Studio Ligjore Karaj

Studio Ligjore Karaj Konsulence ligjore, perpilim aktesh, perfaqesim ne gjykate ne ceshtje civile, administrative, pune,

Lexoni, studioni, punoni gjithmone me etike dhe pasion; Arsyetoni me mendjen tuaj dhe mesoni te thoni jo; Rebelohuni per...
23/05/2021

Lexoni, studioni, punoni gjithmone me etike dhe pasion; Arsyetoni me mendjen tuaj dhe mesoni te thoni jo; Rebelohuni per kauzat e drejta, mbroni natyren dhe me te dobetit; mos jini konformist dhe te rreshtoheni krah fitueseve; Jini te forte dhe te lire!


&Borselino

Lexoni, studioni, punoni gjithmone me etike dhe pasion; Arsyetoni me mendjen tuaj dhe mesoni te thoni jo; Rebelohuni per...
23/05/2021

Lexoni, studioni, punoni gjithmone me etike dhe pasion; Arsyetoni me mendjen tuaj dhe mesoni te thoni jo; Rebelohuni per kauzat e drejta, mbroni natyren dhe me te dobetit; mos jini konformist dhe te rreshtoheni krah fitueseve; Jini te forte dhe te lire!


Shtyhet deri ne date 30.06.2021 per regjistrimin e pronareve perfitues sipas ligjit nr. 112/2020.
27/03/2021

Shtyhet deri ne date 30.06.2021 per regjistrimin e pronareve perfitues sipas ligjit nr. 112/2020.

Gezuar diten e veres, qofte nje kthese e mbare per te gjithe ne pas nje dimri te veshtire!!
14/03/2021

Gezuar diten e veres, qofte nje kthese e mbare per te gjithe ne pas nje dimri te veshtire!!

16/02/2021

𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍 𝐙𝐁𝐀𝐓𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐋𝐈𝐆𝐉𝐈𝐓 𝟐𝟎/𝟐𝟎𝟐𝟎 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐎𝐊𝐄𝐍 𝐁𝐔𝐉𝐐𝐄𝐒𝐎𝐑𝐄
(𝐌𝐈𝐑𝐀𝐓𝐎𝐇𝐄𝐍 𝐕𝐊𝐌 𝟏𝟏𝟒𝟕 𝐃𝐇𝐄 𝟏𝟏𝟖𝟐/𝟐𝟎𝟐𝟎 𝐏𝐄𝐑 𝐀𝐌𝐓𝐏-𝐭ë)

Përpara rreth një muaji, një qytetar nga periferitë e Kamzës, kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes. Arsyeja: prej vitesh ishte thirrur në gjyq për saktësimin e tokës së tij të përfituar me AMTP.
Ishte vetëm i fundmi në serinë e gjatë të konflikteve për pronën, që prej një cerek shekulli vijojnë nëpër të gjithë vendin. Po pse u arrit në atë gjest ekstrem?

Nga proçesi i ndarjes së tokës me ligjin 7501, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1,8 milion pasuri t**e, rreth gjysma e të cilave janë ende të pacertifikuara.
Përtej kësaj, përsa mund të duket absurd, ende rezultojnë disa mijëra familje fshatare të cilat e përdorin t**en bujqësore pa qenë pajisur asnjëherë me AMTP.
Si të mos mjaftonin këto, në vitin 2008 qeveria e atëhershme miratoi një ligj (Ligji 9948/2008) me qëllim verifikimin dhe shfuqizimin e titujve të dhënë deri atëhere, ligj ky që e komplikoi edhe më keq situatën.
Pra gjysma e familjeve fshatare që nuk e kishte regjistruar ende tokën, rrezikonte t’i futej një kalvari të ri, duke u thirrur rast pas rasti në gjyq për tokën që kish marrë.
Reforma e ndërmarrë dy vjetët e fundit në fushën e pronës, kishte si qëllim pikërisht të ndalonte këtë degradim absurd të rolit regulator të shtetit dhe t’i jepte fund këtij kaosi.
Kështu, në maj të vitit që lamë pas, hyri në fuqi ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH” ligj ky, që siç e thotë dhe titulli i tij, do të përmbyllë dhe po përmbyll të gjitha marrëzitë e bëra me pronat në Shqipëri në këto tre dekada.

Pjesë e këtij proçesi është dhe ai i efekteve të ligjit 7501/1991 “Për tokën”. Tashmë, pas përmbylljes së proçesit të legalizimeve, sfida e radhës në fshat është sfida e certifikimit të tokës buqësore.
Kjo sfidë përbëhet:
- nga përfundimi i proçesit të pajisjes me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) të atyre familjeve dhe kategorive për të cilat ende nuk është bërë;
- dhe nga ajo që është më kryesorja, regjistrimi dhe çertifikimi i gjithë pronës në fshat.
Ndër të tjera, ligji 20/2020 shfuqizonte edhe ligjin e famshëm të vitit 2008, “Për verifikimin e titujve të pronësisë”.

Ligji 20/2020, në fushën e pronësisë në fshat, filloi t’i jepte efektet që gjatë vitit të shkoi. Vjet, në raport me vitet paraardhëse u bë i mundur certifikimi i një numri pronash fermere i pakrahasueshëm me asnjë prej viteve paraardhëse.

Në vijim të këtij procesi, në dhjetor 2020, u miratuan në Qeveri edhe dy nga aktet nënligjore më të rëndësishme të ligjit 20/2020, VKM 1147 dhe 1182 të dhjetorit 2020, që plotësojnë procedurat e plotësimit të AMTP-ve, të regjistrimit të tyre, dhe të saktësimin të kufijve dhe sipërfaqeve të tyre.
Përmes këtyre Vendimeve, thjeshtohen shumica e procedurave torturuese që parashikonte kaosi ligjor e nënligjor që egzistonte deri përpara miratimit të Ligjit 20/2020.

Disa nga risitë e të dy akteve (VKM 1147 DHE 1182):

1. Për AMTP e regjistruara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020, nuk shqyrtohet më legjitimiteti i titullmbajtësit. Pra pronarët do ta disponojnë lirisht pronën.
2. Në kategorinë e AMTP-ve të regjistrueshme, janë shtuar edhe AMTP që janë lëshuar për personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre.
3. Nuk shqrytohet më sipërfaqja e përfituar me AMTP në raport me sipërfaqen takuese sipas normës për frymë.
4. Llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm vetëm 4:
a) truall;
b) vepër e infrastrukturës publike;
c) rërë bregdetare, plazh;
d) sipërfaqe ujore.
Pra është hapur rruga për regjistrimet e llojeve deri dje të përjashtuara si kullota, toka për frymë, etj.
5. Shqyrtimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kryhet vetëm nga ASHK.
6. Krijohet mundësia e blerjes së sipërfaqes që posedohet mbi atë cfarë përcaktohet në titullin e pronësisë apo dokumentin e përdorimit.
7. Krijohet mundësia e regjistrimit apo edhe përfitimit të aktit të pronësisë për tokën që disponohet në fakt, pavarësisht se ku mund ta jetë përcaktuar vendndodhja sipas AMTP/dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kur s’ka konflikte.
8. Në kategorinë përfituesve, kur janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, janë shtuar personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre

Pika 3 e lehtësirave të krijuara më sipër, bën fjalë për të gjitha ato familje ku, sasia e tokës të cilën disponojnë, nuk përputhet me atë që do të duhet të kishin marrë në zbatim të ligjit 7501/1991.
Janë mijëra familje me këtë hall që, pasi ju zvarit që nga viti 1991, u zvarrit edhe më keq me ligjin e vititi 2008. Tashmë problem i tyre zgjidhet me dispozitat e miratuara së fundmi.
Dhe në këtë kategori, përfshihej edhe rasti fatkeq që përmenda në fillim të këtyre rradhëve.

𝐅𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë,
Kadastra Shqiptare është duke marrë masat e fundit organizative për aplikimin në territor edhe të kësaj pjese të legjislacionit të ri.
Dokumentacioni egzistues i tokës po mblidhet pranë drejtorive tona rajonale nga të gjitha burimet e Bashkitë, njësitë vendore, këshillat e qarqeve, etj.
Gjendemi në momentet e zbatimit të reformës më të madhe në fushën e pronësisë në vend që prej vitit 1991 dhe duhet të jemi bashkarisht entuziastë për këtë gjë.

Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, ju urojmë Krishtlindje të Bardha dhe të Gëzuara për ju, familjen dhe të afërmit tuaj.
24/12/2020

Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, ju urojmë Krishtlindje të Bardha dhe të Gëzuara për ju, familjen dhe të afërmit tuaj.

23/12/2020

📍 Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit kemi ndërmarrë iniciativa të shumta, ku dhe mekanizmat sistemike të premtuara, tashmë janë në fazë zbatimi dhe me shumë vendosmëri e përgjegjësi po çohen deri në fund, ndër të cilat vlen të përmenden:

1. Ngritja e Rrjetit Antikorrupsion të Koordinatorëve në çdo agjenci kyçe që ofron shërbime, për të përmirësuar fytyrën e administratës përballë qyetatarit dhe për ta bërë këtë të fundit aleat në identifikimin dhe adresimin e rasteve korruptive.

2. Rritjen eksponenciale të digjitalizimit të shërbimeve të ofruara qytetarëve, duke luftuar kështu korrupsionin e vogël në sportele përmes 759 shërbimeve që ofrohen online nga portali E-Albania për qytetarët dhe bizneset.

3. Rritjen e transparencës së institucioneve, përmes dokumentash strategjikë e iniciativash ligjore, për ta bërë qeverisjen më të hapur ndaj publikut.

4. Ndjekja në mënyrë rigoroze për të plotësuar të gjitha rekomandimet e strukturave ndërkombëtare të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, që na monitorojnë e këshillojnë, si MONEYVAL, ICRG/FATF, si dhe GRECO, ku së fundmi Shqipëria ka shënuar një ndër rezultatet më të mira në rajon, duke plotësuar plotësisht 9 nga 10 rekomandimet e raundit të katërt të vlerësimit.

5. Së fundmi, nga rradha por jo për nga rëndësia, kemi forcuar mekanizmat parandalues në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Miratimi i Metodologjisë së vlerësimit të riskut për institucionet qendrore dhe Planit të Integritetit për Ministrinë e Drejtësisë, që do të shtrihet si praktikë në të gjithë institucionet e varësisë dhe në Ministritë e linjës, përbën një instrument të fuqishëm në dorën e secilit institucion që të përmirësojë qeverisjen e mirë, menaxhimin e mirë, rritjen e efiçencës dhe të rrënjosë kulturën e etikës në administratën publike.

Address

Rruga E Bogdaneve Pall. Nr. 25 Kat 3 Ap. 20
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+355674180520

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Karaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share