16/09/2026
▪ICC PRANON MASËN EMERGJENTE PËR AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS
International Chamber of Commerce (ICC), nëpërmjet procedurës së Arbitrit Emergjent, ka pranuar kërkesën për masë emergjente të Vlora International Airport VIA SH.P.K., në mosmarrëveshjen me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me Kontratën e Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në këtë proces kompleks, studioja jonë H&A Law Firm shpk ka mbështetur çështjet juridike të lidhura me projektin, me fokus të veçantë në ruajtjen dhe mbrojtjen e pozitës juridike dhe të drejtave të klientit, në një kontekst ku ndërthuren marrëdhëniet korporative, koncesionare dhe mekanizmat e arbitrazhit ndërkombëtar.
Pranimi i masës emergjente dhe ruajtja e status quo së përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm në mbrojtjen e ekuilibrave juridikë dhe korporativë të projektit. Për studion tonë, ky zhvillim përfaqëson një tjetër eksperiencë të rëndësishme në mbrojtjen strategjike të të drejtave të ortakut, përmes koordinimit të instrumenteve të së drejtës tregtare, korporative dhe mekanizmave ndërkombëtarë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.