Avokat Arjan Muça

Avokat Arjan Muça Perfaqësim ne çështje civile te pronësisë, punës, aksidenteve, famljare , sigurime etj.

06/10/2025

Vrasja në ambientet e gjykatës e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, është një sulm i pastër kundër drejtësisë!

Ajo vë në rrezik këdo që, qoftë edhe sadopak, përpiqet të vendosë drejtësi e ti dal garant të drejtës.
Ky akt nuk është vetëm dështim i shtetit dhe pasojë e një fryme nxitëse kundër sistemit të drejtësisë dhe anëtarëve të tij përbërës, por edhe dështim i vetëdijes qytetare dhe mungesë civilizimi.

Kushdo që, qoftë edhe për një moment të vetëm, gjen ndonjë justifikim për këtë akt apo përpiqet ta relativizojë, duhet t’i bëjë një kontroll ndërgjegjes.

Veçanërisht si avokat, bashkohem me qëndrimin e Dhomës së Avokatisë se kjo ngjarje, për këdo, është një thirrje alarmi për sigurinë, së pari të jetës dhe shëndetit të kolegëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe njëkohësisht një thirrje veçanërisht për avokatët për thellimin e punës në ndërgjegjësimin e palëve në proceset penale, civile dhe administrative, për atë që atyre u takon ligjërisht dhe për pritshmëritë në proceset ku ata përfaqësojnë palët.

Çdo sulm kundër drejtësisë, gjyqtarve, prokurorëve dhe avokatëve, është sulm ndaj te drejtës dhe atij qe shpreson ta marr atë. Dhuna, sulmi dhe shantazhet e te fortit meritojnë vetëm ndëshkim.

Forcimi i besimit te drejtësia është rrugëzgjidhja, dhe jo sulmi kundër saj.

Ngushëllime për familjen e Gjyqtarit Astrit Kalaja!

15/01/2024
21/04/2023

Gëzuar Fiter Bajramin!

Address

Rruga "George W. Bush", Nr. 50, Tiranë
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Telephone

+355696854843

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokat Arjan Muça posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share