Ndërtimi i marrëdhënieve të forta dhe të vërteta me klientët tanë, mbetet prioriteti ynë kryesor.
(13)
Address
Rruga "Sheh Rexhep Kubati", Nd. 13, H. 3, Ap. 5
Tirana
1016
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 18:00 |
| Tuesday | 09:00 - 18:00 |
| Wednesday | 09:00 - 18:00 |
| Thursday | 09:00 - 18:00 |
| Friday | 09:00 - 18:00 |
Website
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when BENDO, Legal & Financial posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Rreth nesh
BENDO Legal & Financial është një zyrë avokatie e themeluar në Tiranë në Janar 2013 e cila ofron këshillim ligjor e financiar të një cilësie të lartë për individë dhe shoqëri në të gjithë fushat e të drejtës civile dhe tregtare. Zyra është e përbërë nga avokatë dhe bashkëpunëtorë në fushën financiare.
Nëpërmjet avokatëve tanë me përvojë, i ofrojmë klientëve një shërbim gjithpërfshirës për juridiksionin shqiptar, duke përfshirë: përfaqësim gjyqësor, përfaqësim administrativ, këshillim ligjor, bisedime tregtare, përpilim kontrate dhe opinioni ligjor, ndihmë ligjore dhe administrative. Për t'ju gjendur pranë të gjitha shoqërive tregtare gjatë jetës dhe zhvillimit të aktivitetit të tyre BENDO Legal & Financial ofron këshillime fiskale, tatimore e financiare.
Përkushtimi ynë për të përmbushur nevojat e klientëve tanë na ka sjellë të ndihmojmë disa nga shoqëritë lider në tregun shqiptar si dhe investitorë të huaj të njohur në Shqipëri, të cilët veprojnë kryesisht në tregtinë e import-eksportit, në fushën e ndërtimit, energjisë, financës dhe sigurimeve, telekomunikimeve, farmaceutikës, industrisë ushqimore si dhe shoqëri që ofrojnë shërbime të tjera.
BENDO Legal & Financial është gjithmonë e hapur të krijojë lidhje të reja. Ne jemi të gatshëm të përballim krah jush sfidat e përditshme duke dhënë këshillën tonë ligjore e financiare më të mirë.