Studio Ligjore "Ballauri"

Studio Ligjore "Ballauri" Konsulence juridike, perfaqesim dhe mbrojtje juridike, kontrata dhe sipermarrje.

24/12/2020
E pyeti profesori i lëndës "E Drejta Ligjore" njërin nga studentët, si e ke emrin? Pasi i tregon studenti emrin e tij, p...
11/08/2020

E pyeti profesori i lëndës "E Drejta Ligjore" njërin nga studentët, si e ke emrin?

Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: Dil jashtë, pa asnjë arsye!

Studenti bëri përpjekje për t'a mbrojtur veten por e kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.

Profesori filloi prapë ligjërimin, tani me një pyetje drejtuar studentëve, pse vendosen rregullat e ligjeve...?

Njëri nga të pranishmit tha:
Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!

Një tjetër tha: Për t'u zbatuar...

Një tjetër tha: Për të mos i bërë padrejtësi, i forti të ligut!

Profesori tha: Mirë, por vetëm kaq s'është e mjaftueshme!
Njëri nga të pranishmt tha: Deri sa të realizohet drejtësia.
Profesori tha: Po, kjo është përgjigjja, tani çfarë është dobia e drejtësisë?
Njëri tha: Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t'i bëhet asnjërit padrejtësi.

Profesori u thotë: Tani përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxorra nga salla?
Të gjithë njëzëri thanë: PO!

Profesori i hidhëruar tha: Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t'i zbatojmë ato...?!
Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!

Pastaj profesori ftoi studentin që e nxorri jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:
"Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!"

[Dr.Tarik Suvejan]

01/06/2020

Studio Ligjore “Ballauri” ofron konsultën e parë ligjore falas, për të gjithë klientët e saj.

Shërbimet ligjore në fushën:
-Civile
-Tregtare
-Deklarimi i pasurisë
-Administrative
-Penale
-Familjare
-Marrëdhëniet e punës etj.

MIQ GEZUAR VITIN E RI 2017!
01/01/2017

MIQ GEZUAR VITIN E RI 2017!

Studio Ligjore "BALLAURI" ju uron Gezuar Krishtlindjen te gjithe miqve,bashkepuntoreve,klienteve dhe dashamiresve qe na ...
24/12/2016

Studio Ligjore "BALLAURI" ju uron Gezuar Krishtlindjen te gjithe miqve,bashkepuntoreve,klienteve dhe dashamiresve qe na kane ndihmuar dhe besuar ne punen tone profesionale! Gezuar te gjitheve!

15/12/2016

DILEMA E TE BURGOSURVE
(Prisoners' dilemma)
Me e famshja e te gjitha lojerave me shumen jo-zero.
Dy te burgosur mbahen ne dy qeli te vecanta. Prokurori i rrethit e di se te dy bashke kane kryer nje grabitje me arme ne dore,por se do te kete prova te mjaftueshme per denimin e tyre vetem nese mundet te siguroje pohimin e te pakten njerit prej tyre. Po te mos pohoje asnjeri prej tyre,ata do te denohen me dy vjet burg per armbajtje pa leje.Denimi per grabitjen me arme ne dore eshte njezet vjet. Mirepo,po te pohojne krimin te dy,atehere denimi do te jete dhjete vjet per secilin. Nese njeri deshmon kunder shokut te tij, atehere ai do te lirohet, por me kusht qe shoku i tij te mos kete deshmuar kunder tij, ndersa tjetri do denohet me 20 vjet burg. Prokurori takohet me secilin te burgosur, duke i thene qe ta pohoje krimin. Po a duhet ta pohoje ai ate? Te burgosurit racionale do te pohojne edhe ne qofte se te dy e dine se do ishte me mire qe asnjeri te mos e pohonte.
Dilema e te burgosurve eshte pergjithesuar per nderveprime te perseritura (megaloje) dhe per me shume se dy lojtare. Ne nderveprime te perseritura nuk eshte me detyrimisht e vertete se secili lojtar duhet gjithmone te lere ne balte te tjeret. Lojtaret mund te meren vesh per nje rregull "si te ma besh ta bej" ose t'i bejne sinjalizime njeri-tjetrit nepermjet pergjigjeve ne lojera te perseritura. 'Si te ma besh ta bej' do te thote: 'Do te bashkepunoj ne lojen e pare:pas saj,cfaredo qe te me beni ne secilen nga lojerat e tjera,une do t'jua bej ne lojerat pasuese'. Me kete ose ndonje tjeter strategji bashkepunimi te kushtezuar lojtaret mund te arrijne nje menyre'evolutivisht te qendrueshme' bashkepunimi te kushtezuar. Skema te dilemes se te burgosurit jane zbatuar ne pothuaj cdo menyre nderveprimi te njerezve. Shembuj te njohur ne fushen e politikes jane *gara e armatimeve,politika e te ardhurave etj. Por, ka rrezik qe kjo skeme te perdoret pa vend:situata duhet percaktuar me shume kujdes dhe ajo qe duket qe eshte dileme e te burgosurit mund te mos jete gjithmone e tille.

Address

Rruga "Sami Frasheri" Nr 4
Tirana
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore "Ballauri" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Studio Ligjore "Ballauri":

Share