OM&Associates Law Firm

OM&Associates Law Firm Ne dispozicion te cdo problematike, se bashku per zgjidhjen e saj.

📌 NENI 64: LIRIMI ME KUSHT ⚖️I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veça...
07/01/2026

📌 NENI 64: LIRIMI ME KUSHT ⚖️

I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:

- jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;

- jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;

- jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.

Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.

Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.

Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.

Gjykata e urdhëron të dënuarin të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës gjatë periudhës së provës dhe të përmbushë një ose disa nga detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi. Kur i dënuari nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose kur nuk i përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi, të urdhëruara nga gjykata, kjo e fundit vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes gjatë periudhës së provës ose revokimin e vendimin për lirimin para kohe me kusht.

Na kontaktoni📥
[email protected]

-Facebook: OM&Associates Law Firm.
-Instagram: om_lawfirm

©️OM&Associates Law Firm.

__________________________________________________
📍Rr.”Mysylm Shyri”, Pall.53, Shk.2, Ap.14/1.

📌Pezullimi i burgimit dhe puna në interes publikSipas Nenit 63 të Kodit Penal, kur gjykata cakton një dënim deri në 1 vi...
03/10/2025

📌Pezullimi i burgimit dhe puna në interes publik

Sipas Nenit 63 të Kodit Penal, kur gjykata cakton një dënim deri në 1 vit burgimi dhe e konsideron rrezikshmërinë e personit të ulët, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe zëvendësimin e tij me detyrimin për të kryer punë në interes publik.

Kjo punë kryhet me pëlqimin e të dënuarit, pa shpërblim, për kohë nga 40 deri në 240 orë, brenda një afati 6-mujor. Gjykata përcakton numrin e orëve dhe bashkëpunon me Shërbimin e Provës, i cili cakton vendin, llojin e punës dhe ditët e kryerjes së saj, duke marrë parasysh angazhimet e të dënuarit. Kohëzgjatja e punës nuk mund të kalojë 8 orë në ditë.

Pas përfundimit të punës, dënimi konsiderohet i paqenë, që do të thotë se dëshmia e penalitetit të individit është e pastër, dhe nuk lë pasoja negative mbi historikun e tij penal. Në rast se i dënuari nuk e kryen detyrimin, nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose shkel kushtet e tjera, gjykata merr vendim sipas nenit 62 të Kodit Penal.

Ky mekanizëm është një mënyrë për të ndihmuar rehabilitimin, duke dhënë mundësinë që të kontribuosh për komunitetin dhe të shmangësh efektet e burgimit, kur rrezikshmëria e individit është e ulët.

Na kontaktoni📥
[email protected]

-Facebook: OM&Associates Law Firm.
-Instagram: om_lawfirm

©️OM&Associates Law Firm.

__________________________________________________
📍Rr.”Mysylm Shyri”, Pall.53, Shk.2, Ap.14/1.

Do what is right, not what is easy⚖️📍Rr.”Myslym Shyri” Pall.53, Shk.2, Ap.14/1, Tiranë.📧omassoclawfirm@gmail.com
10/05/2025

Do what is right, not what is easy⚖️

📍Rr.”Myslym Shyri” Pall.53, Shk.2, Ap.14/1, Tiranë.
đź“§[email protected]

Where Legal Challenges Meet Solutions!  ✔️
10/02/2025

Where Legal Challenges Meet Solutions! ✔️

⚖️
21/01/2025

⚖️

🔹 Mbrojtje Ligjore Ndërkombëtare në OM & Associates Law Firm🔹Në OM & Associates, ofrojmë ekspertizë të përkushtuar në mb...
02/08/2024

🔹 Mbrojtje Ligjore Ndërkombëtare në OM & Associates Law Firm🔹

Në OM & Associates, ofrojmë ekspertizë të përkushtuar në mbrojtjen ligjore ndërkombëtare, duke siguruar mbështetje të plotë për klientët tanë në çdo çështje globale. Angazhimi ynë është të ofrojmë zgjidhje inovative dhe strategji të personalizuara për të mbrojtur interesat tuaja në një mjedis ndërkombëtar kompleks.
Zgjidhni OM & Associates për mbrojtjen tuaj të besueshme dhe efektive.

đź“© [email protected]
📍 Myslym Shyri, Tiranë.

Për më shumë informacion ose për të caktuar një konsultë,na kontaktoni në: 📧 Email: omassoclawfirm@gmail.com📍Rruga “Mysl...
31/07/2024

Për më shumë informacion ose për të caktuar një konsultë,na kontaktoni në:

đź“§ Email: [email protected]

📍Rruga “Myslym Shyri”, Pall.53, Shk.2, Ap.14/1 Tiranë.

Don’t be busy, be productive 🤝🏻
04/06/2024

Don’t be busy, be productive 🤝🏻

✔️Në cilat raste mund të aplikohet neni 59 i K.Penal? ✔️Cilat kushte duhen përmbushur? 📌 Gjithmonë të palodhur para kërk...
25/04/2024

✔️Në cilat raste mund të aplikohet neni 59 i K.Penal?
✔️Cilat kushte duhen përmbushur?

📌 Gjithmonë të palodhur para kërkesës së klientit dhe në shërbim të plotë. Ekipi ynë ofron shërbim të personalizuar të përshtatur për nevojat e klientëve tanë dhe garanton konfidencialitet të absolut.Në dispozicion për të mbrojtur të drejtën tuaj.✔️

🪧Me një gamë të gjerë shërbimesh ligjore, fokusi jonë është gjithmonë në finalizimin me sukses të çështjes që ju na besoni.

Na kontaktoni📥
[email protected]

__________________________________________________
📍Rr.”Mysylm Shyri”, Pall.53, Shk.2, Ap.14/1.

Shqipëria shënon sot 111 vjetorin e Pavarësisë! 🇦🇱 🇦🇱KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 🇦🇱Ne,   Populli   i   Shqipër...
28/11/2023

Shqipëria shënon sot 111 vjetorin e Pavarësisë! 🇦🇱

🇦🇱KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 🇦🇱
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË…🇦🇱

Gëzuar Shqipëri! 🇦🇱

Facebook: OM&Associates Law Firm.
-Instagram: om_lawfirm
__________________________________________________
📍Rr.”Mysylm Shyri”, Pall.53, Shk.2, Ap.14/1.

Jemi këtu për të ofruar shërbime të specializuara në mbrojtjen ligjore me një qëllim kryesor: të garantohet drejtësia dh...
21/11/2023

Jemi këtu për të ofruar shërbime të specializuara në mbrojtjen ligjore me një qëllim kryesor: të garantohet drejtësia dhe mbrojtja e interesave të klientit tonë.

Shërbimet tona përfshijnë:

Këshillim Ligjor të Personalizuar: Ofrojmë këshillim juridik të personalizuar për çështjet që ju keni. Ekipi ynë i avokatëve është i përkushtuar për të kuptuar nevojat dhe synimet tuaja dhe për të ofruar zgjidhje ligjore të përshtatshme.

Përgatitje Dokumentesh Ligjore: Jemi të specializuar në përgatitjen e dokumenteve ligjore të ndryshme, përfshirë kontratat, kërkesë paditë, dhe dokumentet e tjera të nevojshme për çështjet tuaja juridike.

Përfaqësim Gjatë Procedurave Gjyqësore: Avokatët tanë kanë njohuri të thellë dhe përvojë në përfaqësimin gjatë procedurave gjyqësore. Jemi të përgatitur për të ju përfaqësuar me profesionalizëm dhe përkushtim.

Këshillim Ligjor në Çështjet Penale dhe Civile: Ofrojmë këshillim ligjor të specializuar në çështjet penale dhe civile. Ekipi ynë i avokatëve ka njohuri të thellë në legjislacionin aktual dhe rregullimet ligjore.

REZERVONI KONSULTEN TUAJ!

Na kontaktoni📥
[email protected]

-Facebook: OM&Associates Law Firm.
-Instagram: om_lawfirm

©️OM&Associates Law Firm.

__________________________________________________
📍Rr.”Mysylm Shyri”, Pall.53, Shk.2, Ap.14/1.

Address

Myslym Shyri
Tirana
1004

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OM&Associates Law Firm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to OM&Associates Law Firm:

Share