13/01/2023
Studio ligjore “Qeleshi & Associates”, e angazhuar në konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor është në kërkim të një Avokati (pozicion full - time). Ftojmë të aplikojnë të gjithë të interesuarit/at, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Të kenë së paku 3 (tre) vjet eksperiencë punësimi. Preferohet në zyrë avokatie
Të zotërojë gjuhën angleze dhe italiane, së paku njërën ndër to në nivel profesional dhe njërën në nivel C1;
Të ketë eksperiencë në fushën e përfaqësimit gjyqësor dhe hartimit të kontratave;
Të ketë një mesatare të përgjithshme të studimeve Bachelor dhe Master në mbi 8.5;
Të jetë i aftë të punojnë në grup.
Për të aplikuar, lutem dërgoni në adresën e e-mailit [email protected] një e-mail me subjekt: “Aplikim për avokat/e”, ku të vendosni në attach:
Letër motivimi në anglisht ose italisht;
CV në anglisht ose italisht.