Avokat - "Eriseld Deda"

Avokat - "Eriseld Deda" Konsulence dhe Perfaqesim Ligjor Studio Ligjore

21/03/2025
17/03/2025

Nuk ka forcë më të madhe se populli kur bashkohet, Shqipëria Bëhet.

10/02/2024

Konsulence dhe Perfaqesim Ligjor

07/01/2024
Amnistia Penale 2023
11/11/2023

Amnistia Penale 2023

Check out Eris_law's video.

18/03/2023

19/07/2022

1- Një klient më pyeti se sa kushtonte puna që do të bëja.
1- "3.000 €'' - iu përgjigja.
2- ''Për këtë punë? Kaq shumë?" - më pyeti i çuditur.
1- "Sa mendon ti?''
2- ''Maksimumi 500 €... Është punë e vogël dhe e shpejtë!" - më tha.
1- ''Për 500 € , mund ta bësh edhe vetë''
2- "Por,unë nuk di ta bëj.''
1- ''Për 500 € të mësoj unë se si ta bësh. Kështu do kursesh 2.500€ dhe do të dish ta bësh herës tjetër."
Iu duk e drejtë dhe pranoi.
1- "Por,për të filluar të duhen disa pajisje: shkallë,tryezë prerjeje,trapan,ngjitës, etj...
2- "Por unë nuk i kam të gjitha këto, e nuk ia vlen t'i blej për një punë të vetme''
1- ''Mirë, atëherë për 500 € të tjera po t'i j*p unë me qera'.
2- ′′Mirë′′ - më tha.
1- "Në rregull! Të premten fillojmë!"
2i ''Por unë të premten jam i zënë, kam kohë vetëm sot ."
1- ''Më vjen keq,por unë veç të premten kam të lirë për të mësuar e për të të dhënë veglat e mia të punës. Ditët e tjera jam i zënë me klientë të tjerë."
2- "Epo mirë! Do ta rregulloj të premten, do i lë punët e mia"
1- "Harrova. Për të mbaruar punë të duhen edhe disa gjëra të tjera"
2- "Çfarë?"
1- "Praktika burokratike,fiskale,për sigurinë, etj "
2- ''Oh jo!...për të gjitha këto do më duhet të shpenzoj sërish para , e do humb kohë nëpër rradhë të gjata! Nëse i ke ti, a mund të m'i shesësh?"
1- ''Mirë! T'i sjell të gjitha nesër në orën 5 të mëngjesit, më vonë jam në punë. Të lutem të jesh korrekt!"
2- "Në 5??? Joo! Shumë herët! Unë zgjohem më vonë" " E di...ndërrova mendje. Më mirë bëje ti e unë të paguaj 3000€. Po ta bëj vetë do të më kushtojë më tepër.
1- Kur paguan për një punë, nuk paguan vetëm materialet, por edhe eksperiencën, pajisjet, shërbimin, kohën, saktësinë, profesionalizmin,sigurinë...etj.
Askush nuk mund të nënvlerësojë punën e të tjerëve duke u bazuar tek çmimi. Vetëm ata që e njohin mirë zanatin mund të vlerësojnë kostot e punës vërtet .

VENDIM Nr 2 dt 29.06.2022Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, në mbledhjen e tij të datë 29.06.2...
30/06/2022

VENDIM Nr 2 dt 29.06.2022

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, në mbledhjen e tij të datë 29.06.2022, morri në shqyrtim situatën e paraqitur pas realizimit të bojkotit të proceseve gjyqësore për shkak të miratimit të Hartës së Re të Gjyqësorit nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ana e këtij organi nuk pati asnjë reagim lidhur me problematikën e paraqitur nga ana e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe për këtë arsye Këshilli i Përgjithshëm insiston edhe një herë se:

1. Ndarja e re e gjyqësorit, sipas hartës së miratuar është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit të mbrojtura në mënyrë të posacme nga Kushtetuta e vendit.

2. Nëpërmjet kesaj harte cenohet dhe kufizohet aksesi ne drejtesi i individit në proceset gjyqesore.

3. Vendimi i KLGJ injoron haptazi kontributin dhe problematikat e shtruara nga ana e komunitetit te avokateve, si grupi kryesor i interesit i parashikuar në ligj. Ne ndihemi te fyer dhe te perdorur nga ana e organeve qe e kane hartuar dhe miratuar kete vendim, pasi kerkesat tona nuk jane vleresuar aspak ose fare pak.

4. Hyrja ne fuqi e kesaj Harte Gjyqesore do te ulë ndjeshëm kontributin e avokatëve në proceset gjyqësore me pasoja rritjen e kostos se sherbimit, qe ne menyre te drejtperdrejte mund te perkthehet në humbjen e interesit të qytetareve per t'ju drejtuar gjykatave

Ne aspektin ligjor, Harta e Re Gjyqesore bie ndesh me kerkesat e ligjit "Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise", konkretisht:

1. Nenin 14 te ligjit ku percaktohet se caktimi i kompetencave tokesore te gjykatave behet mbi bazen e garantimit te aksesit ne drejtesi, uljen e kostove te perdorimit te burimeve publike, si dhe rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara. Te tre keto kritere nuk jane marre ne konsiderate.



2. Nenin 15/3/a, ku bihet ndesh me percaktimin se Rrethet gjyqësore dhe kompetencat tokësore të gjykatave caktohen duke marrë parasysh, në mënyrë të njëjtë dhe të përshtatshme ndarjen administrative territoriale të vendit, zhvillimin demografik, numrin e banorëve né raport me numrin e gjykatave, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën rrugore dhe kushtet e transportit për në gjykata dhe midis gjykatave, si dhe karakteristikat gjeografike;

3. Harta e Re Gjyqesore ka perjashtuar totalisht detyrimin ligjor lidhur me krijimin e degeve te gjykatave. Respektimi i kesaj dispozite ligjore ne hartimin e Hartes se Re Gjyqesore do te lehtesonte ndjeshem aksesin e publikut ne gjykata.



Referuar parregullsive dhe problemeve te konstatuara me lart, Këshilli i Përgjithshëm

VENDOSI:

1. Te Bojkotoje pa afat të gjitha seancat e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative.

2. Te Bojkotoje seancat e proceve gjyqesore te masave të sigurimit personal në të gjitha shkallët e gjyqësorit për një afat 10 ditor.

3. Shfuqizimin e listave të avokatëve të caktuar pë mbrojtjen e detyrueshme dhe ato të ndihmës juridike dytësore të miratuara pë Vitin 2022.

4. Ky vendim tu behet i njohur të gjitha gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve.

5. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e antarësisë të konsiderohet shkelje e rëndë e dispozitave të ligjit me pasojë fillimin e procedimit disiplinor.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme të shpalljes së vendimit.

U shpall sot në datën 29 Qershor 2022

https://www.dhka.org.al/index.php/hyrje/njoftime/241-komiteti-drejtues-i-dhomes-avokatise-te-shqiperiseKomiteti Drejtues...
12/06/2022

https://www.dhka.org.al/index.php/hyrje/njoftime/241-komiteti-drejtues-i-dhomes-avokatise-te-shqiperise

Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqësore.

Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative.

Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe në përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës Qëndrore dhe atyre vendore gjatë procesit të diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qartë formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit të grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së drejtësisë.

Nisur dhe bazuar në këtë situatë Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet Tij i kërkojmë të përciell në qeveri, si institucioni vendimmarrës, gjithë argumentet e paraqitura në mbrojtje te interesave të personave fizik dhe atyre juridik, duke konkluduar mos miratimin vendimit të mësipërm paraqitur nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor .

Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi :


1. Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim, në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri në datën 17 qershor.

2. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohen organet drejtuese të Dhomës Qëndrore dhe dhomave vendore.

3. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht.

Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë

Komiteti Drejtues

Kryetari

Prof Dr. Maksim HAXHIA

Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqsor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqësore. Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën pr...

28/12/2021

Prezantohet harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ: S’mund të ketë gjykata në çdo lagje

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë rënë dakord për një hartë të re gjyqësore. Edhe pse ka shumë kundërshti, harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrative. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë.

Më herët, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka folur në prezantimin e hartës së re gjyqësore, ku është shprehur se, kjo hartë nuk mjafton për të stabilizuar humbjet në sistem.

Sipas Llagamit, përtej hartës, kërkohet një akses në shërbime, ndërsa shtoi se nuk duhet të fokusohemi vetëm tek gjykata, por te një sistem shërbimesh, pasi nuk mund të ketë gjykata në çdo lagje dhe se duhet zgjidhje ku të fitojnë shqiptarët.

“Duhet të artikulohen ndërhyrje të tjera sa më shpejt dhe se duhen zgjidhje të besueshme ku mbi të gjitha fiton qytetari. Kërkohet një vizion që duhet t’i përgjigjet zhvillimeve të infrastrukturës. Jam dakord me shqetësimin se qytetarët kanë nevojë për shërbime ligjore. Situata shqetësuese krijua në 30 vjet. Nuk është akses gjykata në çdo lagje. Koncepti ynë është më pak gjykata dhe më shumë cilësi.. Mendoj e fakti që jemi të gjithë këtu sëbashku tregojnë se jemi të hapur për shqetësimet dhe tashmë vendimet e vështira duhet t’i marrim të gjithë bashkë”, është shprehur Naureda Llagami.

Me hartën e re të prezantuar sot, mësohet se gjykatat që do të mbyllen me propozim të KLGJ-së janë: Mati, Laçi, Tropoja, Puka dhe Përmeti. Në këtë mënyrë do të mbyllen dhe Prokuroritë që janë funksionale pranë tyre.

Address

Rruga Lord Bajron, Në Krah Të Gjykatës Administrative Të Shkallës Së Parë, Tiranë
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokat - "Eriseld Deda" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Avokat - "Eriseld Deda":

Share