Zyra Ligjore “Rumano”

Directions Website Contact the practice

Zyra Ligjore “Rumano” Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra Ligjore “Rumano”, Lawyer & Law Firm, Tirana.

07/10/2026

UEEEE, ÇA VENDIMI!!! 😂😂😂

Po bëj ankimin kundër gjobës së parë që më ka ardhur, se kam edhe ca të tjera rrugës që akoma s’më janë njoftuar 😂, plot 5.000 lekë (të reja, më kuptoni), që më ka vënë Gjykata e Posaçme se nuk shkova në seancë gjatë bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

80 e ca faqe vendim, o Kryetar?! Ça bën o Bosss?!?? 😂

Për 5 mijë lekë gjobë? Apo po përgatitesh për më të mëdhatë? Kjo duket sikur është nxemje procedurale para gjobave të tjera??? Se për 5 mijë lekë, 80 e ca faqe arsyetim janë shumë edhe për ty o dak. Më ka kap meraku mos kjo është vetëm faza përgatitore, sot 5, nesër 10, pasnesër 50 dhe, kur të mbarojë bojkoti, e bëmë edhe një praktikë të re gjyqësore.
Po ta them që në fillim, o Kryetar, mos u lodh kaq shumë me lekët, se problemi nuk janë lekët.
Problemi është çfarë do me thënë me ato 80 e ca faqe. Kur për një gjobë minimale shkruhen 80 e ca faqe për bojkotin, Dhomën e Avokatisë, kompetencat e saj, protestën, Italinë, Gjermaninë, Amerikën, Indinë (po kët Indinë ku e gjete 😂) dhe çfarë duhet e çfarë nuk duhet të bëjë avokati...po dyshoj se nuk po gjykohet më mungesa ime (avokatëve) në një seancë. Po gjykohet BOJKOTI.
Dhe akoma më keq, duket sikur po i thoni avokatëve, me nga 5 mijë lekë për kokë, se deri ku lejohen të protestojnë.
Nuk na qenka më cështja “Pse nuk erdhi Rumano (apo Rumanot e tjerë avokatë) në seancë?”
Çështja duket sikur “Sa gjoba duhen që avokatët të kthehen në seancë?”. Dhe kjo, o Kryetar, është muhabet tjetër. Se 5 mijë lekshi nuk është më gjobë. Qenka nxemja, eeee??
Ore, edhe me burg të na dënoje do kishe shkruar më pak😂. Po problemi nuk janë 5 mijë lekët.
Problemi është muhabeti që keni bërë për të arritur deri te ato 5 mijë lekë.
Se në gjithë ato faqe më shpjegoni Kushtetutën, KEDNJ-në, Gjermaninë, Italinë, Amerikën, Indinë (kur mendoj kët Indinë….Je NONA fare), të drejtat e avokatit, detyrimet e avokatit, të drejtat e të pandehurit, bojkotin, protestën, Dhomën e Avokatisë...Vetëm një gjë nuk paskeni kuptuar, Ça është bojkoti. 😂
Argumenti që më pëlqeu më shumë është që unë “kisha mundësi fizike të paraqitesha në seancë”. Po normal që kisha mundësi dhe kam o Kryetar. S’isha në koma, s’kisha thy këmbën, makina punonte, (e kam edhe me korent tani, edhe pse vij vetëm me bicikletë) dhe rrugën për te Gjykata e Posaçme e di shumë mire, aty rri gjith ditën (e kemi diskutu njëherë këtë).
Po isha në BOJKOT. Se po të mos kisha mundësi fizike të vija, nuk quhej bojkot. Quhej hall 😂
Bojkoti është tamam ky, ke mundësi të shkosh dhe nuk shkon, sepse po PROTESTON.
Prandaj problemi nuk është nëse unë mund të hipja në makinë e të vija në Gjykatë. Problemi është nëse mund të më konsideroni “fajtor” vetëm sepse zbatova një vendim kolektiv të organit përfaqësues të avokatisë, për të cilin ju kishim njoftuar paraprakisht. Se këtu pastaj muhabeti bëhet serioz.
E di kush është problemi jot, o Kryetar? Në fakt, më duket sikur janë tre probleme.
I pari është që ti nuk ke qenë ndonjëherë avokat dhe, me gjithë respektin për funksionin që ke, edhe për ju si person, ka ca gjëra të këtij profesioni që nuk kuptohen nga ana tjetër e sallës.
Avokatia nuk është vetëm të lexosh Kodin dhe të thuash “mbrojtësi ka detyrimin të paraqitet”.
Avokatia është të kesh përballë një njeri që rrezikon 10, 20 apo 30 vjet burg dhe që, në atë sallë, mund të ketë vetëm një njeri që flet për të, avokatin e tij.
Prandaj një lutje kam, Mos na e bëni sikur ju dhimbsen të pandehurit dhe po na gjobisni për të mbrojtur interesat e tyre. Aman, këtë jo. 😂
Ne jetojmë me këta njerëz, flasim me familjet e tyre, lexojmë dosjet e tyre deri natën vonë, i takojmë në paraburgim, u dëgjojmë hallet dhe, në fund, jemi ne që çohemi në këmbë në sallë dhe themi ato gjëra që ndodhta ju nuk doni ti dëgjoni dhe ndoshta bëni sikur i dëgjoni (perceptim wshtw ky, jo realitet).
Problemi i dytë, o Kryetar, është që ke ca gjyqtarë aty që të krijojnë përshtypjen se avokatin nuk e shohin si pjesë të drejtësisë, por si bezdi për drejtësinë. (O plak, mos ma eksportoni këtë modën e gjobave edhe te juridiksioni i përgjithshëm, se po krijohet perceptimi që po përhapet shpejt, po bëhen të gjithë si ju, nuk i duan më avokatët, gjobë, gjobë gjobë, nuk është kukull avokati, shkon në proces të mbroj palën, jo për tu duk)….
Avokati pyet shumë – bezdi. Avokati kundërshton – bezdi dhe gjobë. Avokati kërkon pavlefshmëri – bezdi dhe gjobë. Avokati kërkon prova – bezdi, bezdi, bezdi. Avokati ankohet – prapë bezdi. Avokati proteston? Aty pastaj 5 mijë lekë. 😂 (unë i kam edhe më të mëdhaja gjobat).
Po avokati për këtë punë është, o Kryetar. Se po deshët një njeri që hyn në sallë, ulet, nuk pyet, nuk kundërshton, nuk kërkon, nuk ankohet dhe në fund çohet e thotë “faleminderit Gjykatës”...
mos kërkoni avokat. Merrni një karrige më shumë o vlla. 😂
Dhe pastaj kemi problemin e tretë.
Këshilltarin e ke në një pozicion që, të paktën nga jashtë, ngre ca dyshime, sepse ka qenë më parë i lidhur me dikë tjetër që ka qenë, si të thuash...nga krahu tjetër i binomit. 😂
Nuk po e shpall unë konfliktin e interesit me status Facebook-u, të kuptohemi (se ma nxini ju pastaj). Por kur ke një konflikt kaq të madh institucional me avokatinë, kur vendimet që merren prekin drejtpërdrejt avokatët dhe kur pastaj po të njëjtët avokatë gjobiten sepse protestojnë kundër këtyre vendimeve, duhet të jesh shumë i kujdesshëm jo vetëm me atë që bën, por edhe me si duket ajo që bën. Se drejtësia nuk mjafton vetëm të jetë e paanshme. Duhet edhe të duket e tillë.
Po ka edhe diçka tjetër, o Kryetar, që mua më bën përshtypje. Ti vetë ke protestuar kur është bërë fjalë për pagat dhe të drejtat e gjyqtarëve. Dhe mirë ke bërë (Ju kam mbështetur, edhe pse nuk ju hyn në xhep mbështetja ime modeste).
Kur mendon se një e drejtë po të cenohet, ngre zërin, kundërshton dhe proteston.
Po duhet të na kuptosh edhe ne. Sepse ne nuk po protestojmë për rrogat tona. Nuk po kërkojmë dieta, nuk po kërkojmë makina, nuk po kërkojmë privilegje dhe as ndonjë trajtim special.
Po kërkojmë të drejta që lidhen me mbrojtjen.
Po kërkojmë të komunikojmë normalisht dhe në mënyrë konfidenciale me klientin. Po kërkojmë të kemi mjetet e nevojshme për të ushtruar mbrojtjen. Po kërkojmë që avokati të mos jetë dekor në sallën e gjyqit, por të ketë mundësi të bëjë mbrojtje reale dhe efektive. Dhe këto, në fund të fundit, nuk janë vetëm të drejtat tona. Janë edhe të drejtat e atij të pandehurit që thoni se po mbroni kur na gjobisni neve.
Kur proteston gjyqtari për të drejtat e veta, duhet ta dëgjojmë (ju dëgjoi edhe Ulsi juve).
Kur proteston avokati për të drejtat e mbrojtjes, duhet të shkojë në seancë. Se po nuk shkoi... 5 mijë lekë. 😂 Po vazhdoi bojkoti? Prapë 5 mijë. Po vazhdoi prapë? Prapë gjobë.
Dhe këtu, o Kryetar, gjoba nuk është më 5 mijë lekë.
Këtu gjoba fillon të bëhet mesazh. “Protesto, po shiko se do të gjobisim.” “Vazhdo protestën, po do të vazhdojmë edhe ne.”
Dhe kur gjobat fillojnë të vendosen njëra pas tjetrës ndaj avokatëve që po zbatojnë të njëjtin vendim të Dhomës së Avokatisë, atëherë sado t’i quajmë “masa procedurale”, ato fillojnë të duken si mjet presioni për të thyer bojkoootiiiiiiiin.
Dhe këtu duhet shumë kujdes. Sepse protesta është kundër një rregulli të Gjykatës së Posaçme dhe gjobën për protestën po e vendos...Gjykata e Posaçme.
Prandaj, kur ai kundër të cilit protestohet ka në dorë edhe gjobën ndaj atij që proteston, duhet dyfish kujdes që gjoba të mos kthehet në kërcënim, presion apo në një reagim që nga jashtë duket si hakmarrje institucionaaaleeeeeee.
Unë nuk po them që një gjyqtar është ulur në zyrë dhe ka thënë: “Tani do t’u hakmerrem avokatëve.”Këtë nuk e di dhe nuk kam pse ta them.
Po them diçka shumë më të thjeshtë “Shiko si duket”. Ne protestojmë kundër jush. Ju na gjobisni sepse protestojmë. Ne vazhdojmë protestën. Ju vazhdoni gjobat.
Dhe pastaj na thoni se gjobat s’kanë lidhje me protestën, por vetëm me faktin që nuk erdhëm në seancë.
Ore... PO PIKËRISHT MOSARDHJA NË SEANCË ËSHTË PROTESTA! 😂
Kjo është pjesa që, me gjithë ato 80 e ca faqe, nuk po arrij ta kuptoj si nuk e kemi sqaruar akoma.
Dhe pastaj vijmë te kryevepra, “Kishe mundësi fizike të vije.” Po, o Kryetar, Kisha.
Dhe pikërisht sepse kisha mundësi të vija dhe zgjodha të mos vija në zbatim të bojkotit, quhet protestë. Sepse po të mos kisha mundësi të vija, nuk do të kisha protestuar fare. Do të kisha sjellë raport mjekësor. 😂 dhe ti do thërrisje avokatin kryesisht, se ju është bër ves….
Prandaj mos e komplikoni kaq shumë. Nuk duheshin 80 e ca faqe.
Mjaftonin dy rreshta “Avokatët kanë të drejtë të protestojnë. Vetëm se duhet të vijnë në seancë.” Dhe poshtë, fap 5.000 lekë. Të paktën e kuptonim të gjithë njësoj. 😂
P.S. O Kryetar, 80 faqe ankimin nuk ta bëj dot. Më beso, nuk kam as forcë, as fuqi. Ne avokatët po torturohemi duke shkruar përnatë kërkesa, ankime, rekurse, prapësime, pavlefshmëri e çfarë na del përpara. Ti për 5 mijë lekë më ke çuar 80 e ca faqe vendim, po të të përgjigjem faqe për faqe, duhet të marr leje nga puna që të bëj punën 😂
Kështu që ankimin do ta bëj më të shkurtër. Jo se s’kam çfarë të them, po se dua të më mbetet pak fuqi edhe për gjobat e tjera që kam rrugës 😂
Se me këtë ritëm, o Boss, nuk na duhet më vetëm Dhoma e Avokatisë, na duhet edhe një sindikatë për mbrojtjen e avokatëve nga arsyetimet 80-faqëshe 😂😂😂 Tani që po e mendoj, kam nja 4 orë që merrem me këtë status. E shkruaj, e lexoj, e ndryshoj, i shtoj një batutë, heq një tjetër, prapë nga fillimi...Po të mos isha marrë me Facebook-un, deri tani e kisha mbaruar ankimin. 😂😂😂 Kështu që, o Kryetar, në fund fare nuk ma ke fajin ti për 80 faqet e vendimit. Fajin e kam unë që po bëj 80 faqe status për 5 mijë lekë gjobë. 😂😂😂 Tani po iki të bëj ankimin, se statusin e mbarova 😂😂😂😂

17/09/2026

Z. KRYETAR, 21 FAQE PËR NJË TELEFON...

E lexova me shumë vëmendje përgjigjen 21-faqe të GJKKO-së drejtuar DHASH. Me gjithë respektin, pas 21 faqesh krahasimesh, mua më mbetën disa cështje shumë më të thjeshta.
Kryetar, na krahasoni me Gjykatën Kushtetuese, GJEDNJ-në, GJED-në, me gjykata amerikane, gjermane, franceze, italiane, britanike e irlandeze etj etj.
Dakord, z. Kryetar. Por ka një problem të vogël me këtë krahasim. Ne nuk shkojmë çdo ditë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk shkojmë çdo ditë në Strasburg.
Nuk shkojmë çdo ditë në Luksemburg. Në GJKKO, po. Në GJKKO avokatët janë përditë.
Kemi masa sigurimi, seanca paraprake, gjykime themeli, kërkesa gjatë hetimeve, sekuestrime, konfiskime, procese që zgjasin me orë dhe çështje që vazhdojnë me muaj e vite.
Për shumë prej nesh, GJKKO nuk është një institucion ku shkojmë një herë në vit. Na është bërë si vend pune me orar fiks 09:00 – 16:00 (pastaj pezulloni dhe afatet e paraburgimit per palet).
Prandaj krahasimi me gjykata ku avokati paraqitet në rrethana krejt të tjera procedurale nuk e zgjidh kufizimin që këtu kërkon të zbatohet çdo ditë.
Na shpjegoni se telefoni inteligjent mund të fotografojë, regjistrojë, transmetojë, komunikojë dhe për këtë arsye paraqet rrezik. Shumë mirë.
Atëherë, z. Kryetar, le të lëmë teorinë dhe të flasim pak me statistika!!!
Sa raste keni referuar pranë DHASH për përdorim të papërshtatshëm të telefonit nga avokatët në GJKKO?
Sa avokatë kanë fotografuar bashkëpunëtorët e prokurorisë (se të drejtësisë nuk janë), dëshmitarë apo persona të mbrojtur dhe fotografitë e tyre kanë përfunduar në media? Sa incidente sigurie janë shkaktuar nga avokatët me telefonat e tyre?
Na thoni numrat. 000. Nëse statistika që njohim ne është e gabuar, korrigjojeni publikisht.
Sepse 21 faqe kthim përgjigje nuk zëvendësojnë dot një pyetje: “Cili është problemi konkret që kanë shkaktuar avokatët dhe që e bëri të domosdoshëm këtë ndalim”?
Dhe meqë jemi te statistikat, kam edhe disa pyetje të tjera.
Z. Kryetar, sa raste të tërheqjes së vëmendjes keni për gjyqtarët e GJKKO-së që përdorin apo mbajnë telefonat gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore? Vetëm pak ditë më parë është bërë publik pretendimi se tre gjyqtarë të posaçëm janë futur në sallën e gjyqit me telefonat në duar. E verifikoi Gjykata këtë rast? U mor ndonjë masë? U tërhoq vëmendja e ndokujt?
Sepse, z. Kryetar, kritika fillon nga vetja.
Dhe vazhdojmë. Sa ankesa keni bërë për prokurorët e SPAK-ut që përdorin telefonat apo komunikojnë me telefon gjatë seancave gjyqësore? Sepse këtu matematika bëhet shumë e thjeshtë. Nëse telefoni është rrezik për sigurinë, solemnitetin, konfidencialitetin dhe integritetin e procesit, atëherë telefoni nuk mund të jetë i rrezikshëm vetëm kur është në dorën dhe xhepin e avokatit.
Nuk pushon së qënuri “smartphone” kur kalon në dorën e një prokurori dhe nuk shndërrohet papritur në pajisje të padëmshme kur e mban një gjyqtar.
I njëjti telefon është, e njëjta kamera, i njëjti mikrofon. E njëjta mundësi regjistrimi dhe transmetimi. Nëse standardi ndryshon sipas personit që mban telefonin, atëherë kemi të drejtë të pyesim: PROBLEMI ËSHTË TELEFONI APO AVOKATI?
Z. Kryetar, jemi në vitin 2026. Në telefon kemi email-in profesional, kalendarin e seancave, komunikimin me zyrën, dokumente, shënime, kontakte, materiale pune dhe aplikacione që përdorim gjatë gjithë ditës.
Mjetin e punës nuk e përcakton emri i pajisjes. E përcakton përdorimi. Askush nga ne nuk ka kërkuar të fotografojë dëshmitarët. Askush nuk kërkon të regjistrojë fshehurazi seancën (një kërkesë dhe sekrataria të jep CD me audion e seancës). Askush nuk pretendon të ketë të drejtë të publikojë të dhëna të mbrojtura. Nëse këto sjellje janë të ndaluara, ndalojini dhe ndëshkojini këto sjellje.
Nëse një avokat fotografon aty ku nuk lejohet, regjistron aty ku nuk lejohet apo cenon konfidencialitetin e procesit, procedoni sipas ligjit dhe referojeni edhe pranë organeve të avokatisë kur ka vend.
Por mos e trajtoni çdo avokat që hyn në GJKKO sikur telefoni në xhepin e tij përbën një incident sigurie. Dhe pastaj vijmë te pjesa që më bëri më shumë përshtypje.
Në fund na thoni, në thelb, se Rregullorja është në fuqi, kundërshtimi ynë nuk e pezullon atë dhe se ekzistojnë rrugët përkatëse për kundërshtimin e saj.
Pra, Z. Kryetar, po na ftoni të shkojmë në gjykatë? Mirë.
Në cilën gjykatë?
Në ato gjykata ku qytetari i zakonshëm kërkon sigurimin e padisë dhe pret që kërkesa e tij të marrë përgjigjen me urgjencën që ligji i ka dhënë këtij instituti?
Ne jemi avokatë, z. Kryetar.
Ne e dimë shumë mirë sa shpejt ecën drejtësia kur në derën e saj troket qytetari.
Prandaj, me gjithë respektin, mos na thoni thjesht nuk ju pëlqen Rregullorja, shkoni në gjykatë.
Ne po ju kërkojmë diçka shumë më të thjeshtë, na tregoni problemin konkret, na tregoni incidentetn, na tregoni statistikat, na tregoni avokatët që kanë cenuar sigurinë, na tregoni referimet në DHASH.
Dhe pastaj, na tregoni sa herë të njëjtin standard e keni zbatuar ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pastaj ulemi dhe diskutojmë seriozisht për proporcionalitetin.
Sepse siguria e Gjykatës është e rëndësishme dhe askush nuk e diskuton. Edhe unë dua të ndihem i sigurt në Gjykatë. Por edhe dinjiteti i avokatit, pavarësia e profesionit dhe ushtrimi normal i mbrojtjes nuk janë zbukurim i procesit penal.
Avokati nuk është vizitor në GJKKO. Nuk është spektator. Nuk është person që duhet parë paraprakisht si rrezik. Nuk jemi fiktiv në proces.
Është avokat. Është aty për të mbrojtur. Dhe është aty çdo ditë (na është bërë si vend pune, të paktën e bëre vend pune të bukur dhe ke merita për këtë).
Prandaj, z. Kryetar, përpara se të na çoni në Gjykatën Kushtetuese, në Strasburg, në Luksemburg, në Amerikë, Gjermani, Francë, Itali e Angli, le të rrimë edhe pak këtu, në Tiranë. Dhe, mbi të gjitha, përpara se t'u kërkoni avokatëve të lënë telefonat jashtë, sigurohuni që Rregullorja që keni miratuar të respektohet së pari nga vetë institucioni që e ka miratuar.

11/09/2026

GJYQTARËT NUK JANË TË VETMIT QË KËRKOJNË PAGAT E TYRE.

Më kujtohet se, në kohën e Covid-19, kur me një vendim të Byrosë së Kuvendit iu reduktua paga deputetëve, pati deputetë që iu drejtuan Gjykatës Administrative (gjyqtarëve), kërkuan shfuqizimin e aktit dhe pagesën e çdo qindarke që pretendonin se u takonte sipas ligjit. Bënë mirë apo jo, këtë do e vërtetoj hisoria (që asnjë nuk e mban mend).

Sepse kur mendon se shteti të ka cenuar një të drejtë që të takon me ligj, çfarë bën? Shkon në gjykatë patjetër😁

Sot, kur gjyqtarët kërkojnë pagën që pretendojnë se u takon sipas ligjit dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, papritur është zbuluar (nga qeveriu) një “dashuri të jashtëzakonshme” për “paranë publike”.

Por, që të kuptohemi, as gjyqtarët dhe as prokurorët nuk kanë pse të paraqiten këtu si engjëjt e historisë. Drejtësia shqiptare i ka mëkatet e veta. Dhe jo të vogla. Madje, në përballjen qytetar–shtet, shumë prej nesh (avokatëve dhe qytetarëve) që hyjmë çdo ditë nëpër gjykata e dimë se “peshorja” ka një zakon të çuditshëm, anon nga ana ku shkruhet “SHTET” (çuditërisht).

Administrata konsiderohet e besueshme derisa qytetari të provojë të kundërtën. “Guxoi” dhe një trup gjyqësore dhe tha: “B.. është institucion i besueshëm dhe nuk është e nevojshme që avokatët të njihen me provën”😂😂😂😂😂. Prokuroria dëgjohet shpesh me një lloj sigurie institucionale që mbrojtjes i duhet ta fitojë fjali pas fjalie (citoj Av. A. SH). Dhe kur shteti është palë, qytetarit ndonjëherë i duhet të provojë jo vetëm se ka të drejtë, por pothuajse edhe pse guxon ta kërkojë atë. Ka sigurisht gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që duan të bëjnë drejtësi. Por edhe aty, shumë vite kulturë gjyqësore kanë krijuar një refleks profesional, kur dyshohet, më mirë nga ana e shtetit. E pra, ja ku ironia bëhet interesante. Sot vetë gjyqtarët po provojnë pak shijen e asaj marrëdhënieje. Kanë përballë shtetin. Kanë një pretendim financiar. Kanë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Dhe nga ana tjetër dëgjojnë, po, por është edhe interesi publik… është buxheti… është paraja e taksapaguesve… (a thua se këta e rru… shumë për paranë e taksapagueve). Nuk ju tingëllon mirë, apo jo? 😒

Është pak a shumë ajo muzika që qytetari dëgjon prej vitesh kur përballet me shtetin dhe gjykatën. Por këtu duhet të ndalojë ironia. Sepse shteti i së drejtës nuk funksionon sipas qejfeve tona. Vendimi gjyqësor nuk zbatohet vetëm kur nuk na pëlqen pala që e ka fituar. Mund të mos na pëlqejnë gjyqtarët. Mund të kemi shumë për t’u kërkuar llogari prokurorëve. Mund të kemi një mijë arsye për të kritikuar drejtësinë. Por nëse një vendim i formës përkatëse thotë se një e drejtë ekziston, shteti e zbaton. Pikë.

Përndryshe krijojmë një parim të ri juridik shqiptar, Kur deputeti kërkon pagën e vet, kjo është e drejtë, kur shteti fiton, autoriteti i ligjit, (pika që sju bie se nuk dinë të shkruajnë as aktet administrative, se i shikojmë përditë, dhe na kërkojnë ne avokatëve tju japim një dorë), kur qytetari humbet, respektojmë vendimin e gjykatës dh kur shteti humbet, hapim debat për interesin publik.

Dhe pastaj pyesim me habi: “Po sikur ta heqim drejtësinë?” (citoj magjistratët).

Jo, nuk duhet ta heqim dhe mos e heqim.

Thjesht ta provojmë njëherë ta zbatojmë njësoj për të gjithë, edhe kur vendimi nuk na pëlqen, edhe kur faturën e paguan shteti, dhe, mbi të gjitha, edhe kur përballë shtetit nuk është një gjyqtar apo deputet, por një qytetar i zakonshëm.

Dhe meqë sot po flasim për të drejta, një kujtesë edhe për ju, magjistratë të rinj, dhe për ju, gjyqtarë e prokurorë të vjetër:

RESPEKTOJINI AVOKATËT DHE HIQNI DORË NGA ARROGANCA.

Mos e shihni avokatin si pengesë për procesin, si njeriun që ju bezdis sepse kundërshton apo si dikë që duhet “vënë në rresht”. Avokati që kundërshton gjykatën apo prokurorin nuk po ju bën karshillëk. PO BËN PUNËN E VET “OOOOO”.

Dhe, mbi të gjitha, Mos jepni vendime kundër qytetarit vetëm për karshillëk të avokatit të tij. Mos ndëshkoni palën sepse nuk ju pëlqeu këmbëngulja, toni apo kundërshtimi i mbrojtësit. Qytetari nuk është avokati i tij dhe vendimi gjyqësor nuk është instrument për të larë hesapet me avokatin. Mos jepni vendime kundër palëve vetëm që “të jeni në rregull me shtetin”. Shteti nuk ka nevojë për gjyqtarë që ta mbrojnë. Ka administratë, institucione, juristë dhe prokurorë sa të duash.

“QYTETARI KA NEVOJË PËR GJYQTARIN”.

Ka nevojë për një gjyqtar që, kur shteti e ka gabim, të ketë “lebot” (citoj Av. E.H) t’i thotë: E KE GABIM O BOSSSS.

Respektojeni të drejtën e qytetarëve me të njëjtën forcë me të cilën sot kërkoni respektimin e të drejtave tuaja. Dhe një gjë të fundit, meqë jemi te respekti për qytetarin, Luajini pak duart! Gjykoni pak më shpejt. Mos i lini njerëzit me vite dyerve të gjykatave. Mos e ktheni caktimin e një seance në ngjarje historike dhe dhënien e një vendimi në trashëgimi për brezin tjetër. Sepse për ju është një dosje në raft. Për atë që pret, është prona e tij. Është puna e tij. Është paga e tij. Është liria e tij. Është jeta e tij.

Dhe drejtësia që vjen pasi qytetari është lodhur, rrënuar apo ka humbur interesin për atë që kërkonte, mund të jetë vendim gjykate, por vështirë se mund të quhet drejtësi. Prandaj kërkojeni pagën tuaj. Kërkojeni pavarësinë tuaj. Kërkojeni respektin që ju garanton Kushtetuta.

Por jepjani edhe qytetarit atë që i garanton Kushtetuta. Dhe avokatin që ia kërkon këtë të drejtë…

RESPEKTOJENI. MOS E LUFTONI. KAQ.

Prap në Top Story 😁😁 pas pak …
02/10/2024

Prap në Top Story 😁😁 pas pak …

Prime në Top Story me Grida Duma….na ndiqni sipas mundësisë 😊😊
23/09/2024

Prime në Top Story me Grida Duma….na ndiqni sipas mundësisë 😊😊

26/08/2024

Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit https://euronews.al/ për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.Abonohuni në kanalin tonë në Yo...

Fillojmë fazën përgatitore përpara sezonit … 🙂
26/08/2024

Fillojmë fazën përgatitore përpara sezonit … 🙂

10/07/2024

Lot 😂😂😂….
Vdes nje inxhinier dhe shkon ne dyert e parajses. Engjelli pritës i cili zbatonte protokollin me kalimin në parajsë apo ferr, i tregon inxhinierit:

Ëngjëlli: Inxhinier, nuk e keni emrin në listën për në parajsë, më vjen keq, duhet të shkoni në ferr…
Inxhinieri: Ëngjëll, po kontrolloje edhe një herë, kam qenë shumë korrekt, nuk kam bërë mëkate….
Ëngjëlli: Më vjen keq….

Iken inxhinieri ne ferr. Kalon ca kohe dhe ëngjëlli konstaton qe ka bere nje gabim me emrin e inxhinierit. Kontakton ferrin dhe i thote...

Ëngjëlli: Duhet të ktheni inxhinierin, se gabimisht e kemi dërguar në ferr, por ndërkohë emrin e ka në parajsë….
Ferri: Joooo, inxhinieri është i joni, nuk e kthejmë, plus që ai na ka bërë gjithë këto punë këtu, ka rregulluar AC, tani jemi aq mirë sa nuk ka, edhe inxhinieri është i kënaqur me punën që po bën….
Ëngjëlli: Po nuk e kthyet inxhinierin në parajsë, do ju padisim në gjykatën hyjnore…
Ferri: Good luck....gjithë avokatët i kemi ne 😂😂😂

E kapëm prime-in sërish 😁😁…
13/06/2024

E kapëm prime-in sërish 😁😁…

E kapa Prime-in më në fund …. ✌️✌️ora 21:00, sipas mundësisë 😁😁
20/05/2024

E kapa Prime-in më në fund …. ✌️✌️ora 21:00, sipas mundësisë 😁😁

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra Ligjore “Rumano” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Zyra Ligjore “Rumano”:

Shortcuts

Sponsored

Share