04/01/2022
Ndonjehere studentet shpenzojne shume kohe per te ndare mendjen dhe vendosur qe te behen pjese e programeve. Kur e kuptojne se sa kohe kane humbur, ju vjen shume keq. Po koha e humbur nuk kthehet me....
Ja nje histori e vertete komunkimi me nje studente te drejtesise, se sa kohe eshte shpenzuar me emaile, deri sa u vendos qe te merrej pjese ne programet e Praktikes Juridike, por ajo qe ndodhi me pas eshte se ne mes te programit u punesua si juriste, me shpejt se sa e kishte menduar.
Lexojeni me kujdes dhe shikoni datat, u deshen plot 3 vite komunikim per te vendosur ...
Shpresoj qe ju qe keni ne plan te njejten gje te mos harxhoni kaq shume kohe, pasi ta lexoni kete histori korespendence me email !!!
Email : Ne date 26 Gusht 2015
Pershendetje,
Pasi kam lexur shume njoftime rreth veprimtarive tuaja, do te kisha deshire te beja pjese ne rrjetin tuaj.
Emri: ###XX
Viti i trete bachelor
E-mail :######[email protected]
Gjithashtu, nese eshte e mundur, do ta vlersoja nese me jepni me shume informacione rreth menyres se si zhvillohet praktika dhe si mund te ve ne jete dijet e mija si studente e cila nis vitin e trete bachelor.
Duke ju falenderuar,
#########
Email : 13 Shtator 2015
Pershendetje Praktika,
E lexova manualin dhe me pak fjale mund te them se eshte nder materialet e rralla me nje menyre te shkruari te tille dhe kaq te vlefshem. Ia vlejti cdo minute qe i kushtova tekstit.
Pervec te tjerave, gjeja e pare qe me pelqeu ishte fakti se keshillat dhe eksperiencat vijne nga nje profesor i lendeve juridike qe ndan eksperiencen e tij si student dhe pedagog i vemendshem ndaj studenteve. Deri tani i kam perfytyruar pedagoget si disa referues qe hyjne e dalin nga klasat dhe nuk kane asnje lloj interesi apo perkujdesje ndaj studenteve.
Kur po lexoja per perballjen me realitetin pas perfundimit te studimeve, kuptova se une me te vertete qe pasam qene duke thurur endrra me sy hapur kur mendoja se sdo ta kem shume te veshtire te gjej nje pune sado te thjeshte duke u nisur nga pasioni qe kam per kete dege. "Thirri nevojes" eshte shprehje qe ma thote edhe mamaja ime por smendoja qe do jete shprehja qe do ja them vetes shume shpesh se shpejti.
Mu be qefi qe pash se kish*t perfshire thenie nga libri "Baba i pasur , baba i varfer" sepse ne fakt ate liber po lexoj keto kohe.
Shume faleminderit per kete material (megjithse un ndjeva se ishte nje "leter nga nje mik qe na e do te miren vertet").
Email 22 Qershor 2016
Pershendetje !
Pash lajemerimin tuaj ne facebook ne lidhje me praktiken verore qe zhvillohet gjate korrikut dhe gushtit dhe do te doja te dija me teper mbi kriteret dhe zhvillimin e saj.
Sa kushton pjesemarrja dhe ku do te zhvillohet praktika?
Shume faleminderit
Ju uroj nje dite te kendshme!
######X
Studente prane FDUT, Viti i trete bachelor.
Email : 8 Tetor 2016
Shume faleminderit per informacionin. Ishte mjaftushem sqarues. Ju ndjek edhe ne faqen tuaj ne Facebook dhe jam ne dijeni te praktikave qe realizoni ju. Sigurisht qe ato jane ne interesin tim dhe e kam ne plan te aplikoj, por kete do ta bej ne nje moment pak me te pershtatshem per mua.
E vleresoj shume korrektesen tuaj mund te kuptoj edhe seriozitetin me te cilin punoni.
Ju uroj suksese ne punen tuaj.
Email : 4 Maj 2017
Pershendetje!
Po, vazhdoj te jem e interesuar per programet tuaja.
Pash postimin ne lidhje me seminarin mbi ndryshimet e Kodit te Punes dhe kisha ndermend t'ju shkruaja. Doja te dija se ne cilen date do te zhvillohet dhe nese keni vendosur ndonje orar.
Gjithe te mirat!
Email 24 Maj 2017
Përshëndetje!
Shumë faleminderit per e mailin, por do t'ju lutesha të më informonit për oraret kur do zhvillohet trajnimi.
Gjithë të mirat,
######
Email : 16 Dhjetor 2017
Pershendetje,
Jam e interesuar per te marre pjese ne trajnimin mbi legjislacionin e punes qe do te behet ne dt. 19 dhjetor dhe do te doja te dija se si do te veprohet ne lidhje me pagesen dhe dorezimin e formularit.
Pra te plotesoj formularin dhe t'jua dergoj me e-mail apo duhet ta dorezoj personalisht tek zyra juaj?
Faleminderit paraprakisht ,
######
Email 6 Janar 2018
Përshëndetje Profesor!
Fillimisht, ju uroj shëndet e nje vit të mbarë .
Unë jam më tepër e interesuar mbi programin tuaj për jurist biznesi, por gjithsesi do të doja te merrja një informacion të përgjithshëm edhe mbi programet e tjera qe ju ofroni. Nëse është e mundur gjatë javës, paradite, keni ndonjë orar te lirë kur mund te vij pranë zyrave tuaja per të mësuar më konkretisht mbi to?
Në pritje te pergjigjes suaj, ju uroj fundjavë të këndshme ,
######
Email : 6 Shkurt 2018
Kjo eshte shume pak nga vleresimi real, pasi akoma nuk di ta formuloj me fjale mirenjohjen dhe konsideratat qe kam ndaj jush.
Faleminderit Profesor !
Nese do te zgjidhja nje shprehje qe te pershkruaje pervojne time ende te re tek Praktika Juridike do te ishte : “Celesi I Suksesit eshte Fat dhe Pune pa reshtur”.
Pas pothuajse 5 vitesh perkushtimi dhe studimi ne fushen e drejtesise, pyeta veten : A kam guxim ti kerkoj dikujt te me marre ne pune? Kur vura dijet e mia perballe aftesive qe kekron tregu I punes, me zuri ankthi kur kuptova se e kisha humbur drejtimin dhe po I largohesha shume qellimeve te mija per te cilat kisha investuar aq shume kohe dhe energji (per te mos permendur pjesen financiare).
Kjo deri ne momentin kur Fati me nxorri para njoftimet per programet e Praktike Juridike dhe kur u bera pjese e tyre. Fillimisht, duke qene mosbesuese dhe rezistente ndaj faktit se ka profesioniste te afte te cilet jane gjithashtu te gatshem qe te ndajne dijet e tyre me studentet, nuk e mora seriozisht, gje qe rezultoi te ishte nje paragjykim shume I gabuar.
Sot qe po shkruaj jam ne javet e para te programit te praktikes dhe e di me bindje se kam ber nje investim I cili tejkalon qellimin primar, pra rritjen e aftesive juridike.
Ato qe po mesoj ne kete program jane ne fakt celesi I suksesit si jurist dhe nuk po flas per aspektet teorike por per “hilet” dhe menyren reale se si funksionon kjo fushe.
Fale menyres se organizimit te oreve dhe te modulit qe praktikohet, kam arritur qe brenda pak javeve te sistemoj njohurite e mia dhe te realizoj ato pune qe nuk arrita ti bej nga 5 vite shkolle. Tashme jam e afte te hartoj kerkesa dhe ankesa dhe te kuptoj menyren se si funksionojne bizneset dhe institucionet publike. Ky proces eshte shoqeruar me perkushtimin absolut te profesorit por njekohesisht edhe me shume pune nga ana ime gje nga e cila jam shperblyer duke mu dhene mundesi te nis nje internship ne nje zyre ligjore.
Ajo per te cilen I jam mirenjohese pafund Profesor Ledios pervec faktit se me beri te kem serisht besim tek vetja, eshte kendveshtrimi emocionues me te cilin po shoh te ardhen time.
######