DUA LIRE

DUA LIRE Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from DUA LIRE, Property lawyer, .

Please SUBSCRIBE the TISS YouTube Channel to help the children
30/05/2020

Please SUBSCRIBE the TISS YouTube Channel to help the children

Qëndra e Shërbimeve dhe Trajtimit Psiko-Social synon të ndihmoje femijet me probleme te ndryshme te zhvillimit. Tel 0692080488 Founding: Dr. Fatlinda Berisha...

27/06/2014

https://www.facebook.com/holabeach?fref=ts

Kjo faqe ofron sherbime ne fushen imobiliare, konsulence ligjore per garantimin e bashkepuntoreve tane, menaxhim te ambienteve me arkitektet me te mire. Bashkepunimi me bankat dhe institucionet ofertuese, krijon mundesine per ofertat me te mira ne treg.

03/06/2013

Pershendetje miq!
Do doja te ndaja me ju nje informacion te rendesishem, per mundesi strehimi!
Te gjithe ato cifte, te cilet nuk kane mundesi financiare per te pasur nje shtepi, ky informacion mund te jete nje zgjidhje:

Ne mbeshtetje te ligjit Nr. 9232 date 13.05.2004 "per programet sociale per strehimin e banoreve te zonave urbane"

Po ju parashtroj me poshte kriteret mbi te cilat ne varesi te statusit tuaj, mund te perfitoni nga kjo mundesi.

Përcaktimi i familjeve, qe përfitojnë nga programet sociale te strehimit, jane ato familje/individ te cilet:

a) nuk kane ne pronësi një banese;
b) zotërojnë sipërfaqe banimi nen normat e strehimit te përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjese këto familje;
c) kane mbetur te pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Kriteret e përzgjedhjes se përfituesve jane si me poshte:
Trajtohen me përparësi individët ose familjet te cilat kane këto specifika:
a) familjet, te cilat vërtetojnë se nuk kane përfituar nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore";
b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;
c) familjet njeprinderore, qe kane ne ngarkim fëmijë;
ç) te moshuar qe kane mbushur moshën e pensionit dhe qe nuk përzgjidhen për t'u strehuar ne institucionet publike te perkujdesit shoqëror;
d) individët me aftësi te kufizuar, te cilët gëzojnë statusin e te verbrit te grupit te pare, te invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, te invalidit te punës dhe te invalidit te Luftës Nacionalçlirimtare;
dh) familjet me shume fëmijë;
e) çiftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjeç;
ë) familjet qe kane ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;
f) individët me statusin e jetimit qe nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshën 30 vjeç.

Keshilli i Ministrave me vendimin Nr 53. date 28.01.2005 percakton se dokumentacioni i nevojshem per kete aplikim eshte si me poshte:

a) certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare;
b) vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
c) vërtetimin e të ardhurave neto të familjes;
ç) dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
d) dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë antarët e vetëpunësuar të familjes;
dh) vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
e) vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
ë) vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;
f) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;
g) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;
gj) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
h) dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.
Pasi keni plotesuar dokumentat e nevojshme, ato regjistrohen ne njesite bashkiake perkatese, nga ku merret nr i protokollit, dhe me pas ato depozitohen ne bashki.
Per cdo paqartesi ju lutem mos hezitoni...
Ps: Mos harroni Like&Share kete faqe ;-)

Miqesisht Kleventi!

30/05/2013

Pershendetje miq! Kjo faqe ka si qellim publikimin e ofertave me te mira, marredhenien interaktive oferte-kerkese, pra mund te informoheni dhe te vendosni oferta ne lidhje me pasurite e paluajtshme, por jo vetem, konsulence dhe asistence ligjore mbi sh*t-blerjen e pasurive te paluajtshme, informacione dhe kontakte per konsulence Financiare, orientim dhe bashkepunim me Arkitektet me te mire. Duke shpresuar ne nje bashkepunim te kenaqshem, uroj gjithe te mirat. K.D

Kjo faqe ofron sherbime ne fushen imobiliare, konsulence ligjore per garantimin e bashkepuntoreve tane, menaxhim te ambienteve me arkitektet me te mire. Bashkepunimi me bankat dhe institucionet ofertuese, krijon mundesine per ofertat me te mira ne treg.

30/05/2013

Oferta e javes! Sh*tet nje apartament i cili ndodhet ne nje rezidenc private, ndertesa eshte 4+1 kateshe, ndodhet ne nje zone perrallore, rrethuar nga pylli me pisha dhe prane detit, pamjet jane mahnitese. Rezidenca ka parkim dhe pishine private, nuk ka ndertime te tjera afer dhe eshte zone shume e qete. Apartamentet jane te hipotekuara dhe me leje ndertimi konforme ligjit. Adresa eshte: Ne pyllin e pishave te Golemit. Nese keni pyetje mund te kontaktoni, Cmimi eshte oferte, dhe i negociueshem, fillojne nga 30. 000 mije Euro

30/05/2013

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DUA LIRE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to DUA LIRE:

  • Want your practice to be the top-listed Law Practice?

Share