19/05/2020
𝐕𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐏𝐔𝐍𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐉𝐔𝐑𝐈𝐒𝐓𝐄̈ 𝐍𝐄̈ 𝐆𝐉𝐘𝐊𝐀𝐓𝐄̈𝐍 𝐄 𝐋𝐀𝐑𝐓𝐄̈ (𝐸𝑘𝑖𝑝 𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑜ℎ𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑛𝑒̈𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑢𝑙𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑛𝑢𝑚𝑟𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑐̧𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑎𝑝𝑎𝑚𝑏𝑒𝑡𝑢𝑟𝑎 𝑛𝑒̈ 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝐿𝑎𝑟𝑡𝑒̈)
𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐞̈𝐦:
Projekti “Drejtësi për të Gjithë” në Shqipëri (më poshtë “Projekti”), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është hartuar për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare, përmes rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së gjykatave, me qëllim përfundimtar rritjen e besimit të qytetarëve te sistemi gjyqësor. Në kuadër të Projektit, një nga Rezultatet e Pritshme është që gjykatat t’i kryejnë funksionet e tyre në mënyrë më efikase, si dhe të shmangin seancat joproduktive dhe vonesat e panevojshme. Në mbështetje të këtij rezultati, Projekti ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Gjykatën e Lartë (GJL) për ngritjen e një ekipi Nëpunësish për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP), duke ofruar kështu mbështetje në drejtim të një pune më efikase për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, parandalimin dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura.
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vuajtur nga mungesa e stafit dhe proceset joefikase për disa vjet dhe çështjet në pritje për t’u gjykuar janë grumbulluar në mënyrë të konsiderueshme për vite me radhë. Në vitin 2016, u miratuan disa ndryshime legjislative për të ngushtuar gamën e çështjeve që mund të depozitoheshin në Gjykatën e Lartë. Këto ndryshime, të kombinuara edhe me ndryshimet në kodin e procedurës, synonin drejt uljes së numrit të çështjeve të prapambetura në gjykatë, duke siguruar kështu një mjet për ta rritur aftësinë e saj të trajtimit të çështjeve, duke ulur ndërkohë edhe prurjen e çështjeve. Një gjë e tillë kërkon një ndryshim të procesit të punës brenda gjykatës, gjë që ende nuk ka ndodhur.
Ndryshimet në procesin e brendshëm të punës së gjykatës janë penguar, për shkak të ndikimit të procesit të rivlerësimit dhe, me përjashtim të dy gjyqtarëve, gjyqtarët e tjerë ose kanë dhënë dorëheqjen para rivlerësimit, ose janë larguar nga detyra përmes procesit të rivlerësimit. Një nga dy gjyqtarët e mbetur, shërben aktualisht si anëtar me kohë të plotë i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për këtë arsye, nuk është në gjendje të gjykojë çështje. Po ashtu, edhe numri i këshilltarëve ligjorë në Gjykatën e Lartë është zvogëluar dhe aktualisht ka vetëm 9 të tillë në detyrë.
Si rezultat i problematikave të përmendura më sipër, numri i çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë po rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe aktualisht, janë grumbulluar mbi 35,000 çështje të tilla. Këtu përfshihen çështje që datojnë që prej vitit 2010.
Një analizë e të dhënave statistikore të 5 viteve të fundit tregon se, më shumë se 50% e çështjeve të depozituara në Gjykatën e Lartë nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë, ndaj, për këtë arsye, Gjykata e Lartë duhet të shpallë mospranimin e tyre. Aktualisht, gjykata nuk ka asnjë mekanizëm “filtrues” për t’i identifikuar dhe zgjidhur me shpejtësi këto çështje, kur depozitohen. Si rezultat, mund të thuhet se më shumë se 50% e palëve ndërgjyqëse që kanë çështje në Gjykatën e Lartë, presin për vite të tëra, vetëm për të mësuar në fund të pritjes se çështjet e tyre as nuk kualifikoheshin për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Lartë.
Duke e eliminuar këtë kategori nga çështjet e prapambetura, si dhe duke vënë në zbatim masa filtruese, do të bëhet e mundur që gjykata të përqendrohet në ngarkesën e çështjeve që vërtet i takojnë, pra, ato që janë depozituar si duhet dhe kualifikohen për t’u pranuar nga gjykata dhe për rrjedhojë, duhet të gjykohen plotësisht prej saj.
Pritet që plotësimi i Gjykatës së Lartë me trupën e plotë të gjyqtarëve (numër që aktualisht është përcaktuar të jetë 19) dhe me këshilltarët ligjorë do të kërkojë ca kohë. Për këtë arsye, ekipi i përkohshëm i nëpunësve për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura mund të japë ndihmesë në pakësimin e numrit të çështjeve të prapambetura. Ata do të punojnë drejtpërdrejt me këshilltarët ligjorë dhe do të ofrojnë mbështetje, duke zbatuar disa përgjegjësi të caktuara administrative në procesin e uljes së numrit të çështjeve të prapambetura, siç janë përcaktuar bashkërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë dhe Projekti.
𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐚𝐥𝐞:
Nëpunësi për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura duhet të përmbushë kërkesat e përgjithshme për pranim në shërbimin civil, në përputhje me Ligjin “Për nëpunësin civil”, si dhe kërkesat e mëposhtme të posaçme:
𝟏. Të jetë diplomuar në drejtësi nga një universitet i akredituar, pas përfundimit të ciklit të dytë të studimeve. Kandidatët që kanë edhe një diplomë “Master i shkencave” në drejtësi, po ashtu nga një universitet i akredituar, do të kenë përparësi;
𝟐. Të ketë përvojë profesionale jo më pak se 2 (dy) vjet: në sistemin gjyqësor ose në prokurori, në një pozicion juristi brenda administratës publike, në një nga profesionet e lira, si avokat, ose në ndonjë pozicion tjetër ekuivalent në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare. Kombinimi i përvojës praktike të lartpërmendur me mësimdhënien në fushën e drejtësisë do të merret në konsideratë. Kandidatët që kanë kaluar provimin e avokatisë do të kenë përparësi, por ky provim nuk është një kusht i detyrueshëm;
𝟑. Të jetë në gjendje të kryejë dhe dokumentojë kërkime gjithëpërfshirëse ligjore;
𝟒. Të ketë njohuri për jurisprudencën e gjykatave kombëtare, ndërsa njohuritë për jurisprudencën ndërkombëtare do të konsiderohen një plus;
𝟓. Të ketë njohuri për paketën e ligjeve të reformës, si dhe ndryshimet përkatëse në kodet e procedurave aktualisht në fuqi;
𝟔. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë;
𝟕. Të jetë i organizuar dhe i orientuar në detaje;
𝟖. Të mos jetë pushuar nga puna për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi;
𝟗. Të mos ketë çështje penale të regjistruara dhe të mos jetë në hetim penal.
𝑷𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏𝒂𝒕 𝒆 𝒊𝒏𝒕𝒆𝒓𝒆𝒔𝒖𝒂𝒓 𝒅𝒖𝒉𝒆𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒛𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒑𝒂𝒌𝒆𝒕𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒍𝒐𝒕𝒆̈ 𝒂𝒑𝒍𝒊𝒌𝒊𝒎𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒂𝒅𝒓𝒆𝒔𝒆̈𝒏: 𝒃𝒓𝒐𝒈𝒋𝒍_𝒋𝒇𝒂@𝒆𝒘𝒎𝒊.𝒐𝒓𝒈 𝒋𝒐 𝒎𝒆̈ 𝒗𝒐𝒏𝒆̈ 𝒔𝒆 𝒂𝒇𝒂𝒕𝒊 𝒑𝒆̈𝒓𝒇𝒖𝒏𝒅𝒊𝒎𝒕𝒂𝒓: 𝒐𝒓𝒂 17:00, 𝒆 𝒑𝒓𝒆𝒎𝒕𝒆, 𝒅𝒂𝒕𝒆̈ 22 𝒎𝒂𝒋 2020.
𝐏𝐚𝐤𝐞𝐭𝐚 𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐣𝐞̈:
𝟏. Një letër të shprehjes së interesit, ku të shpjegoni se si i plotësoni të gjitha kualifikimet minimale (lexojini ato më poshtë);
𝟐. Një CV me informacion të përditësuar;
𝟑. Emrat dhe detajet e kontaktit (pra, adresën elektronike dhe numrin e telefonit) të tri referencave tuaja profesionale më të fundit;
𝟒. Një certifikatë aktuale, ku të tregohet se nuk keni qenë i/e dënuar më parë dhe se nuk keni çështje të hapura penale;
𝟓. Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të thotë se nuk keni asnjë pjesëtar të familjes që punon në Gjykatën e Lartë ose në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nuk jeni palë në ndonjë çështje të depozituar në Gjykatën e Lartë, që nuk jeni avokat që përfaqëson ndonjë çështje në Gjykatën e Lartë dhe që nuk keni asnjë tjetër konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin tuaj në pozicionin e Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura.
Kandidatët e interesuar, të cilët kanë pyetje, mund t’i paraqesin ato vetëm në adresën: [email protected]. Përjashtohet mundësia që kandidatët të kontaktojnë Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë Gjyqësor ose Projektin “Drejtësi për të Gjithë” në ndonjë mënyrë tjetër.
𝐊𝐨𝐡𝐞̈𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐞𝐬𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭: Data e marrjes në punë deri më 28 shkurt 2021
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬: Tiranë, Shqipëri
𝐎𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬: 40 orë në javë, nga e hëna në të premte
𝐏𝐚𝐠𝐚 𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐞 𝐛𝐫𝐮𝐭𝐨: 87,700 LEK