Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor KLGJ synon të ndërtojë, udhëheqë dhe qeverisë një gjyqësor me performancë të lartë.

VLERA THELBËSORE QË VLEJNË PËR TË GJITHË GJYQËSORIN
Pavarësia - KLGJ-ja dhe gjykatat zotohen të ndërtojnë një sistem gjyqësor që funksionon si një organ i pavarur, i pandikuar nga ndërhyrjet dhe i angazhuar ndaj sundimit të ligjit. Integriteti - KLGJ-ja dhe gjykatat zotohen të ndërtojnë një sistem të ndershëm gjyqësor që vepron në përputhje me parimet më të larta morale dhe etike dhe që gjithmonë

përpiqet
të bëjë drejtësi. Profesionalizmi - KLGJ-ja dhe gjykatat zotohen të ndërtojnë një sistem gjyqësor, anëtarët e të cilit i zotërojnë të gjitha aftësitë e nevojshme për të përmbushur më së miri rolin e tyre. Paanshmëria - KLGJ-ja dhe gjykatat zotohen të trajtojnë të gjithë qytetarët si të barabartë përpara ligjit. Llogaridhënia - KLGJ-ja dhe gjykatat zotohen të garantojnë që të gjithë anëtarët e gjyqësorit janë të gatshëm të marrin përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre.

Në funksion të realizimit të objektivave strategjike të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në datën 5 qershor 2026, në mjedise...
05/06/2026

Në funksion të realizimit të objektivave strategjike të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në datën 5 qershor 2026, në mjediset e institucionit u zhvillua mbledhja e radhës e grupit të punës Për Hartimin e Udhëzuesit për Gjykatat për Dërgimin e Çështjeve për Ndërmjetësim.

Në këtë mbledhje u morën në shqyrtim propozimet dhe komentet e përcjella nga trupa gjyqësore në lidhje me projekt-udhëzimin e përgatitur nga grupi i punës dhe në përfundim të diskutimeve u vendos që drafti t’i përcillet për shqyrtim mbledhjes plenare të Këshillit.

Grupi i punës Për Hartimin e Udhëzuesit për Gjykatat për Dërgimin e Çështjeve për Ndërmjetësim, është ngritur në kuadër të Udhërrëfyesit për Efikasitetin e Pushtetit Gjyqësor në Shqipëri 2025–2027 dhe synon të kontribuojë në forcimin e mekanizmave të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, si dhe në rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor.

https://klgj.al/aktivitete/mbledhja-e-radhes-e-grupit-te-punes-per-hartimin-e-udhezuesit-per-gjykatat-per-dergimin-e-ceshtjeve-per-ndermjetesim/

Sot, më datë 05.06.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet s...
05/06/2026

Sot, më datë 05.06.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 269, datë 14.05.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Pas caktimit me short të relatorit, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2026-2027.

Këshilli vendosi mbi miratimin për nxjerrjen nga përdorimi të disa aktiveve dhe transferimin e disa aktiveve, në disa gjykata.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve:

“Për kualifikimin e kandidates znj. Ermira Dedja dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
“Për kualifikimin e kandidatit z. Engert Pëllumbi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
Për kualifikimin e kandidatit z. Dhimiter Lara dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
“Për kualifikimin e kandidatit z. Erjon Çela dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur me vendimin 162, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
“Për kualifikimin e kandidatit z. Ramiz Lala dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026”.

Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 18.03.2026 dhe 25.03.2026.

Në përfundim, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatët:

z. Juljan Haxhiu, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.104, datë 27.02.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

z. Aurel Arapi, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.103, datë 27.02.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

https://klgj.al/njoftimepershtyp/njoftim-per-shtyp-date-05-06-2026/

Në datë 3 qershor 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi një vizitë studimore në Këshillin Gjyqësor të Republikës së M...
04/06/2026

Në datë 3 qershor 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi një vizitë studimore në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, në Gjykatën Supreme të RMV, si dhe në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë. Vizita studimore kishte si qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në nisje të vizitës në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni shqiptar u prit nga Kryetari, z. Aleksandar Kambovski, me të cilin u diskutua mbi funksionimin e këshillave gjyqësorë, proceset e vlerësimit të gjyqtarëve, sfidat aktuale të administrimit gjyqësor, si dhe pavarësine e sistemit gjyqësor.

Vizita e Këshillit të Lartë Gjyqësor vijoi në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, ku delegacioni u prit nga Kryetarja e Gjykatës, znj. Daniella Dimovska. Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja mbi organizimin e kësaj gjykate dhe menaxhimin e çështjeve gjyqësore.

Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni shqiptar u prit nga Kryetari, z. Afrim Fidani. Në këtë takim u diskutua mbi rolin e gjykatës më të lartë në garantimin e një jurisprudence të unifikuar.

Gjithashtu, delegacioni i KLGJ-së zhvilloi një vizitë në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga drejtuesja, znj. Irina Trajkoska Strezovska. Diskutimet në takim fokusuan në formimin fillestar dhe vazhdues të magjistratëve.

Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Këshilli i Lartë Gjyqësor i kushton rëndësi të veçantë shkëmbimit të eksperiencës me institucionet homologe, me synimin për të rritur kapacitetet e menaxhimit të sistemit gjyqësor.

https://klgj.al/aktivitete/keshilli-i-larte-gjyqesor-zhvillon-nje-vizite-studimore-ne-keshillin-gjyqesor-te-republikes-se-maqedonise-se-veriut-ne-shkup/

Në datat 28-29 maj, në Shkodër, u mblodh Komisioni Ad Hoc për monitorimin e zbatimit të Udhërrëfyesit për Efikasitetin e...
29/05/2026

Në datat 28-29 maj, në Shkodër, u mblodh Komisioni Ad Hoc për monitorimin e zbatimit të Udhërrëfyesit për Efikasitetin e Pushtetit Gjyqësor në Shqipëri 2025–2027.

Takimi dy ditor u drejtua nga kryetari i komisionit Ad Hoc, z. Markelian Koça, dhe në të morën pjesë zëvendëskryetarja Këshillit, znj. Yllka Rupa, anëtarët e KLGJ-së, z. Ridvan Hado, znj. Irena Plaku, z. Bledar Bajri, drejtues nga strukturat e Këshillit, këshilltarë, si dhe personel administrativ.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vlerësimi i progresit të deritanishëm në zbatimin e objektivave strategjike të Udhërrëfyesit, si dhe diskutimi i nevojave për ndryshime ligjore dhe administrative në funksion të mirë fuksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe sistemit gjyqësor.

Anëtarët e Komisionit Ad Hoc, diskutuan në sesione të ndryshme mbi ecurinë e zbatimit të këtij dokumenti, përmbushjen e objektivave me afat 6-mujorin e parë të 2026, duke evidentuar progresin e arritur, sfidat e hasura dhe çështjet që kërkojnë ndërhyrje prioritare.

Në përfundim Komisioni Ad Hoc përcaktoi hapat e mëtejshëm institucionalë, përgjegjësitë përkatëse dhe masat prioritare për periudhën në vijim, në funksion të zbatimit efektiv të Udhërrëfyesit dhe përmbushjes së angazhimeve që rrjedhin nga proceset e monitorimit dhe raportimit institucional.

https://klgj.al/aktivitete/takimi-dyditor-i-komisionit-ad-hoc-per-monitorimin-e-zbatimit-te-udherrefyesit-per-efikasitetin-e-pushtetit-gjyqesor-ne-shqiperi-2025-2027-shkoder/

Sot, më datë 26.05.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet s...
26/05/2026

Sot, më datë 26.05.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor për 2 pozicione.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë, për 4 pozicione.

Këshilli vendosi për hapjen e procedurës së komandimit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve, për 5 pozicione.

Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 636 datë 31.10.2024, për kandidatin znj. Eglantina Mikani.

Më tej, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 257, datë 14.05.2025, për kandidaten znj. Gentiana Xhelili.

Këshilli miratoi vendimin për transferimin e gjyqtares znj. Besmira Arshiaj në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Këshilli vendosi mbi pezullimin nga shërbimi civil gjyqësor të z. Klemend Kajana.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin mbi transferimin e dy automjeteve, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Sarandë.

Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 11.03.2026.

Në përfundim, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatët:

- znj. Klodiana Veizi, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.639, nr.641 dhe nr.644 datë 31.10.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

- znj. Esmeralda Xhili, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.638, nr.640 dhe nr.646 datë 31.10.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;

- z. Juljan Haxhiu, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.642 dhe nr.643 datë 31.10.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

https://klgj.al/njoftimepershtyp/njoftim-per-shtyp-date-26-maj-2026/

Takimet e grupeve të punës të KLGJ-së, 18-22 maj 2026 Gjatë kësaj jave, në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zhvi...
23/05/2026

Takimet e grupeve të punës të KLGJ-së, 18-22 maj 2026

Gjatë kësaj jave, në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zhvilluan takimet e radhës të disa prej grupeve të punës që funksionojnë në kuadër të përmbushjes së synimeve dhe objektivave strategjike të institucionit.

Në datën 19 maj 2026, u zhvillua mbledhja e radhës e grupit të punës Për Hartimin e Udhëzuesit për Gjykatat për Dërgimin e Çështjeve për Ndërmjetësim. Në këtë mbledhje u diskutua dhe u dakordësua mbi anekset që do të shoqërojnë draftin e Udhëzuesit, i cili do i dergohet më pas trupës gjyqësore për të dhënë opinionet dhe sugjerimet e tyre.

Në datën 21 maj 2026, u mblodh grupi i punës Për Rishikimin e Numrit të Përgjithshëm të Gjyqtarëve. Në këtë mbledhje u diskutua mbi shkaqet që kanë ndikuar në krijimin e backlog-ut, si dhe u vlerësua se situata përbën një problematikë që kërkon ndërhyrje dhe zgjidhje konkrete nga KLGJ, nëpërmjet krijimit të mekanizmave të rinj, ose përdorimit më efikas të mekanizmave ekzistues.

https://klgj.al/aktivitete/takimet-e-grupeve-te-punes-te-klgj-se-18-22-maj-2026/

Në datë 20 Maj 2026, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi, mori pjesë në takimin me studentët e Fakultet...
22/05/2026

Në datë 20 Maj 2026, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi, mori pjesë në takimin me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, organizuar në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Hapura”, që Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit zhvilloi me rastin e përvjetorit të themelimit të tij.

Në aktivitetin e drejtuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, mori pjesë gjithashtu edhe Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, znj. Dorina Hoxha.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët, diskutimet u fokusuan në rrugëtimin institucional, përgjegjësitë dhe misionin që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar ndër vite në shërbim të interesit publik, ligjshmërisë, transparencës dhe forcimit të llogaridhënies në administrimin e financave publike.

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi, ndau me studentët vlerësime mbi rëndësinë e një sistemi drejtësie të pavarur, profesional dhe transparent, duke theksuar se përfshirja e të rinjve dhe formimi i tyre profesional përbëjnë një investim të domosdoshëm për të ardhmen e institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e besimit të publikut tek ato.

Z. Rusi dhe z. Shehu iu përgjigjën interesimit të studentëve lidhur me veprimtarinë institucionale, sfidat profesionale, si dhe mundësitë që institucionet ofrojnë për praktika profesionale dhe punësim pas diplomimit.

Në përfundim të aktivitetit, u vlerësua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve publike, sistemit të drejtësisë dhe botës akademike, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe promovimit të standardeve më të larta të integritetit dhe profesionalizmit.

https://klgj.al/aktivitete/kryetari-i-keshillit-te-larte-gjyqesor-z-ilir-rusi-mori-pjese-ne-ditet-e-hapura-qe-klsh-zhvilloi-me-rastin-e-pervjetorit-te-themelimit/

KLGJ merr pjesë në workshop-in “Metodat dhe mjetet e CEPEJ për adresimin e ngarkesës së çështjeve të prapambetura”, 21-2...
22/05/2026

KLGJ merr pjesë në workshop-in “Metodat dhe mjetet e CEPEJ për adresimin e ngarkesës së çështjeve të prapambetura”, 21-22 maj 2026

Në datat 21–22 maj 2026, në qytetin e Beratit u zhvillua workshop-i dy ditor me temë “Metodat dhe mjetet e CEPEJ për të adresuar ngarkesën e çështjeve të prapambetura”, oganizuar dhe financuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, në kuadër të Udhërrëfyesit për Efikasitetin e Pushtetit Gjyqësor në Shqipëri 2025–2027.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor përfaqësuar nga Zëvendëskryetarja e Këshillit, znj. Yllka Rupa, anëtarët e Këshillit, z. Markelian Koça, znj. Emona Muçi, znj.Irena Plaku, znj. Gentiana Muçaj, znj. Violanda Theodhori dhe z. Bledar Bajri.

Gjithashtu në workshop merrnin pjesë Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Tedi Dobi, gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ, staf adminstrativ i KLGJ-së, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të CEPEJ.

Gjatë sesioneve të këtij workshopi u trajtuan tema si: analiza e faktorëve që ndikojnë në krijimin e çështjeve të prapambetura, përdorimi i të dhënave gjyqësore dhe indikatorëve të efikasitetit, masat organizative, operacionale dhe dixhitale për reduktimin e backlog-ut, praktika të suksesshme europiane, si dhe u diskutuan raste konkrete mbi menaxhimin e çështjeve të pronësisë që përfshijnë vlerësime financiare.

Në vijim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, u bë një prezantim i shkurtër i projektit të Sistemit të Ri të Menaxhimit të Çështjeve, JURONIX, një platformë e avancuar digjitale që synon modernizimin e administrimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri.

https://klgj.al/aktivitete/klgj-merr-pjese-ne-workshop-in-metodat-dhe-mjetet-e-cepej-per-adresimin-e-ngarkeses-se-ceshtjeve-te-prapambetura-21-22-maj-2026/

Sot më datë 21.05.2026, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të anëtares së re të...
21/05/2026

Sot më datë 21.05.2026, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të anëtares së re të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, Znj. Mariana Shegani, përzgjedhur përmes shortit publik të datës 19.05.2026, dhe miratuar me vendimin nr. 249, datë 20.05.2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në zbatim të nenit 146, pika 4, të ligjit 10019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Pas përmbajtjes së betimit, “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia. Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person, parti politike apo subjekt zgjedhor”, Znj. Shegani kreu betimin me dorën mbështetur mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

https://klgj.al/njoftimepershtyp/njoftim-per-shtyp-date-21-maj-2026/

Sot, më datë 20.05.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet s...
20/05/2026

Sot, më datë 20.05.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi për miratimin e zgjedhjes së anëtarit në vendin vakant të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares Yrfet Shkreli, për periudhën 2020-2022.

Më tej, Këshilli vendosi për caktimin e një anëtari në Bordin Drejtues të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për sistemin e drejtësisë.

Këshilli vendosi mbi miratimin e rregullores për menaxhimin e aktiveve në sistemin gjyqësor.

Këshilli miratoi vendimin për njoftimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që kanë të drejtën e emërimit në një pozicion të tillë.

Ndër të tjera, Këshilli vendosi për ndryshimin e vendimit nr. 136, datë 29.03.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”.

Këshilli vendosi për miratimin e kërkesës së gjyqtares Dajana Ndreja për dhënie leje të papaguar.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për miratimin e kërkesës së gjyqtares Thomaidha Roça për dhënie leje prindërore të papaguar.

Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 04.03.2026.

Më tej, Këshilli vendosi për kualifikimin e kandidatit z. Bezart Kaçkini dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 106, datë 27.02.2025 dhe nr. 256 dhe nr. 257, datë 14.05.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatët:

znj. Fatime Deçolli, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.637, nr.638 dhe nr.640 datë 31.10.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
znj. Nertila Kape, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.637, nr.638 dhe nr.644 datë 31.10.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
z. Niko Rapi, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile dhe penale, të shpallura me vendimet nr. 646 dhe nr.654, datë 31.10.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

https://klgj.al/njoftimepershtyp/njoftim-per-shtyp-date-20-05-2026-1/

Address

Rruga Ana Komnena, Shqipëria
Tirana
1031

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Lartë Gjyqësor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category