Eduard Halimi, Faqja Zyrtare

Eduard Halimi, Faqja Zyrtare Managing Partner at Halimi Law and Tax, Partner at Halimi Middle East; Rokas Tirana; Former Minister of Justice, Former MP, Author "Becaming a great Lawyer".

27/05/2026

📍Për të gjithë miqtë e mi muslimanë, Gëzuar festën e Kurban Bajramin, për ju dhe familjet tuaja, kudo që ndodheni!

📍Gabimi që bëri Nicolas Sarkozy  lidhur me ekipin ligjor: “Ditari i një të burgosuri”, një libër që tregon historinë e t...
27/04/2026

📍Gabimi që bëri Nicolas Sarkozy lidhur me ekipin ligjor: “Ditari i një të burgosuri”, një libër që tregon historinë e tij por na tregon dhe dy realitetet e drejtësisë!

Pushteti matet jo vetëm kur e ke, por sidomos kur e humbet.
Nga President i Francës në burgun e famshëm “La Santé” në Paris, pas një vendimi brutal dhe shumë të diskutueshëm ndërkombëtarisht. Një rrëfim 20 ditor që të tregon sa i fortë, por edhe sa i brishtë mund të ndihet një njeri me pushtet të madh politik.

Miqtë, armiqtë, hakmarrja, letrat, takimet.. dhe mbi të gjitha, rëndësia e zgjedhjes së duhur të ekipit ligjor në momentet më të vështira.

Si avokat, dhe pasi kam lexuar pothuajse të gjithë librat e tij (falë Marash Logu që m’i siguron menjëherë sapo dalin), nuk mund të them se ky është libri më i mirë i tij. Por ndoshta është më njerëzori.

Pas 20 faqeve të para ditën e parë, e lashë për shkak të një jave të ngarkuar dhe e përfundova këtë të diel.

Dy mesazhe (pohime të Sarkozy) që më mbetën në mëndje:

👉Largimi nga politika drejt sektorit privat:

“Doja t’u dëshmoja miqve dhe armiqve të mi se mund të kesh qenë politikan në nivelet më të larta, por në një moment të caktuar ndjen se ke edhe më shumë vlera dhe mundësi dhe vendos të bëhesh aktiv në sektorin privat si avokat apo investitor. Politika më ka dhënë shumë dhe tani ishte rradha ime pas largimit nga ajo (fq. 99-100)

👉 Gabimi dhe mësimi që nxorri në përzgjedhjen e ekipit ligjor!

“Mbrojtja profesionale dhe e strukturuar është çelësi në çështje si kjo e imja. Kur duhet të zgjidhni një ekip ligjor, bëjeni sa më shpejt dhe me profesionistë të mirë. Vonesa për fajin tim një mësim që nuk do ta harroj kurrë.” (fq. 75)

Në fund, libri të lë me një ndjesi të çuditshme, sidomos kur e krahason me realitetin shqiptar dhe burgjet shqiptare, debatet mbi paraburgimin, drejtësinë, prokurorinë e posaçme atje dhe këtu apo e krahason me rastin e ish Presidentit Meta, mënyrën e arrestimit të tij me mënyrën e arrestimit të Sarkozy për të cilën kam shkruar dhe me parë!

📍Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë! 🥚✨ Fryma e ringjalljes le të sjellë paqe, gëzim dhe shpresë për të gjith...
05/04/2026

📍Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë! 🥚✨ Fryma e ringjalljes le të sjellë paqe, gëzim dhe shpresë për të gjithë ju.

Për shumë vjet Pashkët! ❤️🤍 🌿

📍Harta Gjyqësore dhe përgjimi i gjyqtarëve të GJK e GJL: Dy gabime të rënda që duhet korrigjuar menjëherë! (Fjala ime në...
28/03/2026

📍Harta Gjyqësore dhe përgjimi i gjyqtarëve të GJK e GJL: Dy gabime të rënda që duhet korrigjuar menjëherë!

(Fjala ime në tryezën e nivelit të lartë për Qeverisjen Demokratike, të organizuar nga WFD)

Duke falënderuar WFD për ftesën si ekspert në këtë takim të nivelit të lartë, doja të ndalesha shkurtimisht te një komponent tjetër të asaj që u artikulua nga parafolësit si Qeverisja demokratike:DREJTËSIA. Sepse qeverise demokratike nuk është vetëm zgjedhje të lira, parti politike dhe vullnet popullor. Ajo është edhe institucione të pavarura që kontrollojnë njëra-tjetrën pa dominim të një pushteti mbi tjetrin.

Prandaj dua të flas për Drejtësinë, sidomos Gjykatën Kushtetuese (GJK) si “roja” e Kushtetutës dhe Gjykatën e Lartë (GJL).

Duke qenë se jemi këtu të gjithë, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, përfaqësues të BE-së, ambasadorë dhe shoqëria civile dhe ekspertë, dua të them dy gjëra të shkurtra, por thelbësore, që lidhen me drejtësinë dhe procesin post-legjislativ:

👉E para: Sot pas 5 vjetësh Harta Gjyqësore është një dështim i madh

U bë e njëanshme, u tha se e donte BE-ja, u miratua me arrogancë, pa dëgjuar ekspertët. E kundërshtova shumë para 5 vjetësh se do sillte kolaps. Edhe Erinda nga Komiteti i Helsinkit e kundërshtoi fuqishëm, por nuk u dëgjua, as avokatët dhe as shoqatat e tjera. Kaluan 5 vjet dhe sot kemi një stok prej 141.000 dosjesh në deadlock, nga të cilat rreth 44.000–45.000 janë vetëm në Apel. Nuk ishte e vështirë të parashikohej para 5 vjetësh që nuk mund të krijosh një Apel të Përgjithshëm me 75 gjyqtarë, kur ke një godinë të projektuar vetëm për 20.
Tani e kuptojmë të gjithë që është bërë gabim dhe është dështim. Nuk po kërkoj të thoni se “kishim të drejtë” dhe as ndjesë! Po ju pyes: Pse nuk e ndryshoni? Çfarë prisni? Ndryshojeni nesër! Kjo nuk është çështje PS-PD apo partish të tjera. Është çështje e 141.000 familjeve që presin drejtësi dhe po ua mohoni. Mos më thoni se “nuk na le BE-ja”. Këtu janë përfaqësuesit e saj dhe nuk e besoj se është e vërtetë. Ndryshoni! Mos i zvarritni njerëzit edhe 5 vjet të tjera.

👉E dyta: Kemi bërë gabim të rëndë edhe me Kodin e Procedurës Penale me përgjimin e gjyqtarëve!

Para 10 vjetësh (jo unë, unë dhe PD kemi qenë kundër) miratuam nenet 221 e vijues që prokurorët mund të përgjojnë gjyqtarët e GJL dhe GJK. Ky është një gabim i madh që krijon probleme serioze për balancën e pushteteve, cënin të imunitetit funksional të gjyqtarëve dhe rrezik potencial shantazhi në vendimarje. Mazhoranca mund të mos e ketë problem sepse ka fuqinë ta refuzojë presionin e prokurorisë me kartona, o por qytetari i thjeshtë jo dhe opozita e ka provuar ne kurrizin e vet.

Ka qenë gabim para 10 vjetësh? Po. Pse nuk e ndryshoni sot?

E kuptojmë të gjithë që është e gabuar: prokurori nuk mund ta përgjojë anëtarin e GJK ose GJL që është në proces, sepse krijon implikim të rëndë në balancën e drejtësisë. Pse duhet të presim akoma duke mbajtur këtë nen të çuditshëm dhe vrastar për pavarësinë e gjyqësorit?

Kjo nuk ka të bëjë as me PS-në, as me PD-në, dhe as nuk besoj atë justifikim se nuk na lejon BE, sese askund në BE nuk ndodh! Këtu jemi le të diskutojmë hapur!

Shpresoj që të dyja këto çështje të kapërcejnë kufijtë partiakë dhe të përmirësojnë, sado pak, jetën e qytetarëve nëpërmjet dhënies së drejtësisë së shpejtë dhe të pavarur dhe të kete një vendimarrje të shpejtë!

📍Mirënjohjen më të sinqertë për çdo anëtar të ekipit, për këtë arritje të rëndësishme të Halimi Ahmetaj Law and Tax, për...
20/03/2026

📍Mirënjohjen më të sinqertë për çdo anëtar të ekipit, për këtë arritje të rëndësishme të Halimi Ahmetaj Law and Tax, për secilin që çdo ditë kontribuon me integritet dhe pasion për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm.

Një falënderim i veçantë shkon gjithashtu për klientët tanë, për besimin e vazhdueshëm që na japin dhe për bashkëpunimin që na motivon të rritemi dhe të përmirësohemi çdo ditë.

Faleminderit të gjithëve!

📍Halimi Ahmetaj Law and Tax has been recognised by Chambers and Partners in the 2026 Europe Guide for Dispute Resolution in Albania.

We are equally proud that our founding partner, Eduard Halimi, has been individually recognised as a Recognised Practitioner by Chambers & Partners.

This recognition belongs to the entire team, and we thank each and every one of them for their dedication. We are deeply grateful for the trust our clients place in us, it is their confidence in our work that drives us to keep raising the bar.

Thank you to our clients, colleagues, and all those who took the time to share their experience working with us.
🔗 View the full rankings: https://chambers.com/legal-rankings/dispute-resolution-albania-7:467:12:1?l=en-GB

🇦🇱Halimi Ahmetaj Law and Tax është vlerësuar nga Chambers and Partners në Udhëzuesin Evropian 2026 për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve në Shqipëri.

Jemi po ashtu krenarë që partneri ynë themelues, Eduard Halimi, është vlerësuar individualisht si “Recognised Practitioner” nga Chambers & Partners.

Ky vlerësim i përket të gjithë ekipit dhe falënderojmë secilin prej tyre për përkushtimin. Jemi thellësisht mirënjohës për besimin që klientët tanë vendosin tek ne; është pikërisht ky besim që na motivon të vazhdojmë të rrisim standardet tona.

Faleminderit klientëve tanë, kolegëve dhe të gjithë atyre që gjetën kohë për të ndarë përvojën e tyre të punës me ne.
🔗 Shikoni renditjen e plotë: https://chambers.com/legal-rankings/dispute-resolution-albania-7:467:12:1?l=en-GB

20/03/2026

📍Gëzuar Bajramin për të gjithë ju miqtë e mi muslimanë!

Ju uroj një festë të bukur pranë njerëzve të zemrës 🌙

📍Diaspora Legal & Tax një ekip i dedikuar vetëm
09/03/2026

📍Diaspora Legal & Tax një ekip i dedikuar vetëm

📍 20 shkurt! 35 vjet nga rrënia e shtatores së diktatorit më të egër në Europë, Enver Hoxha, drejtuesit të organizatës k...
20/02/2026

📍 20 shkurt! 35 vjet nga rrënia e shtatores së diktatorit më të egër në Europë, Enver Hoxha, drejtuesit të organizatës kriminale që vrau Shqipërinë për 45 vjet.

Të rinjtë duhet ta dinë se kjo organizatë kriminale (deri në 1990 dhe pas vdekjes së tij) ka urdhëruar dhe ekzekutuar:

• Mbi 6.027 shqiptarë. (u ekzekutuan 5.577 burra + 450 gra) (ISKK, raporti 2016)

• Rreth 34.000 u burgosën politikisht (26.768 burra + 7.367 gra) (ISKK, raporti 2016)

• Rreth 59.000 u internuan me familje të tëra (ISKK, raporti 2016)

• Mbi 46.572 të persekutuar të identifikuar deri sot në të gjitha kategoritë (vrasje, burgim, internim, dëbim) (ISKK, Raporti Vjetor 2024 – Fjalori Enciklopedik i Viktimave)https://iskk.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/Raporti-vjetor-2024-i-miratuar.pdf

• Rreth 200.000 kaluan nëpër kampet e punës së detyruar (BBC News, 1 nëntor 2017)
https://www.bbc.com/news/world-europe-41818359

Shumë prej atyre që spiunuan, urdhëruan dhe ekzekutuan vendimet e organizatës kriminale dhe diktatorit dhe oborrit të tij, ende janë këtu.

Ndaj nuk duhen harruar kurrë, por të rinjtë duhet ta dinë mirë se çfarë kanë bërë!

harrojmë falim.
diktatura Kujto DitaEKujteses

Address

Tirana, Bulevardi "Dëshmorët E Kombit"
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Website

http://www.halimimiddleeast.com/, http://www.loa.al/

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Eduard Halimi, Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Eduard Halimi, Faqja Zyrtare:

Share