Studio Ligjore ZAIMI

Studio Ligjore ZAIMI Avvoato

Respektimini jetës private thotë GJEDNJ😂😂Shqiptarët të vjedhin ditën për djell, dhe Ju prisni tju përfaqsojë Besnik derv...
10/03/2026

Respektimini jetës private thotë GJEDNJ😂😂

Shqiptarët të vjedhin ditën për djell, dhe Ju prisni tju përfaqsojë Besnik dervishi i mbrojtjes të të dhënave personale

Çështja e Manjani kunder Shqipërisë, lidhet me një refuzim, në dhjetor 2020, për të pranuar ankuesin në Shkollën e Magjistraturës për formimin fillestar si prokuror, për shkak të një dënimi të marrë kur ishte i mitur, për të cilin ishte rehabilituar ligjërisht.
Ankimet e tij kundër këtij vendimi ishin të pasuksesshme, pasi gjykatat e brendshme arritën në përfundimin se legjislacioni i ndalonte personat e dënuar me vendim të formës së prerë për t’u bërë prokurorë.
Në vendimin e sotshëm të Dhomës për këtë çështje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, vendosi, unanimisht, që kishte pasur një shkelje të Nenit 8 (të drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata theksoi që mospranimi i z. Manjani në Shkollën e Magjistraturës nuk erdhi për ndonjë mungesë të kualifikimeve të nevojshme profesionale.
E vetmja arsye për refuzimin kishte qenë dënimi i tij i mëparshëm për një vepër penale të kryer kur ishte i mitur dhe pavarësisht rehabilitimit.
Ndalimi absolut dhe i përhershëm i pranimit të tij, dhe si rrjedhojë, i ndjekjes së një karriere si prokuror në një fazë të hershme të zhvillimit të tij profesional, kishte pasur një ndikim të qartë dhe serioz në jetën e tij profesionale dhe private.
Gjykata vendosi që, duke u kufizuar vetëm në çështjen nëse duhej interpretuar ligji i brendshëm në një mënyrë që do të çonte në skualifikimin e personave të rehabilituar pas një dënimi për një vepër të rëndë, autoritetet kombëtare nuk kishin kryer një analizë të plotë dhe të individualizuar të rrethanave të mospranimit të z. Manjani në Shkollën e Magjistraturës dhe si rezultat, në karrierën e magjistratit.
Ato kishin shpërfillur faktin që ai kishte qenë vetëm 15 vjeç në kohën e kryerjes së veprës penale në fjalë, dhe e kishin trajtuar atë efektivisht si një person në moshë madhore (në kohën e kryerjes së veprës).
Për më tepër, ato nuk kishin vlerësuar rrethana të tjera të rëndësishme, të tilla si, natyra jo e dhunshme dhe impulsive e veprës penale.Ndalimi për pranimin e tij në Shkollën e Magjistraturës kishte qenë jo proporcional

Avokati juaj në ceshjet penale - gurthemeli i mbrojtjes suaj të drejtave. Ne vijmë në ndihmë kur ju gjendeni në sfidë me...
05/03/2025

Avokati juaj në ceshjet penale - gurthemeli i mbrojtjes suaj të drejtave.
Ne vijmë në ndihmë kur ju gjendeni në sfidë me ligjin, duke përdorur njohuritë dhe përvojën tonë për të siguruar mbrojtjen më të fortë dhe të drejtat tuaja ligjore.
Së bashku, krijojmë një mbrojtje të pandreqshme dhe luftojmë për drejtësinë.

⚖️🔒💼

Kur Gjykara e Lartë degjeneron Gjykatën e Apelit dhe zeron Gjykatën e Shkallës Parë, Prokuroria “Afërmëndësh nuk ekzisto...
22/08/2024

Kur Gjykara e Lartë degjeneron Gjykatën e Apelit dhe zeron Gjykatën e Shkallës Parë, Prokuroria “Afërmëndësh nuk ekziston”.

Kush luftonë për drejtësinë, një ditë do ta fitojë atlë.!

"...Kolegji Penal në jurisprudencën e tij ka theksuar se, vendimi gjyqësor penal, si në rastin e fajësisë apo pafajësisë së të pandehurit, duhet të jetë i arsyetuar. Ky detyrim rrjedh jo vetëm nga neni 142(1) i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton se: “1. Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara”, por edhe nga dispozitat respektive të Kodit të Procedurës Penale të sipërcituara.
Arsyetimi i vendimit, si kusht i domosdoshëm për vlefshmërinë e vendimit penal, nuk plotësohet kur gjykata riprodhon mekanikisht përmbajtjen tërësore (fjalë për fjalë) të provave, ashtu siç i janë referuar nga prokuroria në kërkesën për gjykim, apo si i ka konstatuar gjatë gjykimit, ashtu edhe kur ai nuk i përmend fare provat që merr për bazë në dhënien e vendimit (përfshirë edhe argumentin pse nuk i pranon provat e kundërta).
Kolegji vëren se shtimi artificial i volumit fizik të një vendimi gjyqësor penal, me riprodhimin tërësor të çdo akti apo prove që ndodhet në fashikullin e gjykimit, nuk e bën vendimin më të mirë apo më të arsyetuar, madje përkundrazi mund të prodhojë efektin e kundërt që e bën vendimin gjyqësor më të vështirë për tu kuptuar.
Kjo paraqitet me rëndësi, pasi vendimi i gjykatës nuk i drejtohet vetëm profesionistëve të së drejtës, por palëve, nga të cilat i pandehuri shpesh herë është person që nuk ka formim të mjaftueshëm juridik.
Vendimi gjyqësor duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm dhe siç parashikon neni 383(1)(ç) i KPP të përmbajë “[...] parashtrimin e përmbledhur të rrethanave të faktit dhe provat mbi të cilat bazohet vendimi, si dhe arsyet për të cilat gjykata i quan të papranueshme provat e kundërta.” Jo më kot, ligji procedural penal përdor termin “e përmbledhur”, pasi kërkon nga gjykata që në kuadër të arsyetimit të vendimit, kjo të mund të “kullojë” faktet, rrethanat dhe provat e administruara gjatë gjykimit, dhe të evidentojë vetëm ato elementë që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për çështjen, e që ndikojnë sipas arsyetimit të gjykatës, në arritjen e përfundimit për themelin e çështjes (d.m.th fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit).
Arsyetimi i vendimit gjyqësor është i lidhur drejtpërdrejtë me respektimin e standardit të procesit të rregullt ligjor...."

21/08/2024
A jane te vlefshme matjet qe bene policia rrugore me apartate Tru Cam per shpejtesine.!Prova e marre ne menyre te paligj...
21/08/2024

A jane te vlefshme matjet qe bene policia rrugore me apartate Tru Cam per shpejtesine.!

Prova e marre ne menyre te paligjshme, eshte e pavlefshme, dhe agjenti verifikues duhet te merret ne pergjegjsi penale per veprime arbitrare si gjobaxhi.

Instrumentat matës duhen te kalibrohen nga institucionet shteterore ose sipas rastit private, shqiperia nuk ka kapacitete per te kolouduar “makinat intelegjente” qe policia perdor per te vjedhur qytetaret.!

Drejtohuni gjykatës për çdo rast.!

Gjithëmon klienti im ka të Drejtë
11/08/2024

Gjithëmon klienti im ka të Drejtë

Gusht 2024, Gjykata Vlorë 👋🏻
06/08/2024

Gusht 2024, Gjykata Vlorë 👋🏻

Address

Tirane
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore ZAIMI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share