Studio Legale "MUJA & Associati"

Studio Legale "MUJA & Associati" Studio Legale "Muja & Associati" eshte themeluar t'u ofroje klienteve nje sherbim cilesor dhe perfaqesim dinjitoz brenda dhe jashte vendit.

Avokatet e kesaj studio kane nje eksperience te gjate ligjore brenda dhe jashte vendit. Zyra jone ofron sherbime juridike dhe ndihmon ata persona që kanë probleme ligjore nga me te ndryshmet. Ne mund të japim ndihmë ligjore në fusha të tilla si çështje penale, çështje pronash, çështje ndarje familjesh, çështje dhunë në familje dhe shkelje të ligjit të sigurimeve sociale apo të trafikut rrugor. Asi

stenze per demshperblim demi ne rast aksidenti. Shërbimet Ligjore përfshijnë:
Perfaqesim ne Ceshtje Civile dhe Ceshtje Penale
Perfaqesim per zgjidhje martese, ne Shqiperi dhe ne Bashkimin Europian. Përfaqësim per Biznese, Firma Private në kontestat gjygjësor. Mbrojtje per persona në procedurën penale. Demshperblim dhe trajtim demi ne rast aksidenti me pasoje vdekjen, brenda dhe jashte vendit. Tek ne mund të mbeshteteni në kompetencë,privatesi,gadishmëri për kryerjen e menjëhershme të nevojave tuaja urgjente. Per çdo informacion mos hezitoni te na kontaktoni.

Per Vitin 2025, nuk dua nje vit plot me gjera te paarritshme. Dua nje vit te qete, te perbere nga gjera  te vogla, te th...
31/12/2024

Per Vitin 2025, nuk dua nje vit plot me gjera te paarritshme. Dua nje vit te qete, te perbere nga gjera te vogla, te thjeshta dhe konkrete. Dua nje vit si ato vitet e dikurshme, ku te ngrihesh ne mengjes nuk ishte sikur duhet te perballosh nje tjeter lufte por nje dite te re. Dua nje vit me sa me shume paqe dhe dashuri, nje vit me sa me pak trafik, me me pak dhimbje dhe merzitje. Dua nje vit te lumtur dhe te vertete. Gezuar 2025 💫💥

19/07/2024

- ÇFARË NUK DUHET TË BËNI NËSE PËRFSHIHENI NË NJË AKSIDENT RRUGOR-
Mund të ndodhë që përdoruesit e mjeteve të transportit apo edhe këmbësorët të përfshihen në aksidente rrugore, nga ku për shkaqe të ndryshme, vendosin të marrin përsipër fajin dhe të mbyllin procedurat menjëherë.

1. Nuk është e këshillueshme që të merrni përsipër fajin, pra që jeni shkaktar i aksidentit. Marrja përsipër e fajit mund të sjellë pasoja të ndryshme dhe të padëshiruara dhe është e vështirë për të provuar më vonë të kundërtën. Për këtë arsye, nëse gjendeni të përfshirë në një aksident, kontaktoni me një avokat, në mënyrë që të mbroni të drejtat tuaja;

2. Mos refuzoni të merrni ndihmën e parë mjekësore menjëherë pas aksidentit. Në shumë raste ndodh që, pas aksidentit të mos konstatoni ndonjë dëmtim të dukshëm dhe mendoni se nuk janë shkaktuar dëme në shëndet, por ndodh që shumë prej dëmtimeve te marra në një aksident rrugor, të bëhen të dukshme dhe të konstatohen më vonë në kohë. Është e vështirë për t’u provuar lidhja shkak-pasojë, që këto dëmtime u janë shkaktuar nga aksidenti rrugor, e për pasojë mund të humbisni të drejtën për t’u dëmshpërblyer nga kompania përgjegjëse e sigurimit.

3. Nuk është e këshillueshme të mos raportoni aksidentit pranë Policisë Rrugore. Në momentin e ndodhjes së aksidentit këshillohet të sinjalizohet dhe raportohet direkt aksidenti nëpërmjet telefonit, duke njoftuar Policinë Rrugore, e cila merret me kryerjen e veprimeve të para procedurale.

Është e këshillueshme që gjithmone të këshilloheni me një avokat për aksidentin ku jeni përfshirë, për të kuptuar të drejtat tuaja, mënyrën e shpërblimit të dëmit të ardhur dhe shmangien e pasojave negative.

Për informacion të mëtejshëm, na kontaktoni në;
Tel: (+355) 674081822;
Email: [email protected]
Adresa Rr. “Brigada VIII”, Pall. Teknoprojekt, H.1, K.4, Ap.24, Tiranë

23/05/2024

Himn për Mbretërmimin e Ligjit!

Sot, në Itali kremtohet dita e ligjshmërisë dedikuar për dy magjistratëve simbol të luftës kundër mafies, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. 28 vite pas masakrës që iu bë rezistencës së drejtësisë dhe shtetit ligjor në Itali, një tjetër realitet shihet të manifestohet në Sicili.
Giovanni Falcone gjatë luftës që i kishte shpallur krimit të organizuar dhe paligjshmërisë së strukturuar, kishte besimin se mafia, si çdo fenomen tjetër njerëzor, kishte lindjen, lulëzimin dhe më pas fundin e saj. Me parimet e palëkundura dhe besimin shpresëdhënës, nuk rreshti asnjë minutë për të kontribuar në përshpejtimin e fundit të fenomenit mafioz. Duke marrë parasysh se përpjektet e tij dhe miqëve të tij, mund të konsideroheshin si disa pika uji në oqean, dhe se shpejt do të bëheshin viktimat e rradhës së mafias, nuk rreshtën kurrë së luftuari për një sistem drejtësie ku mbizotëron ligji dhe parimet e shtetit të së drejtës.
Duke pare situaten që aktualisht po kalon sistemi i drejtësi në Shqipëri, ku fjalën e ditës deri përpara pandemisë covid-19 ishte nga kush u ‘spastrua’ sot nga sistemi i drejtësisë. Për të realizuar ‘revolucionin’ dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, nevojiten personalitete si Giovanni Falcone e Paolo Borsellino, të cilat kanë vullnetin për të luftuar deri në zhdukjen e fenomenit të korrupsionit dhe krimit të strukturuar. Nevojiten figura të cilët duan të sjellin ndryshimin dhe nuk kanë frikë të ndeshen me Goliath-in, në dukje i pamundur për t’u mposhtur.
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë për personalitete që nuk dorëzohen deri sa të arrijmë në ditën kur fenomeni i korrupsionit do të ketë marrë fund.

“Ai që hesht dhe ul kokën vdes sa herë që e bën këtë. Ai që flet me zë të lartë dhe ecë me kokën e mbajtur lart, vdes vetëm një herë.”

- Giovanni Falcone
23 maggio 1992

Një moment historik për Prokurorët Antimafia.Gjykata e Lartë e Kasacionit, Seksionet e Përbashkëta Penale (Itali), në pë...
01/03/2024

Një moment historik për Prokurorët Antimafia.
Gjykata e Lartë e Kasacionit, Seksionet e Përbashkëta Penale (Itali), në përfundim të një seance diskutimi që zgjati disa orë dhe falë së cilës u rrëzuan përfundimisht ankesat e paraqitura nga avokatët e disa të pandehurve, vendosi që bisedat që gjenden në serverët e "Sky Ecc" janë të vlefshme dhe të përdorshme.
Kjo mbi arsyetimin se në ata serverë ka biseda të koduara të 170 mijë, përdoruesve të bindur se mund të flasin lirshëm, foto te viktimave, urdhra te dhëna nga drejtuesit e klubeve të Ndranghetës, shkëmbime mesazhesh mes krerëve të bandave siciliane, droga, vrasjet, etj.
Aktualisht ka 5 mijë përdorues të Encrochat dhe 5 mijë përdorues të Sky Ecc.
Miliona biseda në mbi 70 mijë pajisje në mbarë botën.
U përvetësuan pas një operacioni të madh të Interpolit nga autoritetet gjyqësore belge dhe holandeze, të cilët morën në dorë bisedat, në dy serverë, njëri i lidhur në ëeb dhe tjetri rezervë.
Mbi mënyrën sesi francezët deshifruan pajisjet kompjuterike, nuk ka shumë detaje. Franca e ka shpallur sekret shtetëror. Një fakt që na bën të kuptojmë rëndësinë e çështjes.
Referuar sa më sipër në Romë, u zbuluan shumë krime.
Në informacionin e gjyqtarëve të kasacionit, referohet se përvetësimi “nëpërmjet një urdhri hetimi europian, i rezultateve të përgjimeve të urdhëruara nga autoriteti gjyqësor i huaj në një platformë të koduar IT, integron hipotezën e rregulluar në sistemin e brendshëm juridik nga neni 270, i kodit penal për përdorshmërinë e përgjimeve në procedura të tjera”.
Për më tepër, për seksionet e përbashkëta, për qëllime të nxjerrjes së urdhrit të hetimit evropian për marrjen e bisedave, "nuk kërkohet autorizimi paraprak i gjyqtarit".
Por pavarësisht “autoriteti juridik i shtetit që lëshon urdhrin evropian të hetimit duhet të verifikojë respektimin e të drejtave themelore, duke përfshirë të drejtën e mbrojtjes dhe garantimin e një gjykimi të drejtë".
Si përfundim, bisedat e koduara mund të përdoren në proceset italiane.

Studio Legale “MUJA & ASSOCIATI”, ju uron:Gëzuar festat e fundvitit!Duke ju dëshiruar një vit të mbarë dhe te suksesshëm...
29/12/2023

Studio Legale “MUJA & ASSOCIATI”, ju uron:
Gëzuar festat e fundvitit!
Duke ju dëshiruar një vit të mbarë dhe te suksesshëm si ai që lamë pas, ju kujtojmë se për çdo problem ne jemi këtu për t’ju ofruar zgjidhjet më efektive ligjore!

GOOGLE MAPSNjë person humb jetën duke ndjekur udhëzime (të gabuara) të Google Maps, familja nis një proces gjyqësor kund...
21/09/2023

GOOGLE MAPS

Një person humb jetën duke ndjekur udhëzime (të gabuara) të Google Maps, familja nis një proces gjyqësor kundër gjigantit amerikan të internetit.

Rezulton se P.P., 47 vjeç, me origjinë nga Karolina e Veriut, ra në kamionçinë e tij nga një urë që u shemb vite më parë, duke u mbytur në një lumë.

Viktima po kthehej në shtëpi pas ditëlindjes së vajzës së tij. P.P., 47 vjeç, me origjinë nga Hickory, Karolina e Veriut, u gjet nga policia më 30 shtator 2022, i mbytur në kamionçinë e tij.
Familjaret e viktimës pretendojne se as në urën e shkatërruar dhe as në rrugën që të çon poshtë në lumë nuk kishte barriera, shenja rreziku apo paralajmërime për shoferët.

Si rezultat i aksidentit familja ngriti një padi për neglizhencë kundër gjigandit Google Maps.
Një jetë e humbur dhe po kështu u shkatërrua ajo e gruas dhe tre fëmijëve të tij.

Akuza? Google nuk do t'i kishte përditësuar kurrë hartat pavarësisht raporteve. Përveç gjigantit të internetit, në shënjestër ishin edhe kompani të tjera private, kjo në mbështetje të faktit se në rrugë nuk kishte shenja rreziku, për shkak të akteve të vazhdueshme vandaliste, por ishte përgjegjësi e kompanive të kryenin mirëmbajtjen.

Përveç Google, familjarët listojnë si përgjegjëse dhe disa kompani private të menaxhimit të pronave përgjegjëse për tokën ku ndodhi aksidenti dhe tokën përreth.

Sipas avokatëve të familjes, shumë njerëz i kishin raportuar Google për urën e shembur dhe një banor i Hicktory i kishte dërguar disa emaile kompanisë së teknologjisë sepse ai ishte përpjekur pa sukses të përdorte funksionin "sugjero një modifikim" në 2020.

Zgjidhni avokatët e duhur, ata do të gjejnë zgjidhjen e duhur për ju!

Studio Legale "MUJA & Associati" ju uron nje sezon dhe muaj sa me produktiv dhe frytdhenës.Për të gjitha ato projekte dh...
01/09/2023

Studio Legale "MUJA & Associati" ju uron nje sezon dhe muaj sa me produktiv dhe frytdhenës.

Për të gjitha ato projekte dhe punë të shtyra apo programuara për muajin shtator, ju njoftojmë se tashmë është koha të veproni.

Mjafton te shkruani (letër apo kompjuter) çdo punë apo objekt të shtyrë, mendoni hapat që duhet te ndiqni dhe keshtu nis dhe merr jetë aktualizimi.

Nëse puna juaj kerkon asisitimin nga një avokat, ju tashmë dini se ke duhet të kontaktoni, Studio Legale "MUJA & Associati", që ka kënaqësinë t'iu ndihmoj në zgjidhjen e çdo mosmarrëveshje, si dhe t'iu asistoj në praktika të ndryshme.

Për të adresuar problemin tuaj, na kontaktoni në:
☎️ +355 674081822
📧 [email protected]
🌐 www.studiolegalemuja.com
📬: Rr. Brigada VIII, H.1, 2/24, Tiranë

Nese deshironi te pajiseni me nenshtetesi shqiptare, Studio Legale "MUJA & Associati" ju asiston ne pergatitjen e dokume...
02/08/2023

Nese deshironi te pajiseni me nenshtetesi shqiptare, Studio Legale "MUJA & Associati" ju asiston ne pergatitjen e dokumentacionit dhe kerkesen per marrje shtetesie drejtuar Presidentit te R.Sh.

Studio jone iu asiston deri ne momentin e marrjes se shtetesise, publikimit te saj ne faqen e botimeve zyrtare.

Per te verifikuar nese plotesoni kriteret per marrjen e nenshtetesise shqiptare, kontaktoni me stafin tone per te lene nje takim.

☎️ (+355) 67 40 81 822

📧 [email protected]

🌐 www.studiolegalemuja.com

📬 Rr. Brigada VIII, H.1, 4/24, Tirane

https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/107/8d317769-640f-4781-a066-b586fe1f64ed

Qendra e Botimeve Zyrtare

Muaji Gusht, muaji ku pjesa me e madhe e njerezve pushon, gjykatat mbyllen, administrata redukton aktivitetin e zakonshe...
01/08/2023

Muaji Gusht, muaji ku pjesa me e madhe e njerezve pushon, gjykatat mbyllen, administrata redukton aktivitetin e zakonshem, por mosmarrevshjet dhe ceshtjet qe duhen adresuar per zgjidhje, nuk marrin asnjehere pushimet.

Studio Legale "MUJA & Associati" ju uron nje muaj te mbare dhe ju mirepret edhe gjate muajit gusht per te trajtuar çdo ceshtje civile, tregtare, administrative.

Per te lene takim me stafin e studios sone, mund te na kontaktoni ne adresat e me poshtme:

☎️ (+355) 674081822
📧 [email protected]
🌐 www.studiolegalemuja.com
📬 Rr. Brigada VIII, H.1, 4/24, Tirane

Arbitrazhi është i ngjashëm me një proçedurë gjyqësore kombëtare. Por, në vend të një proçedure para një gjyqëtari, arbi...
30/07/2023

Arbitrazhi është i ngjashëm me një proçedurë gjyqësore kombëtare. Por, në vend të një proçedure para një gjyqëtari, arbitrazhi kryhet para personave të zgjedhur të quajtur arbitra.

Është një mënyrë , dhe për të zgjidhur konfliktet. Për më tepër, vendimi që jepet është i detyrueshëm dhe duhet te respektohet nga të gjitha palët. Normalisht, është një mënyrë më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme se një proçedurë gjyqësore.

Përdorimi i arbitrazhit ndërkombëtar ka evoluar për t’u lejuar palëve që vijnë nga kulutura të ndryshme dhe që flasin gjuhë të ndryshme të zgjidhin konfliktet në mënyrë përfundimtare, zakonisht pa u detyruar t'i binden rregullave proçedurale të sistemeve të tyre ligjore.

Si Zbatohen Vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar?

Falë një traktati të njohur si Konventa e Nju Jorkut, e cila hyri në fuqi më 7 qershor 1959, vendimet e arbitrazhit mund të zbatohen në shumicën e shteteve, ndryshe nga vendimet tradicionale të gjykatave. Mbi 150 vende kanë ratifikuar sot Konventën e Nju Jorkut. Kjo do të thotë se vendimet e arbitrazhit mund të zbatohen në rreth 3/4 e vendeve të njohura nga Kombet e Bashkuara.
Ligjet në bazë të së cilave avokatët e arbitrazhit ndërkombëtar argumentojnë një çështje janë përgjithësisht : ligji që sundon një kontratë, ligjet e arbitrazhit të selisë së arbitrazhit, të konventës të Nju Jorkut dhe Uashingtonit (e njohur si Konventa e ICSID).

24/07/2023

Çfarë është Ndërmjetësimi?

Ndërmjetësimi është një veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës, (Ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes për të dyja palët dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.

Cilat janë avantazhet e Ndermjetesimit?

● redukton konfliktet mes palëve duke i ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive;
●përfshin palët në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis tyre, duke mos iu imponuar atyre asnjë vendimarrje në lidhje me procesin;
●ka kosto të ulët;
●shmang procedurat e tejzgjatura gjyqësore;
shmang bllokimin e çështjes në instanca më të larta;
●në rastet kur palët nuk mund të arrijnë një marrëveshje në procesin e ndërmjetësimit, ato mund t’i drejtohen gjykatës;
●mundëson zhvillimin e procesi të ndërmjetësimit online, nëpërmjet platformave të posaçme;
●informacioni për palët dhe çështjen për të cilën ofrohet ndërmjetësim është konfidencial;
●vendimi përfundimtar në procesin e ndërmjetësimit përbën titull ekzekutiv.

Për cilat çështje mund të zbatohet/aplikohet ndërmjetësimi?

□në mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës, familjare, pronësisë intelektuale;
□në mosmarrëveshjet midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private;
□mosmarrëveshjeve në fushën penale që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e viktimës akuzuese/ankim të të dëmtuarit ose në çështjet penale me të mitur.

Si mund të kërkoni zhvillimin e procesit të ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tuaja?

《》Ju mund të aplikoni ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tuaja vullnetarisht në dakordësi dhe me palët e tjera në proces

Address

Ish Bllok/Rr: "Brigada VIII", Pall. Teknoprojekt, Shk. 1 , Kati 4, Ap. 24
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 13:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Legale "MUJA & Associati" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Studio Legale "MUJA & Associati":

Share

Our Story

Studio ligjore “Muja & Associati” është themeluar me filozofinë për t’i ofruar klientëve të saj, gamë të gjerë shërbimesh ligjore dhe përfaqësim ligjor dinjitoz. Me profesionalizimin e eksperteve të saj, studioja sjell praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e së Drejtës. Formimi, trajnimi dhe eksperienca disavjeçare, në Milano dhe Torino, e themeluesve të Studios janë parakushte dhe kredenciale për shërbim profesional.

Duke qenë se tregu në të cilin operojmë është dinamik dhe i paparashikueshëm, “Muja & Associati” ka përshtatur shërbimet ligjore me ekzigjencat e tregut, të orientuar për t’iu ofruar zgjidhje optimale klientëve tanë.

Misioni i Studios, është ndërtimi i raporteve të forta me klientët vendas e të huaj, bazuar tek besimi dhe ndershmëria reciproke, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Mbështetur në lidhjet e forta që tregu shqiptar ka me atë italian, si edhe vetë themeluesit e kësaj studioje, orientimi është për të shërbyer si një instrument kontakti dhe urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.