Studio Ligjore Aliaj

Studio Ligjore Aliaj Studio Ligjore ALIAJ, është një studio avokatie prestigjoze me shumë vite eksperiencë në fush?

Sot pata kënaqësinë të moderoj panelin “Nga garancitë ligjore te drejtësia në praktikë” në Konferencën mbi Aksesin e Gra...
06/03/2026

Sot pata kënaqësinë të moderoj panelin “Nga garancitë ligjore te drejtësia në praktikë” në Konferencën mbi Aksesin e Grave në Drejtësi në Shqipëri: Të Drejtat. Drejtësi. Angazhim. Për të gjitha Gratë dhe Vajzat.

Gjatë diskutimit u ndalëm te pengesat reale që gratë dhe vajzat hasin në sistemin e drejtësisë dhe te përgjegjësia e institucioneve për ta bërë aksesin në drejtësi një realitet në praktikë.

Aksesi real në drejtësi nuk matet nga cilësia e ligjeve, por nga aftësia e sistemit për t’i bërë këto të drejta realisht të arritshme për gratë dhe vajzat.

HumanRights SDG5

Gjatë Javës Kundër Diskriminimit pata kënaqësinë të kontribuoj si eksperte e Këshillit të Evropës në dy sesione trajnimi...
18/02/2026

Gjatë Javës Kundër Diskriminimit pata kënaqësinë të kontribuoj si eksperte e Këshillit të Evropës në dy sesione trajnimi mbi krimet e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes, të zhvilluara në Akademinë e Sigurisë në datat 9–10 shkurt 2026.

Trajnimet u zhvilluan me studentë të viteve të dyta dhe të treta, me një pjesëmarrje totale prej 276 studentësh, dhe u fokusuan në standardet ligjore, identifikimin e elementëve të paragjykimit, mbrojtjen e viktimave dhe rolin e organeve të zbatimit të ligjit në trajtimin e këtyre veprave.

Diskutimet ishin shumë aktive dhe reflektuese, duke treguar rëndësinë që ka edukimi i brezit të ri të oficerëve të policisë mbi parimet e barazisë, dinjitetit dhe mosdiskriminimit.

Falënderime për Akademinë e Sigurisë, Këshillin e Evropës, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe të gjithë kontribuesit nga shoqëria civile dhe Policia e Shtetit për bashkëpunimin dhe angazhimin në këtë temë kaq të rëndësishme.
Së bashku, mund të ndërtojmë institucione më të ndjeshme, më profesionale dhe më të drejta për të gjithë.

Dje, Kuvendi miratoi me 85 vota pro projektligjin “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në fami...
28/01/2026

Dje, Kuvendi miratoi me 85 vota pro projektligjin “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje” – një ligj që vendos në qendër sigurinë dhe dinjitetin e viktimave. Shqipëria besoj se mund të jetë shteti i parë që përafron Direktivën e BE-së nr. 1385/2024, Konventën e Stambollit, Konventën CEDAW dhe Konventën nr.190 të ILO-s në lidhje me parashikimet e tyre për dhunën me bazë gjinore.

Ligji adreson:
🔹 dhunën e lehtësuar nga teknologjia,
🔹 mbrojtjen e menjëhershme dhe efektive,
🔹 përgjegjësinë institucionale të koordinuar.

Falënderoji UN Women Albania për besimin, mbështetjen dhe mundësinë që të isha një nga ekspertet në këtë proces ligjvënës, i cili përfaqëson një hap real për një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, dua të ndaj me ju privilegjin që kam pasur të punoj pra...
03/12/2025

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, dua të ndaj me ju privilegjin që kam pasur të punoj pranë një ekipi profesionist me gra dhe vajza, të jashtëzakonshëm dhe të rrallë si ai i Fondacionit Shqiptar për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Kam pasur nderin të j*p kontributin tim përmes shërbimit ligjor falas, por edhe duke mbështetur rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të sistemit të drejtësisë, institucioneve administrative, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë që punojnë çdo ditë për të garantuar të drejta dhe dinjitet për çdo person.

Kjo ditë më kujton se sa shumë mbetet ende për t’u bërë dhe secili nga ne mund të kontribuojë më shumë në:
• forcimin e mekanizmave ligjorë që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara;
• nxitjen e një qasjeje më të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj barazisë në çdo institucion;
• zhvillimin e politikave sociale që rrisin aksesueshmërinë në çdo nivel – nga infrastruktura te shërbimet, nga arsimimi te punësimi;
• krijimin e mundësive më të mëdha për pjesëmarrje aktive dhe të barabartë në jetën publike dhe profesionale.

Sot është një thirrje për reflektim, përgjegjësi dhe veprim.
Respekt për çdo person që tejkalon barriera të padukshme çdo ditë.
Le të punojmë që shoqëria jonë t’i ulë këto barriera, jo t’i rrisë. ♿💙

Në forumin me gazetarë të organizuar nga UN Women Albania për të biseduar në lidhje me barazinë gjinorë dhe dhunën me ba...
24/11/2025

Në forumin me gazetarë të organizuar nga UN Women Albania për të biseduar në lidhje me barazinë gjinorë dhe dhunën me bazë gjinore.

Në Tiranë, Sarandë dhe Lezhë me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare (QNL), në kuadër të projektit:“Përmirësimi i cilësisë...
18/11/2025

Në Tiranë, Sarandë dhe Lezhë me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare (QNL), në kuadër të projektit:
“Përmirësimi i cilësisë së drejtësisë me qasje të orientuar nga mbrojtja dhe mbështetja e viktimave të dhunës seksuale, duke përdorur monitorimin dhe ndërgjegjësimin si mjete ndryshimi.”

🔎 Në këto tryeza u prezantuan gjetjet e monitorimit të vendimeve gjyqësore për krimet seksuale dhe për veprën penale të përndjekjes, si dhe sfidat e gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm në trajtimin e këtyre rasteve.

Diskutimet u fokusuan në:
• nevojën për qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkërendim institucional,
• mekanizmat e mbrojtjes së viktimave,
• boshllëqet në zbatimin e legjislacionit,
• praktikat e mira që mund të forcojnë reagimin e sistemit të drejtësisë.

🤝 Pjesëmarrës në këto aktivitete ishin profesionistë të sistemit të drejtësisë, punonjës socialë, prokurorë, avokatë, oficerë policie, përfaqësues të Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH), të Avokatit të Popullit, si dhe organizata të shoqërisë civile dhe institucione vendore që luajnë rol kyç në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Ky projekt zbatohet nga QNL si pjesë e një nën-granti të dhënë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dhe financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “Shoqëria Civile Kundër Korrupsionit: Nga një Sfidë e Brendshme në një Përgjigje Evropiane.”

🌱 Faleminderit QNL, KShH dhe të gjithë aktorët institucionalë e lokalë për angazhimin dhe bashkëpunimin. Këto tryeza janë një hap i rëndësishëm drejt një sistemi drejtësie më të përgjegjshëm, më të ndjeshëm dhe më të orientuar nga viktimat.

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një trajnim me pjesëmarrësit e Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), ...
15/11/2025

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një trajnim me pjesëmarrësit e Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), në kuadër të modulit “Mbrojtja e të drejtave themelore”, me fokus të veçantë te e drejta e pronës, një nga shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës dhe integrimit europian.

🔹 E drejta e pronës mbetet një ndër çështjet më sfiduese dhe njëkohësisht themelore për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE. Konsolidimi i kuadrit ligjor, siguria juridike, praktika e unifikuar gjyqësore dhe mbyllja e çështjeve të trashëguara janë elementë që ndikojnë drejtpërdrejt në progresin tonë në Cluster I – Themelore.

🔹 Gjatë sesionit, diskutuam:
• Kuadrin ligjor shqiptar dhe qasjet më të fundit të gjykatave për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë;
• Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), e cila ka luajtur rol vendimtar në orientimin e reformave dhe forcimin e standardeve për kompensimin, ekzekutimin e vendimeve dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të pronarëve;
• Sfida praktike, mësime nga precedentët dhe hapat e nevojshëm për të garantuar respektimin e standardeve të Konventës Evropiane.

Ky diskutim i hapur me profesionistë të administratës publike, shoqërisë civile, akademisë dhe medias tregoi edhe një herë sa e rëndësishme është qasja e koordinuar, ndërinstitucionale dhe e bazuar në standardet europiane për të çuar përpara reformën dhe sigurinë juridike në vend.

Faleminderit AIEN dhe ekipit të shkëlqyer organizues për ftesën dhe besimin.
Faleminderit gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve për pyetjet, diskutimet, dhe angazhimin profesional 👏.

Shteti i së drejtës ndërtohet çdo ditë — dhe të drejtat e pronësisë janë thelbësore për të. 🇦🇱🇪🇺

💜 Një përmbyllje frymëzuese në Vjenë!Morra pjesë në Konferencën Përmbyllëse të Programit Ndërkombëtar të Trajnimit (ITP)...
12/11/2025

💜 Një përmbyllje frymëzuese në Vjenë!

Morra pjesë në Konferencën Përmbyllëse të Programit Ndërkombëtar të Trajnimit (ITP) për Dhunën me Bazë Gjinore, të organizuar nga The Kvinna till Kvinna Foundation dhe Policia Suedeze në Vjenë 🇦🇹.

Konferenca mblodhi së bashku profesionistë nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina, për të reflektuar mbi arritjet, sfidat dhe hapat e ardhshëm në përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar dhunën me bazë gjinore.

Pata kënaqësinë të kontribuoj në seksionin e dedikuar Konventës së Stambollit, duke ndarë përvojën shqiptare në forcimin e zbatimit të saj dhe në ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna.

Ishte një përvojë e pasur profesionale dhe njerëzore mes miqsh e kolege të përkushtuar, profesionostë dhe të bashkuar nga e njëjta kauzë: barazia gjinore dhe drejtësi efektive për çdo viktimë dhune. 💪💜

⸻💜 Një përmbyllje frymëzuese në Vjenë!Morra pjesë në Konferencën Përmbyllëse të Programit Ndërkombëtar të Trajnimit (ITP...
12/11/2025



💜 Një përmbyllje frymëzuese në Vjenë!

Morra pjesë në Konferencën Përmbyllëse të Programit Ndërkombëtar të Trajnimit (ITP) për Dhunën me Bazë Gjinore, të organizuar nga The Kvinna till Kvinna Foundation dhe Policia Suedeze në Vjenë 🇦🇹.

Konferenca mblodhi së bashku profesionistë nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina, për të reflektuar mbi arritjet, sfidat dhe hapat e ardhshëm në përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar dhunën me bazë gjinore.

Pata kënaqësinë të kontribuoj në seksionin e dedikuar Konventës së Stambollit, duke ndarë përvojën shqiptare në forcimin e zbatimit të saj dhe në ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna.

Ishte një përvojë e pasur profesionale dhe njerëzore mes miqsh e kolege të përkushtuar, profesionostë dhe të bashkuar nga e njëjta kauzë: barazia gjinore dhe drejtësi efektive për çdo viktimë dhune. 💪💜

Këtë vit pata privilegjin të jem pjesë e Akademisë së Studimeve Politike, një udhëtim që më pasuroi profesionalisht dhe ...
10/11/2025

Këtë vit pata privilegjin të jem pjesë e Akademisë së Studimeve Politike, një udhëtim që më pasuroi profesionalisht dhe personalisht. Në kuadër të këtij programi, pata gjithashtu mundësinë të marr pjesë në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg, një përvojë e paharrueshme që më solli frymëzim, reflektim dhe energji të re për të kontribuar më tej në fushën e drejtësisë dhe demokracisë. 🇪🇺✨

Përveç njohurive dhe diskutimeve të vlefshme, Akademia më ndihmoi të krijoj miqësi të reja, të ndërtoj një rrjet të fortë bashkëpunimi dhe të ndaj ide me njerëz që ndajnë të njëjtat vlera e pasione për shoqëri më të drejta dhe gjithëpërfshirëse. 🤝💬

Këto ditë më kujtuan se demokracia është një udhëtim i përbashkët, që kërkon bashkëpunim, integritet dhe shpresë.

Faleminderit Akademisë së Studimeve Politike dhe të gjithë bashkëudhëtarëve për këtë kapitull të bukur të rrugëtimit tim profesional dhe njerëzor. 💙

Këtë vit pata privilegjin të jem pjesë e Akademisë së Studimeve Politike, një udhëtim që më pasuroi profesionalisht dhe ...
10/11/2025

Këtë vit pata privilegjin të jem pjesë e Akademisë së Studimeve Politike, një udhëtim që më pasuroi profesionalisht dhe personalisht. Në kuadër të këtij programi, pata mundësinë të marr pjesë në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg, një përvojë e paharrueshme që më solli frymëzim, reflektim dhe energji të re për të kontribuar më tej në fushën e drejtësisë dhe demokracisë. 🇪🇺✨

Përveç njohurive dhe diskutimeve të vlefshme, Akademia më ndihmoi të krijoj miqësi të reja, të ndërtoj një rrjet të fortë bashkëpunimi dhe të ndaj ide me njerëz që ndajnë të njëjtat vlera e pasione për shoqëri më të drejta dhe gjithëpërfshirëse. 🤝💬

Këto ditë më kujtuan se demokracia është një udhëtim i përbashkët, që kërkon bashkëpunim, integritet dhe shpresë.

Faleminderit Akademisë së Studimeve Politike dhe të gjithë bashkëudhëtarëve për këtë kapitull të bukur të rrugëtimit tim profesional dhe njerëzor. 💙

🇦🇱✨ Një hap historik për barazinë gjinore në Shqipëri!Parlamenti ka miratuar Ligjin e ri “Për Barazinë Gjinore në Shoqër...
07/11/2025

🇦🇱✨ Një hap historik për barazinë gjinore në Shqipëri!
Parlamenti ka miratuar Ligjin e ri “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, një reformë e thellë që përforcon mbrojtjen e të drejtave të grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës, nga puna dhe arsimi, deri te vendimmarrja dhe jeta publike.

Ky ligj sjell:
⚖️ standarde të reja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe Konventën e Stambollit
👩‍💼 masa konkrete për përfaqësim të barabartë në politikë dhe administratë
💪 mekanizma të rinj institucionalë për mbikëqyrjen dhe zbatimin efektiv të barazisë gjinore

Ky është një moment reflektimi dhe përgjegjësie, për të gjithë ne që besojmë se barazia gjinore nuk është vetëm parim ligjor, por kusht për demokraci, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Address

Rr "Myslym Shyri" P. 7, Shk. Nr. 2, K. 1, Ap. 11, Tiranë
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Aliaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Studio Ligjore Aliaj:

Share