kur bëhet fjalë për pronë:
✔️ duhet akt noterial
✔️ dhe regjistrim në Kadastër

Në marrëdhëniet familjare të afërta, shpesh përfitohen lehtësira fiskale.

⚠️ Por në disa raste,
nëse vlera e pasurisë kalon kufijtë e përcaktuar, aplikohet tatim mbi fitim.

❌ Një gabim që bëhet shpesh?
Njerëzit mendojnë se mund ta marrin mbrapsht pronën kur të duan.

⚖️ Në realitet, revokimi lejohet vetëm në rastet që parashikon ligji.

“Besimi është i rëndësishëm…
por dokumentet duhet të jenë edhe më të forta.”

Para çdo dhurimi, informohu për pasojat juridike.

Shkruaj ‘PRONË’ 👇👇në koment nëse do të dish më tepër mbi këtë temë apo “MODEL” 👇👇nëse dëshiron të kesh nje model.

Një firmë sot mund të sjellë pasoja për vite.
Dhurimi i pasurisë duhet bërë me qartësi juridike dhe kujdes.

⚖️ Informohu para çdo vendimi.


l 🇦🇱🌍

10/05/2026

❌ Pasuria në çift nuk është vetëm rroga!

Pasuria në çift nuk matet vetëm me rrogën. Dhe kjo është një gabim që kushton shtrenjtë.

Çdo pasuri e krijuar gjatë martesës është e përbashkët.

Kontributi i përbashkët nuk përfshin vetëm të ardhurat personale, por edhe:
– kujdesin për familjen
– punët e shtëpisë
– mirëmbajtjen e pasurisë, etj.

Nëse ke pyetje për ndarjen e pasurisë, komento👇 “pasuri”👇👇

🇦🇱🌍

Address

Ish-Ekspozita, Rr. “Nikolla Jorga”, Ndërtesa 2, Zyra 9, Kati I
Tirana
0100

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elona Berki posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share