Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë
Directions Website

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Legal, Rruga "Islam Alla", Tiranë, Tirana.

Misioni i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë është të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, të promovojë standardet më të larta etike dhe profesionale të gjyqtarëve, dhe të përfaqësojë interesat e anëtarëve të saj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

In memoriam Astrit Kalaja: Përkujtimi dhe solidariteti nuk mjafton.
07/10/2026

In memoriam Astrit Kalaja: Përkujtimi dhe solidariteti nuk mjafton.

Takim i Kryetarit të Prezencës së OSCE/OSBE në Shqipëri me kryetarët e shoqatave të magjistratëve
02/10/2026

Takim i Kryetarit të Prezencës së OSCE/OSBE në Shqipëri me kryetarët e shoqatave të magjistratëve

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe ndikimin që ato mund të kenë në funksionimin e tij, në të drejtat e individit dhe standardet për gjykim të drejtë.

Gjatë diskutimit, u theksua, gjithashtu, rëndësia e përfshirjes kuptimplotë të të gjitha palëve, përfshirë institucionet e drejtësisë dhe aktorët e tjerë të sistemit, në çështjet që mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit të drejtësisë, shtetin e së drejtës në tërësi dhe besimin e publikut.

***

The Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Michel Tarran, today met with representatives of the Union of Judges, the National Association of Judges and the Association of Prosecutors of Albania to discuss current developments concerning the justice system and possible impacts on its functioning and ultimately on individual rights and fair trial standards.

The discussions also highlighted the importance of inclusive and meaningful participation of relevant stakeholders including justice institutions and the legal professions, on matters that might impact the functioning of the justice system, the broader rule of law and public trust.

___________________________
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë
Shoqata e Prokuroreve

28/09/2026

ℹ️Në kuadër të 2️⃣8️⃣ shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i bashkohet mesazhit ndërgjegjësues për rëndësinë e transparencës institucionale dhe garantimit të aksesit në informacion.

🔖E drejta për informim, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, u mundëson qytetarëve të njihen më nga afër me veprimtarinë e institucioneve publike dhe përbën një element të rëndësishëm të transparencës.

🏛Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese mbështet nismën e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke përcjellë mesazhin:
“Ti ke të drejtë të informohesh, ne kemi detyrim të përgjigjemi”.

ℹ️Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar për garantimin e transparencës dhe aksesit të qytetarëve në drejtësinë kushtetuese.

Deklaratë për shtyp dt.28.09.2026 në lidhje me sulmet ndaj gjyqtarit z. Xhevdet Lika.
28/09/2026

Deklaratë për shtyp dt.28.09.2026 në lidhje me sulmet ndaj gjyqtarit z. Xhevdet Lika.

18/09/2026

QENDRIM I PËRBASHKËT i Unionit të Gjyqtarëve, Forumit të Grave Gjyqtare Shqiptare, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve mbi ligjin nr. 95/2026.

Deklaratë e Shoqatës Europiane të Gjyqtarëve (EAJ) mbi zbatimin e VGJK 15/2026/ Statement of European Association of Jud...
17/09/2026

Deklaratë e Shoqatës Europiane të Gjyqtarëve (EAJ) mbi zbatimin e VGJK 15/2026/ Statement of European Association of Judges related to the application of Judgment no 15/2026 Albanian Constitutional Court over judges salaries.

Deklaratë e Shoqatës Europiane të Gjyqtarëve (EAJ) për zbatimin e VGJK 15/2026
17/09/2026

Deklaratë e Shoqatës Europiane të Gjyqtarëve (EAJ) për zbatimin e VGJK 15/2026

Bordi i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve (EAJ) ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke e lidhur situatën me zbatimin e Vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për sistemin e pagave të gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të gjykatave. Sipas ...

Një shkrim nga Av. Dr. Klodian Rado, që ushtron këtë profesion me sukses në Kanada.  Ish-magjistrati, bën një analizë të...
17/09/2026

Një shkrim nga Av. Dr. Klodian Rado, që ushtron këtë profesion me sukses në Kanada. Ish-magjistrati, bën një analizë të thellë mbi pasojat e moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozon tre modele për pagat e magjistratëve në Shqipëri.

Nga Dr. Klodian Rado

17/09/2026

DEKLARATË PUBLIKE E DPSHL-së
Për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Diaspora për Shqipërinë e Lirë shpreh mbështetjen për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë në kërkesën e tyre për respektimin e garancive kushtetuese dhe zbatimin e vendimit nr. 15, datë 17.02.2026, të Gjykatës Kushtetuese. DPSHL dënon mosrespektimin e afatit të përcaktuar nga Gjykata dhe çdo përpjekje për ta relativizuar detyrimin e zbatimit të këtij vendimi përmes retorikës politike apo ndërhyrjeve ligjore që shmangin përmbushjen e tij.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme. Zbatimi i tyre nuk varet nga pëlqimi i qeverisë, vullneti i shumicës parlamentare apo popullariteti i çështjes në opinionin publik. Kuvendi ka të drejtë të zgjedhë mënyrën e rregullimit të pagave, por këtë kompetencë duhet ta ushtrojë brenda Kushtetutës dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës.

Afati i 31 korrikut 2026 ishte detyrim për të vepruar, jo rekomandim politik.

DPSHL dënon retorikën populiste të Kryeministrit Edi Rama në këtë debat, veçanërisht paraqitjen e mbrojtjes së pagave të magjistratëve si një kërkesë që duhet gjykuar vetëm përmes krahasimit me të ardhurat e kategorive të tjera.

Vështirësitë ekonomike të qytetarëve kërkojnë politika serioze dhe përgjegjësi qeverisëse. Ato nuk mund të përdoren për të vënë publikun kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve apo për të zbehur autoritetin e një vendimi kushtetues.
Mbrojtja e pagës sipas nenit 138 të Kushtetutës i shërben pavarësisë së drejtësisë. Ajo synon të pengojë përdorimin e trajtimit ekonomik si mjet ndikimi mbi ushtrimin e detyrës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo mbrojtje, me përjashtimet që vetë Kushtetuta parashikon, është e lidhur drejtpërdrejt me interesin e qytetarit për gjyqtarë dhe prokurorë që veprojnë pa frikë nga pasojat politike apo financiare.

Për këto arsye, DPSHL kërkon:

1. Zbatimin pa vonesa të mëtejshme të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në tërësinë e arsyetimit dhe urdhërimeve të tij.

2. Përllogaritjen transparente të prapambetjeve dhe përcaktimin e një plani konkret financimi e shlyerjeje, në përputhje me vendimin dhe detyrimet e ekzekutueshme.

3. Shqyrtimin dhe rishikimin e projektligjit përmes konsultimit efektiv, duke garantuar respektimin e detyrimeve të lindura dhe mekanizma që parandalojnë ngrirjen e pagave.

4. Ndërprerjen e retorikës denigruese dhe të presionit politik ndaj magjistratëve, duke e kthyer debatin te argumentet juridike dhe të dhënat e verifikueshme.

5. Garantimin e funksionimit të gjykatave dhe prokurorive, përfshirë pagesën në kohë të detyrimeve të ligjshme ndaj magjistratëve dhe administratës, në mënyrë që qytetarët të mos mbajnë pasojat e konfliktit institucional.

Mbështetja për pavarësinë e magjistratëve shkon bashkë me kërkesën për integritet, transparencë dhe drejtësi brenda një kohe të arsyeshme. DPSHL i konsideron këto përgjegjësi të pandashme nga garancitë që mbrojnë ushtrimin e detyrës së tyre.

Shteti që kërkon nga qytetari respektimin e ligjit duhet të jetë i pari që zbaton vendimet gjyqësore.

Address

Rruga "Islam Alla", Tiranë
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share

Category