18/05/2026
✅ INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË TAKON STUDENTËT E ANGAZHUAR NË NISMËN ”FORUMLEX”
Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një takim informues me një grup studentësh të degës së drejtësisë, të angazhuar në nismën “ForumLex”, në kuadër të programit për informimin dhe edukimin ligjor të publikut. Duke u bërë një paraqitje të kompetencave të institucionit e në kuadër të kurrikulës së tyre mbi lëndën e të drejtës kushtetuese, zoti Metani u shpjegoi të rinjve konceptin e ndarjes së pushteteve, pavarësinë e tyre dhe rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mes tre pushteteve, ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit, ndërsa shtoi se Kushtetuta e ka parashikuar këtë institucion, si një mekanizëm për të kontrolluar dhe mbikëqyrur punën e gjyqësorit, sa i takon shkeljeve apo abuzimeve, por pa cenuar pavarësinë e tyre në vendimmarrje. “Duhet ruajtur maksimalisht balanca e pushteteve. Asnjë pushtet nuk mund të ketë fuqi absolute” – tha z. Metani, ndërsa shtoi se “pushteti gjyqësor është delikat, pasi duhet të marrë vendime për konflikte politike, ekonomike, apo interesash të mëdha, ndaj duhet trajtuar me delikatesë, jo si përkëdhelje, por si garanci në vendimmarrje”.
🌐Njoftimi i plotë në shqip gjendet në linkun 👇 https://ild.al/sq/2026/05/15/inspektori-i-larte-i-drejtesise-takon-studentet-e-angazhuar-ne-nismen-forumlex/
🌐Njoftimi i plotë në anglisht gjendet në linkun: 👇 https://ild.al/en/2026/05/15/the-high-inspector-of-justice-meets-with-students-engaged-in-the-forumlex-initiative/