Studio Avokatie “CANO & ÇUPI”

Studio Avokatie “CANO & ÇUPI” Studio ligjore “Cano&Çupi” ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë Republikën e Shqipëris

04/10/2025
                          Blerina CanoNdriçim Çupi
13/09/2024

Blerina CanoNdriçim Çupi

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme pritet të hyjë në  fuqi dhe  të zbatohet  për periudhën  2024-2025 për të gjithë p...
17/06/2024

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme pritet të hyjë në fuqi dhe të zbatohet për periudhën 2024-2025 për të gjithë personat fizik dhe juridik. Eshtë i diskutueshëm sipas projektligjit përkatës, rivlerësimi i pronave që janë në legalizim apo ato prona që janë me kontrata sipërmarrje/porosie .

https://www.parlament.al/dokumentacioni/aktet/7357605a-a5ec-47db-b196-b816a07396c0

Vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me programin e integruar të studenteve të mjekësisë.Gjykata Kushtetuese e R...
25/01/2024

Vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me programin e integruar të studenteve të mjekësisë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 21.12.2023 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit dhe një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, me objekt: “ Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot, më 25.01.2024, vlerësoi se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës. Kufizimi është vendosur me ligj dhe për interes publik, i cili lidhet me detyrimin e shtetit për të garantuar kujdes shëndetësor ndaj shtetasve, të parashikuar nga neni 55 i Kushtetutës. Megjithatë gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen.

Në kuadër të testit të proporcionalitetit, Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se neni 6 i ligjit ka ometim ligjor. Ometimi ka të bëjë me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, sipas nenit 49 të Kushtetutës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim. Gjykata e analizoi çështjen edhe në këndvështrimin e parimit të sigurisë juridike dhe të barazisë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 21.12.2023 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit dhe një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, me objekt: “ Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, ...

Shënjtërimi i Nënë Terezës🙏🏻
05/09/2023

Shënjtërimi i Nënë Terezës🙏🏻

Address

Rruga "Gjergj Legisi"
Tirana
1025

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Avokatie “CANO & ÇUPI” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Studio Avokatie “CANO & ÇUPI”:

Share