Praktike Juridike

Directions Website
07/10/2026
U bene 20 vite, qe kam shpenzuar rreth 12 ore ne dite thuajse cdo dite te javes dhe te fundjaves, ne bashkepunim me bizn...
01/10/2026

U bene 20 vite, qe kam shpenzuar rreth 12 ore ne dite thuajse cdo dite te javes dhe te fundjaves, ne bashkepunim me biznese nga me te ndryshmet, te medha, te vogla, te mesme, si te doni. Ne keto vite kam dhene shume keshillime dhe ekspertize ligjore, por me shume kam mesuar prej atyre qe ja u kam dhene.
Pas kaq kohesh kam pare efektet e veprimeve, kam pare reagimin e personave qe jam perpjekur te ndihmoj, per te zgjidhur ose permiresuar nje situate.
Eksperienca me ka bindur se mes asaj qe di dhe menyres si e transmeton ate qe di, kjo e dyta eshte shume thelbesore ne nje marredhenie pune apo konsulence. Ne keto 20 vite bashkepunim me bizneset kam ndertuar miqesi te reja, qe sot kane vlera te pakrahasueshme ne raport me nje marredhenie te ftohte konsulent- klient, apo punedhenes-punemarres, kam ndertuar ura besimi reciprok qe bejne te mundur nje udhetim te perbashket dhe te sigurte, qe shume do ta kishin zili.
Ajo qe dua te them eshte se, ka shume gjera jane te rendesishme ne nje karriere, por ka disa elemente qe jane ata qe bejne diferencen e madhe dhe vulosin menyren dhe fatin e karrieres tuaj.
Per te gjithe juristet e rinj qe duan te ndertojne nje karriere te qendrueshme dhe te suksesshme, mund te kontaktojne per tu interesuar per programet praktike me grupe apo programet praktike individuale, ne email: [email protected].

10/09/2026

I dashur Profesor,

Ka disa njerëz që i takojmë në jetë dhe që na mësojnë një profesion, por ka edhe nga ata që, përtej profesionit, na mësojnë diçka shumë më të rëndësishme, si të bëhemi njerëz më të mirë.
Për mua, ky trajnim nuk ka qenë thjesht një mundësi për të marrë njohuri profesionale. Ka qenë një përvojë që do ta mbaj gjatë me vete, sepse përveç asaj që mësova për profesionin, mora edhe shumë këshilla për jetën.
Në çdo hap që kam bërë në jetë, më ka shoqëruar një këshillë e prindërve të mi, “Çfarëdo që të bëhesh, para së gjithash duhet të jesh njeri.”
Dhe pikërisht këtë pashë tek ju, Profesor.
Pashë një profesionist të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha pashë një njeri. Një njeri të thjeshtë, të drejtë, të sinqertë dhe me dëshirën e rrallë për t’i ndihmuar dhe për t’i ngritur të tjerët pa kërkuar asgjë në këmbim. Dhe pikërisht atëherë kuptova edhe më shumë se sa e vërtetë ishte këshilla që më kanë dhënë prindërit e mi.
Gjatë trajnimeve tuaja kuptova se të ndihmosh dikë të rritet, të besojë tek vetja dhe të bëhet më i mirë nuk të zvogëlon aspak. Përkundrazi, të larteson. Sepse madhështia e vërtetë e një njeriu nuk matet vetëm me atë që di apo me atë që ka arritur vetë, por edhe me njerëzit që ka ndihmuar të ecin përpara.
Thjeshtësia, drejtësia dhe profesionalizmi kanë shoqëruar çdo orë të këtij trajnimi. Dhe ajo që e bëri edhe më të veçantë ishte mënyra se si dija përcillej, jo thjesht si informacion, por si përvojë, si këshillë dhe si një shtysë për të besuar më shumë tek vetja.
Më kujtohen veçanërisht fjalët tuaja kur bëra për herë të parë një kontratë. Isha e pasigurt dhe kisha frikë se mos kisha gabuar. Por fjalët që më thatë atëherë, dhe mënyra e sinqertë me të cilën m’i thatë, më dhanë diçka që ndoshta nuk e kuptova plotësisht në atë moment, besimin se mundem.
Ndonjëherë një fjali e thënë në momentin e duhur mund të ketë më shumë vlerë se shumë libra. Dhe fjalët tuaja për mua ishin pikërisht të tilla. Më bënë të kuptoj se ndoshta mund të bëja gjëra shumë më të mëdha nga sa mendoja.
Ky trajnim më ka mësuar aq shumë sa nuk munda t’i mësoja dhe as t’i kuptoja në pesë vite universitet. Jo vetëm njohuri profesionale, por edhe mënyrën se si duhet të mendojë, të sillet dhe të punojë një jurist, me përgjegjësi, drejtësi, integritet, përkushtim, guxim dhe mbi të gjitha me njerëzillëk.
Dhe për këtë arsye, falënderimi im për ju nuk është vetëm falënderimi i një studenteje për profesorin e saj.
Është edhe falënderimi i një vajze që gjatë këtij rrugëtimi ka dëgjuar këshilla që shpesh i janë dukur sikur po ia thoshte një prind. Këshilla që nuk lidhen vetëm me një kontratë, një nen apo një çështje juridike, por me mënyrën se si duhet të ndërtojmë veten dhe karakterin tonë.
Ndoshta kjo është dhurata më e madhe që mund t’i japë një profesor një studenti, jo vetëm ta mësojë atë se çfarë të bëjë, por edhe t’i tregojë çfarë njeriu të bëhet.
Faleminderit për çdo njohuri, për çdo këshillë, për çdo fjalë të sinqertë dhe për çdo herë që më keni bërë të besoj pak më shumë tek vetja.
Faleminderit që më treguat, jo vetëm me fjalë, por me shembullin tuaj, se profesionalizmi dhe njerëzillëku mund të ecin gjithmonë bashkë.
Dhe nëse një ditë do të jem një juriste më e mirë, por mbi të gjitha një njeri më i mirë, një pjesë e kësaj merite do të jetë edhe e juaja.
Falënderimet e mia më të sinqerta për ju, Profesor.

Me shumë respekt dhe mirënjohje,

K.....

Per te gjithe ata juriste te rinj qe kane veshtiresi ne punesim ne profesion.Sot, te mos njohesh tregun, mundesite, hape...
01/09/2026

Per te gjithe ata juriste te rinj qe kane veshtiresi ne punesim ne profesion.

Sot, te mos njohesh tregun, mundesite, hapesirat, kerkesen, oferten dhe per me teper, mentalitetin e atyre qe duan te punesojne jursitet e rinj, eshte nje dizavantazh shume i madh.
Shume pak ose aspak e shohin kete si pengesen kryesore ne punesim ose perfshirje ne tregun e punes.

Ka dallim te madh mes mungeses se eksperiences dhe njohjes se tregut ku do te punosh. Shume ja vene fajin te pares dhe harrojne qe problemi i vertete dhe kryesor mbetet e dyta.
Qe te punesohesh eshte me e rendesishme te dish te hapesh portat hyrese ne treg, se sa te kesh eksperience dhe te mos dish nga dhe si te hysh.
Mendojeni....

Programi Asistent Ligjor- Online eshte ndertuar per te zgjidhur jo vetem problemin e krijimit te eksperiences ne praktike, qe ju mungon, por te meson rrugen drejt portave hyrese ne treg, te cilat jane jo pak.

Fillon se shpejti !!!
Vendet shume te kufizuara!!
Kujdes, ka kritere perzgjedhje per pjesemarresit !!!

Per me shume: [email protected] ose sms WhatsApp 0697633901.

Koha iken dhe vendet zihen shpejt, mos u mendo shume se kohe e humbur eshte !!!

Suksese dhe ju pres !!!

Njerezit ndryshojne vetem kur e kuptojne, se vetem ata mund te zgjidhin problemet e tyre dhe askush tjeter. Ndryshimi es...
17/08/2026

Njerezit ndryshojne vetem kur e kuptojne, se vetem ata mund te zgjidhin problemet e tyre dhe askush tjeter.
Ndryshimi eshte i veshtire, por eshte zgjidhja e vetme per secilin prej nesh.
Pas shume vitesh bashkepunim me brezat e rinj te juristeve, besoj se sot nuk egzitojne te paaftet, por vetem njerezit qe refuzojne dijen dhe aftesite.
Se shpejti nis programi Asistent Ligjor Online, i cili ka sjelle nje risi ne ndihmesen e brezave te juristeve te rinj. Ky eshte nje nga programet qe ka ndihmuar ne punesimin e tyre me shume se cdo zyre punesimi shteterore apo private. Cilesia profesionale e pjesemarresve te ketij programi ka sjelle punesimin e tyre gjate dhe pas programit.
Aftesimi ne praktike, informacioni dhe menyrat si duhet te punoje nje jurist jane baza e programit, ndersa deshira dhe angazhimi i pjesemarresve jane vlera e shtuar qe sjell punesimin dhe nje karriere te mire.

Per te gjithe ata qe mendojne se kane nevoje per praktike dhe zhvillim aftesish profesionale, per tu punesuar apo zhvilluar karrieren e tyre, mund ti bashkohen ketij programi qe fillon ne shtator.
Ne pritje dhe suksese !!!
Email: [email protected]

Pse ky trajnim ? Pas rreth 30 vite ne praktike si jurist, kam punuar ne aq shume pozicione si jurist, por jo vetem, si d...
09/06/2026

Pse ky trajnim ?
Pas rreth 30 vite ne praktike si jurist, kam punuar ne aq shume pozicione si jurist, por jo vetem, si dhe ne aq shume institucione e biznese, sa nuk i mbaj mend.
Ne 20 vitet e fundit kam perdorur cdo dite nje model pune qe e kam quajtur "Juristi i zgjuar".....
Nese do edhe ti te zbulosh se cfare fshihet pas "Juristi i zgjuar", dhe te zbulosh mundesite dhe suksesin qe mund te te ofroje, behu pjese e ketij trajnimi.
Suksesi eshte ngjites, mos e harro kete !

Ky liber eshte shume me shume se njohja me ato gjera, qe ju nuk ju kane treguar deri sot gjate studimeve dhe me pas !
08/05/2026

Ky liber eshte shume me shume se njohja me ato gjera, qe ju nuk ju kane treguar deri sot gjate studimeve dhe me pas !

Address

Ferit Xhajko
Tirana
1234

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Praktike Juridike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share