Studio Ligjore Kapinova

Studio Ligjore Kapinova Rruga: “Gjergj Fishta”, Pranë Gjykatës Civile Tiranë, Njësia Administrative Nr.7, Bashkia Tiranë; 1001. Proçesi funksionon në mënyrë të tillë.

Çështje administrative, civile, penale për të ndjekur
Zyra jonë me përfaqësues avokat Armelin Kapinova, të profilizuar në Master Shkencor të së Drejtës Publike në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë, është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të drejtave të klientëve. Ne ofrojmë konsulencën e ndihmën tonë që në momentet e para të ndj

ekjes së çështjeve administrative, civile dhe penale, si dhe jemi aty në çdo moment për ju!
- Përveçëse konsulencës ligjore, Ne ofrojmë përplim të kërkesave fillestare, përfaqësim të klientëve përpara të gjitha organeve dhe autoriteteve përkatëse, Prokurorisë, Gjykatës, etj, si dhe ankimim të vendimeve që ndërmrrmarin institucionet e zbatimit të ligjit dhe organi i akuzës duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar.
- Gjithashtu ju përfaqësojmë denjësisht në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, uljen e dënimit, lirimit me kusht apo ekstradimin dhe transferimin e të dënuarve. Fillimisht kemi të bëjmë me ndjekjen penale, kryerjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzës nga prokuroria. Pas mbarimit të seancës gjyqësore dhe shqyrtimit të çështjes, gjykata merr vendimin përkatës i cili mund të ankimohet nga ne në Gjykatën e Apelit ose Rekurs në Gjykatën e Lartë!
- Nëse ju keni edhe një çështje penale për të ndjekur, përveç administrative dhe civile, mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që keni.
- Besojini zyrës tonë, partnerit më të sigurt në asistimin e çështjes tuaj duke evidentuar çdo shkelje në bazë të ligjit dhe kodeve përkatëse si dhe në përfaqësimin tuaj denjësisht në gjykatë dhe administratë duke u bërë zëri juaj ! Drejtohuni pranë zyrës tonë për çështje të ngjashme ose çështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash, Espulse
• Leje qëndrimi, etj. NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË! Na kontaktoni në :
Email : [email protected]
Adresa: Studio Ligjore "Kapinova",
Rruga: “Sulejman Pasha”, P.2/1, Pranë kafe “Flora”, Njësia Administrative Nr.9, Tiranë, Albania 1001.

Është bërë tashmë një fakt i njohur se ndërtimi në Tiranë dhe Shqipëri është një nga aktivitetet ku shpesh shfaqen pabar...
04/08/2026

Është bërë tashmë një fakt i njohur se ndërtimi në Tiranë dhe Shqipëri është një nga aktivitetet ku shpesh shfaqen pabarazi dhe problematika të mëdha në marrëdhëniet juridike dhe ekonomike.

Keni vënë re se, në fakt, ndërtuesit janë ndër kategoritë më të pasura në Republikën e Shqipërisë. (Nëse ky pasurim arrihet me ndershmëri dhe duke respektuar rregullat e tregut, nuk ka asgjë të keqe; përkundrazi, është pozitive.)
 Por lind pyetja: pse ndodh kjo gjë?
 Përse kjo kategori është ndër më të pasurat në shoqëri?
 Çfarë zhvillimi të rëndësishëm apo çfarë shpikjeje kanë sjellë për shoqërinë që të arrijnë këtë nivel pasurie?

Në botë, sipërmarrësit e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit janë ata që udhëheqin në krijimin e pasurisë, dhe jo spekulatorët e tregut të pasurive të paluajtshme, siç ndodh në Shqipëri.
Në fakt, pasurimi nuk vjen si rezultat i ndonjë shpikjeje apo zhvillimi të veçantë, por si pasojë e kushteve ku veprojnë: një shtet i dobët dhe i korruptuar në mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e konsumatorit, si dhe konsumatorë (persona që vejnë në dispozicion tokën, blerës apartamentesh / lokalesh) të painformuar dhe të papërgatitur për një marrëdhënie juridike kaq të rëndësishme.
Këta persona shpesh hyjnë në marrëdhënie kontraktore pa e kuptuar plotësisht se çfarë po nënshkruajnë dhe përfundojnë të ekspozuar ndaj kushteve të pafavorshme deri skllavëruese, duke u bërë peng i një kontrate të hartuar pa marrë këshillimin e nevojshëm ligjor.

Gjatë punës tonë të përditshme kemi hasur shumë raste ku individë kanë vendosur në dispozicion tokën e tyre në këmbim të njësive të banimit apo lokaleve apo thënë ndryshe kleringut, pa marrë më parë një konsulencë të përshtatshme juridike për garancitë që i jep kjo kontratë me zhvilluesin/sipërmarësin.!

Kur i pyet:
 Me kë jeni konsultuar përpara se të hartonit kontratën?
 Kush e përgatiti kontratën që keni nënshkruar?
 Kush bëri llogaritjet për sipërfaqen që ju takon sipas përqindjes së dakordësuar truall dhe ndërtim?
 Kush zgjodhi noterin ku u nënshkrua kontrata?

Shpesh përgjigjja është: ndërtuesi ose ndonjë përson që në hije punon për ndertuesin dhe për pronaret paraqitet sikur po punon për ta!

Kur lexohen këto kontrata, në shumë raste hasen parashikime shumë të përgjithshme dhe të pamjaftueshme që favorizojnë ndërtuesin, si: pllaka importi; parket importi; parket i cilësisë së mirë; dritare duralumini; mure të suvatuara; tualet i kompletuar; e formulime të tjera të ngjashme, të cilat nuk përcaktojnë standardin real teknik të punimeve apo dorzimin e punimeve, ku të përcaktohet se pronari truallit duhet të marri i pari në dorzim dhe funksion të plotë pronën e zhvilluar përpara blersve rishtazi.

Pikërisht për këtë arsye një kontratë duhet të jetë e detajuar deri në elementin më të vogël teknik.
Nëse këto specifikime nuk janë të përfshira në kontratë, blerësi ose pronari i tokës mbetet në mëshirë të vullnetit të ndërtuesit.
Nuk duhet të nënshkruhet kurrë një kontratë pa qenë i informuar dhe pa pasur përcaktime të sakta teknike deri në detajin më të vogël.

Për shembull, një kontratë mund të parashikojë vetëm "dritare duralumini", pa përcaktuar: përmasat e vetratave; llojin e profilit të aluminit; trashësinë e profileve; llojin e izolimit termik; llojin e xhamit; numrin e shtresave të xhamit; distancën ndërmjet xhamave; llojin e gazit izolues; dhe shumë specifikime të tjera teknike.

Mos e nënshkruaj ktë kontratë.!
Si pasojë e mungesës nënëshkrimit të kontratavë më detajimet dhe specifikimet teknike janë hasur probleme të shumta, si: zvarritja e përfundimit të projekteve për vite me radhë; rritja e numrit të kateve në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara; lënia e projekteve të papërfunduara; dorëzimi i njësive të papërfunduara ose me cilësi të ndryshuar të punimeve (instalime, dyer, dritare etj.); probleme financiare apo falimentimi i zhvilluesit.
Për pasojë, shumë persona që kanë vendosur në dispozicion tokën e tyre kanë mbetur të lidhur pas kontratave të nënshkruara pa këshillimin e duhur juridik, shpesh me kushte të pabalancuara dhe shumë të pafavorshme për ta.

Na kontakto nëse:
 Para së të nënshkruash kontratën nëse po mendon të japesh tokën/ndërtimin/pasurinë për zhvillim dhe ndërtim %
 E ke dhënë tashmë dhe ajo kontratë po keqperdet nga zhvilluesi ndaj teje✍🏻⌨️📧📲☎️

Avokati juaj në ceshjet penale - gurthemeli i mbrojtjes suaj të drejtave. Ne vijmë në ndihmë kur ju gjendeni në sfidë me...
28/07/2026

Avokati juaj në ceshjet penale - gurthemeli i mbrojtjes suaj të drejtave.
Ne vijmë në ndihmë kur ju gjendeni në sfidë me ligjin, duke përdorur njohuritë dhe përvojën tonë për të siguruar mbrojtjen më të fortë dhe të drejtat tuaja ligjore.
Së bashku, krijojmë një mbrojtje të pandreqshme dhe luftojmë për drejtësinë.

⚖️🔒💼

Respektimini jetës private thotë GJEDNJ😂😂Shqiptarët të vjedhin ditën për djell, dhe Ju prisni tju përfaqsojë Besnik derv...
28/07/2026

Respektimini jetës private thotë GJEDNJ😂😂

Shqiptarët të vjedhin ditën për djell, dhe Ju prisni tju përfaqsojë Besnik dervishi i mbrojtjes të të dhënave personale

Çështja e Manjani kunder Shqipërisë, lidhet me një refuzim, në dhjetor 2020, për të pranuar ankuesin në Shkollën e Magjistraturës për formimin fillestar si prokuror, për shkak të një dënimi të marrë kur ishte i mitur, për të cilin ishte rehabilituar ligjërisht.
Ankimet e tij kundër këtij vendimi ishin të pasuksesshme, pasi gjykatat e brendshme arritën në përfundimin se legjislacioni i ndalonte personat e dënuar me vendim të formës së prerë për t’u bërë prokurorë.
Në vendimin e sotshëm të Dhomës për këtë çështje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, vendosi, unanimisht, që kishte pasur një shkelje të Nenit 8 (të drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata theksoi që mospranimi i z. Manjani në Shkollën e Magjistraturës nuk erdhi për ndonjë mungesë të kualifikimeve të nevojshme profesionale.
E vetmja arsye për refuzimin kishte qenë dënimi i tij i mëparshëm për një vepër penale të kryer kur ishte i mitur dhe pavarësisht rehabilitimit.
Ndalimi absolut dhe i përhershëm i pranimit të tij, dhe si rrjedhojë, i ndjekjes së një karriere si prokuror në një fazë të hershme të zhvillimit të tij profesional, kishte pasur një ndikim të qartë dhe serioz në jetën e tij profesionale dhe private.
Gjykata vendosi që, duke u kufizuar vetëm në çështjen nëse duhej interpretuar ligji i brendshëm në një mënyrë që do të çonte në skualifikimin e personave të rehabilituar pas një dënimi për një vepër të rëndë, autoritetet kombëtare nuk kishin kryer një analizë të plotë dhe të individualizuar të rrethanave të mospranimit të z. Manjani në Shkollën e Magjistraturës dhe si rezultat, në karrierën e magjistratit.
Ato kishin shpërfillur faktin që ai kishte qenë vetëm 15 vjeç në kohën e kryerjes së veprës penale në fjalë, dhe e kishin trajtuar atë efektivisht si një person në moshë madhore (në kohën e kryerjes së veprës).
Për më tepër, ato nuk kishin vlerësuar rrethana të tjera të rëndësishme, të tilla si, natyra jo e dhunshme dhe impulsive e veprës penale.Ndalimi për pranimin e tij në Shkollën e Magjistraturës kishte qenë jo proporcional

Për cilindo që ka interes të mëtejshëm, profesioni i Avokatit dhe roli i tij i pazëvendësueshëm në procesin e rregullt g...
28/07/2026

Për cilindo që ka interes të mëtejshëm, profesioni i Avokatit dhe roli i tij i pazëvendësueshëm në procesin e rregullt gjyqsor, në një shoqëri demokratike, ekziston mbrojtje e veçantë në Konventën e të drejtave të njeriut.

Këtë vit madje është bërë një spjegues i detajuar zyrtar për këtë qëllim. Spjegues të cilin po ua sjell në vemendje këtu, bashkëlidhur.

Avokatia nuk është shaka, por përgjegjësi. Avokatia është thelbi i procesit të rregullt gjyqsor.

Prokurorë e gjykatës kanë edhe diktaturat. Por avokati i jep procesit emrin proces i rregullt.

Ju gjykatës e prokurorë, që nuk arrini të shihni te avokatët një koleg profesionist, plasini llampat e lexoni dokumentet legale që u detyrojnë të respektoni avokatin.

Pa avokatë në proçes ju jeni shërbëtorë rregjimi, jo punonjës të shtetit demokratik.

Ju nuk jeni pronarët e drejtësisë, por thjesht punonjës të saj. Dhe këtë punë duhet ta bëni me detyrim, nëse se kuptoni ndryshe, me avokatin përballë.

Tani lexoni dokumentet legale Europiane. Se nuk harroni të thoni edhe në gjyqe se "ne do hyjmë në Europë"... por atje nuk shkoni dot të vetëm.

Të vetëm, pa avokatë përballë pra, vetëm një tufë me një lule te varri i Enver Hoxhës mund të shkoni. Në u pranoftë edhe ai...

Ja kaq.

Lexojeni se çfarë thotë e kërkon Europa për avokatin.

https://acrobat.adobe.com/id/urn:aaid:sc:EU:2919b903-becf-4eb2-aae3-087e58b092d3?fbclid=IwZnRzaANh_kFleHRuA2FlbQIxMQABHjv0iUKz87vKY560HruVVDpAPTn5KeD352FSmGm7AhWb646I_PdjXLzugSwk_aem_tFdwTWoBKO8hkpd9LJWZ_w

NJË DREJTËSI E FORTË NUK MATET ME NUMRIN E DENIMEVE, POR ME CILËSINË, PAANSHMËRINË DHE BESIMIN E QYTETARËVE O SPAK-uRapo...
19/07/2026

NJË DREJTËSI E FORTË NUK MATET ME NUMRIN E DENIMEVE, POR ME CILËSINË, PAANSHMËRINË DHE BESIMIN E QYTETARËVE O SPAK-u

Raporti i datës 17 korrik i Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit 2026, konfirmon se reforma në drejtësiё Shaipëri ka sjellë progres të rendësishëm dhe se institucionet e reja po konsolidohen. Njëkohësisht, raporti kujton se sfidat mbeten të mëdha.
Pavarësia e gjygësorit nuk matet vetëm me krijimin e institucioneve të reja, por me aftësinë e tyre për të vepruar pa presion, me respekt të plotë për procesin e rregullt ligjor dhe të drejtat themelore të çdo qytetari.
Komisioni Evropian nënvizon gjithashtu nevojën për:
- uljen e vonesave në gjykime;
- plotësimin e vakancave në sistem;
- forcimin e efikasitetit të gjykatave;
- garantimin e pavaresisë së drejtësisë;
- rezultate të gëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reforma në drejtësi nuk përfundon me ngritjen e institucioneve, që në Shaipëri janë disa të reja. (KED, ILD, KLGj, KLP, BKH, SPAK, GJKKO) Suksesi i saj matet çdo dite nga cilesia e hetimeve, drejtësia e vendimeve gjyqësore, respektimi i të drejtave procedurale dhe besimi që qytetarët kanë te sistemi.
Mendimi im por dhe i shumë kolegëvë avokatë, giyqtarë, prokurorë, etj., eshtë se drejtësi e fortë nuk quhet ajo që dënon më shumë, por ajo që garanton ligjshmërinë,
paanshmërinë dhe barazinë perpara ligjit, që aq shumë e kemi kërkuar sidomos këto 35 vite demokraci!

Ka gati 10 ditë që një qarkullojë lirshëm në koridoret e drejtësisë dhe ambjentin mediatik. Shqipëria ka vendosur të mar...
31/05/2026

Ka gati 10 ditë që një qarkullojë lirshëm në koridoret e drejtësisë dhe ambjentin mediatik.

Shqipëria ka vendosur të marrë një ekspert nga Serbia, për të gjetur zgjidhjen e stokut të dosjeve të mbartura në gjykata, rreth 150 mijë dosje.

Jemi vendi më i çuditshëm në planet.

Marrim ekspertë të BE-së, bëjmë një reformë të thellë në drejtësi që na krijon stok, pastaj marrim ekspert nga Serbia që të ulim stokun.

@

Nismat ligjore që ngelen vetëm në letra, praktika gjyqësore është ende shumë larg.!Gjykata Tiranës merr përsipër të njof...
19/05/2026

Nismat ligjore që ngelen vetëm në letra, praktika gjyqësore është ende shumë larg.!

Gjykata Tiranës merr përsipër të njoftojë avokatët me email/sms për seancat gjyqësore, caktimin e tyre dhe shtyrjet.!

Ligjet si në Firlandë, drejtësia si në Afrikë.!!!

Vendim për praktikën gjyqësore“……i dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojë ulje dënimi. Në zbatim të nenit ...
19/05/2026

Vendim për praktikën gjyqësore

“……i dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojë ulje dënimi. Në zbatim të nenit 75, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i dënuari mund të përfitojë ulje dënimi vetëm kur është i dënuar me burgim si një nga llojet e dënimeve kryesore të parashikuara nga neni 29 i KP.

Ky qëndrim vjen nga interpretimi literal i terminologjisë “ulje dënimi” të përdorur nga ligjvënësi, ku vetëm dënimi me burgim, i cili jepet për një kohë të caktuar nga pesë ditë deri në 35 (tridhjetë e pesë) vjet sipas nenit 32 të KP, mund të ulet në masën e tij, konkretisht deri në 90 ditë ose 45 (dyzet e pesë ditë) për të dënuarit me vendim të formës së prerës, sipas parashikimeve të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020.
Dënimi me burgim të përjetshëm, si lloj i veçantë dënimi kryesor i parashikuar vetëm për krimet sipas nenit 31 të KP, nuk lidhet me kalimin e një afati të caktuar kohor dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet ulje nga vuajtja e tij për periudha të caktuara kohore.
Gjithashtu, ligjvënësi përcakton se ulja e dënimit bëhet deri 90 ditë ose 45 ditë “në çdo vit të kryerjes së dënimit”. Pra, përfitimi i uljes së dënimit lidhet me një lloj dënimi i cili “kryhet”, pra përfundon me ekzekutimin e tij dhe për çdo vit” të dënimit, pra, është dënim që llogaritet në kohë. Ky qëndrim vjen në përputhje dhe me interpretimin sistematik të parashikimeve të nenit 75, të ligjit nr. 81/2020 me parashikimet e nenit 30, të ligjit nr. 79/2020, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i titulluar “Lirimi i të burgosurve”, pika 1, në të cilin parashikohet se: “1. Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur: a) përfundon kryerjen e dënimit; b) i falet dënimi i mbetur; c) amnistohet vepra penale apo dënimi i mbetur; ç) lirohet me vendim gjykate”.
Në pikën 3 të nenit 30, të këtij ligji parashikohet se kur personi i dënuar lirohet, sipas parashikimeve të shkronjave “a”, “b” dhe “c” të këtij neni, procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal, ndërsa në rastet e tjera lirimi bëhet me urdhër ekzekutimi të prokurorit. I dënuari me burgim të përjetshëm, nuk mund të lirohet për rastin e parashikuar nga shkronja “a” e pikës 1, të nenit 30, pasi dënimi me burgim të përjetshëm nuk është një dënim që kryhet dhe që në përfundim të tij sjell si pasojë lirimin e të dënuarit.
Pra, dënimi me burgim të përjetshëm, si lloj dënimi i veçantë i parashikuar në KP, i palidhur me një afat të caktuar kohor kryerje, nuk është një dënim, i cili mund të ulet në masën e tij, përmes uljes së dënimit sipas parashikimeve të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020.
Në këto rrethana, gjykata vlerëson se në zbatim të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 dhe në interpretim sistematik të kësaj dispozite, me normat e tjera në fuqi, si parashtruar më lart, ligjvënësi nuk ka njohur të drejtën e të dënuarit me burgim të përjetshëm që të përfitojë ulje dënimi...".

PËRSE DUHET TE KONSULTOHENI ME NJË AVOKAT PËRPARA SE  TË KRIJONI BIZNESIN TUAJPara se të filloni një biznes, gjithmonë d...
29/04/2026

PËRSE DUHET TE KONSULTOHENI ME NJË AVOKAT PËRPARA SE TË KRIJONI BIZNESIN TUAJ

Para se të filloni një biznes, gjithmonë duhet të flisni me një avokat të mirë.
Shpesh, çështjet me të cilat përballen pronarët e bizneseve mund të ishin shmangur plotësisht dhe mund t'u kishin kursyer kohë dhe para nëse do të kërkonin një profesionist që në fillim.
Mendojmë se është e domosdoshme që drejtuesit e bizneseve të bashkohen me një avokat të mirë dhe t'i shohin ata si pjesë të ekipit të tyre strategjik personal.

1. Planifikoni modelin e biznesit dhe rrugën tuaj

Para se të filloni, së pari duhet të flisni me një avokat për idenë tuaj dhe planin e përgjithshëm të biznesit. Përfshirja e një avokati gjatë kësaj faze është shumë e dobishme, pasi të kesh një këshilltar ligjor që të analizojë biznesin tënd mund t'ju çojë më shpejt në rrugën drejt përfitimit.

2. Avokatët do të krijojnë biznesin

Pasi të keni vendosur planin tuaj të biznesit, avokatët tuaj mund t'ju ndihmojnë të vini në jetë biznesin tuaj. Kjo fillon me markimin, regjistrimin e biznesit tuaj. Një avokat do të ndihmojë gjithashtu të vendosni se cila rrugë është më e mira për modelin tuaj të biznesit, kjo mund të jetë në formën e veprimit ose regjistrimit të biznesit tuaj.

Vendimi për të hapur ose regjistruar biznesin tuaj do të varet nga një sërë faktorësh:

(a) llojin e biznesit që keni ndërmend të operoni.

(b) qëllimin e njësisë ekonomike

(c) nevojat tuaja për kapital

(d) madhësia dhe qëllimi i biznesit

(e) rreziku - A është një biznes me rrezik të lartë ku probabiliteti i padive mund të jetë i lartë? Apo është një biznes me rrezik mjaft të ulët ku produktet dhe shërbimet e ofruara mund të mos japin rrezik për padi?

(f) kosto – merrni parasysh koston e formimit dhe mirëmbajtjen e kërkuar ligjore

(g) privatësia – a ka rregullore statutore, apo ka një organ rregullator? – do të preferonit nëse disa aspekte të biznesit të mbeten private?
(h) marëdhënia Kontraktuale- kontratat me klientët dhe punonjësit

Mendimi i këtyre faktorëve do t'ju lejojë të merrni një vendim të informuar që do të përfundojë duke ju mbrojtur ju, investitorët dhe biznesin tuaj në afat të gjatë.

Në fund të fundit, investimi në këshilla ligjore që në fillim mund t'ju kursejë shpenzime të konsiderueshme ligjore.
Mbani mend, ju doni të përqendroheni në biznesin tuaj dhe jo në grackat ligjore.

Kur bëhet fjalë për biznesin tuaj, nuk ka një qasje që i përshtatet të gjithëve. Në studion Ligjore “Kapinova”, ne do të ulemi me ju dhe do të sigurojmë që ju të jeni më të mbrojtur dhe në pozicionin ideal për t'u rritur pa pengesa duke ju asistuar si avokati dhe ekonomisti i studios tonë.

Ne jemi Avokat që i vë njerëzit në plan të parë.!

I padituri nga Italia autorizon avokatin që të bëjë përfaqsimin në Gjykatë për të vënë në vend dinjitetin e tij, dhe për...
29/04/2026

I padituri nga Italia autorizon avokatin që të bëjë përfaqsimin në Gjykatë për të vënë në vend dinjitetin e tij, dhe për të treguar realititin dhe të vërtetën e Proçesit të Divorcit të ngritur mbi imagjinata të shfrenuara të paditëses.!

Faleminderit për besimin
👋🏻👏🏻👏🏻👏🏻

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Kapinova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share