Studio Ligjore Res Judicata

Studio Ligjore Res Judicata RES JUDICATA- Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet!

Tridhjetë proceset gjyqësore më të çuditshëm në botë!1. Hedh në gjyq Michael Jordan se i ngjanAllen Heckard hodhi në gjy...
21/04/2024

Tridhjetë proceset gjyqësore më të çuditshëm në botë!

1. Hedh në gjyq Michael Jordan se i ngjan

Allen Heckard hodhi në gjyq Michael Jordan në korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traume emocionale për shkak se i ngjante basketbollistit të famshëm. Ai ngriti padi në Oregon, SHBA dhe kërkoi 832 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjyqi nuk ka përfunduar akoma.

2. Ngre padi pasi ngecet në shtëpinë që po grabiste

Në tetor 1998, Terrence Dickinson në Pensilvani po dilte nga shtëpia që sapo kishte përfunduar së grabituri, nëpërmjet garazhit. Ai nuk mundi ta ngrinte portën e garazhit pasi hapësi automatik nuk funksiononte. Ai mbeti i mbyllur një javë aty sepse familja e shtëpisë ishte për pushime. Kështu ai hodhi në gjyq shoqërinë e sigurimeve të pronarit të shtëpisë me pretendimin se situata i kishte shkaktuar gjendje ankthi. Juria ra dakord t’i paguante gjysmë milioni dollarë.

3. Hedh në gjyq shkollën se e quajnë “gei”

Një adoleshent në një qytet të vogël në Kansas Siti, SHBA, pas vitesh të tëra ofendimesh nga shokët e klasës që mendonin se ishte gei arriti të përfitonte 440 mijë dollarë. Marrëveshja u arrit ndërmjet shkollës dhe 18-vjeçarit, Dylan Theno i cili ngrit padi në vitin 2004. Pasi u vërtetua se nuk ishte gei, ai mori dëmshpërblim për dëmin moral që i ishte shkaktuar.

4. Pengohet tek një fëmijë, thyen këmbën

Në janar të vitit 2000, Kathleen Robertson në Teksas mori një dëmspërblim prej 780 mijë dollarësh nga juria e gykatës, pasi kishte thyer kyçin e këmbës kur ishte penguar tek një fëmijë në një dyqan mobiliesh. Pronarët e dyqanit mbetën të habitur nga vendimi duke pasur parasysh se fëmija ishte i zonjës Robertson.

5. Hedh në gjyq pasi e kafshoi qeni, të cilin e ngacmoi

Në tetor të vitit 1999, Jerry Williams mori 14 mijë dollarë shpërblim dhe kompensim për shërbimet mjekësore pasi e kafshoi qeni i komshiut. Qeni ishte në kopshtin e të zotit dhe juria ishte e mendimin se Willimas e kishte provokuar duke i gjuajtur me pistoletë me saçme.

6. Hedh në gjyq restorantin se rrëshqet në lëngun e derdhur

Në maj të vitit 2000, një restorant në Filadelfia mori urdhër që t’i paguante një klienteje 113.500 dollarë pasi ajo kishte rrëshqitur në lëngun që ishte derdhur në dysheme dhe kishte thyer këmbën. Pija ndodhej në dysheme sepse para 30 sekondash viktima ia kishte hedhur në surrat të dashurit të saj pas një zënke.

7. Hedh në gjyq lokalin pasi bie nga dritarja e tualetit

Në dhjetor të vitit 1997, Kara Walton në SHBA hodhi në gjyq pronarin e një klubi nate pasi ishte rrëzuar nga dritarja e tualetit dhe kishte thyer dhëmbët. Ajo ishte ngjitur në dritare sepse nuk donte të paguante shërbimin prej 3.50 dollarësh. Gjykata e dëmshpërbleu me 12 mijë dollarë.

8. Hedh në gjyq kompaninë pasi përplaset

Në nëntor të vitit 2000, një person bleu një makinë-shtëpi “Winnebago”. Ndërsa po ecte në autostradë ai vendosi që të linte timonin e të shkonte në pjesën e pasme për të bërë kafe. Ndërkohë makina-shtëpi humbi kontrollin dhe u përplas. Kështu ai hodhi në gjyq kompaninë pasi ajo nuk e këshillonte në manualin e përdorimit që të mos kryente një veprim të tillë. Si përfundim fitoi rreth dy milionë dollarë dhe një makinë-shtëpi të re.

9. Hedh në gjyq parkun se nuk e paralajmëron për vetëtimat

Shawn Perkins u godit nga vetëtimat në një park në Ohajo, SHBA. Menjëherë ai mori avokatin dhe u gjend në sallën e gjyqit me një padi kundër parkut, ku kërkon dëmshpërblim. Arsyeja? Sepse njerëzit duhet të paralajmëroheshin që të mos lëviznin në kohë me bubullima.

10. Hedh në gjyq fast-food-in se ishte i shëndoshë

Caesar Barber, 56 vjeç nga Nju Jorku është obez dhe për këtë fajëson fast-food-et që, sipas tij, e kanë detyruar të hajë ushqimin e tyre pesë herë në javë. Ai ka ngritur padi kundër “McDonalds”, “Burger King”, të cilit sipas tij kanë përfituar prej tij dhe nuk e kanë paralajmëruar se ushqimi i tyre nuk është i shëndetshëm.

11. Hedh në gjyq shkollën e vjetër se e kishte përjashtuar nga skuadra e bejsbollit

Cole Bartiromo, 18 vjeç u bë milioner në tregun e bursës, por policia federale ia konfiskoi gjithë paratë me pretendimin se kishte mashtruar. Pas kësaj, shkolla nuk e lejoi që të merrte pjesë në skuadrat sportive. Ai e hodhi në gjyq shkollën pasi, sipas tij, ai pretendonte të ndiqte një karrierë si lojtar bejsbolli dhe për këtë kërkon një kompensim prej 50 milionë dollarësh, që i bie të jetë shuma që ai do kishte fituar si rrogë nëse do kishte vazhduar të luante.

12. Prifti hedh në gjyq viktimën se thyen marrëveshjen

Priftim David Hanser ishte ndër të parët priftërinj që u përfshinë në një skandal seksual me të mitur. Në vitin 1990, ai hodhi në gjyq një prej viktimave të tij duke kërkuar një shumë prej 65 mijë dollarësh. Viktima i kishte bërë thirrje kishës që të mos e lejonte Hanser-in që të punonte me fëmijë, dhe ky i fundit e hodhi në gjyq se sipas marrëveshjes ai nuk duhet të fliste për këto gjëra.

13. Hedh në gjyq fqinjin, të cilit po i vidhte

Në qershor të vitit 1998, 19-vjeçari Carl Truman në Los Anxhelos fitoi një shumë prej 74 mijë dollarësh, si dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore pasi fqinji i tij i kishte shkelur dorën me makinën “Honda Accord”. Truman s’e kishte vënë re se në makinën, së cilës po tentonte t’i vidhte gomat, ndodhej shoferi.

14. Fle në magazinë, hedh në gjyq punonjësit

Një 44-vjeçare, e cila kishte humbur shtëpinë për shkak të kredisë i vendosi gjithë plaçkat e saj në një magazinë, ku depozitoheshin mallra. Por ndërsa një natë ajo gjendej aty “duke kërkuar për disa letra”, punonjësit, sipas saj kishin mbyllur derën dhe ajo kishte mbetur brenda, duke fjetur aty. Edhe pse juria vendosi se faji ishte i Hudson, vendosi t’i jepte një shumë prej 100 mijë dollarësh.

15. Hedh në gjyq ruajtësen e qenit

Doug Baker, 45 vjeç hodhi në gjyq ruajtësen e qenit pasi kafsha e shtëpisë ishte arratisur. Sipas Baker-it, biznesi i tij falimentoi, pasi gjithë kohën e tij ai ia kushtoi kërkimit të qenit të tij të dashur. Pasi e gjeti qenin ai kërkoi nga ruajtësja e qenit 160 mijë dollarë për humbjet materiale dhe emocionale.

16. Polici vret gabimisht, hedh në gjyq kompaninë “Taser”

Oficerja Marcy Noriega qëlloi për vdekje një të prangosur në pjesën e pasme të makinës duke menduar se po e qëllonte me elektroshok. Pasi kësaj ajo hodhi në gjyq kompaninë e pajisjeve të elektroshokut pasi çdo polic mund të ngatërrojë një pistoletë me një pajisje elektroshok.

17. Hedh në gjyq shkollën për pezullimin 10-ditor

Një nxënës i një shkolle të mesme në SHBA, i cili është edhe atlet ka hedhur në gjyq shkollën, e cila e ka pezulluar për përdorim kokaine. Por në padi, ai pretendon se ia kanë vënë kokainën në hundë. Sipas tij, kokaina i është vënë në hundë në mes të klasës, për shkak të performancës së tij të shkëlqyer akademike.

18. Hedh në gjyq njeriun me të njëjtin emër

Kompania e bejsbollit i pagoi Mark Guthrie, 43 vjeç rrogën, në vend që këto para t’ia jepte Mark Guthrie, 38 vjeç. Kompania i ngatërroi të dy personat me të njëjtin emër dhe i pari pranoi t’i merrte paratë, madje kërkoi një vërtetim me shkrim se nuk do kishte probleme që kishte marrë 300 mijë dollarë më tepër. Por kompania në vend që të plotësonte kërkesën e tij, e hodhi në gjyq.

19. Hedh në gjyq revistën e konsumatorëve

Kompania “Sharper Image”, e cila shet filtra ajri hodhi në gjyq revistën “Consumer Reports” pasi ajo shkruante se këto filtra nuk e kryenin si duhet funksionin e tyre. Kompania u ankua se revista nuk kishte kryer një testim të drejtë. Mirëpo kjo kompani nuk ishte me fat, madje gjykata i kërkoi të paguante 400 mijë dollarë që ishin shpenzimet e gjyqit të revistës.

20. Hedh në gjyq “General Motors”

Edith Morgan, nëna e yllit të futbollit Derrick Thomas, i cili vdiq në një aksident me makinë tha se djali i tij vdiq sepse tavani i makinës u shkëput dhe i ra në kokë, jo sepse makina u rrëzua në autostradë. Ajo hodhi në gjyq “General Motors” dhe kërkoi më shumë se 100 milionë dollarë. Por gjykata nuk e pa të arsyeshme t’i jepte asaj asnjë kacidhe.

21. Hedh në gjyq radion

Tanisha Torres hodhi në gjyq radion “Shack” pasi folësi e kishte gërmëzuar gabim emrin e qytetit të saj në faturën e telefonit. Ajo nuk i kërkoi madje që ta ndërronte, por thjesht ngrit padi. Torres pretendoi në sallën e gjyqi se ishte ndier në siklet dhe i kishte ardhur turp kur kishte parë emrin e qytetit në faturën e telefonit dhe kërkon një shumë të papërcaktuar si dëmshpërblim.

22. Hedh në gjyq kompaninë se nuk jep instruksione për rripin e sigurimit

Mary Ubaudi ishte pasagjere në një makinë që u përfshi në një aksident. Ajo ia hodhi fajin kompanisë “Mazda Motors”, nga e cila ishte blerë makina. Ajo kërkon 150 mijë dollarë dëmshpërblim me pretendimin se kompania nuk ofronte instruksionet e duhura për përdorimin e rripit të sigurimit.

23. Hedh në gjyq David Copperfield

Christopher Roller i cili është i pasionuar pas magjisë ka hedhur në gjyq David Copperfield-in. Në një padi ai i kërkon atij që t’i tregojë sekretet e tij ose përndryshe t’i paguajë dhjetë përqind të fitimeve të tij përgjatë gjithë jetës, të cilat mund të arrijnë në 50 milionë dollarë. Sipas Roller, ai është Zot dhe aftësitë që përdor Copperfield nuk janë të natyrshme, ndaj i përkasin Zotit (Roller).

24. Hedh në gjyq komshinjtë, pasi trembet prej tyre

Dy fqinjë adoleshentë gatuan biskota për komshinjtë e tyre, por akti i tyre nuk u mirëprit. Renea Young u tremb, kur i dëgjoi teksa ecnin në verandën e shtëpisë së saj. Ata i kërkuan falje me shkrim, por Young i hodhi në gjyq gjithsesi duke kërkuar 3000 mijë dollarë. Kur mori vetëm 900 dollarë ajo “bëri namin” nëpër gazetat lokale, ndërsa tani çuditet që i gjithë qyteti nuk e sheh dot me sy.

25. Hedh në gjyq bankën se e lë pa gjumë

Pasi Barnard Lorence tërhoqi më shumë para se ç’kishte në llogari nga banka, u detyrua të paguante me këste mujore borxhin. Kështu, ai vendosi të ngrinte një padi kundër bankës, pasi sipas tij i kishte shkaktuar stres dhe dëshpërim, si dhe prej kësaj kishte humbur gjumin. Me siguri, dy milionë dollarët që ai kërkon, mund t’ia kthejnë sërish gjumin.

26. Hedh në gjyq dyqanin se lejon zogjtë të fluturojnë

Rhonda Nichols thotë se një zog i egër e kishte sulmuar ndërsa sapo kishte dalë nga dyqani i pajisjeve shtëpiake në Illinois, SHBA. Pas këtij incidenti, ajo vendosi se duke qenë se ajo ndodhej pranë dyqani, duhet të ishte ai përgjegjës për “sulmin” e shpendit. Ajo nuk iu ankua dyqanit, por depozitoi menjëherë një padi kundër tij, ku kërkonte 100 mijë dollarë. Çështja u pezullua nga gjykata.

27. Hedh në gjyq kompaninë telefonike

Michelle Knepper gjeti numrin e një doktori në librin telefonik dhe vazhdoi procedurën e operacionit plastik edhe pse ai ishte dermatolog, ndërkohë që asaj i duhej një kirurg plastik. Pasi komplikacioneve, ajo u ankua se një gjë e tillë nuk do kishte ndodhur asnjëherë nëse nuk do e kishte gjetur numrin në bllokun telefonik. Kë hodhi në gjyq ajo? Kompaninë telefonike dhe fitoi 1.2 milionë dollarë.

28. Hedh në gjyq punonjësit e shpëtimit që i shpëtuan jetën

Barbara Connors, ndodhej në një makinë, të cilën po e ngiste dhëndri i saj 70-vjeçar kur makina ra në lumin e Konektikatit, SHBA. Polumbarët mbërritën menjëherë në vendngjarje duke i shpëtuar jetën, por Connors pësoi dëmtim në tru për shkak të zhytjes në ujë. Kë duhej të hidhte në gjyq? Shoferin? Sigurisht jo. Punonjësit e shpëtimit ishin objektiv më i arsyeshëm.

29. Hedh në gjyq dyqanin për shkak të ngjitëses në tualet

Bob Dougherty hodhi në gjyq dyqanin “Home Depot” pasi dikush kishte vënë ngjitëse në tualet. Por kjo shaka nuk rezultoi e këndshme për Dougherty, i cili pësoi dëmtime nga ngjitje. Edhe pse ai u shpreh se ky nuk ishte faji i dyqanit, “Home Depot” i ofroi dy mijë dollarë. Dougherty u shpreh se oferta ishte “fyese” dhe ngrit padi, ku kërkonte 3 milionë dollarë.

30. Hedh në gjyq spitalin

Tre motrat Bird hodhën në gjyq doktorët e një spitali pasi ato kishin parë doktorët që shkonin me nxitim në dhomën e së ëmës. Kjo, sipas tyre u kishte shkaktuar atyre stres të madh pasi kishin menduar se diçka nuk po shkonte si duhej me shëndetin e nënës së tyre. Gjyqi zgjati për shumë kohë deri sa mbërriti në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, e cila vendosi ta hidhte çështjen poshtë.

🇦🇱 | Shqipëria përkujton Ditën Kombëtare të Nënë Terezës. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmi...
05/09/2021

🇦🇱 | Shqipëria përkujton Ditën Kombëtare të Nënë Terezës. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza; "Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë".

Lavdia e Drejtësisë dhe madhështia e ligjit janë krijuar jo vetëm përmes Kushtetutës-as përmes gjykatave-as përmes zyrta...
01/09/2021

Lavdia e Drejtësisë dhe madhështia e ligjit janë krijuar jo vetëm përmes Kushtetutës-as përmes gjykatave-as përmes zyrtarëve të ligjit-as përmes avokatëve-por nga burrat dhe gratë që e përbëjnë shoqërinë tonë,të cilët e mbrojnë dhe mbrohen nga ligji

Veprimtaria Gjyqësore do të rifillojë punën sot më 1 Shtator. Pas një viti problematik,për adaptimin e rregullave parandaluese kundër COVIDIT,sikurse vendosja e maskave,dorezave,ruajtja e distances dhe afishimi i tabelave.

3 vjet heqje patente për shkak të masave anti covid-19 ? Ankimohu Nëse jeni një  nga subjektet që ju është vendos...
03/06/2021

3 vjet heqje patente për shkak të masave anti covid-19 ? Ankimohu
Nëse jeni një nga subjektet që ju është vendosur masa administrative heqja e patentës për 3 vjet për shkak të masave anti Covid-19 Studio Ligjore Res Judicata ju ofron shërbimin e ankimit administrativ të shqyrtimit Vendimit të Organit Administrativ të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, "Për Shqyrtimin e Kundravajtjes" mbi Shkeljen e Ndalimit të Qarkullimit në Oraret e Përcaktuara nga Organet Kompentente

Akti Normativ Nr.3, datë 15.03.2020 "Për Marrjen e Masave të Veçanta Administrative gjatë Kohëzgjatjes së Periudhës së Infeksionit të Shkaktuar nga Covid-19" i ndryshuar.

Njohja e Vendimeve te Gjykatave te HuajaStudio Ligjore “RES JUDICATA” ju ofron ndihmë ligjore në zgjidhjen e çështjes su...
03/06/2021

Njohja e Vendimeve te Gjykatave te Huaja

Studio Ligjore “RES JUDICATA” ju ofron ndihmë ligjore në zgjidhjen e çështjes suaj brenda një afati të shkrurtër duke ju dhënë një zgjidhje efektive.

Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:

- Kërkesa;

- Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);

- Vërtetim nga gjykata që ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar). Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë me vulë Apostillë ose të legalizuara për vendet që nuk janë palë në Konventën e Hagës për Apostillën;

- Prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer në shqip (i noteruar) kur është përpiluar në gjuhë të huaj;

Keni marrë (Espuls) me Gjermanin dhe nuk i njihni të drejtat tuaja?Zgjidhja juaj ligjore fillon ketu!Studio Ligjore “RES...
03/06/2021

Keni marrë (Espuls) me Gjermanin dhe nuk i njihni të drejtat tuaja?
Zgjidhja juaj ligjore fillon ketu!

Studio Ligjore “RES JUDICATA” ju ofron ndihmë ligjore në zgjidhjen e çështjes suaj brenda një afati të shkrurtër duke ju dhënë një zgjidhje efektive.

Kujdes! Heqja e dëbimit (espulsit) nuk bëhet automatikisht pas përfundimit të afatit të përcaktuar në të. Për heqjen e tij, duhet t’i drejtoheni autoriteteve të shtetit që ka lëshuar urdhër dëbimin

Ekzistojnë dy lloj Ekspulsesh, pra dy janë arsyet për të cilet vendoset Deportimi i një shtetasi të huaj

1-Dëbimet Administrative.

2-Dëbimet Gjyqësore

Pse Studio Ligjore Res Judicata?4 Arsye për të punuar me ne:1.EKSPERIENCEShërbim të plotë ligjor,zgjidhje inovative për ...
03/06/2021

Pse Studio Ligjore Res Judicata?

4 Arsye për të punuar me ne:

1.EKSPERIENCE
Shërbim të plotë ligjor,zgjidhje inovative për çështjet komplekse

2. TE PERKUSHTUAR
Mbështetuni kur përballeni me çështjet më kritike dhe më
komplekse. Nje mjedis që ofron besueshmëri dhe siguri.

3. REPUTACION
Me një marzh suksesi prej 87% të rasteve të fituara.

4.KOSTO TE PERBALLUESHME
Eksperienca maksimale për shërbime me kosto minimale

Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet! Një mjedis që ofron besueshmëri dhe siguri!

Studio ligjore RES JUDICATA – Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet
Av.Henri Rapo
Av.Sabiela Heti
Av.Geraldo Durdaj

Pse Studio Ligjore Res Judicata?

4 Arsye për të punuar me ne:

1.EKSPERIENCE
Shërbim të plotë ligjor,zgjidhje inovative për çështjet komplekse

2. TE PERKUSHTUAR
Mbështetuni kur përballeni me çështjet më kritike dhe më komplekse. Nje mjedis që ofron besueshmëri dhe siguri.

3. REPUTACION
Me një marzh suksesi prej 87% të rasteve të fituara.

4.KOSTO TE PERBALLUESHME
Eksperienca maksimale për shërbime me kosto minimale

Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet!
Një mjedis që ofron besueshmëri dhe siguri!

Studio ligjore RES JUDICATA,ofron  konsulece ligjore dhe perfaqesim per ndryshimin e vendimit per detyrimin Ushqimor.Si:...
03/06/2021

Studio ligjore RES JUDICATA,ofron konsulece ligjore dhe perfaqesim per ndryshimin e vendimit per detyrimin Ushqimor.

Si:
1.Caktim detyrimi ushqimor;
2.kundërshtimi i tij;
3.Ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.

Si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me çështjet familjare.

Studio ligjore RES JUDICATA – Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet
Av.Henri Rapo
Av.Sabiela Heti
Av.Geraldo Durdaj

Studio ligjore RES JUDICATA,ofron konsulece ligjore dhe perfaqesim per ndryshimin e vendimit per detyrimin Ushqimor.

Si:
Caktim detyrimi ushqimor;

kundërshtimi i tij;

Ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.

Si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me çështjet familjare.

Studio Ligjore Res Judicata ju ofron sherbimin e duhur per Regjistrimi i organizatave jofitimprurësePesë aspektë të oper...
03/06/2021

Studio Ligjore Res Judicata ju ofron sherbimin e duhur per Regjistrimi i organizatave jofitimprurëse

Pesë aspektë të operimit të organizatave jofitimprurëse dhe konkretisht:

• themelimin, i cili nënkupton krijim ose formim, ngritje nga e para të një organizate. Vlerë ka të përmendet se themelimi në esencën e tij është një akt vullneti. Është pikërisht vullneti i personave fizikë/personit fizik që sjell si pasojë krijimin e organizatës jofitimprurëse dhe e bën atë të aftë të marrë pjesë në marrdhënie juridike duke shfaqur një vullnet të vetin që dallohet nga ai i themeluesve;

• regjistrimin, që ka të bëjë me tërësinë e veprimeve që duhet të kryhen dhe procedurave që duhet të zbatohen për legalizimin e personit juridik të krijuar, legalizim që, siç do të shohim më poshtë bëhet nga Gjykata, vendimi i së cilës ka vlerën e një fakti juridik me rëndësi konstitutive për subjektin e këtij ligji. Regjistrimi ka për organizatën jofitimprurëse po aq rëndësi sa dhe deklarimi i vullnetit për themelimin e tyre. Organizata krijohet si person juridik, si pasojë e vërtetimit të një fakti juridik kompleks të përbërë nga një veprim juridik - akti i themelimit dhe nga një akt juridik i kategorisë së vendimeve të Gjykatës;

• funksionimin, që nënkupton mënyrën e kryerjes apo të ushtrimit të një veprimtarie. Funksionimi ka të bëjë me mënyrën e marrjes së vendimeve dhe të realizimit të tyre;

• organizimin, i cili nënkupton mënyrën e brendshme të ndërtimit të organizatës. Në komentin e dispozitave pasardhëse do të shohim se një pjesë e organeve të organizatave jofitimprurëse, sidomos organet më të larta vendimmarrëse, janë të përcaktuara nga ligji, i cili gjithashtu përcakton dhe përbërjen dhe kompetencat e tyre. Ndërkohë ligji u lë liri themeluesve që krahas këtyre organeve të parashikojnë në statut dhe organe të tjera të cilat ata i mendojnë të nevojshme për realizimin sa më efikas të qëllimeve të organizatës;

• veprimtarinë, e cila nënkupton aktivitetin, punën në një ose disa fusha të caktuara të jetës sociale. Veprimtaria është e lidhur ngushtë me qëllimet e organizatës dhe është në fakt mënyrë për realizimin e tyre. Karakteristikë tjetër e veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse është qenia e kufizuar gjë që i përgjigjet karakterit të kufizuar të zotësisë juridike dhe zotësisë për të vepruar të organizatave jofitimprurëse dhe personave juridikë në përgjithësi;

Pronësia intelektuale dhe industriale? Studio ligjore Res Judicata ju vjen ne ndihme.Studio ligjore RES JUDICATA ofron s...
03/06/2021

Pronësia intelektuale dhe industriale? Studio ligjore Res Judicata ju vjen ne ndihme.

Studio ligjore RES JUDICATA ofron shërbim në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin kombëtar apo ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, të markave tregtare, patentave, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë, përfshi këtu aplikimin dhe regjistrim e patentave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndjekjen e këtyre proçedurave pranë institucioneve përkatëse.

Studio Ligjore Res Judicata jonë ofron konsulencë ligjore në regjistrimin e liçensave, në aplikimin për ripërtëritje etj.
Konsulencë dhe përfaqësim në gjykatë në rast shkeljesh të të drejtave që kanë lidhje me pronësinë intelektuale.

Mbrojtja e pronësisë industriale ka si objekte të saj:
a) patentat dhe modelet e përdorimit;
b) disenjot industriale;
c) markat tregtare dhe të shërbimit;
ç) treguesit gjeografikë.

Studio ligjore RES JUDICATA – Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet
Av.Henri Rapo
Av.Sabiela Heti
Av.Geraldo Durdaj

Pronësia intelektuale dhe industriale? Studio ligjore Res Judicata ju vjen ne ndihme.

Studio ligjore RES JUDICATA ofron shërbim në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin kombëtar apo ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, të markave tregtare, patentave, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë, përfshi këtu aplikimin dhe regjistrim e patentave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndjekjen e këtyre proçedurave pranë institucioneve përkatëse.

Studio Ligjore Res Judicata jonë ofron konsulencë ligjore në regjistrimin e liçensave, në aplikimin për ripërtëritje etj.

Konsulencë dhe përfaqësim në gjykatë në rast shkeljesh të të drejtave që kanë lidhje me pronësinë intelektuale.

Mbrojtja e pronësisë industriale ka si objekte të saj:
a) patentat dhe modelet e përdorimit;
b) disenjot industriale;
c) markat tregtare dhe të shërbimit;
ç) treguesit gjeografikë.

Zgjidhja e kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme ? Studio ligjore RES JUDICATA, ju ofron Perfaqësimin në proçese gjy...
03/06/2021

Zgjidhja e kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme ?

Studio ligjore RES JUDICATA, ju ofron Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Studio ligjore RES JUDICATA – Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet
Av.Henri Rapo
Av.Sabiela Heti
Av.Geraldo Durdaj

Zgjidhja e kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme ?

Studio ligjore RES JUDICATA, ju ofron Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Jeni një “Sipërmarrje tregtare”? keni për të kryer një “Veprimi juridik tregtar” Studio ligjore RES JUDICATA ofron konsu...
03/06/2021

Jeni një “Sipërmarrje tregtare”? keni për të kryer një “Veprimi juridik tregtar”

Studio ligjore RES JUDICATA ofron konsulencë ligjore në hartimin dhe nënshkrimin e të gjitha tipologjive të kontratave në mes palëve, persona fizikë apo juridikë, privatë apo shtetëror.

Studio jonë ofron konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të:
- lindjes,
-ndryshimit,
-shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo marrëdhenive të tjera kontraktore.

Ju ofrojme Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.

Studio ligjore RES JUDICATA – Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet
Av.Henri Rapo
Av.Sabiela Heti
Av.Geraldo Durdaj

Jeni një “Sipërmarrje tregtare”? keni për të kryer një “Veprimi juridik tregtar”

Studio ligjore RES JUDICATA ofron konsulencë ligjore në hartimin dhe nënshkrimin e të gjitha tipologjive të kontratave në mes palëve, persona fizikë apo juridikë, privatë apo shtetëror.

Studio jonë ofron konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të:
- lindjes,
-ndryshimit,
-shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo marrëdhenive të tjera kontraktore.

Ju ofrojme Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.

Address

Tirane
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Res Judicata posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Studio Ligjore Res Judicata:

Share