Studio Avokatie SEJDA

Directions

Studio Avokatie SEJDA Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Studio Avokatie SEJDA, Lawyer & Law Firm, Tirana.

13/10/2026
13/10/2026

𝐌𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐨𝐥 𝐦𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞

Në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin Zgjedhor në Shqipëri” (SECA), përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe medias, përfituese të skemës së granteve, u takuan me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për të prezantuar nismat e tyre. Këto nisma synojnë të forcojnë rolin e shoqërisë civile dhe medias në rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies.

🔗 Më shumë informacion: https://go.coe.int/N4nq3

KQZ Shqiperi European Union in Albania

29/09/2026

📢 NJOFTIM - VENDIM PËR NJËSIM TË PRAKTIKËS GJYQËSORE
⚖️ Kolegji Administrativ i Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë
❗Çështjet e shtruara për njësim:
1. Cila është natyra juridike e kërkimit të pronarit për kundërvlerën e pasurisë së marrë de facto nga organi publik për realizimin e një vepre me interes publik, pa u kryer procedura ligjore e shpronësimit parashikuar nga ligji nr. 8561, datë 22.12.1999, i ndryshuar?
2. Në varësi të natyrës juridike sipas pyetjes së parë, a i nënshtrohet parashkrimit shues padia për përfitimin e kundërvlerës së pasurisë së shpronësuar de facto dhe, në rast se po, cili është afati ligjor i zbatueshëm?
➡️ Lexo vendimin e ndërmjetëm 🔗 https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/vendime-te-ndermjetme-per-njesiminndryshimin-e-praktikes-gjyqesore

15/09/2026
06/08/2026

Qendra e Botimeve Zyrtare

05/08/2026
22/07/2026

Nëse je protestues dhe po përballesh me një shkelje, mos hezito por raporto!

Në Platformën kofidenciale dhe profesionale të Integritetit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit plotëso ankesën tënde tek rubrika përkatëse:
👇
https://integritydeskalbania.al

Shkrim nga Zylyftar Bregu, Ekspert pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Qytetarë të ndryshëm, shumica pjesëmarrës në protestën maratonë prej fundit të muajit Maj kanë përdorur platformën Integrity Desk Albania, për të paraqitur ankesat e tyre në lidhje me indicentet e ndodhura në më shumë se 45 ditë protestë të përditshme (madje në disa ditë të veçanta edhe dy tubime brenda ditës).

Platforma e krijuar për të mbështetur qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile në promovimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në Shqipëri, ka bërë të mundur marrjen e ankesave të para nga qytetarët. Në përputhje me protokollin e platformës, të gjitha ankesat janë trajtuar në kofidencialitet të plotë, nga ekspertët ligjorë të KShH-së dhe duke mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve. Bazuar në të dhënat që çdo ankesë ka referuar, në disa raste ato janë përcjellë pranë Institucioneve përgjegjëse për hetim dhe trajtim të mëtejshëm.

Fluksi më i madh i ankesave që janë paraqitur lidhet me tubimin e zhvilluar në datën 2 korrik 2026, i cili u shoqërua me disa incidente. Disa protestues u ankuan për ushtrim dhune jo proporcionale nga punonjës të policisë, pasi ishin neutralizuar, ose gjatë shoqërimit të tyre nga vendi i mbajtjes së protestës deri në dhomat e izolimit nëpër komisariatet e kryeqytetit. Ankesa pati edhe në lidhje me ofrimin e shërbimit shëndetësor nëpër dhomat e izolimit në komisariate nga njëra anë dhe nga ana tjetër në lidhje me mungesën e gadishmërisë për të evidentuar shenjat e dhunës nga ekspertët mjeko-ligjorë.

KShH bashkë me organizata të tjera në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë bërë një reagim publik në lidhje me të gjitha ankesat e përcjella për protestën e 2 korrikut. “Në një shtet të së drejtës, dhuna ndaj policisë është e dënueshme por ajo nuk justifikon në asnjë situatë keqtrajtimin nga policia, ashtu si pretendimet për keqtrajtim nuk provohen apo rrëzohen me deklarata politike, shkruhet në deklaratën e organizatave të shoqërisë civile. Në të njëjtën kohë, KShH i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të filluar një hetim ex-officio, menjëherë dhe pa vonesë, në mënyrë të pavarur, të gjithëanshme dhe efektive.

Përveç këtyre në këtë platformë janë depozituar dhe ankesa të tjera që lidhen me informacion mbi korruspionin, padrejtësi të ndryshme nga ana e administratës publike, apo sistemin e drejtësisë.

Protestuesit ankohen se ata po përballen me forma të ndryshme të intimidimit që synojnë ti shkurajojnë nga e drejta për të marrë pjesë në një tubim paqësor, si mesazhe të përcjella në rrjete sociale, nëpërmjet rrethit të tyre të ngushtë apo edhe shoqërime të papërligjura në polici. Me qëllim që KShH të vihet në lëvizje për secalin rast, duke u bazuar në të dhënat dhe informacionet që disponohen dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, ju inkurajojmë që ti raportoni këto shkelje, në mënyrë tëk konkretizuar, menjëherë në platformën tonë Integrity Desk Albania. Plotësimi i formularit ju kushton vetëm disa minuta.

Platforma Integrity Desk Albania synon të fuqizojë luftën kundër korrupsionit si dhe për të rriur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal, gjë që do të çojë në rezultate më të mira për qytetarët, dhe veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara" përmes mbështetjes së sigurt, profesionale dhe konfidenciale të atyre që janë “viktima” të korrupsionit, ose kanë informacion për akte korruptive.

26/05/2026

Lajmin e plotë KLIKOJE tek komenti i parë 👇

03/04/2026

Ka nisur këtë të premte, 3 prill, seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative lidhur me padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado. Më konkretisht, për pavlefshmërinë e dekretit të vitit 2008 të presidentit të Republikës së asaj kohe (Bamir Topi), për emërimin e prokurorit Dado.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në sallë nuk është i pranishëm Dado, por avokati i tij, Erarbër Madhi.

LAJMI NË KOMENT

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Avokatie SEJDA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share