Velo Legal & Consulting

Call Directions Website Contact the practice

Velo Legal & Consulting Standardi i ri i përfaqësimit ligjor⚖️
•Konsulencë Ligjore për Individë
•Konsulencë Ligjore për Biznese
•Çështje Civile | Penale | Administrative

28/09/2026

Çështja Vlora Hyseni–Agasi, përtej dimensionit personal dhe vëmendjes mediatike, kërkon një vështrim më të gjerë mbi përgjegjësinë institucionale dhe besimin e publikut te institucionet shtetërore.

Sonila Velo Caslli 👩🏼‍💼🎓
Breaking në Top News 📍

⚖️ Në Velo Legal & Consulting, çdo çështje trajtohet me seriozitet, korrektësi dhe përkushtim maksimal ndaj interesit të...
26/05/2026

⚖️ Në Velo Legal & Consulting, çdo çështje trajtohet me seriozitet, korrektësi dhe përkushtim maksimal ndaj interesit të klientit.

Ofrojmë asistencë ligjore dhe konsulencë profesionale për individë dhe biznese në një gamë të gjerë shërbimesh juridike.

✔️ Konsulencë Ligjore
✔️ Hartim & Negocim Kontratash
✔️ Përfagësim ligjor në çështje Civile | Penale | Administrative
✔️ Çështje Familjare & Pronësie
✔️ Dokumentacion Biznesi
✔️ Përfaqësim Profesional

Kontaktoni tani!

📞 +355 69 38 37 694

18/05/2026

Në prag të zgjedhjeve për Kryetarin e Dhomës së Avokatisë Tiranë, them me bindje se ky proces nuk është thjesht një rotacion drejtuesish, por një moment reflektimi mbi drejtimin që duhet të marrë vetë profesioni ynë dhe forca që duhet të ketë përballë realitetit institucional.

Në një kohë kur profesioni ynë përballet me sfida gjithnjë e më të ndërlikuara dhe pritshmëri gjithnjë e më të larta, zgjedhja e përfaqësimit nuk është më një formalitet, por është një qëndrim i qartë për drejtimin që duam të marrë.

Dhoma nuk është thjesht një strukturë institucionale. Është zëri ynë i përbashkët, pesha jonë profesionale dhe mënyra se si kërkojmë të respektohemi në sistemin e drejtësisë.

Për një Dhomë që nuk ndjek ndryshimin, por e udhëheq atë.

Av. Sonila Velo

16/05/2026
12/05/2026

Të nderuar kolegë,

Profesioni ynë po kalon një periudhë transformimi të thellë, paralelisht me ndryshimet që po përjeton vetë sistemi i drejtësisë. Natyrisht, në këtë rrugëtim ka vështirësi, mangësi dhe shumë sfida që ndikojnë drejtpërdrejt në ushtrimin e profesionit tonë dhe në figurën e avokatit në shoqëri.

Por besoj se nuk na takon të jemi thjesht kritikë së jashtmi apo spektatorë mediatikë të këtij realiteti. Na takon të jemi pjesë aktive, me dinjitet dhe përgjegjësi, në përmirësimin e tij. Vetëm kështu zëri i avokatit bëhet realisht i dëgjuar dhe vetëm kështu mund të ndërtojmë kushte më të forta pune, më shumë respekt institucional dhe një përfaqësim më dinjitoz për profesionin tonë.

Koha kërkon një qasje të re, një përfaqësim më aktiv dhe figura që jo vetëm flasin për ndryshimin, por marrin përgjegjësinë për ta përfaqësuar atë.

Pas një reflektimi të gjatë profesional dhe personal, kam vendosur të kandidoj për Kryetare të Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, duke kërkuar mbështetjen dhe besimin tuaj për të ndërtuar së bashku një përfaqësim më aktiv, më dinjitoz dhe më afër problematikave reale të avokatëve.

Me respekt dhe besim te forca e komunitetit tonë profesional,

Av. Sonila Velo

⚖️ Gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë!Drejtësia është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve tek shteti, l...
10/05/2026

⚖️ Gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë!

Drejtësia është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve tek shteti, ligji dhe vetë shoqëria. Ajo nuk përfaqëson vetëm zbatimin e normave juridike, por garancinë e barazisë, mbrojtjes së të drejtave dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.

Në një shoqëri demokratike, drejtësia matet jo vetëm nga forca e institucioneve, por edhe nga aftësia për të dëgjuar çdo zë, për të mbrojtur çdo të drejtë dhe për të garantuar barazinë përpara ligjit.

Në këtë Ditë të Drejtësisë, vlerësojmë rolin dhe përgjegjësinë e profesionistëve të ligjit, të cilët, përmes integritetit, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj së drejtës, mbajnë një barrë të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës dhe besimit publik.

Besoj se drejtësia nuk duhet të mbetet vetëm në parime të shkruara apo në tekstin e ligjit, por duhet të reflektohet në jetën e përditshme të qytetarëve, në mënyrën se si trajtohen, dëgjohen dhe mbrohen të drejtat e tyre.

⚖️ Drejtësia fillon aty ku askush nuk hesht përballë padrejtësisë.

Address

Rr. Kavajës
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355693837694

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Velo Legal & Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Velo Legal & Consulting:

Shortcuts

Sponsored

Share