Studio Ligjore Julian Kola

Studio Ligjore Julian Kola Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Studio Ligjore Julian Kola, Lawyer & Law Firm, Rr. "Don Bosko", P. "Meld", Kati 2, Tirana.

14/04/2024
Studio  ligjore  “Julian Kola –Law Office”, është një studio e cila ofron shërbime ligjore të plota të një niveli të lar...
06/07/2020

Studio ligjore “Julian Kola –Law Office”, është një studio e cila ofron shërbime ligjore të plota të një niveli të lartë në të gjitha fushat e të drejtës civile ,administrative dhe penale për persona fizik e juridik. Me qëllim garantimin e profesionalizmit që operojmë në treg , ofrojmë një pozicion të lirë për ASISTENT AVOKAT dhe AVOKAT ( femër /mashkull).



Aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

•Të jetë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit,me mesatare mbi 8;

•Të jetë i pajisur me titullin Asistent Avokat;

•Licensa e avokatisë përbën avantazh;

•Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi , në veçanti në të Drejtën Civile, të Drejtën Penale dhe në të Drejtën Administrative;

•Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze;

•Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike MS Office dhe lundrimit në Internet.


Për një bashkëpunim sa më të suksesshëm, aplikantët duhet të kenë këto cilësi:



1.Të jetë i/e përkushtuar dhe të shfaqë interes për profesionin e avokatit;

2.Të zotërojë aftësi të mira analizuese dhe argumentuese;

3.Të jetë i/e përgjegjshëm/e, serioz/e dhe korrekt/e;

4.Të jetë i /e komunikueshëm/e dhe i /e aftë të punojë në grup.


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre të detajuar të shoqëruar me një Letër Motivimi në adresën : [email protected] ,vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për të zhvilluar një takim.



Mirëpresim aplikimet tuaja deri në datën 20/07/2020. Cdo aplikim i juaji do të trajtohet në respektim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

Gezuar Vitin e Ri 2020!!!Kete vit te ri ,duam t'ju falenderojme qe na dhate mundesine per t'ju sherbyer dhe ju premtojme...
31/12/2019

Gezuar Vitin e Ri 2020!!!

Kete vit te ri ,duam t'ju falenderojme qe na dhate mundesine per t'ju sherbyer dhe ju premtojme nje eksperience me te kenaqshme dhe te suksesshme ne 2020!

This new year ,we thank you for providing us the opportunity to serve you and we promise to make your experience a satistying and successful one in 2020!

Ne vigjilje te amnistise 2019 per te denuarit!
14/12/2019

Ne vigjilje te amnistise 2019 per te denuarit!

E drejta për shpërblimin e dëmit  nga fatkeqësitë  natyrore .Me termin “Fatkeqësi natyrore” kuptohen tërmetet, përmbytje...
10/12/2019

E drejta për shpërblimin e dëmit nga fatkeqësitë natyrore .

Me termin “Fatkeqësi natyrore” kuptohen tërmetet, përmbytjet, thatësirat atmosferike të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta, zjarret në pyje dhe në mjediset e banuara, sëmundjet infektive masive, pasojat e të cilave prekin popullatën, gjënë e gjallë, pronën, mjedisin, si dhe ngjarje të tjera të shkaktuara nga dukuri natyrore.

Ashtu si në cdo rast dhe në rastin e fatkeqësive natyrore ligjvënësi ka parashikuar të drejtën e individit për tu shpërblyer , ja cilat janë dokumentet që nevojiten:

1.Formular aplikimi për deklarimin e demit(pronës, orendive, të mbjellat, gjë të gjallë etj) gjendet pranë Njësisë Administrative të Banimit ;

2.Raport vlerësimi dëmi të kryer nga grupi i vlerësimit të organeve shtetërore ;

3.Foto të objektit të dëmtuar;

4.Dokument që provon pronësinë e objektit ( Certifikatë pronësie , Akt Marrje i Tokës në Pronësi , Kontratë sh*tblerje , Kontratë sipërmarrje , Kontratë kredie ) ;

5.Raport i policisë për ngjarjen nëse ka ;

6.Preventiv dëmi për riparimin e dëmit , nga një ekspert i licensuar ;

7.Certifikatë familjare në kohën e ndodhjes së fatkeqësisë natyrore ;

8.Certifikatë vdekjeje shoqëruar me raportin mjeko - ligjor në rast vdekje nga fatkeqësitë natyrore ;

9.Në rastin e banesave të pabanueshme , dokumentin nga organi shtetëror që i ka deklaruar të pabanueshme.

Studio jonë ju vjen në ndihmë për të ndjekur këtë praktikë dëmi , për cdo pyetje mos hezitoni ,por NA KONTAKTONI 👇

JULIAN KOLA LAW OFFICE

🏢 Rr."Don Bosko",P."Meld",Kat.2,Tirane

📞 +355682031116 / +355697897078

☎️/🖨️ +355(04) 2202708

📧 [email protected]

🌐www.juliankola-lawoffice.al

Me përparimin e shoqërisë, me zhvillimet e mëdha teknologjike, si dhe nën efektet e globalizimit, pronësia industriale k...
04/02/2019

Me përparimin e shoqërisë, me zhvillimet e mëdha teknologjike, si dhe nën efektet e globalizimit, pronësia industriale ka njohur një rritje dhe një zhvillim të vazhdueshëm, në proporcion me fenomenet e sipër përmendura.

Pronësia Industriale merr një seri formash. Këto forma përfshijnë patentat dhe modelet e përdorimit për të mbrojtur shpikjet dhe dizenjot industriale, të cilat janë krijime estetike që përcaktojnë shfaqjen e jashtme të produktit industrial.

Pronësia industriale përfshin gjithashtu markat tregtare, markat e shërbimeve, dizenjimin e jashtëm të qarqeve të integruara, emrat komercialë dhe dizenjimet, si dhe treguesit gjeografikë.

Nëse jeni një person fizik ose juridik, që kërkoni ndjekjen e procedurave për:

•Aplikimin dhe plotësimin e dokumentacionit që duhet të përmbajë aplikimi për markën tregtare dhe të shërbimit,patentën, modelet e përdorimit, disenjon industriale dhe treguesve gjeografike;
•Regjistrimin e markës, pantentës, modelit të perdorimit, disenjos industriale dhe treguesve gjeografikë;
•Regjistrimin ndërkombëtar të markës;
•Njohjen e vlefshmerise se patentës;
•Ripertëritjen e patentës;
•Apelimet pranë Bordit të Apelimit;
•Ankimi ndaj vendimit të Bordit të Apelimit;
•Kundërshtimin ndaj dhënies së një patente;
•Kundërshtimin ndaj një disenjo industriale;
•Regjistrimin ne rrugë ndërkombëtare të disenjos industriale, etj.

Avokatët e Studios sonë, janë pranë jush, duke ju ofruar shërbimin e kërkuar, me korrektesë dhe profesionalizëm.

Për cdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni!👇👇👇

☎+355(04)2202708
📞+355682031116/+355697897078
📨[email protected]
🌐www.juliankola-lawoffice.al
🏠Rr.Don Bosko,P.Meld,Kat.2, Tirane.

Shërbimi më i ri  “Fast Track”, i ZVRPP Tiranë Tashmë nuk është më e nevojshme të  prisni afatin 10 ditor  të parashikua...
10/01/2019

Shërbimi më i ri “Fast Track”, i ZVRPP Tiranë



Tashmë nuk është më e nevojshme të prisni afatin 10 ditor të parashikuar nga ligji për kthimin e përgjigjes nga Institucioni i ZVRPP Tiranë.

Shërbimi “FAST TRACK” mundëson përgjigje brënda 24 orëve për shërbimin e dëshiruar.

Keni nevojë të kryeni një prej veprimeve të mëposhtme :

· Regjistrimi i Kontratës së sh*tjes ;
· Regjistrimi i Kontratës së dhurimit ;
· Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale ;
· Lëshim kopje kartele të pasurisë ;
· Regjistrim i Kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka,deri në 1.000.000 lekë;
· Regjistrim i Kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka, nga 1.000.000 -10.000.000 lekë;
· Regjistrimin apo fshirjen e kontratave të tjera të hipotekës;


Studio jonë brënda 24 orësh, sjell pranë jush shërbimin e kërkuar.

Për cdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni ! 👇👇👇

☎+355(04)2202708
📞+355682031116 / +355697897078
📨[email protected]
🌐www.juliankola-lawoffice.al
🏠Rr.Don Bosko,P.Meld,Kat.2 ,Tiranë

Keni marrë vendim të largoheni nga shoqëria (SH.P.K), por nuk jeni ne dijeni të të drejtave tuaja dhe detyrimeve që keni...
21/12/2018

Keni marrë vendim të largoheni nga shoqëria (SH.P.K), por nuk jeni ne dijeni të të drejtave tuaja dhe detyrimeve që keni ndaj ortakëve të shoqërisë?

Ja disa prej të drejtave që gëzoni :

1.Ju keni të drejtë të largoheni nga shoqëria për shkaqe të arsyeshme dhe të kërkoni likuidimin e kuotës suaj në shoqëri;
2.Nëse shoqëria, nuk pranon t’ju likujdojë kuotën, ju keni të drejtë ti drejtoheni me padi gjykatës;
3.Ju keni të drejtë t’i drejtoheni me padi gjykatës edhe për shpërblimin e demit të pësuar.

Stafi ynë i kulifikuar, ju shërben me përgjegjësi të plotë, duke mbrojtur tërësisht interesat tuaja, nëpërmjet konsulencës për:

a)Mënyrën e njoftimit të ortakëve dhe afatin që duhet të respektoni;
b)Për veprimet që duhet të ndërmerrni, për të konsideruar shkakun e largimit të arsyeshëm;
c)Hartimin e kërkesë-padisë për likujdimin e kuotës;
d)Hartimin e këkresë-padisë për shpërblimin e dëmit të pësuar;
e)Çdo detyrim që ju keni ndaj shoqërisë dhe ortakëve .

Për çdo pyetje tuajën apo paqartësi mos hezitoni ,por NA KONTAKTONI !

Drejtesia do triumfoje vetem kur njerezit e drejtesise do gjykohen mbi bazen e vlerave pozitive     dhe nga njerez me in...
10/12/2018

Drejtesia do triumfoje vetem kur njerezit e drejtesise do gjykohen mbi bazen e vlerave pozitive dhe nga njerez me integritet te larte dhe ndergjegje te paster.Me pas ky gjykim do percohet tek njerezit e zakonshem qe kane vuajtur nga nje sistem i korruptuar ne gjeneze.

Me cilesine e perfaqesuesit ligjor te Shoqerise "LUVAL" sh.p.k , ju njoftojme hapjen e procedurave te ankandit te sh*tje...
22/10/2018

Me cilesine e perfaqesuesit ligjor te Shoqerise "LUVAL" sh.p.k , ju njoftojme hapjen e procedurave te ankandit te sh*tjes se aseteve te shoqerise , per efekt te pranimit nga gjykata te kerkeses per hapjen e procedurave te falimentit.

Galeri Shoqëria “Luval” Sh.P.K Tepelenë: Njoftim për sh*tje me ankand Vera Perleka10/10/2018, 10:2911/10/2018 NJOFTIMI I ANKANDIT Autoriteti sh*tes: Luan Muça Administratori Falimentit te shoqerise “Luval” Sh.P.K Tepelene Andresa : Lagja Demokracia,ish mangazinat e N.T.A,N it Tepelene ,N...

19/10/2018

Studio ligjore “Julian Kola –Law Office”, është një studio e cila ofron shërbime ligjore të plota të një niveli të lartë në të gjitha fushat e të drejtës civile ,administrative dhe penale për persona fizik e juridik. Me qëllim garantimin e profesionalizmit që operojmë në treg...

Address

Rr. "Don Bosko", P. "Meld", Kati 2
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Julian Kola posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Studio Ligjore Julian Kola:

Share