27/12/2021
Mbremjen e Krishtlindjeve vendosa te shoh nje film te ri me Leonardo Di Caprion. “Don’t look up” ishte nje doze e forte sarkazme kunder mediokritetit, si rreziku me i madh njerezor.
Mediokriteti social, mediatik dhe politik, i cili refuzon te shohe te verteten, dijen, te drejten, progresin, por ne vend te kesaj permes injorances, kotesise, hipokrizise e padrejtesise lufton permes manipulimit te masave qe jetojne ne endrat qe krijohen per ta.
Ne kete pike, askush nuk duhet te pranoje kete lufte kunder njeriut, askush nuk duhet te fyhet, te pengohet, te manipulohet, ne botet e vogla te realitetit paralel te kotesise qe jeton e shtresezuar ne shoqerine tone duke promovuar dhe prodhuar mase mediokre te luftes se mediokritetit kunder human: Nuk eshte e vertete qe jeta eshte lufte! Mendja njerezore duhet te dale nga kjo vorbull sociale dhe te kerkoje te orientohet nga drita e dijes dhe relativitetit. Nuk eshte e vertete qe jeta eshte dhune, seksizem, bullizem, rracizem, diskriminim, sepse nuk ka asgje me te vertete se sa te drejtat dhe talentet natyrale pa dallim.
A mendoni ndonjeher, pse energjia njerezore vazhdon te harxhohet per luftera zoterimesh, qe nuk sjellin asnje progres global, ne vend qe te shohim pertej kufijve, te hapsires e te shkences per jeten, per ate qe ka rendesi ne te vertete, per te gjithe?