04/09/2026
Godinë industriale dhe multifunksionale me qira
Kashar Tirana
35,000 € /Muaj
Referenca: IRG645
Jepet me qira godinë industriale dhe multifunksionale, e pozicionuar në Kashar, në një nga zonat më të rëndësishme për aktivitetet e biznesit, logjistikës dhe industrisë në Tiranë.
Prona ka një lokacion strategjik, me akses të shpejtë në Autostradën Tiranë–Durrës dhe vizibilitet të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore.
Pozicionimi pranë Tirana Industrial Park e bën veçanërisht të përshtatshme për kompani që kërkojnë akses të mirë për transportin, shpërndarjen dhe aktivitetin e përditshëm.
Godina disponon 4,400 m² sipërfaqe aktuale, të organizuar në dy nivele:
Kati përdhe: 2,200 m²
Kati i parë: 2,200 m²
Taraca: 2200 m²
20 poste parkimi
Ambientet kanë konfigurim të hapur dhe fleksibël, të përshtatshëm për magazinim, logjistikë, distribucion, prodhim, showroom apo aktivitete të tjera tregtare dhe industriale.
Në funksion të aktivitetit disponohen ashensor për persona dhe ashensor industrial me kapacitet deri në 4 ton, i përshtatshëm për transportin e paletave dhe ngarkesave ndërmjet kateve.
Ekziston gjithashtu mundësia e krijimit të një niveli të ndërmjetëm prej rreth 2,200 m², duke e çuar potencialisht sipërfaqen e shfrytëzueshme në rreth 6,600 m², në varësi të miratimeve dhe parametrave teknikë.
Lokacioni, aksesueshmëria, vizibiliteti dhe kapaciteti i lartë e bëjnë këtë pronë një alternativë shumë të përshtatshme për kompani që kërkojnë një bazë të konsoliduar për aktivitet logjistik, industrial ose tregtar.
Per me shume informacion na kontaktoni!
Indrit Begeja
+355694050063
[email protected]
https://irg.al/property/2906/godine-industriale-dhe-multifunksionale-me-qira-irg645.html
𝗜𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗥𝗲𝗮𝗹𝘁𝘆 𝗚𝗿𝗼𝘂𝗽
𝘈𝘥𝘳𝘦𝘴𝘢: 𝘙𝘳𝘶𝘨𝘢 𝘦 𝘒𝘢𝘷𝘢𝘫𝘦𝘴 IRG
+355 67 200 21 21
𝙕𝙜𝙟𝙚𝙙𝙝𝙟𝙖 𝙟𝙪𝙖𝙟 𝙥𝙚𝗿 𝙨𝙝𝙞𝙩𝙗𝙡𝙚𝙧𝙟𝙚 𝙖𝙥𝙤 𝙦𝙞𝙧𝙖 𝙩𝙚 𝙥𝙧𝙤𝙣𝙖𝙫𝙚 𝙩𝙚 𝗽𝙖𝙩𝙪𝙣𝙙𝙨𝙝𝙢𝙚!