31/12/2025
15000 leke te reja per disa kategori ne nevoje.
Sipas VKM nr.825
Përfitojnë mbështetje financiare për vitin
2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë,
kategoritë e mëposhtme:
a) Familjet dhe individët, që trajtohen me
ndihmë
ekonomike sipas nenit 7, të ligjit nr.
57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshirë edhe ata që
përfitojnë nga fondi shtesë mbi fondin e
kushtëzuar për ndihmën ekonomike;
b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur
në
familje kujdestare;
c) Personat me aftësi të kufizuara, sipas
shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 8, të ligjit nr.
57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar;
ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.
8626, datë 2
2.6.2000, “Statusi i invalidit
paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;
d) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.
8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të
ndryshuar;
dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të
pagesave të aftësis
ë së kufizuar, sipas shkronjave
“c”, “ç” dhe “d”, të kësaj pike.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i
këtij vendimi, llogariten në shumën 2 227 500 000
(dy miliardë e dyqind e njëzet e shtatë milionë e
pesëqind mijë) lekë dhe përballohen nga buxheti i
akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe
Mirëqenies Sociale, për vitin 2025.
3. Mbështetjet financiare të patërhequra
parashkruhen pas dates 30.06.2026.