PRIAM-Avokati dhe Keshillim Ligjor

PRIAM-Avokati dhe Keshillim Ligjor Misioni ynë është këshillimi më i mirë ligjor, mbrojtja dhe një shërbim personal për çdo k

07/04/2026

Qeveria shqiptare ka miratuar Vendimin nr. 226, datë 1.4.2026, duke vendosur për herë të parë një mekanizëm të strukturuar për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte në sektorë që prekin sigurinë kombëtare dhe rendin publik.
Ky zhvillim shënon një kthesë të rëndësishme në trajtimin rregullator të investimeve me element të huaj, veçanërisht në fusha si media, infrastruktura kritike, teknologjia kritike, të dhënat sensitive dhe industria e mbrojtjes.
Rregullorja nuk kufizohet vetëm te investitorët nga vende jashtë Bashkimit Evropian, por në rrethana të caktuara shtrihet edhe mbi subjekte të BE-së që kontrollohen, ndikohen ose financohen nga vende të treta.
Për investimet që hyjnë në fushën e këtij regjimi kërkohet autorizim paraprak, ndërsa mosrespektimi i këtij detyrimi mund të sjellë pasoja të rënda juridike, përfshirë pavlefshmëri të marrëveshjeve, pengim të lejeve/licencave dhe deri në çbërjen e investimit.
Për investitorët, shoqëritë tregtare dhe këshilltarët ligjorë, ky është një sinjal i qartë se struktura e transaksionit, pronësia përfituese dhe nevoja për clearance rregullator duhet të analizohen që në fazat e para të transaksionit.

19/03/2026

Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanise, ka vendosur një kufi të qartë ndaj masave të fshehta të hetimit.

Ajo shpalli antikushtetuese dispozitat që lejonin përgjimin e telekomunikimeve për vepra penale me dënim maksimal deri në 3 vjet burgim, duke theksuar se një ndërhyrje kaq e rëndë në të drejtat themelore mund të justifikohet vetëm për vepra penale veçanërisht të rënda, pra për ato që dënohen me të paktën 5 vjet burgim.

Po ashtu, gjykata vlerësoi si formalisht antikushtetuese edhe dispozitat për kontrollet online, me arsyetimin se ligji nuk parashikonte shprehimisht kufizimin e fshehtësisë së telekomunikimeve, e cila gëzon mbrojtje kushtetuese.

Pra, lufta kundër kriminalitetit nuk mund të zhvillohet jashtë kufijve të shtetit të së drejtës dhe të mbrojtjes së lirive themelore.

14/12/2025

❗ A e dini sa po na kushton “jeta pa cash”? ❗

Në Shqipëri po shtyhemi gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të detyrueshëm të parasë elektronike: karta, transferta, ATM, POS. Në letër quhet “modernizim”. Në realitet, është kosto e heshtur për qytetarët dhe fitim i garantuar për bankat.

📌 Një shembull i thjeshtë:
Një qytetar që shpenzon rreth 150,000 lekë në muaj (ushqim, karburant, shërbime), humbet mesatarisht:
➡️ rreth 40,000 lekë në vit nga komisione të fshehura dhe tarifa bankare.
➡️ Pra, gati një rrogë minimale në vit, vetëm sepse nuk paguan më me cash.

📌 Nëse e shumëzojmë këtë me 2 MILION qytetarë:
➡️ Bankat përfitojnë rreth 80 MILIARDË LEKË NË VIT
➡️ Mbi 800 milionë euro, ose rreth 4% e PBB-së së Shqipërisë.

💰 Këto para NUK janë investime,
NUK janë taksa për shtetin,
NUK janë paga për qytetarët.

Janë kosto transaksioni, që i paguan populli çdo ditë, pa e kuptuar.

❓ Pyetja që duhet të bëjmë si shoqëri:
• Pse pagesat elektronike nuk janë falas për qytetarin?
• Pse një shërbim që po bëhet i detyrueshëm, paguhet nga xhepi i qytetarëve?
• A është kjo luftë ndaj informalitetit apo monopol financiar i heshtur?

📢 Askush nuk është kundër teknologjisë.
Por pa cash + pa kufij komisionesh = qytetar më i varfër, banka më e pasur.

🧠 Duhet debat publik.
⚖️ Duhet transparencë.
💬 Duhet zgjedhje reale mes cash dhe pagesës elektronike.

01/07/2023
17/07/2022

Ndoshta ka ardhur koha qe Avokati i Popullit sic ka dhe emrin te zgjidhej mbi nje platforme te qarte publike NGA VETË POPULLI.

28/04/2022

Kujdes kur vini me qese plastike nga jashte se shume shpejt mund te gjobiteni shume rede....
nga fillimi i muajit maj 2022 .....
Çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose FUT në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, dënohet me gjobë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

15/01/2022

Së shpejti MUNDET që administrata shtetërore të TËRHIQET nga REKURSET e bëra në Gjykatën e Lartë duke ulur kështu stokun e dosjeve të mbartura prej vitesh.
Rastet kur administrata shtetërore planifikon të tërhiqet nga rekursi janë:
1. për çështjet e marrëdhënieve të punës kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi pagës minimale;
2. njohje/vërtetim i vjetërsisë në punë, si dhe vërtetësi/pavërtetësi/njohje e të dhënave të dokumentit (librezë pune, regjistër themeltar, listëpagesa, libër pagash, vërtetim e të tjerë);
3. shpërblimin për dëmet pasurore apo jopasurore, kontraktore ose jashtëkontraktore ndaj personave fizikë a juridikë, privatë, vendas a të huaj, kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi pagës minimale;
4. korrigjimin, ndryshimin, shfuqizimin, anulimin, apo konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, të nxjerrë nga organi publik, kur kërkimi për shpërblimin e dëmit, për shlyerjen e detyrimeve të tjera financiare, apo dëmtimi i interesave pasurore të shtetit është në vlerë më të vogël se dyzetfishi pagës minimale;;
5. detyrimin e organit publik për të nxjerrë aktin administrativ, për të kryer veprimin administrativ, ose një veprim tjetër administrativ, kur kërkimi për shpërblimin e dëmit, për shlyerjen e detyrimeve të tjera financiare, apo dëmtimi i interesave pasurore të shtetit është në vlerë më të vogël se dyzetfishi pagës minimale ;
6. paditë, pavarësisht llojit të kërkimeve në objekt dhe vlerës së tyre, detyrimet e të cilave janë ekzekutuar plotësisht, sipas vendimeve të gjykatave të apelit dhe Gjykatës Administrative të Apelit, me kusht që çështja është humbur nga organi publik në të dy shkallët e para të gjykimit.

Aktualisht flitet vetëm për një PROJEKT i cili nëse miratohet do të lehtësojë pak ngarkesën në Gjykatën e Lartë.

JENI I DËMTUAR NGA NJË VEPËR PENALE ? JENI I DËMTUAR NË NJË AKSIDENT ?JENI I DËMTUAR NË NJË AKSIDENT NË PUNË OSE JU KANË...
08/11/2021

JENI I DËMTUAR NGA NJË VEPËR PENALE ?
JENI I DËMTUAR NË NJË AKSIDENT ?
JENI I DËMTUAR NË NJË AKSIDENT NË PUNË OSE JU KANË LARGUAR NGA PUNA ?
LIGJI JU NJEH MUNDËSINË E DËMSHPËRBLIMIT !!!
NE DO T’JU MUNDËSOJMË, PA ASNJË PAGESË PARAPRAKE, KRYERJEN E PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYQËSORE.
Paraqisni shkurtimisht rastin Tuaj nëpërmjet Messenger, E-mail, ose WhatsApp dhe do të merrni në një kohë të shkurtër një vlerësim të rastit Tuaj.
Shpërblimi i zyrës do të kryhet në bazë të marrëveshjes vetëm nëse Ju do të dëmshpërbleheni dhe vetëm në momentin e kalimit të vlerës së dëmit.

20/08/2021

Një ndër rregullat bazë kanunore ështe edhe ….“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e MIKUT”… shprehje qe po përdoret rëndom dhe pa e dhënë e thënë kuptimin fjalës MIK…

Nga fjalori shqip-shqip

“Ai me të cilin kemi miqësi; ai që na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë; një i njohur, me të cilin kemi lidhje të ngushta, njeri i afërt”

Pra nuk kemi pse sjellim vërdallë e bëjmë inflacion me norma kanunore shumë të fisshme të popullit tonë, që nuk i mvishen çështjes se pritjes se individëve të cilëve iu kërcënohet jeta nga regjimi taliban, por mjafton të pranohet rasti dhe me shumë të drejtë si çështje humanitare ku edhe Shqipëria do të j*p kontributin e saj…

08/06/2021

Ndryshimi ne filozofine e menaxhimit shteteror.....
shteti qe mendon per njeriun-vs-shteti qe mendon per veten

Keshilli i Larte Gjyqesor kerkon te qenderzoje gjykatat duke mbyllur gjykatat e rretheve dhe ato te apelit dhe duke i grumbulluar te gjitha ne Tirane,,,,duke cenuar rende aksesin e njerezve ne drejtesi, nje parim baze kushtetues.....
vs.
Ne Japoni mbahej hapur nje stacion fundor hekurudhe sepse nje femije shkonte cdo dite ne shkolle me tren.....

absolutisht skandaloze,,,,,kjo puna e trenit sigurisht....

15/04/2021

Tashmë për të lënë shtetësinë shqiptare ndërmjet të tjerash do të kërkohet të vërtetoni se nuk keni detyrime të pashlyera sidomos ndaj familjarëve të tu.
Dokumentat që do të kërkohen nga Ministria e Brendshme në lidhje me këto detyrime konsistojnë në......
1. Vërtetim i lëshuar nga Zyra e Përmbarimit, nëse ka detyrime ndaj personave fizikë dhe juridikë, privatë apo shtetërorë.
2. Vërtetim i lëshuar nga Zyra e Përmbarimit, nëse ka likuiduar të gjitha detyrimet financiare për bashkëshortin/bashkëshorten/fëmijën apo personat nën kujdestari.

01/04/2021

NJE RAST I VECANTE KU NJE GJYKATE CIVILE MUND TE MARRE MASA POTHUAJSE SI NJE GJYKATE PENALE
..nje rast i vecante kur mund te urdherohet kufizimi i levizjes jashte vendbanimit apo selise se nje shoqerie (pak a shume si arrest shtepie) eshte ai kur pervec Gjykates Penale edhe Gjykata Civile nepermjet seksionit te falimentimit mund te vendose qe nje Debitor të mos largohet nga vendbanimi ose selia e shoqerise në rastet kur për ka filluar procedura e falimentimit dhe ai nuk ndihmon ne vijimin e procedurave normale, tenton të shmangë ekzekutimin e detyrimeve të tij, apo gjykohet se mund te largohet jashte vendit....

Address

Rruga Brigada VIII
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PRIAM-Avokati dhe Keshillim Ligjor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to PRIAM-Avokati dhe Keshillim Ligjor:

Share